Te pakten nuk u kane fluturuar bletet nga kosherja deputeteve socialiste e te LSI e nuk e ndjekin budallane nga pas, sic bejne minjte e tij qe i ka bere ministra.
Albo
Te pakten nuk u kane fluturuar bletet nga kosherja deputeteve socialiste e te LSI e nuk e ndjekin budallane nga pas, sic bejne minjte e tij qe i ka bere ministra.
Albo
Pr/ligji pėr policinė, Braho: Tė hiqen dy kapituj. Me nxihet faqja tė bėhem bashkėfajtor
TIRANE- Gjatė diskutimeve mbi projektligjin pėr “Policinė e Shtetit” janė hasur pakėnaqėsira gjatė mbledhjes nė Komisionin e Ligjeve. Gjatė fjalės sė tij, Spartak Braho, kreu i Komisionit tė Sigurisė, njėherėsh deputeti i LSI-sė, theksoi se nga projektligji duhet tė hiqen dy kapituj qė lidhen me Byronė e Hetimit dhe Gardėn.
“Me kėto dy kapituj keni bėrė njė vrimė nė ujė. Mua me nxihet faqja tė bėhem bashkėfajtor”-kėshtu u shpreh gjatė fjalės sė tij Braho. Spartak Braho shtoj mė tej se nuk duhet tė pėrdoren nga ata qė kėrkojnė tė bėjnė karrierė me kėto ēėshtje.
Nga ana tjetėr, deputeti i Partisė Socialiste, Fatmir Xhafa theksoj se ky proces nuk duhet tė bllokohet. “Kemi rėnė dakord qė kėto ēėshtje mos diskutohen sot”-tha gjatė fjalės sė tij Xhafa. Pas fjalės sė tij, Braho ėshtė larguar pėr disa minuta nga mbledhja e Komisionit tė Ligjeve.
Diėn e djeshme, projektligji pėr "Policinė e Shtetit" ėshtė kundėrshtuar dhe nga Sindikata e Policisė, sipas tė cilės cėnonte tė drejtat e efektivėve.
(ed.me/BalkanWeb)
Ligji “Tahiri”/ Zbardhen negociatat e ethshme tė Ramės me deputetėt e LSI
Kryeministri Rama thėrret nė njė takim informal nė vilėn qeveritare, anėtarėt e Komisionit tė Ligjeve dhe u kėrkon tė pranojnė ndryshimet pėr Gardėn dhe Byronė e Hetimit. Qeveria dhe deputetėt bien dakord pas debatesh pėr Gardėn, ndėrsa nenet pėr Byronė do tė rishikohen
Kundėrshtitė e deputetėve tė Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, por edhe rezervat e disa deputetėve tė PS ndaj projektligjit “Pėr Policinė e tahiri brahoShtetit”, janė kthyer nė njė ēėshtje serioze pėr kryeministrin Rama. Pas pėrpjekjeve tė dėshtuara tė ministrit tė Brendshėm, Sajmir Tahiri pėr tė bindur deputetėt “rebelė”, nė lojė ėshtė futur vetė kryeministri. Pėr tė shuar ēdo mosmarrėveshje dhe pėr tė bindur deputetėt qė tė pranojnė tė votojnė kėtė draft, Rama ka thirrur dje njė takim tė posaēėm me deputetėt e Komisionit tė Sigurisė, pėrgjegjės pėr diskutimin e kėsaj nisme. Takimi ėshtė zhvilluar dje nė orėt e para tė mėngjesit, nė vilėn qeveritare pėrballė kryeministrisė dhe nė tė kanė marrė pjesė afro 10 deputetė tė majtė, ministri Tahiri dhe stafi i tij, qė po merret me mbrojtjen e projektligjit nė Kuvend. Burime nga takimi kanė bėrė tė ditur se kjo mbledhje informale ka zgjatur rreth 1 orė dhe dy kanė qenė ēėshtjet mė tė debatuara; Byroja Kombėtare e Hetimit dhe shkrirja e Gardės