Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anëtarësuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787

    DioGuardi, film hollivudian për Skënderbeun

    DioGuardi, film hollivudian për Skënderbeun

    Pretendimet e tij janë për studiot më të mira të Hollywoodit dhe aktorët më të mirë hollivudianë. Thotë se do të kishte marrë Sean Conneryn, po të qe ca më i ri, ndërkohë që varianti më i mirë për të luajtur rolin e heroit shqiptar është pikërisht gladiatori Russell Crowe. Është ish-kongresmeni amerikan Joseph J. DioGuardi, i cili ka shprehur ambicien e tij të guximshme për të realizuar një film për Gjergj Kastriot Skënderbeun.

    Kur gazetari i “The New York Observer” u përpoq të takonte disa muaj më parë ish-kongresmenin republikan, Joe DioGuardi, i cili po mundohej të sfidonte Kristen Gillibrand për karrigen e saj në senat, ai ishte duke folur për një kokë të prerë. Flitej për kokën e kryekomandantit të Gjergj Kastriot Skënderbeut, që i ishte dërguar atij në një valixhe nga Sulltan Mehmeti i II-të, mbasi Skënderbeu kishte dërguar mëkëmbësin e tij për të ofruar kushtet për një armëpushim. Nuk do të kishte asnjë armëpushim dhe osmanët do të vazhdonin të luftonin kundër luftëtarit rebel, deri në vdekjen e tij në 1468. Vetëm atëherë ata mundën të pushtonin vendin e tij. Nëse kjo tingëllon si një histori epike hollivudiane, DioGuardi është në të njëjtën mendje.

    “Është si “Braveheart”, - thotë DioGuardi. “Është një histori mbi lirinë, të cilën amerikanët kanë nevojë ta dëgjojnë. Kjo është arsyeja pse ne kemi një film në zhvillim”, - tregon ish-kongresmeni, që jo rrallë herë e tregon historinë e heroit të shqiptarëve nëpër tavolina me ish-kolegët e tij të Kongresit. Por kësaj here, duket se nuk do të mbetet vetëm në rrëfime tavolinash, por pretendon të arrijë Hollywoodin. Ai i rrëfen gazetarit të “The New York Observer”, se është një nismë tejet serioze, për të cilën po punohet prej muajsh. Po punohet për mbledhje fondesh, ndërsa skenari është në proces. Në të tregohet historia e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, një i krishterë i lindur dhe i islamizuar me forcë. I marrë peng qysh fëmijë në oborret e sulltanit, ai u quajt Skënderbe (si Aleksandri i Madh) dhe u bë oficer në ushtrinë otomane (armenëve penën, shqiptarëve shpatën, është një shprehje turke). Me vdekjen e të atit, me një grup ushtarësh ai kthehet në atdhe, ku qëndroi deri sa vdiq.

    “Nuk ka asnjë dyshim në mendjen time”, - thotë DioGuardi. “Kjo histori është paralelja e “Braveheart”. Të gjithë elementët janë këtu dhe unë do t’i tregoj Amerikës fytyrën e vërtetë të popullit shqiptar. Ne nuk kemi ende një skenar të përfunduar, por ne kemi koncept në letër tashmë, nga një skenarist i ri i mrekullueshëm. Unë i dërgova atij një libër dhe ai tërhoq aq shumë prej tij, saqë kaloi 8 muaj duke studiuar karakteret. Ai zhvillohet mes viteve 1440-1455, kur Skënderbeu kishte edhe zgjimin e tij”, - thotë DioGuardi. “Koncepti tashmë i ka kaluar 11 faqe. Një skenar ka nevojë për më shumë përpunim dhe unë jam duke u përpjekur për ta financuar këtë nëpërmjet fondacionit. Kjo ka qenë një ëndërr shqiptare për vite me radhë dhe duhet të realizohet nga producentët më të mirë të Hollivudit. Nëse ke një skenar që është me të vërtetë profesional, me një histori të tillë, nëse e realizoni në një studio të Hollywoodit, ai do të financohet pothuajse automatikisht. Unë nuk jam duke e bërë këtë për vete. Është për shqiptarët kudo që janë”, - thotë ai. Dhe shpresat e DioGuardit nuk janë pa baza. Një prodhim i përbashkët sovjeto-shqiptar i kësaj historie është bërë në vitin 1953 dhe një version jugosllav u shfaq në 1968. Po kush duhet të luajë Skënderbeun? “Nëse do të ishte i ri, unë do të merrja Sean Conneryn”, - tha DioGuardi. “Aktori tjetër do të duhej të ishte patjetër Russell Crowe. Performanca e tij tek “Gladiatori” ishte e jashtëzakonshme”. E teksa përmend këta emra gjigantësh, duket gati e pabesueshme, por ish-kongresmeni është tepër serioz në këtë çështje. Rrënjët e tij shqiptare janë ende tepër të forta dhe ai është i gatshëm ta tregojë këtë në çdo rast kur flitet për shqiptarët. “Babai im, Joseph Sr, ka emigruar në Amerikë nga Katundi, një fshat arbëresh në Italik, i njohur edhe si Greci, në vitin 1929, në moshën 15-vjeçare. Familja e tij rrjedh nga një prej dy mijë ushtarëve të Skënderbeut, të vendosur shekuj më parë në Katund dhe kjo është një kujtesë se fara e Skënderbeut vazhdon ende të përhapet në të gjithë botën”, - është shprehur DioGuardi. Mes tyre është edhe e bija, Kara DioGuardi, një kantautore e suksesshme, një nga anëtarët e jurisë së “American Idol”. /Panorama/


    Nese tema eshte ne vend te gabuar barteni

  2. #2
    Ishalla e bojne nje film tamam per Skenderbeun, ja vlen!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Ore, lereni Rosel Crown rehat..; te behemi seriz njehere, ...

    29 dhjetor 2009
    Si ta realizojmi një film për Scanderbeun ne Holivud ?
    Si ta realizoje holivudi nje film per Skenderbeun ....

    Për Gjergj Kastriotin i mbiquajtur Skenderbeu ku nga shkolla fillore e gati deri ne pleqeri ne shqiptaret kemi mesuar historin ashtu si na e mesuan historianet tane dhe perkthyesit te cilet kane arritur te na sqarojne një gjë të rendesishme por kan mbetur edhe pasaktesi tjera qe duhet gjithnjë hulumtuar e perditesuar sidomos sot me mundesit qe i kemi me pasurimin e mjaftueshem te bibliotekave elektronike ne rrjte per te gjithë.;

    Ne duhet ti mesojmi edhe keto hollesi tjera paar se t'ia nisim ta gjeirojmi nje film tjeter per Skenderbeun;

    Nga e mori Gjergji emrin Skenderbeu ?
    Pse e quanin Iskandar Beg ?
    Cili është ai njeri i pari qe e quajti me kete emer ?
    Qka do thot ky emer Skenderbeg ?
    Si e dini apo ndoshta vetem se pretendoni se e dini historine e vertete te ketj emri ?
    Jam munduar te gjej ndonje shenje me te saket rrethe kesaj qeshtjes por askund ne tekstet shkollore as tek asnje faqe shqiptare nuke kam gjetur rezulltate te mjaftueshme, andaj fillova ke kerkoja ...
    Po ua rrefej pra kete historikun rrethe emrit Skenderbeg qe te v huajt e vlersuan heroin tone kombtar Gjergj Kastriotin me kete emer tjeter...

    Gjergji luftote si luan, syri nuke i trembej dhe gjithnje si komandant i ushtrise turke, asgje nuke e ndalonte hovin e tij as muret e keshtjellave te azisë ku turqit prore benin fushata per te dominuar tere ato qyteza qe kishin mbetur ende ne dor te te krishterve.
    Disa qyteza rrethë Nikomedisë ende rezistonin ushtrise turke e nder keto qytete te vogla edhe Ostrea (mbajeni mend pra) ...ku banoret mbronin muret e qytetit te tyre legjendar si edhe me pare dikur para 1600 vitesh atehere kur aty pari edhe ushtria maqedone kishte kaluar mbi muret e ketij qyteti.

    Pas nje lufte te ashper komandanti i ri Gjergj Kastrioti hidhet me shpat ne dor mbi muret e keshtjelles se Otres dhe me tipare te një djaloshi te pashem dhe guximtar, menjehere mbrojtesit e keshtjelles kur e shofin figurene tij gjunjezohen para tij, duke belbezuar emrin Aleksander ! Aleksander !

    Lufta nderprehet, te gjithe dorzohen dhe i perkushtojne nder tani heroit te tyre te legjendave Aleksandrit te Madh. Qe nga ky moment pra pas kesaj fushate e tere azia kisht ndegjuar per ringjalljen e Aleksandrit....
    Me ne fund ky akt heroik i shkon ne vesh edhe deri tek Sulltan Murati II- të i cili e pagezon po keshtu, Iskandar Beg qe do thot Aleksandri i Madh.
    Pra si e shofim, nuke eshte Sulltani qe i pari e quajti Skender Beg Scander beg apo Scanderbeg, as shoekt e tij nuke ia dhan kete emer por një qytet i tere banoret e te cilit kishin ruajtur edhe ata ende ne kujtes heroizmin e Aleksandrit te Madh se si luftonte me trimeri te rralle hipur mbi muret e atyre qyteteve qe i sulmonte... keshtu permes ketij heroit te panjohur qe ata as vete nuke e dinin nga vinte e kush ishte ky hero i ri , per një çast ktyre banorve iu paraftyruan vetem shenjat e heroizmit te atehershem te epokes se Aleksandrit te Madh dhe u nenshtruan para tij, njesoj si dikur para lekes se Madh, pra ringjallja e herojit legjendar ndoshta ishte ngulitur thelle ne shpirtin dhe besimin e tyre nder shekuj ku tani si per te pershendetur komandantin legjendar ata iu perulen Gjergjit me brohoritje; Aleksander, Aleksander !

    Besoj se do ju mjaftoje kjo...per momentin.
    Burimin nuk dua tua japi, perpos nese e kerkoni...edhepse kerkoj prej vitesh rrethe heroit tone kombtar.

    Mandej çka eshte edhe me interesante, kami gjetur tani edhe provincen ku Skenderbeu sherbeu si Komandant me 5000 ushtar ne afersi te Izmirit, ne Tmolus si sangjakbeg...ku pastaj degohet ne Mesie(kosovë) t'ia ulte koken despotit serbë...
    ================================================== ========

    Tani po kthehemi tek heroi yne kombetar, Gjergj Kastrioti i
    mbiquajtur Skenderbeg. Qe nga shkolla fillore e gati deri ne pleqeri
    ne shqiptaret kemi mesuar historin ashtu si na e kane mesuar te
    tjeret apo ashtu me sa historianet tane dhe perkthyesit kane arritur
    te na sqarojne një gjë të rendesishme; Nga e mori emrin Skenderbeg ?
    Pse e quanin Skenderbeg ? Cili është ai njeri i pari qe e quajti me
    kete emer ? Qka do thot ky emer Skenderbeg ? Si e dini apo ndoshta
    pretendoni se e dini historine e vertete te ketj emri ? Jam munduar te
    gjej ndonje shenje me te sakët rrethe kesaj qeshtjes por askund ne
    tekstet shkollore tek as nje faqe shqiptare nuk kam gjetur
    rezultate te mjaftueshme, andaj fillova ta rrefeja kete
    histori rrethe emrit Skenderbeg heroin tone kombtar
    Gjergj Kastriotin. Nuk kemi nevoj te ndalemi ne historin e heroit sepse
    te gjithe e dijmi se ate e mori sulltani si peng se bashku me tre
    vllezerit e tij, e dijmi pastaj qe u kthye ne atdhe pasi qe atje ne
    Andrinopoje sulltani kishte hetuar se ky djalosh malesor sy shqiponje
    ishte i ashper ne luftera dhe menjehere e kishte emruar me titullin
    Beju beg, komandant i madh. Gjergji luftote si luan, syri nuke i
    trembej dhe gjithnje si komandant i ushtrise ture me 20 vite qe
    kishte, asgje nuke ndalonte hovin e tij as muret e keshtjellave te
    Azisë ku turqit prore benin fushata per te dominuar tere bizantin.
    Disa qendra rezistence rrethe Nikomedisë ende rezistonin ushtrise
    turke e nder keto qytete te vogla edhe Ostrea ku banoret mbronin
    muret e qytetit te tyre legjendar ku me pare para 1600 vitesh ushtria
    maqedone kishte kaluar mbi muret e ketij qyteti. Pas nje lufte te
    ashper komandanti i madh Gjergj Kastrioti George Castrioti hidhet me shpatë ne dor mbi muret e kesaj keshtjelle ne Otree me tipare te një djaloshi te pashem dhe guximtar ku
    menjehere mbrojtesit e keshtjeles gjunjezohen para tij, duke
    belbezuar ne gojen e tyre emrin Aleksander ! Aleksander ! Lufta nderprehet, te gjithe luftetaret
    dorzohen dhe i perkushtojne nder tani heroit te tyre te legjendave
    Aleksandrit te Madh. Qe nga ky moment pra pas kesaj fushate e tere
    azia kisht ndegjuar per ringjalljen e Aleksandrit....Me ne fund i
    shkon zeri edhe deri tek Sulltani i cili e pagezon po keshtu,
    Iskandar Beg qe do thotë Aleksandri i Madh. Pra si e shofim, nuke eshte
    ai Sulltani qe i pari e quajti Skender beg, as shoket e tij nuke ia
    dhan kete emer por banoret e nje qyteti krshtiane te azise bizantine te
    cilet kishin ruajtur edhe ata ende ne kujtesen e tyre heroizmin e Aleksandrit
    te Madh se si luftonte me trimeri te rralle hipur mbi muret e ketij qyteti
    qe e kishte sulmuar... keshtu permes ketij heroji te panjohur qe
    ata as vete nuke e dinin nga vinte e kush ishte, per një çast
    ktyre banorve iu paraftyruan shenjat e heroizmit te atehershem te
    epokes se Aleksandrit te Madh dhe u nenshtruan para tij, ringjallja e herojit
    legjendar ndoshta ishte ngulitur thelle ne shpirtin dhe besimin e
    tyre nder shekuj ku tani si per te pershendetur komandantin
    legjendar, ata u perulen te gjithë para imazhit te paraftyruar qe i
    ngjante si Aleksandri me brohoritjet; Aleksander, Aleksander !
    Me siguri shifet se Gjergji yni ne moshen e re nuk kishte mjekërr
    dha duhej ti ngjante Aleksandrit te Madh aqë shumë si me trimeri por
    edhe ne pamje qe do ta ringjallte aktori Eric Bana...
    Per çudi, gjithekund sot ne hasim ne literaturen tone kombtare se
    gjoja vete sulltani ia dha nofken "skenderbeg" nga qe ai ishte i
    aftë posi komandanti legjendar Aleksandri i Madh por duke kerkuar per kete
    rast nje dite hasa tek nje liber ku mesova per here te pare per
    origjinen e vertete se si e mori emrin "skenderbeg" nga keta banor te
    kesaj qyteze bizantine ne afersi te Nikomedis.
    Per mua eshte me se nje knaqesi e veçante personale per zbulimin e
    hollsive te rrjedhes se emrit te heroit tone kombtar te
    mbiquajtur "Skenderbeg" qe me shtyri te shkruaj edhe nje skenar per
    nje film te ardhshem(si dihet) ku ngjarja fillon me sulmin e nje
    keshtjelle bizantine nga ushtria turke e komanduar nga Gjergji i cili
    perfundimishte do konsiderohet nga keta banore si ringjallje e
    Aleksandrit te Madh....
    ================================================== =========
    ================================================== =========

    Skenari hapet pra keshtu ; Komandanti Skenderbeu ne krye te një garnizoni turke sulet kete raste ne nje qyteze te rrethuar ne Otre, afer Nikomedias, pas rrethimit te qytezes ai hyp mbi muret qytetit dhe kur banoret e shofin nje çun te ri 20 vjeçar me shpat ne dor, me fustanel e floket kaçurrela, ata menjehere bien dhe gjunjezohen para tij per toke !
    Pse gjunjezohen keshtu athua ?

    Banoreve te rrethuar kur e shofin figuren e Skenderbeut menjehere iu eshte paraftyruar Aleksandri i Madh i cili edhe ai kishte pushtuar kete keshtjelle dikur, 1700 vite me parë..i paharruar ky akt heroik kishte ngelur ne memuarin e tyre pergjithemon si legjend paraftyrimi i Aleksandrit !
    Ne sheshin e vjetre te Otres ishte vendosur busti i Aleksandrit te Madh qe per banoret vetem se ky ushtar i ri e i panjohur mund te ishte ringjallja e tij e vertete si me pamje poashtu edhe me guximin e tij te veçantë...

    Ky paraftyrim eshte i deomosdoshem qe ne fillim te filmit, qe mjerishte asnje autor shqiptar deri me sot nuk ka punuar rrethe kesaj skene te rendesishme, ose kan lexuar keta autor te huaj por ndoshta nuk i kane kushtuar rendesi...
    Te emocionuar nga akti heroik i ketij heroi te ri, 1700 vite pas Aleksandrit te Madh, tani banoret e Otres (vend ne turqi) e quajten Iskandar= Aleksander, ku ne kete rast ata banore mendonin se iu eshet qfaqur para tyre figura e Aleksanrit te Madh dhe i dhan emrin ketij heroi te panjohur Iskandar por qe turqit e perkthyen me vonë ne Iskandar beg e pasatj Scanderbeg...qe do thot princi Aleksanderi i Madh !
    Pra kjo tablo eshte fondamentale per kete film, ku 5 minutat parë do i japin hovin tere filmit me çka shikuesi ka nje ide ne mendjen e tij rrethe emrit dhe rrethe trimeris se tij si dhe strategjis se heroit si komandant i shquar qe lufton edhe me tej ne beteja tjera si dhe dyluftime neper arena neper Azië.
    ================================================== ========
    ================================================== ========
    Eric Bana, une jam i bindur se do te pranoje kete rol sepse i shkon teper mirë, per mrekulli, imagjinojeni Eric Bana ne arenen e Nikomedias si gladiator duke luftuar kunder dy persianve gjignt qe me shpata dhe arme te ndryshme thyhen qe te dy nga karahu i fuqishm i Skenderbeut mu para syve te Sulltanit qe shifte kete dyel nga bina ?
    Ne tri arena te asaj kohe Gjergji i ri u mbrojt si luan duke i ve per toke te gjithe kundershtaret e tij, scyithe, persan e mongol...
    Kjo eshte vetem pjesa e parë qe i shkon Erik Bmes me ate mjekrren e tij te shkurter por shumë simpatike si ne fotografi...e job te na prezentojne Skenderbeun si disa qe mendojne qe i pershtatet mjekrar e zez si korbi, si e nje Salaudini...çka qe edhe Odhise paskali eshte nxitur qe na e nxori Skenderbeun aqe te moshuar..;pse mos te prente nje Skenderbeg te ri si Alaksandrin ku edhe vete emri i tj gershetohet permes tij ?
    ================================================== ======
    Komente: Nga javan;

