Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-08-2003
    Vendndodhja
    Ko
    Postime
    63

    KorÇËs – NjË FjalË Dashurie

    KORÇËS – NJË FJALË DASHURIE

    Jetoj në një qytet në formë zemre,
    Ku kitarat netëve marrohen!
    Ku djemtë nuk rrinë pa të shkelur syrin,
    Dhe vajzave ju pëlqen të ngacmohen!

    Jetoj në një qytet që dremit,
    Dhe zgjohet mbi supin e një mali.
    Ku dielli para se të nisë udhëtimin,
    Çlodhet pak mbi sup të një ushtari ! *


    Jetoj në një qytet që më deh,
    Jo me vodkë,por me dashuri!
    Ku çdo grua ,në sy,nuk të sheh,
    Po të ndjek me sy,kur s’sheh ti!


    Jetoj në një qytet që m’i fal,
    Të gjitha marrëzitë që kam bërë!
    E ç’ta fsheh,edhe unë jam mëkatar,
    Ndaj dhe falem siç falen të tërë!


    Jetoj në një qytet që e dua,
    Brenda zemrës së tij kristal!
    Dhe druhem,a do arrij dot,
    Që famë,nga fama ime t’i fal!


    Jetoj në një qytet ku nesër
    do të kem,
    Patjetër emrin e një rruge!
    Po të më pyesni kë do zgjedh,
    do t’ju tregoja atë,
    Që në vend të gurëve
    është e shtruar me puthje!


    NË SYTË E TU
    DIGJEN METEORË

    Në sytë e tu digjen meteorë!
    Ti rri e heshtur,si një Perëndi!
    Unë fshehur jam ,ku burojnë lotët,
    E kam një vend që s’ma gjen dot as ti!


    Në sytë e tu digjen meteorë,
    Përmbysen qiej,ashtu,kot më kot!
    Unë fshehur rri,ku burojnë lotët,
    Bëj të të flas,po nuk të folkam dot!


    Në sytë e tu digjen meteorë,
    Qerpikët po të përcëllohen krejt!
    Unë fshehur rri,ku burojnë lotët,
    Dua të ik,por s’po e gjej një shteg!

    Kam frikë,
    Mos dhe mua
    Ti më djeg!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Vargu i pare të fton tek i dyti...i dyti, tek i treti, e keshtu me rradhe...
    Te gjithe se bashku gostisin mendjen, prej së largu, me copeza jete të paharruara te nje qyteti.

    I nderuari Z.Skender, te flm!

  3. #3
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    poet,poet dhe prape poet...
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  4. #4
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Me pelqyen, me perjashtim te dy strofave te fundit tek poezia e pare.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  5. #5
    Unë nuk kam qenë ndonjëherë në Korçë , por vargjet e tua më rrëmbyen në brendësinë e tyre e më bënë ta dua po aq shumë edhe unë. Përgëzime.

    Elna.

Tema të Ngjashme

  1. Ardian-Christian Kyçyku
    Nga Eagle në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-09-2012, 10:35
  2. Ministrat e brendshëm dhe fati i tyre!
    Nga Agim Doçi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 17-05-2009, 07:24
  3. Dardha e Korçës...
    Nga Humdinger në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 71
    Postimi i Fundit: 02-07-2007, 15:59
  4. Sotir Papahristo, njeriu i arsimit
    Nga Albo në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 05-10-2005, 09:55
  5. Katalog i Kodikëve Kishtarë Mesjetarë të Shqipërisë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 00:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •