Dhjetra shqiptarë të lënduar dhe disa vetura të dëmtuara. Ky është bilansi që të dielën tifozët e quajtur 'Komiti' shkaktuan në lagjen Nerez të Shkupit.
Gjithçka ka nisur rreth orës 15;00 kur tifozët maqedonas kanë filluar të gjuajnë me gurë dhe sende tjera, drejt qytetarëve shqiptarë të Nerezit. Sipas pohimeve të banorëve, vandalët maqedonas kanë hyrë nëpër oborret e shtëpive shqiptare dhe fizikisht i kanë sulmuar. Banorët e Nerezit, thonë se policia ka qenë prezente kur ka ndodhur ngjarja por nuk ka ndërmarr masa t'i pengojë huliganët që kanë rrezikuar jetën e qytetarëve. Policia ka konfirmuar se vandalët që kanë shkaktuar këtë incident janë tifozët e klubit fudbolistik "Vardar" të quajtur "komiti". MPB-ja bënë të ditur se janë marr masat për zbardhjen e rastit me ç'rast dhjetëra persona janë thirur në biseda informative.
Krijoni Kontakt