    "Nuk më kishte shkuar ndonjëherë në mëndje por kjo ideja juaj është më e bukura që kam dëgjuar ndonjëherë për një filëm me përmasa të mëdha mbi Skënderbeun.
    Koha e rinisë së tij në oborrin e Sulltanit, ku spikati si një nga luftëtarët më të mirë të gjithë ushtrisë së tij. Koha kur ai ishte gjenerali i ushtrisë dhe ishte grushti i hekurt që bëri zap gjithë kombet e pabindura të Perandorisë Osmane.
    Dhe filmi të mbaron me letrën që i vjen nga Tanush Topia në shkretëtirat e Egjiptit dhe ku i thuhet se i jati i tij Gjoni ka vdekur, të tre vëllezërit e tjerë ja kanë vrarë dhe se gjithë Shqiptarët presin prijësin e tyre.
    Në këtë mënyrë i lihet shteg filmit pasardhës ku do të jetë dhe bomba e madhe e cila do të jetë e tëra mbi dhe për Shqiptarët.
    ================================================== ========
    ================================================== ========

    Vetë titulli "Gladiatori i fundit" do zgjidhte nje aktor si me te ri pa mjekerr si Eric Bana qe ka muskuj dhe fam botrore, sot lexova se gjoja edhe Diogardi pomirret me kete projekt dhe se kishte patur deshire qe te luaj Shean Koneri ...çka nuk degjon njeriu... Pra filmi duhet te filloje kur Skenderbeu ishte i ri kur luftonte ne arenat e Azise kur ai perballohej me gladiator tjerë persan, mongol, skite e te racave te ndryshme qe shetisnin ne shekullin e XV neper azi per te kerkuar famen e bere namen atehere do e shofish se si do percjelelt ky film...dhe besoj se ketu do lidhej menjehere simpatija ndermejet ketij heroit dhe publikut se filmi nuk po i kushtrohet vetem botes shqiptare por botes mbarë...pra duhet shikuar me permasa me te gjera e jo te koncentrohemi vetem tek 8 milion shqiptar si spektator.

    Ngjarja duhet te percillet gati me një gjysem ore vetem spektakel e argetim, duhet shetitur shikuesin neper arena te ndryshme, duhet ta ngacmosh shikuesin edhe me ide pasionale, si; vdekjen e tre vllezerve te heroit, vdekja e babait, principata e tij gati se e shuar, i mbetet vetem se e motra gjalle te cilen duhet me çdo kushte te kthehet ne atdhe dhe ta mbroje ate dhe te çliroje atdheun nga pustuesit...!
    Pra heroi krijon tani nje ideal tjeter, perpos rolit te tij neper arena e fushe beteja neper azi ai tani ndrron pikpamjet, vetmija e motres bene qe te kthehet ne atdhe, i duhet te merrte ne dor principaten qe i takonte trashegim nga i ati etj;.. etj...
    Pra shikuesi e shiqon filmin me pasion sepse heroi edhe pse gladiator qe ishte behet i ndjeshem, human sepse i prek ndjenjat e te gjithve per epoken qe jetojmi edhe sot....
    Sa veta shkojne sot te shofin nje film per nje hero i cili meson se si te vdiset per atdhe ? Rralle qe ka suksese ky zhaner...
    Sot pra ka ndryshuar bota, jetojmi ne globalizem, e ne kete film duhet trajtuar sistemin e botes se sotme qe jetojmi e jo ta lemi heroin ashtu te trash si e kemi gjetur, ate duhet pasuruar e ta gdhendim duke ia pershtatur kohes qe jetojmi sot, perndryshe filmi realizohet por qe do shikohet vetem nga 1 milion shqiptar dhe aty mbaron e gjithe ky mundim qe po zgjat me dekada me shpres qe te bejmi nje film te sukseseshem qe do te kete jehone e jo nje film me nje aktor te famshem por qe do perfundoje ne nje sall te vogel te kinemas me 10 shikues...
    ================================================== ========
    Per ate titulli "Gladiatori i Fundit" ne mesjet kishte humbur si stil i dyluftmeve e perleshjeve ne arena por kishte edhe te tilel qe bredhnin andej kendej per te kekuar dy luftime ne Arena qe Skenderbeu mund te besohet se ishte Gladiatori i fundit sipas te dhenave qe kam hasur ne libra te ndryshem, pra ai i mundi te gjthe keta kundershtar...e amerikanet kan deshir qe te fitoje gjithemon ne film nje hero guximtar..;
    Edhe nje gje duhet patur parasysh; holivudi ka tani e sa vite qe prodhon filma me pjes; njashtu edhe per "Gladiatori i Fundit" duhet te kete kthimin e tij ndoshta ne pjesen e dyte, pra kthimin e tij ne atdhe per te shpetuar trashegimsin e tij, motren dhe ne fund larguar pushtuesit nga keshtjella e tij...
    ================================================== ========
    Komente;