sė Republikės. Pėr shkak tė qėndrimeve kundėrshtuese, diskutimi nuk ka qenė i qetė, pasi njė pjesė e deputetėve, kryesisht ata tė LSI-sė kanė kundėrshtuar nenet qė ka paraqitur Ministria e Brendshme pėr kėto dy pika. Kundėrshtari mė i fortė ka qenė kryetari i Komisionit tė Sigurisė, Spartak Braho, i cili edhe njė herė mėsohet se ka dhėnė argumentet e tij se projekti i paraqitur nė kėto dy ēėshtje ėshtė i papranueshėm nga ana juridike. Por Rama dhe pėrfaqėsuesit e Ministrisė sė Brendshme kanė kėmbėngulur fort nė domosdoshmėrinė e dispozitave ligjore, qė janė parashikuar nė kėtė projektligj si pėr Byronė e Hetimit ashtu edhe pėr shkrirjen e Gardės sė Republikės. Gjithsesi, nė fund mėsohet se palėt kanė arritur qė tė afrohen drejt njė zgjidhjeje, ku secila ka bėrė lėshimet e veta. Mėsohet se qeveria ka pranuar qė tė bėjė lėshime sa i pėrket Byrosė sė Hetimit dhe kompetencave qė i jepen asaj. Pėr kėtė ēėshtje, ėshtė rėnė dakord qė ministria tė pranojė disa propozime qė do tė bėhen nga pėrfaqėsuesit e LSI-sė, kryesisht nė pikėn qė i jep tė drejtė kėsaj Byroje pėr tė pėrgjuar dhe pėr kontrollet e imtėsishme, pa nevojėn e njė vendimi Gjykate. Nga ana tjetėr, qeveria ka kėmbėngulur fort tek ēėshtja e Gardės sė Republikės. Siē mėsohet, pėrfaqėsuesit e qeverisė duke e konsideruar emėrimin Gardė Republike si njė nocion komunist, kanė theksuar nevojėn e shkrirjes sė saj dhe tė krijimit tė njė strukture tjetėr gati tė ngjashme me tė dhe qė do tė ketė pėr detyrė ruajtjen e personaliteteve tė larta. Nė kėtė takim ėshtė rėnė dakord nė fund qė pėrfaqėsuesit e Komisionit tė Sigurisė, ata tė Ligjeve dhe pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Brendshme tė diskutonin pėr ēėshtjet konkrete pėr tė gjetur formulimet dhe zgjidhjet e pranuara. Pėr kėtė qėllim rreth orės 11 nė Kuvend ka mbėrritur vetė ministri i Brendshėm Sajmir Tahiri, i cili ka marrė pjesė nė njė takim tė dytė nė ambientet e Komisionit tė Ligjeve, ku merrnin pjesė veē relatorėve tė komisioneve pėrkatėse, kryetari i Komisionit tė Ligjeve, Fatmir Xhafaj, si dhe disa deputetė qė kanė njohuri tė mira pėr fushėn e policisė dhe tė legjislacionit tė saj. Nė kėtė takim janė bėrė pėrpjekje pėr tė gjetur formulimet e nevojshme pėr pikat e kontestuara. Ndėrkohė qė kėto dy ēėshtje, pra Byroja e Hetimit dhe Garda nuk janė prekur as gjatė diskutimit tė djeshėm tė projektligjit nė Komisionin e Ligjeve.
MAPO
Shtetet e Bashkuara presin nga klasa politike e Tiranės miratimin brenda pranverės tė reformės nė drejtėsi, por me mbylljen e kėtij kapitulli, nuk mbyllen pėrpjekjet e Uashingtonit pėr forcimin e demokracisė, shtetit ligjor dhe luftės kundėr korrupsionit nė Shqipėri.
Nė njė intervistė tė gjatė dhėnė pėr Zėrin e Amerikės, ambasadori amerikan nė Tiranė, Donald Lu deklaroi pėrparėsitė e Shteteve tė Bashkuara nė Tiranė.
