Une veq e thash edhe me perpara fatekeqsisht nuk perfillet fare kultra jone edhe pse edhe me keto qe po i praktikojm nuk po na shkojn per shtati hiq ama bash hiq...A thua valle per cka eshte kultura?
Po vet kultura eshte ajo qe dallon nje popull nga nga popujt tjere, a thua valle nuk jemi ne populli i cili duhet te mburret me kulturen dhe veprat qe kemi pasur...
Jetoje jeten qe te fitosh shperblimin....
Zakonisht, ndikimet nuk mund ti shmangim por personalisht ndikohem nga kultura Persiane, vdes per sixhade me ngjyra e lule dhe e kam bere dhe stil veshje, per me teper, kjo kulture eshte e lashte dhe ka lidhje te pakontestueshme me kulturen ballkanike...
Influencimi rrjedh nepermjet te lirive themelore. Secili kemi te drejtat tona, te cilat na mundesojne aq hapesire sa qe mund te jetojme konform kulturave qe i ke permende apo edhe konform cilesdo kulture tjeter, perderisa nuk i demton te drejtat e tjeterkujt apo shoqerise.
Pra lirite e tjereve dhe interesat shoqerore jane kufiri i lirive tona dhe njeherit kufiri i influencimit. Kaq na urdheron Kushtetuta.
Nisur nga kjo, besoj se kultura europiane do te jete ajo e cila ne fund te fundit do te kete influencuar shoqerine shqiptare ne pikat me qendrore. Sepse pershtatet me sistemin e vlerave kushtetutore, prandaj do te depertoje vetvetiu. Kulturat tjera ne vlerat e tyre qendrore do te zbrapthen gradualisht; nga to do te ngelen aty ketu vlera joqenesore, p.sh. aso qe i perkasin te veshurit, artit, arkitektures apo religjionit. Ne fund do te kemi si cdo popull tjeter nje miks vlerash, ne te cilat dominojne ato te kultures europiane, te pasuara nga ato kombtare dhe keto te dyja te "stolisura" aty ketu me aso te kulturave tjera.
*
Krijoni Kontakt