    Pajtohem me se shumti me Kreksin, ndoshta me ndonje ndryshim te vogel. Pra edhe une mendoj qe filmi duhet te filloje te shpalose figuren e Gjergj Kastriotit si i ri, si djal i adoptuar i sulltanit por qe arriti aq shume sa tia kalonte djalit te sulltanit, Mehmetit.
    Pra meqe publiku nuk eshte kaq shume i familjarizuar me kete figure duhet te behet ne dy pjese mire e tha Kreksi, pjesa e pare duhet te kete me teper luftera personale, dyluftime kaloresish, tregime ngjarjesh cfare ndodh me Shqiperine nderkohe etj.
    Pjesa e dyte pas nje viti duhet te filloje me betejen kunder Hungarezeve ne te cilen Skenderbeu niset drejt shqiperise dhe te perfundoje me vdekjen e Gjergjit, pas qendreses heroike.
    Personazhi qe do te duhej te luan rolin e Gjergjit duhet te jete Matt Damon. Eshte tip qe ka luajtur filma te medhenje "Saving Private Ryan", 3 pjeset e "Bourne Identity" eshte i gjere kah shpatullat dhe shpata i rri mire, eshte i ri, dhe ka FAME te madhe ne mesin e rinise.

    Pra duhet me strategji te pushtohet hollywoodi dhe jo me enderra.

    Munde te luhet edhe per nje pjese por filmi duhet te zgjate 3 ore te pakten dhe investimi i pernjehershem eshte me i madh dhe publiku nuk i pelqen shume filmat qe zgjasin aq shume.
    Pra me mire 2 pjese ka 1.5 ore. Edhe investimet pergjysmohen edhe fitimet dyfishohen.
    ================================================== =========
    Ngjarjen duhet marrur nga fillimi me nje dor te re.
    Une kam lexuar me se 50 tituj per Skenderbeun nga autor te ndryshem...francez, italian, anglez etj...
    Me habiti njehere nje Oper e shekullit XVIII ku autori "x"... Skenderbeut ia mvesh nje ngjarje dashurie ne kete opera, gjoja se heroi derisa ishte ne oborrin e sulltanit ai dashurohet ne vajzen e tij Ataliden mirepo kur u arratis heroi kjo Atalida e dashuruar vendos ne çdo menyre ta ktheje Skenderbeun ne turqi, lidh marrveshje te fshehta, (intriga ehte ketu) me Mehmetin pra vllaun e saj qe t'ia sjelli te gjalle Skenderbeun..
    Pra e pamujtur eshte qe heroi yni te jet aq i famshem ne ushtrin turke e te mos kete nje te dashur !
    Si eshte e mujtur qe ne moshen 40 vjeçare, gati si plakush e te mos kete fare as shoqe as dashnore ?
    Pra edhe holivudi do sakrifikoje mitet per ngjarje dashurie....qe ne nuk ja kishim kujdesin kur eshte bere filmi i vitit 1953;;;por sot gjithqka ndryshon...
    ===============================================

    Ti analizojmi tani disa skena nga keto epizoda te te famshme te heroizmit te Skenderbeut si Gladiator.....qe ndoshta do ta benin filmin me te vertete te sukseseshem.

    Heroizmi i Skenderbeut, Gladiatori i fundit !

    Për Skenderbeun thonë, ishte i madhësisë se madhe" kishte bel të lartë, shpatullat e gjera, i fryrë nga gjoksi, kembet e lehta, krenar dhe ne hecje teatral, qafa e tij ishte e gjerë dhe e gjatë, kreu i tij i vogël, ballin e lartë, sytë ovale ngjyrë kafe me damarë te zjarrt ngjyrë gjaku, fytyra e tij e këndshëme si te një gruaje, flokët e tij te natyrishme te zeza te dredhura, me kaçurrela në qafë, lëkurën e tij me ngjyrë të bardhë dhe i pastër nga gjaku i tij i maleve te lindjes, sytë e tij të butë dhe të guximshëm, pa sjellje e te patrembshem, por me një veprim te vogël rrahje te çerpikve, zëri i tij degjohej nga një distancë e madhe, si barinjtë e vendit të tij, që degjoheshin mes tyre nga një luginë me një tjetërin. Ai fliste gjuhën shqipe, greke, turke, arabe, italiane, pa dallim. Ai këndonte i shoqëruar më fyell si Epirot ne të gjitha këto gjuhë.

    "Skenderbeu shalonte mirë mbi kalë, perdorte shpatën, harkun dhe topuzin"

    Epiroti i ri Gjergj Kastrioti zotëronte gjuhët greke, turke, arabe, italiane, sclavone. Por suksesi i një tjetër lloj ishin të interesuar fort si një Murati pushtues ishte zhdërvjelltësi e Skënderbeu me mjeshtri zhdervjellte shpaten, gjuante mirë me hark dhe shtizë, guximi i tij hipur mbi kalë ishte i shkelqyer, pasioni tij ishte për të gjitha lojrat e e diciplinat e luftës, gëzimi i tij ishte gjithmonë kur fitonte në turnire me luftetar nga te gjitha anet.

    Skenderbeu posa kishte arritur moshen 18 vjeçare, i quajtur një nga sandjakats 'e perandorisë, u pesë milje në mënyrë kuaj në kufijtë e Anadollit. Trimerin e tij e shfrytëzon së shpejti tërhiqen të gjithë sytë, dhe pa zili emocionuese, ai vetë i mbuluar me lavdi.
    Në një votim unanim, Ushtria i dha atij suksesin e kësaj fushate.
    Në kthim, Murati e ngarkoi atë me dhurata.

    Atëherë iu dha pseudonimi Skënderbeut (Zoti Aleksandër), nga ky vend, dhe se një ditë ky emër i madh do te jetë i shtrenjtë për të gjithë Perandorin Osmane.