Veē reformės nė drejtėsi, kėtė vit kemi nė plan edhe tri pėrparėsi tė tjera: tė vazhdojmė tė punojmė drejt realizimit tė nismės pėr krijimin dhe trajnimin e njė Byroje Kombėtare Hetimi, bazuar nė FBI-nė amerikane, pėrmes sė cilės shqiptarėt do tė hetojnė rastet e korrupsionit. Sė dyti, ne po bashkėpunojmė shumė afėr me Ministrinė e Mbrojtjes dhe vendet e tjera tė NATO-s, pėr tė modernizuar format e armatosura tė Shqipėrisė, kryesisht disa njėsi tė rėndėsishme tė ushtrisė, qė tė shėrbejnė krahas forcave tė NATO-s kudo nė botė. Dhe sė fundmi ne jemi shumė tė angazhuar pėr zhvillimin e sektorit tė organizatave joqeveritare nė Shqipėri dhe tė shtypit tė pavarur, qė tė shėrbejnė si vėzhguese tė abuzimeve nga qeveria ose opozita, deklaron Lu.
Kryediplomati amerikan nė Tiranė ishte sėrish i drejtpėrdrejtė kur foli pėr reformėn nė drejtėsi, kėtė herė duke vendosur edhe afate kohore.
Kam shumė besim se nė pranverė 2016, Shqipėria do tė ketė njė reformė tė thellė tė gjyqėsorit. Pėrse kam kaq shumė besim? Sė pari, ėshtė mjaft e qartė se populli shqiptar e kėrkon kėtė reformė. Sė dyti, Komisioni i Venecias ka folur qartė dhe me zė tė lartė. Ata kanė thėnė se kjo reformė ėshtė thelbėsore pėr Shqipėrinė dhe ėshtė e ngutshme. Bashkimi Europian ka thėnė se kjo reformė do ti hapė dyert, dėshirės sė Shqipėrisė pėr bisedimet e anėtarėsimit. Sė fundi, kjo reformė ka mbėshtetjen e plotė dhe entuziaste tė partnerit strategjik tė Shqipėrisė, Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Tani ėshtė ēasti qė politikanėt tė bėjnė punėn e tyre. Ėshtė e nevojshme qė udhėheqėsit e partive politike tė punojnė sė bashku pėr gjetjen e njė formule, e cila tė mund tė mbėshtetet si nga opozita ashtu edhe nga qeveria, u shpreh kryediplomati amerikan.
Lidhur me ligjin e dekriminalizimit, Lu tha se ligji ėshtė njė mjet i fuqishėm pėr tė ndarė politikėn nga bota e krimit.
Shpresojmė qė si rrjedhojė e ligjit pėr dekriminalizimin, disa anėtarė tė klasės politike do tė largohen nga politika. Ka njė pjesė nė kėtė ligj qė mė pėlqen mjaft. Ėshtė pjesa ku thuhet se ligji kėrkon qė ēdo person nė njė post tė zgjedhur zyrtar duhet tė plotėsojė me shkrim njė deklaratė, ku thuhet: jam dėnuar nė Shqipėri nė kėtė apo atė kohė, pėr kėtė ose atė krim, apo nė ēdo vend tjetėr tė planetit. Pra, duhet tė deklarosh se kur e ke kryer krimin dhe nėse je dėnuar. Nė qoftė se nuk e bėn dhe gėnjen nė deklaratė, kjo nė vetvete ėshtė njė krim pėr tė cilin ndiqesh penalisht. Ky ėshtė ligji mė i fortė nė Europė pėr dekriminalizimin dhe njė mjet tepėr i fuqishėm pėr tė ndarė botėn e krimit dhe tė politikės, tha Lu.
Kritikave pėr ndėrhyrje tė fortė nė politikėn shqiptare, Donald Lu iu pėrgjigj duke thėnė se po mbron interesat e Shteteve tė Bashkuara.
Unė do tė pyesja, cili ėshtė roli i njė ambasadori tė huaj? Nė mėndjen time, detyra kryesore pėr njė ambasador tė huaj ėshtė tė punojė pėr zbatimin e interesave kombėtare tė vendit tė tij. Nė rastin tim, tė interesave tė Shteteve tė Bashkuara dhe unė kam udhėzime shumė tė qarta nga shefat e mi mė tė lartė nė Departamentin e Shtetit dhe nė Shtėpinė e Bardhė, qė pėrparėsia kryesore e qeverisė amerikane nė Shqipėri ėshtė tė mbėshtesė reformat, nė mėnyrė qė Shqipėria tė anėtarėsohet nė Bashkimin Europian. Dhe cila ėshtė reforma kryesore e nevojshme pėr kėtė proces? Qartazi ėshtė reforma nė drejtėsi, u pėrgjigj Lu.
Nė fund, kreu i pėrfaqėsisė diplomatike amerikane nė Tiranė rrėfen edhe pse zgjedh tė flasė shqip nė daljet publike.
Pėrpiqem tė pėrdor ēdo ditė gjuhėn shqipe, sepse ambasadori Rayerson mė ka thėnė diēka. Ambasadori Rayerson ishte ambasadori i parė amerikan pas komunizmit dhe ai flet njė shqipe tė jashtėzakonshme. Ai mė ka thėnė se e vetmja mėnyrė pėr tė mėsuar njė gjuhė ėshtė tė kesh kurajon, kurajon pėr ta pėrdorur atė. Dhe ai mė tha gjithashtu se kjo ėshtė e vetmja rrugė qė tė nisesh tė kuptosh shqiptarėt e zakonshėm dhe jo vetėm elitat politike. Gjatė jetės sime kam mėsuar 8 gjuhė dhe padyshim gjuha shqipe ėshtė mė e vėshtira, por dhe mė e bukura, pėrfundon intervistėn e tij Donald Lu.
/ Top Channel
Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..
C'demokraci zeza thuaj, e ka mare lumi kete vend..vetem plumbi i lan hesapet me kete klase politike qe kemi..
Disa media pak kohe me pare kane shkruar se vellezerit Frroku KRIMINELE ME PATENTE, kane pasaporte amerikane. Nuk e di se a ka dijeni per kete Lu-ja ? Dhe si e spjegon ai ate duke ditur se ata nuk kane jetuar as edhe nje dite ne ate shtet ? Se zhurma e deklarimeve vazhdon e duket se edhe vete Lu-ja nuk ka mbetur jashte kesaj rrumpalle tipike shqiptare.
moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise
Lu,sa do kushtoje riforma ? Kjo eshte pyetja.te tjerat jan fjale bosh.
Byroja Kombėtare e Hetimit ėshtė kthyer sėrish nė qendėr tė debateve poltike nė vend. E propozuar nga Partia Socialiste nė fushatėn e zgjedhjeve tė vitit 2013, ajo kishte hasur kundėrshtinė e Partisė Demokratike pėr mė shumė se dy vjet rresht.
Ndaj, Lulzim Basha habiti opinionin publik pak ditė mė parė kur deklaroi se Partia Demokratike jo vetėm qė kishte rėnė dakord pėr ligjin me ndermjetėsimin e palės amerikane, por tani i bėnte thirrje Partisė Socialiste tė mos e vononte mė miratimin e tij.
Sot ka ardhur momenti qė tė ndaj me qytetarėt shqiptarė qė Partia Demokratike ra dakord me draftin e propozuar nga ekspertėt amerikanė me mandat tė qartė, tė pėrcaktuar mirė dhe tė domosdoshėm pėr tė sotmen dhe tė nesėrmen e Shqipėrisė, hetimin e korrupsionit nė nivele tė larta. Kemi tre muaj qė kemi dhėnė dakordėsinė tonė. Ky zotėri qė ēiret nga mėngjesi deri nė darkė pėr domosdoshmėrinė e reformės nė drejtėsi, pse nuk e jep dakordėsinė e tij? Ēfarė e pengon? Kush e ka kapur prej xhakete? Kush ia mban dorėn? Forcė e madhe duhet tė jetė, derisa ka 4 muaj qė refuzon partnerin tonė strategjik SHBA-nė, nė njė objektiv po kaq strategjik siē ėshtė lufta kundėr korrupsionit, deklaroi Basha pak ditė mė parė.
Partia Socialiste, pėrmes ministrit tė linjės reagoi tė enjten nė Kuvend se ishte pėr miratimin e kėtij ligji: Edhe Byroja Kombėtare e Hetimit, qė ėshtė njė propozim i kryeministrit dhe i qeverisė, do tė shtojė mundėsinė tonė pėr tė luftuar korrupsionin nė nivelet e larta. Kjo ėshtė ende nė koalidimet finale dhe ndjek njė proces tė tėrė. Nuk ka asnjė arsye pėr tė besuar se zgjatja e kohės, qė ėshtė mėse e arsyeshme pėr shkak tė procesit, do ta dėmtojė produktin, tha Tahiri.
Por Tahiri nuk iu pėrgjigj pyetjes sė Bashės se ēfarė po pengonte qeverinė pėr miratimin e kėtij ligji, pėr tė cilin kishte folur prej vitesh. Pyetjes sė Bashės, ama iu pėrgjigj Berisha po nė Kuvend. Thotė sma pranon Ylli Manjani, tha Berisha.
Ndėrkohė, Top Channel pyeti Ambasadėn e Shteteve tė Bashkuara nėse kishte patur njė ndėrmjetėsim amerikan pėr njė draft konkret, siē thotė Partia Demokratike. Pėrgjigjia nuk lė shumė shteg pėr dilema:
Byroja Kombėtare e Hetimit dhe reforma e gjyqėsorit janė tė dyja pėrparėsi tė nevojshme. Kemi ofruar asistencė teknike pėr draftin dhe qėndrojmė tė gatshėm pėr ta ndihmuar Shqipėrinė pėr tė krijuar dhe trajnuar Byronė Kombėtare tė Hetimit, bazuar nė FBI-nė amerikane, e cila do tė pėrforconte kapacitetet e Shqipėrisė pėr tė hetuar korrupsionin. Jemi tė kėnaqur qė tė gjitha partitė kryesore janė shprehur nė mbėshtetje tė krijimit tė Byrosė Kombėtare tė Hetimit. Tani ėshtė koha qė kjo mbėshtetje tė kthehet nė veprime konkrete qė do ta bėjnė Byronė Kombėtare tė Hetimit njė realitet, thuhet nė deklaratė.
Deklarata e Ambasadės sė SHBA e vlerėson krijimin e kėtij institucioni si mjet kryesor nė luftėn kundėr korrupsionit. Ajo qė deklarata nuk pėrmend ėshtė nė fakt insinuata e Berishės pėr njė pėrplasje mes PS dhe LSI pėr kėtė ēėshtje. Tė enjten Spartak Braho i LSI tha pėr Top Channel se partia e tij ishte pro krijimit, por jo pėr ndryshim kushtetues, por me njė ligj tė thjeshtė.
BKH nuk ka nevojė pėr ndryshimet kushtetuese. Mund tė bėhet njė ligj i posaēėm, mbi tė cilin ajo duhet tė funksionojė, si strukturė pranė Prokurorisė dhe Ministrisė sė Brendshme, tha Braho.
Burime konfidenciale i thanė Top Channel se mes PS dhe LSI kontradikta lidhet sėrish me njė emėr: Adriatik Llallėn dhe rolin e prokurorit tė pėrgjithshėm. Ky i fundit nė njė prononcim nga Kroacia pak ditė mė parė dukshėm ishte afėr pozicionit tė Brahos.
Nė Shqipėri mjafton qė Prokuroria pėr Krime tė Rėnda ti atashohet njė forcė policore ashtu siē ajo publikisht mund tė quhet Byroja Kombėtare e Hetimit dhe besoj se suksesi do tė jetė i prekshėm, tha Lalla.
Tashmė, presioni ėshtė mbi qeverinė dhe maxhorancėn e majtė. Sė pari mbi kryeministrin Rama, i cili ka qenė i pari qė e ka propozuar kėtė. Mė pas sigurisht edhe mbi partnerin e tij politik, Meta, pozicioni i tė cilit mesa duket pėrbėn pengesėn e fundit nė miratimin e kėtij institucioni tė ri ligjzbatues nė luftėn kundėr korrupsionit.
/ Top Channel
Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..
Debati mbi Byronė Kombėtare tė Hetimit ėshtė ndezur sėrish dhe PD zbuloi pak kohė mė parė se pėr ngritjen e saj ka njė marrėveshje dhe model tė pėrcaktuar edhe me ekspertėt amerikanė dhe pėr tė cilėn ka rėnė dakort edhe me Kryeministrin.
Kėtu u ndez njė valė e re deklaratash qė nxorėn nė pah se drafti nuk ėshtė miratuar nga Qeveria pėr shkak tė mosmarrėveshjeve mes dy Ministrave, atij tė Brendshėm qė ka propozuar modelin e e ri tė Byrosė dhe atij tė Drejtėsisė qė pėrfaqėson LSI-nė nė qeveri dhe qė mendon se ky model e dėrgon policinė nė Prokurori dhe nuk sjell asnjė rezultat, pasi vartėsit nuk mund tė hetojne shefat e tyre nga tė cilėt marrin urdhra.
Tė gjithė fillin pėrshkues tė kėtij debati, pėr ngritjen e Byrosė sė Hetimit pėr tė cilin SHBA po insiston shumė,
Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..
Shqiperia nuk eshte ne situacion
gjeografik ekonomik demografik
profil kulturor njesoj si Amerika.
Krijimi i nje institucioni/administrate te re hetimore eshte e tepert dhe me pasoja te rrezikshme per rritjen e borxhit kombetar,rritjen e larte te inflacionit.
byro hetimore te tilla te modelit amerikan nuk mund te aplikohen ne Shqiperi per faktoret qe permenda me lart si dhe per faktin qe mbajtja e nje administrate gjigande dhe rrjeti agjentesh kerkon para shume te madhe qe do rendoje shume buxhetin ekonomine rrise cmimet inflacionin etj
policia ekzistuese dhe ministria e Tahirit mjaftojne per te zbuluar dhe arrestuar kriminele te cdo lloj rangu e profili.Shteti duhet te financoje ne rritjej e kualifikimit profesional per te rritur kualitetin dhe eficencen ne pune te policise qe ka dhe forcave te inteligjences dhe jo te krijoje administrata te teperta.
Kopjimi i modeleve amerikane
eshte irracional dhe majmunllik.
Dikush nga politikanet shqiptare eshte frymezuar shume nga seriali csi majemi dhe 24 oreshi lol
Nuk me cudit fakti qe Rama eshte dakort sepse rama ska tru ekonomisti
ska arsim ekonomik dhe kurre ne jeten
e tij nuk ka perdorur ndonjehere
kalkulatrice te beje nje hesap dhe flase dhe konkludoje ne baze te llogaritjeve.
Drejtimi diletant po e merr ne qafe
ekonomine dhe ate popull
Krijimi i agjensive te tilla vjen me
rekrutimin e agjenteve qe do jene
ne numer shume te madh per te mbuluar komplet zonat cep me cep
U denuan sigurimsat e Enverit
tashti prit kur te rekrutojne
sigurimsat e hetimorit
Kjo eshte komplet dezhavu spiunlliqesh,qesharake ta aprovosh
votosh apo te duartrokaseah
Populli duhet te ngrihet protestoje
kete aventure qe do gllaberoje
miliona euro nga taksat e paguara nga
publiku shqiptar
Nuk eshte e drejte.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 07-02-2016 mė 22:24
Krijoni Kontakt