..................................
..................................
95 Tezat e Martin Luterit
Gjithmonė kur flitet pėr kishėn protestante nė pėrgjithėsi assesi s’mund t’i kalosh pa i pėrmendur 95 tezat e kryereformatorit tė krishterimit Martin Luteri, i cili lindi nė vitin 1486 nė Eisblen, dhe vdiq nė vitin 1546. Fundamentalisht kisha protestante u shfaq nė horizont me bėrjen publike tė kėtyre tezave tė cilat u vunė nė derėn e kishės sė Vitenbergut mė 31 tetor 1517. Prandaj edhe sot festohet 31 tetori si Dita e Reformacionit. Praktikisht kishte edhe mė pėrpara disa figura tė shquara tė teologjisė krishtere, tė filozofisė dhe tė rilindjes evropiane tė cilėt me njė mėnyrė ose tjetrėn i kishin shfaqur protestat e tyre kundėr dogmatizmit katolik tė asaj kohe, por ishte vetėm Martin Luteri ai i cili me anė tė 95 tezave tė tij tė famshme doktrinalisht po jepte pėrgjigje pėr tė gjitha devijimet e krishterimit mesjetar. Martin Luteri pasi i vendosi kėto teza nė kishėn e qytetit tė Vitenbergut, atėherė la porosinė se do tė kthehej pas tri ditėsh qė do t’i mbronte publikisht kėto teza. Tri ditėt ishin simbolikė biblike, dhe kishte kuptimin e ditėve tė ringjalljes sė Krishtit, me kėtė anologjia ishte nė ringjalljen e kishės sė vėrtetė krishtere nė parimet ungjillore dhe nė parimet e kishės sė hershme krishtere, para se ajo tė romanizohej (katolocizmi) ose tė helenizohej (ortodoksizmi). Kėrkesat dhe vizioni i Luterit nė kėtė kohė nuk ishte qė tė bėnte njė kishė tė re, por qė tė reformohej kisha ekzistuese, pra kisha romano-katolike. Doli se kjo ishte njė pėrpjekje dhe njė proces i kotė pasi menjėherė pas mbrojtjes publike sulmet dhe ekskomunikimi erdhėn nga papati. Prandaj kėshtu u gatis Kuvendi i Mirėnjohur i cili pėrfundimisht e shpalli Kishėn Protestante nė vitin 1524. Kishte edhe shumė figura tė tjera tė njohura qė e vazhduan reformacionin evropian dhe filozofinė e tezave tė Luterit, si p.sh. Gj. Kalvini, U. Cvingli, K. Grebel, M.V. Iliriku, F. Melanhton, Xh. Hus, J.A.Komenski, H. Bullinger. Sipas historianit anglez Noel Mallkom, nė vitin 1580 nė Kosovė ishte njė reformator luteran i cili erdhi dhe predikoi mes shqiptarėve ungjillin e Krishtit si dhe shpalosi doktrinėn protestante. Kur jemi kėtu nė tė vėrtetė aq sa mund ta dokumentojmė deri tash ėshtė vetėm viti 1887 kur themelohet kisha e parė protestante ndėr shqiptarėt, dhe kjo filloi nė Manastir, dhe pastaj nė Korēė mė 1892 nė krye me predikuesin e popullit shqiptar Gjerasim Qiriazi.