    Shpërblime më të shkëlqyera pritur nga luftëtari i ri me problemet e reja qe së shpejti shpërthyen në Azi, Skënderbeu mori nene komandën e tij një ushtri me qëllim për të mposhtur rebelët e atyre provencave. Të dyja fushatat e mbyllen ekspeditën me triumfin e Gjergjit. Pushtimet të disa vendeve të rëndësishme dhe zona të mëdha qe ende ishin jashtë sundimit osman. Është shumë me rendesi te permendim se ne këto fusha ku Konstandini i Madh kishte mundur Liciniusin në 324 ku, në 378, Valens mundi gotët, fitues i ri, i ndjekur nga një numër i të burgosurve, të rrethuar me flamuj, parulla, pre madhështore, u kthye ngadhnjimtar në Adrianople.

    Trupat e Skenderbeut ishin të freskëta, thuajse të paprekura, ashtu si kishin qenë në gjendje të këmbimit te tyre.

    Në atë kohë, dhe veçanërisht në Lindje, baruti nuk kishte hyre ende me kohë për të ndryshuar artin e luftës: i rezistonte ndonjë trimëri personale, forca fizike gjithmonë ka luajtur rolin kryesor në dramën ushtarake, dhe sfidat e përdorimit te njeriut ndaj njeriut ishte shumë e shpeshtë, si në Iliada dhe Odisea qe sillte kohen si te ishte Jeruzalemi i trimerive per keta heronjë qe ofronin pamje të shpeshta ne keto anë neper Arena te Azisë së Vogël.

    Këto duele nuk bëheshin vetëm në kohën e luftës në mes të dy luftëtarëve të armikut të armatosur, por në paqe, ku një i huaj, një udhëtar është paraqitur në një qytet, duke e quajtur vehten si "azil kerkues", emocionuese e tyre nga provokimet e sotme do të ishin absurde, por dikur kishte gjetur një jehonë, sepse ajo ishte koha e fames dhe trimerisë. Vendosur nën mbrojtjen e guximit dhe nderit, pushtues të huaj nuk i frigonte asgjë pasi qe ata mundin kundershtarin e tyre. Ai qe triumfonte kudo kishte të drejtë azilit.

    Pasi kthehet Skenderbeu ne Andrinopojë, një Skif me trup te një kolosi afrohet ne msin e një ceremonije qe mbahej ne sheshin e qytetit dhe filloi ti sfidoje te gjithë luftetaret dhe personalitet per rrethe Sulltan Muratit.
    Ai Skifi kerkonte nga te pranishmit qe te dalin dy veta në fushë te Arenes tersishte te zhveshur, te armatosur vetem me thikë ne një rrethe aqe te ngusht sa qe dilet vetem me fitore. Këtë propozim te Skitit aqë te egeresuar as një turk nuk qe i zoti ti pergjigjet, edhepse Sulltani kishte ofruar terheqje te një shperblimi te madh per fitimtarin.
    mirepo asnjeri nuk levizte. Ne anen tjeter Skifi vijonte te kercente me provokimet e tij ne Arenen perplotë njerez, i trimeruar nga suksesi i tij qe askush nuk guxonte te matej me te, per një çast Skenderbeu doli ne Arenë dhe iu versul pa armë fare barbarit Skif duke ia kapur me doren e tij te majtë, krahun e djathtë te Skitit qe mbante thiken dhe ia drejton ne fytë dhe e len ne tokë te vdekur Skifin.
    E tere Arena ishte ngritur në këmbë duke leshuar brohoritje ne shenjë guximi dhe admirimi per ngadhnjyesin. Skenderbeu pastaj ia kput koken skifit gjigant dhe ia leshon para këmbëve te Sulltan Muratit si trofe.

    Heren tjeter, mirepo në një rast më dinjezor te tij, Skendebeu tregoi guximin e tij te njëjtë dhe pati te njejten knaqësi.
    Ai e kishte shoqeruar sulltanin në Prusa (bursa) në Bithinië kur aty qfaqen dy kalorës te pasur persanë ku njeri quhej Jahja e tjetri Zampsa, vinin ti ofronin sherbimet e tyre Sulltanit duke deshmuar për trimerit e tyre ata i kerkuan Sulltanit qe ti nxjerri dy trima nga njerzit e tij me te famshem per një dyel, qoftë me heshtë ose me shpata, aty ne sheshine qytetit te Brues.
    Sulltani i pranoi lutjet e ktyre dy persanve dhe u kthye kah Skenderbeu.
    "Pse vonohesh o biri im, ty kurrë nuk te ka munguar guximi, edhe çmimi i ktij triumfi te perket ty, shko pra edhe sot e shenoje rinin tende krenare me krahun tend te pa mposhtur edhe me kete fitore" ...!

    Skenderbeu pranoi me knaqësikete propozim por me kushte qe ai vetun t'iu dali perballë dy mercenerve persanë te cilet duhej te sulmonin nje nga nje e jo qe te dyt pernjehere Skenderbeun.
    Menjehere Skenderbeu i puthë kembët sulltanit, sipas tradites, merr armet e tij dhe kercen mbi kali dhe hyn ne rrethin e perleshjes !
    Së pari i afrohet Jahja hypur edhe ai ne kali i cili kishte ngrehur heshten e tij te mprehët,atehere Skenderbeu hypur ne kali ndeshet me Jahjan ne kalorim ku persani ia ngul shtizen në mburojen e Skenderbeut.
    Jahja mundohej qe me bishtine e shtizes ta rrzonte nga kali Skenderbeun por nuk ia arrin, dikur me mundim e terheq shtizen nga mburoja e Skenderbeut dhe me plotë fuqi Jahja e hedh ne drejtim te Skenderbeut duke shenuar vetem koken e tij, por Skenderbeu largon koken dhe i shpeton ketij sulmi.
    Tani Jahja zbret nga kali, zbret ne tokë menjehere edhe Skenderbeu dhe i afrohet Jahjas, te dy mbanin ne dor shpatat.
    Mirëpo Zampsa, tjetri kundershtar i Skenderbeut, duke thyer konventen(marrveshjen) me vrap shalon kalin e tij ne drejtim te Skenderbeut me shtiz ne dor mirëpo Skenderbeu, duke mos humbur fare kohen më këte dinakeri te kundershtarit te tij per ta denoncuar para publikut, ai ia fut shpaten e hekurit mu ne fyt ku menjehere ra i vdekur para kembeve te kalit te tij.
    Kur e shef Jahja shokun e tij te vdekur per toke, leshon një klithje te tmerrshme dhe versulet ne drejtim te Skenderbeut hipur ne kali. Shpata e Jahjas gati sa nuk e qellon koken e Skenderbeut por me guximin e tij i perballon sulmet e kundershtarit persan. Nga te dy anet ishin te barabaret derisa dikur Skenderbeu me një te qelluar ne qafë e godet Jahjan dhe teju i palles se tij i shkon gati tek kofshet, ashtu qe kali i Jahjas e terhjekë trupin e te zotit te tij te pergjakur i cili pas disa qastesh rrokulliset per toke pa shpirtë.

    I knaqur nga keto ekplorime gjithnje me fitore te një gladiatori te famshem, Sulltan Murati e merrte gjithnje pas veti Skenderbeun, ne te gjitha fushatat e reja.
    Ishin se bahku edhe në rrethimin e Pruses te Nikomedisë dhe te Otresë.
    Ne sulmin e kesaj te fundit, pra në Otre, Gjergji u sul i vetem mbi muret e kesaj keshtjelle, nguli flamurin e Sulltanit dhe ashtu i vetmuar hyri mbrenda ne keshtjellë.
    Mirëpo kur e panë banorët e rrethuar këtë hero qe luftonte me nje trimeri te rrallë, një djalosh floket kaçurrela qe mbante shpaten ne dor, atyre banorve iu kujtua komandanti legjendar, Aleksandri i Madh, te gjithë ran per tokë te gjunjezuar dhe iu dorzuan me thirrjet Aleksander, Aleksander !
    Dikur ne Indi,siper lumit Gangë, ne rrethim te qytetit Oksidrakë qe sot është ne territorin e quajtur Utçe ne mbretrin e Lahores, kur njesoj gati se ne te njejtat rrethana më parë e kishte dhene kete shembull heroik edhe komandanti maqedon Aleksandri i Madh si Skenderbeu në Otre disa shekuj më parë...
    ================================================== ======================================
    Se gati harrova; pr te knaqur edhe shpirtra te tjere si dhe ta rikujtojmi exodin e arbereshve e stergjyshin e Diogardit, pas vdekjes se Skenderbeut mund ta mbushim tere detin Jone m anije duke migruar ne drejtim te italis...një fund si shembje e Trojes dikur....por duke i lene ne fund te ekranit vend edhe per exodusin tjeter 500 vite pas vdekjes se Skenderbeut u erserit e njeta gje por kete radh me anije moderne...me gjithe ata njerez siper, keshtu do mbyllej tabloja.
    Shkoni blini biletat tani se fantezia eshte diku tjeter.


    http://renesancailire.blogspot.com/2....html?spref=fb
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 04-08-2010 më 06:22
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-07-2010
    Postime
    360
    humbje kohe ,apo me mire me thene te mundohemi qe permes filmin te paraqesim skenderbeun ne menyre me profesionale budallallqet e tij.duke u munduar te nxjerni trimerine e tij do nxjerni te zezat e tij heheheeh

  5. #5
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Koheve te fundit skenaristet dhe regjisoret jan materializu shum dhe nuk kursejn asgje per te arritur deri tek cytja e shikuesit.

    Keshtu qe nese behet nje film i tille, hap pas hapi duhet te monitorohet cdo detaj i ketij filmi nga historianet shqiptar, sepse mund te ndodh qe regjisoret apo skenaristet me qellim qe te bejne ndonje boom polemikash dhe synimi te reklamohet filmi, ta paraqesin skenderbeun si ndonje homo, sikur qe e beren aleksandrin homoseksual dhe e tronditi e gjithe greqin dhe poashtu e gjithe opinionin .

    Keshtu qe duhet te kihet kujdes ne kete rast sepse permes nje filmi mund te lexohet nje biblotek librash historie, keshtu qe mjafton ta bejne homo skenderbeun dhe te ndryshohet historia per keq.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    E te pafsha hajrin DioGuardi.. Kshtu hyhet ne forumin shqiptar ,me pun me mund e jo me llafe si grat e keqe.Rrofsh o birë i Arbrit ta paqim borgj per jet e motë.Juve, shkelsia juaj po i beni nderin e merituar heroit ton komtar,dhe kombit tuaj,dhe njiheresh po i tregoni fqinjeve tanë shovenist e rrevizionis se kombi yne qmon lirin dhe vlerat e saja ,qmon ne nivelin meeee te lare te atedhedashuris dhe trimat i puth ne ballë.Keshtu na mesoj ne djep nena jon shqiptare duke i kenduar kenget kreshnike te Gjergj Elezit te Mujit e Halilt te Bajlozvet dhe me kengen e dashur per Herin ton te madhin Kastriot Skenderin.Ksht na mesoi Partia dhe xhaxhi yne Te na rrojn te gjithe Heronjet tan qe nga Kajroja me te madhinSinan e deri ne Dobratin me te madhinZahir.Edhe nji her pergezimet me te sinqerta z Guardi per punen tuaj prej patrioti Rroft Partia jon e qelikosur me popullin si mishi me kocken ,Ehooooo ,eHooooo.........

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    Citim Postuar më parë nga blueton Lexo Postimin
    humbje kohe ,apo me mire me thene te mundohemi qe permes filmin te paraqesim skenderbeun ne menyre me profesionale budallallqet e tij.duke u munduar te nxjerni trimerine e tij do nxjerni te zezat e tij heheheeh
    Spo te kuptojme o njeri qe shkruan shqip?

    sqarohu pak me qarte.

    e ke borxh sqarimin pas atyre qe ke thene ketu me siper.

  8. #8
    uroj vertet qe nje film i tille do realizohej sepse jo vetem qe do nderonte historin e heroit tone kombetar, dhe te kombit tone, por do ishte edhe nje shpagim per te miren qe Skenderbeu i solli Europes.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    Citim Postuar më parë nga MafiaWarz Lexo Postimin
    DioGuardi, film hollivudian për Skënderbeun

    Pretendimet e tij janë për studiot më të mira të Hollywoodit dhe aktorët më të mirë hollivudianë. Thotë se do të kishte marrë Sean Conneryn, po të qe ca më i ri, ndërkohë që varianti më i mirë për të luajtur rolin e heroit shqiptar është pikërisht gladiatori Russell Crowe. Është ish-kongresmeni amerikan Joseph J. DioGuardi, i cili ka shprehur ambicien e tij të guximshme për të realizuar një film për Gjergj Kastriot Skënderbeun.