Tani t’i shikojmė shpejtas problemet themelore qė kapen nga tezat famshme tė Luterit. Gjėja e parė qė na bie nė sy si njė lexues modern i kėtij materiali ėshtė evidencimet e problemeve teologjike tė cilat ishin aktuale nė kishėn katolike gjatė fillimit tė shek. XVI, dhe kėto ishin: indulgjencat (shitblerja e letrave qė garantonin faljen e mėkateve) e qė Luteri kėtė e quan pendesa sakramentale; prifti nuk mund tė shėrbejė si ndėrmjetėsues pėr faljen e mėkateve; shpikja e purgatorit; komercalizimi i finesave shpirtėrore (nėse jep paranė do tė dalėsh nga purgatori); autoriteti jo biblik i papės qoftė si pozitė e funksion por edhe si ndėrhyrje nė pushtetin frymor tė Zotit – nė njė tezė Luteri thotė se nėse papa i dashur paska aq shumė autoritet e dashuri pse ai nuk i zbraz njerėzit nga purgatori por i kėrcėnon qė t’i dėrgojė atje vazhdimisht – ose pėrse kurrė papa, megjithėse ėshtė njeriu mė i pasur nė botė kurrė nuk ndėrton vetė njė kishė; heshtja e Fjalės sė Perėndisė nėpėr Kisha nga ndėrhyrja e papės dhe e surrogateve tė tij; nė vend tė ceremonive tė ketė 100 herė mė shumė ungjill kujtdo, dhe shton se thesari mė i madh i kishės duhet tė jetė ungjilli dhe jo paratė, sepse pėrmes parave pasurohen tė pasurit kurse pėrmes ungjillit pasurohen tė varfrit; keqpėrdorimi i kryqit sikur nė rastin se kryqi i indulgjencave barazohej nga papa me kryqin e Krishtin, dhe pėr kėtė teologu dhe mjeshtri Luter thotė se ėshtė blasfemi; tė krishterėt parajsėn e kanė tė sigurt mė shumė nė bazė tė vetėmohimeve tė tyre personale nė Krishtin sesa nėpėrmjet sigurisė sė paqes qė predikohet nga kleri; Luteri thotė se dashuria mund tė rritet vetėm me veprat e dashurisė dhe jo pėrmes veprave tė lėmoshės, letrave tė faljes etj.
Sot nė botė dėshmojnė se janė mė shumė 600 milionė njerėz tė krishterė protestantė, kurse shumicėn e tyre e pėrbėjnė kėto shtete:
Amerika, Britania e Madhe, Gjermania, Holanda, Zvicra, Ēekia, Suedia, Danimarka, Norvegjia, Finlanda, Koreja e Jugut etj.
Edhe nė Kosovė Kisha Protestante ėshtė prezente, sė paku prej vitit 1884. Aktualisht, falė Zotit Krisht, intelektualėve dhe rinisė shqiptare, qė i di rrėnjėt dhe identitetin e tij, tani komuniteti protestant nė Kosovė mund tė numėrohet me mijėra besimtarėt dhe ithtarėt e krishterė protestantė.
Pėr t’i pėrmbledhur teologjikisht dhe doktrinalisht tė gjitha tezat e Luterit nė pesė postulate tė reformimit tė kishės ato duken kėshtu:
Sola fide (Vetėm besimi)
Shpėtimi vjen vetėm nga besimi nė Zotin, dhe njeriu nuk ėshtė i detyruar tė bėjė vepra tė mira pėr t’u shpėtuar. Nė Bibėl (tek Letra e Palit drejtuar Romakėve 4:5 thuhet: “Kush pranon se nuk ka asnjė punė (merituese) pėr tė treguar, por i beson Atij qė i fal plotėsisht fajtorėt, del i pafajshėm me anė tė pranimit tė faljes”.
Sola gratia (Vetėm Hiri)
Shpėtimi, dhe jeta si besimtarė, vjen vetėm nga hiri i Perėndisė, dhe njeriu nuk mund ta fitojė as ta meritojė. Tek Letra e Palit drejtuar Efesianėve 2:8 thuhet: “Jeni tė shpėtuar me anė tė hirit, nėpėrmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po ėshtė dhurata e Perėndisė....”
Sola Christus (Vetėm Krishti)
Shpėtimi vjen vetėm nga Jezus Krishti, dhe nuk nevojitet asnjė ndėrmjetės tjetėr. Nė Bibėl tek libri Veprat e Apostujve 4:12 thuhet: “Vetėm Jezus Krishti mund t’ju sjellė shpėtim....”
Sola Scriptura (Vetėm Shkrimi i Shenjtė)
Fjala e Zotit ėshtė fjala e fundit nė jetėn tonė si besimtarė. Po tė mos i pėrputhesh Fjalės sė Shenjtė asnjė kėshillė tjetėr nuk ėshtė e drejtė. Tek Vep. 17:11 thuhet: “Ata ishin... duke shqyrtuar ēdo ditė Shkrimet pėr tė parė nėse kėto gjėra ishin ashtu”.
Soli Deo Gloria (Lavdia vetėm Zotit)
Lavdia nuk na takon neve. Synimi i jetės sonė nuk ėshtė ai qė duhet tė jemi tė suksesshėm, tė pasur, tė zotėt, ose qė do t’i plotėsojmė nevojat tona. Zoti na ka krijuar dhe na ka shpėtuar me anė tė forcės dhe dashurisė sė Tij. Ai ka kryer gjithēka nė jetėt tona, dhe gjithashtu meriton lavdi nga tėrė popujt e botės. Tek Efes. 1:11-12 thuhet: “Nė tė (Zotin) edhe kemi qenė zgjedhur... qė ne tė jemi pėr lėvdim tė lavdisė sė Tij....”
Kisha protestante i dha njeriut pavarėsinė ndaj dogmės krishtere 12 shekullore. Kisha shkarkohet nga autoriteti i saj, duke kaluar tek individi, si koncept pėr besimin dhe shpėtimin. Kjo e bėri individin e pėrgjegjshėm dhe tė vlefshėm duke krijuar raportin e drejtpėrdrejtė: Perėndi-njeri. Kėta pėrbėrės tė reformacionit, ndikuan nė zhvillimin e lirisė shpirtėrore, politike, kulturore, artistike dhe ekonomike, pėr t’iu vėnė bazat e shoqėrisė moderne evropiane. Erih Fromi, ka hetuar se me protestantizmin janė arritur zhvillimet mė tė rėndėsishme psikologjike qė kanė ndodhur ndonjėherė. Ky psikolog bashkėkohor, thotė: “protestantizmi ėshtė pėrgjigje pėr nevojat njerėzore tė individit tė frikėsuar dhe tė izoluar, tė shkėputur nga rrėnja, i cili nė botėn e re duhej tė gjendej dhe tė lidhje me tė”. Pra, sipas Fromit, kisha protestante e pėrgatiti njeriun psikologjikisht, edhe pėr fillet e punės, si dhe pėr rolin e njeriut qė do tė luajė nė sistemin industrial”. Njė filozof tjetėr i quajtur Maks Veber nė veprėn e tij “Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit” pasqyron thellėsisht ndikimin e protestantizmit nė zhvillimin ekonomik dhe nė diplomaci. Ky rol u jetėsua, sepse protestantizmi shemb autoritetet tjera pėr individin, dhe forcon vetėm me Zotin Perėndi. Pėrfundimet e kėtij psikologu janė se protestantizmi e shpėtoi njeriun shpirtėrisht, ndėrsa kapitalizmi politikisht. Kisha protestante filloi procesin e atillė qė njeriun e detyroi tė ballafaqohet personalisht me Zotin, dhe jo pėrmes hallkave tė tjera. Hegeli, pėr Luterin, tha se mė tė fillon fryma e lirisė. Luteri u cilėsua si luftėtari i arsyes dhe i vetėdijes sė lirė.
Ky botim “95 Tezat e Luterit”, si njė botim i Shtėpisė Botuese TENDA, nė Prishtinė, po del nė shenjė tė 490 dhjetorit tė Reformacionit, ose tė shfaqjes sė Kishės Protestante.
Shkruan: Dr. Femi Cakolli, pastor
mire se erdhe dhe kalofsh sa me bukur ketu mes nesh........
Krijoni Kontakt