    Kur gazetari i “The New York Observer” u përpoq të takonte disa muaj më parë ish-kongresmenin republikan, Joe DioGuardi, i cili po mundohej të sfidonte Kristen Gillibrand për karrigen e saj në senat, ai ishte duke folur për një kokë të prerë. Flitej për kokën e kryekomandantit të Gjergj Kastriot Skënderbeut, që i ishte dërguar atij në një valixhe nga Sulltan Mehmeti i II-të, mbasi Skënderbeu kishte dërguar mëkëmbësin e tij për të ofruar kushtet për një armëpushim. Nuk do të kishte asnjë armëpushim dhe osmanët do të vazhdonin të luftonin kundër luftëtarit rebel, deri në vdekjen e tij në 1468. Vetëm atëherë ata mundën të pushtonin vendin e tij. Nëse kjo tingëllon si një histori epike hollivudiane, DioGuardi është në të njëjtën mendje.

    “Është si “Braveheart”, - thotë DioGuardi. “Është një histori mbi lirinë, të cilën amerikanët kanë nevojë ta dëgjojnë. Kjo është arsyeja pse ne kemi një film në zhvillim”, - tregon ish-kongresmeni, që jo rrallë herë e tregon historinë e heroit të shqiptarëve nëpër tavolina me ish-kolegët e tij të Kongresit. Por kësaj here, duket se nuk do të mbetet vetëm në rrëfime tavolinash, por pretendon të arrijë Hollywoodin. Ai i rrëfen gazetarit të “The New York Observer”, se është një nismë tejet serioze, për të cilën po punohet prej muajsh. Po punohet për mbledhje fondesh, ndërsa skenari është në proces. Në të tregohet historia e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, një i krishterë i lindur dhe i islamizuar me forcë. I marrë peng qysh fëmijë në oborret e sulltanit, ai u quajt Skënderbe (si Aleksandri i Madh) dhe u bë oficer në ushtrinë otomane (armenëve penën, shqiptarëve shpatën, është një shprehje turke). Me vdekjen e të atit, me një grup ushtarësh ai kthehet në atdhe, ku qëndroi deri sa vdiq.

    “Nuk ka asnjë dyshim në mendjen time”, - thotë DioGuardi. “Kjo histori është paralelja e “Braveheart”. Të gjithë elementët janë këtu dhe unë do t’i tregoj Amerikës fytyrën e vërtetë të popullit shqiptar. Ne nuk kemi ende një skenar të përfunduar, por ne kemi koncept në letër tashmë, nga një skenarist i ri i mrekullueshëm. Unë i dërgova atij një libër dhe ai tërhoq aq shumë prej tij, saqë kaloi 8 muaj duke studiuar karakteret. Ai zhvillohet mes viteve 1440-1455, kur Skënderbeu kishte edhe zgjimin e tij”, - thotë DioGuardi. “Koncepti tashmë i ka kaluar 11 faqe. Një skenar ka nevojë për më shumë përpunim dhe unë jam duke u përpjekur për ta financuar këtë nëpërmjet fondacionit. Kjo ka qenë një ëndërr shqiptare për vite me radhë dhe duhet të realizohet nga producentët më të mirë të Hollivudit. Nëse ke një skenar që është me të vërtetë profesional, me një histori të tillë, nëse e realizoni në një studio të Hollywoodit, ai do të financohet pothuajse automatikisht. Unë nuk jam duke e bërë këtë për vete. Është për shqiptarët kudo që janë”, - thotë ai. Dhe shpresat e DioGuardit nuk janë pa baza. Një prodhim i përbashkët sovjeto-shqiptar i kësaj historie është bërë në vitin 1953 dhe një version jugosllav u shfaq në 1968. Po kush duhet të luajë Skënderbeun? “Nëse do të ishte i ri, unë do të merrja Sean Conneryn”, - tha DioGuardi. “Aktori tjetër do të duhej të ishte patjetër Russell Crowe. Performanca e tij tek “Gladiatori” ishte e jashtëzakonshme”. E teksa përmend këta emra gjigantësh, duket gati e pabesueshme, por ish-kongresmeni është tepër serioz në këtë çështje. Rrënjët e tij shqiptare janë ende tepër të forta dhe ai është i gatshëm ta tregojë këtë në çdo rast kur flitet për shqiptarët. “Babai im, Joseph Sr, ka emigruar në Amerikë nga Katundi, një fshat arbëresh në Italik, i njohur edhe si Greci, në vitin 1929, në moshën 15-vjeçare. Familja e tij rrjedh nga një prej dy mijë ushtarëve të Skënderbeut, të vendosur shekuj më parë në Katund dhe kjo është një kujtesë se fara e Skënderbeut vazhdon ende të përhapet në të gjithë botën”, - është shprehur DioGuardi. Mes tyre është edhe e bija, Kara DioGuardi, një kantautore e suksesshme, një nga anëtarët e jurisë së “American Idol”. /Panorama/


    Nese tema eshte ne vend te gabuar barteni
    dhe një version jugosllav u shfaq në 1968.

    do doja ta shihja kete version te ketij filmi qe e kane bere jugosllavet.nese eshte e mundur me trego ku mund ta gjej kete film .
    do te isha vertet shume mirenjohes nese do me ndihmoje.


    sa per nismen e ketij kongesmeni amerikan gezohem dhe pres me padurim te realizohet nje fim i tille , ku mund te tregohen virtytet e mira te shqiptaret si patriotizmi . besa , fjala e dhene , mbrojtja e krishterimit dhe identiteti i vertete i pupullit shqiptar si te krishtere europiane e jo shqiptare muslimane te arabizuar e turqizuar sic jane bere disa keto 500 vitet e fundit.

    urime dhe suksese.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    ishalla bohet po ashtu sic eshte historia e vertete

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •