-
Mulla Sherif Ahmeti
Dokumentar kushtuar jetės dhe veprės sė hoxhės Sherif Ahmeti.
http://mesazhi.com/news_detail.php?id=14111
-
-
Fjala e Myftiut nė akademinė pėrkujtimore pėr H. Sherif Ahmetin
Fjala e Myftiut tė Kosovės, Mr. Naim Tėrnava nė akademinė pėrkujtimore me rastin e 10 vjetorit tė vdekjes sė H. Sherif Ahemtit
E nderuara familje Ahmeti
Te nderuar pjesėmarrės tė kėsaj Akademie pėrkujtimore
Tė nderuar tė pranishėm
Jemi tubuar sonte nė kėtė akademi pėrkujtimore me rastin e dhjet vjetorit tė vdekjes sė doajenit dhe eruditit tė publicistikes Islame nė Kosovė Haxhi Sherif Ahmetin. Me prezencėn tuaj, Ju keni nderuar e respektuar personalitetin dhe shėmbėlltyrėn e kėtij dijetari mendjendritur.
Tash nėntė vjet pas luftės ky amfiteatėr nė tė cilėn u mbajtėn shumė tubime nė vitet 89- 99 ju dėshiron mirėseardhje meqė shumė herė ishit prezent nė kėtė ambient, nė tė cilin pothuajse parakaluan kokat mė tė ngritura e tė ditura tė kombit tonė. Ky amfiteatėr qė prej sonte quhet: "Amfiteatri H. Sherif Ahmeti" edhe mė tepėr e rrit respektin e nderin e vet, kur nė tė, nėpėrmjet kėsaj akademie, rikujtohet hoxha e alimi ynė Haxhi Sherif Ahmeti, i cili nė kohėn, rrethanat dhe hapėsirėn kur veproi ishte shembull se si duhet punuar e sakrifikuar pėr njė tė ardhme sa mė tė mirė tė fesė e tė atdheut.
Nė kėtė akademi pėrkujtimore dhe nė sesionin shkencor qė u mbajt sot paradite ku 21 shkencėtar e hulumtues hodhėn dritė mbi figurėn kushtuar kėtij personaliteti tė paharruar, ngase i tillė mbeti me punėn dhe kontributin e tij, do tė jetė rast i mirė qė tė thuhen shumė tė pathėna pėr kėtė alim, mėsues, hoxhė, pedagog e vaiz, i cili tėrė jetėn ia kushtoi dijes e shkencės, dhe mbeti shembull qė duhet ndjekur gjeneratat qė vijnė pas.
Ju faleminderit shumė pėr marrjen pjesė nė kėtė akademi pėrkujtimore nė numėr kaq tė madh, sepse Haxhi Sherif Ahmeti edhe e ka merituar kėtė nder e respekt.
Sonte jemi tubuar kėtu pėr tė rikujtuar edhe njėherė porositė dhe mesazhet e H Sherif Ahmetit ndaj me respekt e mirėnjohje nderojmė veprėn madhore tė hoxhės sonė, i cili nė rrethana jashtėzakonisht tė vėshtira e tė disfavorshme pėr fjalėn e shkruar, arriti qė kėto mėsime t'i pėrbirojė nėpėr vrimėn e gjilpėrės, nė mėnyrė qė ato tė arrijnė tek lexuesi i cili kishte aq shumė nevojė pėr to.
I madhi Zot nė Kuranin famlartė thotė: "...All-llahu i lartėson ata qė besuan prej jush, i lartėson nė shkallė tė lartė ata tė cilėve iu ėshtė dhėnė dituri. All-llahu ėshtė i njohur me atė qė e punoni". Ajeti-11 El-Muxhadele.
Pata fatin qė H. Sherif Ahmetin tė mos e njihja vetėm nga larg, as nėpėrmjet tė tretit por nga afėr, nga bankat e Medresesė, aty ku kalitej shpirti i brezit tė ri. Edhe pse nė kushte e rrethana tepėr tė vėshtira, aty mbillej shpresa pėr njė ardhmėri mė tė mirė Islame dhe atdhetare.
Gjendja nė tė cilėn gjendej populli ynė pas luftės sė dytė botėrore ishte tejet e rėndė edhe nė fushėn e arsimit. Mungonin kuadrot mėsuesit qė fėmijėve tanė duhej mėsuar shkrim-leximin, pėr tė cilin ishin flijuar shumė breza. H Sherifi pa hezituar fare kur e pa kėtė nevojė tė madhe pėr arsimimin e brezave tė rinj, e gjejmė tė angazhuar nė procesin e hapjes sė shkollave shqipe nė rrethinėn e Lypjanit e mė gjerė, si dhe mėsues i gjuhės shqipe nėpėr disa shkolla.
Ėshtė kjo kohė kur intelektualėt shqiptarė tė kohės edhe pse nėn sundimin e egėr serb u organizuan nė hapjen e shkollave nė gjuhėn amtare, ku haxhi Sherifi qe ndėr tė parėt qė me shumė zell iu pėrkushtua misionit tė mėsuesit.
Kėshtu mė 19 dhjetor tė vitit 1949 emėrohet mėsues i parė i gjuhės shqipe nė shkollėn fillore tė Banullės, ndėrsa mė vonė Haxhi Sherifi emėrohet edhe drejtor i gjimnazit tė ulėt nė Gadime tė Lypjanit. Mė 1952, haxhi Sherifi emėrohet drejtor i tetėvjeēares nė Sllovi deri mė 1955, ku krahas detyrės sė drejtorit ushtroi edhe atė tė mėsuesit.
Aktiviteti dhe kontributi i madh i Haxhi Sherif Ahmetit filloi t'i shqetėsonte udhėheqėsit e atėhershėm serb, tė instaluar me dhunė nė Kosovė. Haxhi Sherif Ahmeti vinte nga njė familje me traditė fetare e atdhetare, ndaj edhe nuk i trembej syri nga presionet e vazhdueshme tė inspektorėve serbė tė arsimit qė udhėhiqnin me arsimin shqip nė Kosovė.
Mė 1956 H. Sherifi detyrohet pėr ta lėnė detyrėn e mėsuesit, por tash H. Sherifi me shokė veē kishin pėrgatitur kuadėr pėr tė vazhduar rrugėn e tyre drejt arsimimit tė shqiptarėve.
H Sherifi i rikthehet misionit tė imamit nė xhaminė e fshatit Gllogoc tė Lypjanit.
Sa ishte imam, zgjedhet kryetar i Kėshillit tė Bashkėsisė Islame tė Lypjanit, detyra kėto qė h. Sherifi i kreu me ndėrgjegje e pėrkushtim tė lartė deri nė fillim tė vitit 1965, kur nga Lypjani kaloi mėsimdhėnės nė Medresenė e mesme "Alaudin" tė Prishtinės.
Pas Luftės II Botėrore, Serbia mbylli tė gjitha Medresetė ekzistuese nėpėr Kosovė, ato nė Prishtinė, Prizren, Gjakovė, Pejė, Vushtrri, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicė etj, duke iu pamundėsuar pjesėtarėve tė besimit Islam pėrgatitje tė kuadrit, i cili mė vonė do t'i shėrbente atij. Megjithatė, pas shumė sakrificash, gjyshėrit dhe baballarėt tanė arritėn qė tė hapin njė Medrese nė Prishtinė, nė tė cilėn do tė ndiqnin mėsimet nxėnės nga tė gjitha viset shqiptare e mė gjerė. Medreseja edhe pse punonte nė kushte tejet tė vėshtira arriti tė pėrgatiste kuadro qė shumė shpejt do t'i shėrbenin popullit.
Krahas detyrės sė mėsimdhėnėsit, H. Sherifi pėr 13 vjet rresht (1970-1983) ka qenė edhe drejtor i Medresesė, njė detyrė qė e kreu me shumė sukses.
Krahas angazhimit tė tij nė Medrese, haxhi Sherifi dha njė kontribut tė madh edhe nė udhėheqjen dhe drejtimin e institucioneve fetare tė Bashkėsisė Islame. Kėshtu mė 1969, haxhi Sherifi zgjedhet kryetar i Shoqatės sė Ylemave. Edhe kėtu tregohet udhėheqės dhe vizionar i madh. Duke parė nevojėn e besimtarėve pėr nxėnien e njohurive fetare, dhe mungesėn e teksteve fetare nė gjuhėn shqipe, Haxhi Sherifi me shokė, megjithėqė i pėrballur me shumė sfida e peripeci, vėmendje tė posaēme i kushtoi pikėrisht pėrgatitjes sė literaturės Islame nė gjuhėn shqipe. Kėtė mision tė vėshtirė ai e mori me seriozitetin mė tė madh.
Haxhi Sherifi megjithėqė nė pension e nė moshė tė shtyrė, mė 1992 iu pėrgjigj kėrkesės sė Dekanatit tė Fakultetit tė Studimeve Islame tė Prishtinės, qė u themelua atė vit, pėr tė ligjėruar lėndėn e Akaidit .
Haxhi Sherifi pos qė ishte i respektuar e i nderuar nga nxėnėsit, kolegėt e xhemati, pėr njohuri qė posedonte, respektohej edhe nga qarqe shkencore e nga personalitete mė eminente nė fushėn e dijės, me tė cilėt mbante kontakte e korrespodenca tė rregullta.
H. Sherif Ahmeti, pėrpos kontributit si mėsimdhėnės, e alim i njohur, ėshtė edhe njė ndėr themeluesit e publicistikės islame nė gjuhėn shqiŹpe nė Kosovė. Fillimisht punimet e tij i botoi nė "Buletinin Informativ", pastaj nė "Takvim", nga viti 1971 nė revistėn "Edukata Islame", e mė vonė edhe nė "Dituria Islame".
Pos publicistikės, sė cilės H. Sherifi i vuri themelet dhe i priu afėr dy dekada, kontribut tė madh dha edhe nė pėrgatitjen e literaturės fillestare pėr njohurit e fesė islame. Kėshtu nė vitin 1969 pėrktheu nga boshnjakishtja Ilmihalin, mė vonė pėrktheu dhe transkriptoi Jasini sherifin, pastaj pėrgatiti botimin e Mevludit me shkronja shqipe, dhe nė vitin 1988 botoi pėrkthimin e Kuranit nė gjuhėn shqipe.
Puna dhe kontributi i haxhi Sherifit nė publicistikėn Islame, e bėnė atė njė erudit tė gjysmės sė dytė tė shekullit tė shkuar. Me punimet e tij nė periodikun e kohės ai trasoi njė rrugė tė sigurt pėr brezat e ri duke hapur perspektivėn e sigurt pėr tė ngritur kėtė fushė nė themele tė shėndosha.
Shoqėria jonė nė shekullin qė shkoj me ideologjinė komuniste mund tė themi se i ngjante njė ndėrtese tė cilėn e kishte goditur njė tėrmet i fort ku pothuajse asgjė nuk kishte mbetur nė vendin e vet. Shumė nga vėllezėrit e motrat tona kishin rėnė aty ku nuk duhej.
Shekulli qė shkoi ishte pėrplot dhimbje e lot pėr popullin tanė por edhe krenar , ngase aty edhe u vunė gurthemelet e shtetėsisė se Kosovės me daljen ne skenė edhe te UĒK-sė ku shumė nga vėllezėrit e motrat tanė u flijuan pėr ta pasur njė fillim shekulli tė ri me plot tė mira e shpresė tė madhe pėr njė tė ardhme edhe mė tė mirė brenda trojeve tona etnike.
Nė kėtė shoqėri tė nėpėrkėmbur u ngrit muderrisi ynė si fryma qė i jep gjallėri organizmit pėr ta shpėtuar atė qė ėshtė e mundur pėr ta shpėtuar. Kur tė gjitha forcat ishin vėrsulur pėr ta fshirė nga mendja e shpirti ndjenjėn e besimit.
Ndaj pėr ta luftuar kėtė ēmenduri njerėzore nė raport me besimin hoxha u ngit me njė energji tė paparė deri atėherė duke qėndruar stoikisht dhe duke i bėrė me dije besimtarėt se ēfarė ėshtė duke ndodhur me popullin tonė.
Emri i tij kishte depėrtuar jo vetėm te nxėnėsit e medresesė por nė tė gjitha familjet islame nė Kosovė, Maqedoni, Mal tė Zi, Luginė tė Preshevės Sanxhak etj.
Kushdo qė lexoi me vėmendje shkrimet e H. Sherfi Ahmetit nėpėr revista, libra apo dėgjonte kėshillat e tij, shihte para vetes njė mendimtar shumė tė sinqertė e pa kompleks, i cili e tha tė vėrtetėn pėr Islamin edhe nė kohėn kur ishte vėshtirė tė thuhej. Kjo cilėsi e tė thėniet tė mendimeve deri nė fund dhe ballafaqimi me realitetin, ėshtė dėshmia mė e madhe e njė edukate tė lartė intelektuale e cila bazohej nė principin se: "E vėrteta duhet tė thuhet sado e hidhur qoftė".
Kjo cilėsi e H. Sherif Ahmetit dėshmon shkallėn e lartė tė origjinalitetit dhe intelektualitetit qė e posedojnė njerėzit qė shquhen me guxim tė rrallė tė dijetarit tė mirėfilltė.
Shkrimet e tija ishin mishėrimi i tėrė pėrkushtimit tė tij jetėsor. Tė ngritur mė njė guxim nė mbrojtje tė parimeve islame nė kohėn kur nė Kosovė me dhunė ishte instaluar Sistemi komunisto-ateist, dėshmon pėr guximin, gatishmėrinė pėr tu ballafaquar me pasoja tė ndryshme, kryerja e njė amaneti nga ana e Allahut dhe nė tė njėjtėn kohė edhe mos shitja e shpirtit pėr tė mirat e kėsaj bote.
H. Sherif Ahmeti me punėn e tij la gjurmė tė pashlyera te brezi kur ai jetoi dhe veproi si hoxhė, mėsues, pedagog, vaiz, udhėheqės dhe organizatorė i mirė.
Edhe sonte kėtu para juve, mund tė pohoj me plotė gojėn se ishte kėnaqėsi e veēantė tė dėgjosh Mulla Sherifin gjatė ligjėrimit, duke shtjelluar temat qė pak kush kishte guximin ti shtjellonte, ngase vitet e 70 ishin vite kur edhe nė Kosovė komunizmi i instaluar kryesisht me dhunė nėpėr institucionet tona, kishte arritur kulmin kur ateizmi ishte ideologjia e cila mbisundonte me forcė mbi ēdo fushė tė jetės, atėherė kur edhe nė Kosovė trumbetohej pėr njė vėllazėrim e bashkim tė rrejshėm.
H. Sherif Ahmeti punoi me njė strategji dhe guxim tė paparė mė herėt duke menduar veten dhe hoxhallarėt e tjerė qė tė shpėtohet ajo qė ishte e mundshme pėr tu shpėtuar, a nė veēanti ajo pjesė e rinisė e cila do tė bartė pėrgjegjėsinė mė vonė, veproi nė kushte kur pasuria e B. Islame grabitej me force nga komunistėt, kur rrėnoheshin xhamit, mbylleshin Medresetė e mejtepet, kur shumė xhami ishin shndėrruar nė depo e parkingje pėr veturat e zjarrfikėsve, kur nė vazhdimėsi punohej pėr njė bllokadė te mėsimeve fetare. Ne kėto rrethana tepėr tė vėshtira H. Sherif Ahmeti shpesh here na thoshte: "Nxėnės mėsoni ngase ky sistem shumė shpejtė do tė bie,e pėrgjegjėsia do tė bie mbi ju". Kjo edhe ndodhi, kėtė ditė e pėrjetoi edhe hoxha jonė H. Sherif Ahmeti.
Nėse kemi guximin dhe duhet ta kemi atė tė tėrheqim njė paralele mes Xhemaludin Afganit, Seid Kutbit, Hasan Elbenas, Shejh Sharavit, Ibrahim Dalliut, Hafiz Ali Korqės etj. do tė shohim se H. Sherif Ahmeti ishte njė kalibėr i tillė pėr kohėn, rrethanat, kur jetoi.
Njeri i cili kishte ndjekur mėsimet e kėtyre dijetarėve ngase tėrė autoritetin, dijen e vet gjatė tėrė jetės H. Sherif Ahmeti e ka vėnė nė funksion tė plotė tė prosperitetit dhe avancimit tė meritave apo edukatės islame.
Emri i H. Sherif Ahmetit edhe sot 10 vjet pas vdekjes sė tij ėshtė njė emėr qė tė dhuron forcė pėr sakrificė tė mėtutjeshme nė fushėn e pafund tė Islamit. Pra emri i tij ėshtė njė shenjė e gjallė nė kujtesėn tonė fetare, ndaj edhe ne kėtė 10 vjetorin e vdekjes duhet ta marrim si vėrejtje pėr tė gjithė se mėsimet islame ende nuk janė tė lira. H. Sherif Ahmeti flet edhe tash kur heshtė,veprimtaria e tij nė fushėn e publicistikės flet se kush ishte H. Sherif Ahmeti.
H. Sherif Ahmetin i Madhi Zot e nderoi edhe me begatin mė tė madhe tė kėsaj jete, ngase i dha dije, gatishmėri, guxim qė tė pėrkthej nė gj. Shqipe Kuranin famėlartė, i cili e bėri tė pavdekshėm H. Sherif Ahmetin ngase ky pėrkthim u shumėzua mbi 1 milion kopje, duke u botuar nėpėr metropole tė ndryshme tė botės si nė Medinė, Kajro, Londėr, Romė, si dhe nė Prishtinė.
Pėrkthimi dhe komentimi i domethėnieve nga ana e Haxhi Sherif Ahmetit, pėr veē qė na udhėheq neve qė kemi tė pamur, prej kėtij viti, ndriēon edhe zemrat e mendjet e atyre qė Allahu i ka sprovuar me verbėri, e kjo do t'ua mundėsojė atyre qė tė shijojnė ėmbėlsinė e Kuranit edhe nė alfabetin e tyre tė veēantė tė Brait. Bashkėsia islame e Kosovės kėto ditė shtypi 10 exemplarė tė Kuranit nė alfabetin e Brait dhe ua ka shpėrndarė 10 qendrave tė tė verbėrve anekėnd Kosovės, ndėrsa sė shpejti nė dhuratė tė tillė do tua pėrcjellim edhe Shoqatės sė tė verbėrve nė Shqipėri.
Unė them se BIK. dhe shoqėria mbarė, institucionet tona shtetėrore kėtyre figurave qė aq shumė kontribuuan pėr fe e atdhe ju ka borxh, ngase sistemi komunisto-ateist ishte i pashpirt nė kėtė drejtim. Le tė jetė kjo njė nismė e mbarė, dhe premtoj se do tė bėjmė edhe mė shumė nė kėtė drejtim, do tė ndriēojmė edhe shumė figura qė i ka mbuluar pluhuri i historisė, deri diku edhe me fajin tonė. BIK-u nuk do tė kursej nė kėtė drejtim, por do tė kontribuojė me tėrė fuqinė qė ka nė ndriēimin e kėtyre figurave fetare dhe atdhetare, qė dhanė gjithēka nga vetja.
Pėr kontributin e dhėnė nė fushėn e fjalės sė shkruar islame nė gjuhėn shqipe, H. Sherif Ahmeti, mė 1997 ėshtė nderuar me mirėnjohjen "Pena e Artė Islame" pėr vepėr jetėsore, tė cilėn ia ndau Kryesia e Bashkėsisė Islame tė Kosovės.
H. Sherif ef. Ahmeti vdiq me 14. prill tė vitit 1998 dhe u varros nė Prishtinė.
Tė nderuar tė pranishėm!
Siē thashė edhe mė lart, prej sonte ky amfiteatėr mban emrin e Haxhi Sherif Ahmetit, sikur qė emrin e doajenit tonė tė madh, do ta bartė me nder e krenari edhe biblioteka e Fakultetit tė Studimeve Islame nė Prishtinė..
Nė fund, propozoj qė prej kėtij viti 2008, pėr nder tė kėtij alimi tė madh e tė nderuar tė Kosovės, tė jetė tradicional shpėrblimi me emrin: "Pena e artė islame - muderris Sherif Ahmeti", shpėrblim, tė cilin do ta ndajė tradicionalisht Kryesia e BIK - ut, pėr kontribuuesit nė lėmin e fjalės sė shkruar shqipe nė ngritjen e kulturės dhe vetėdijes islame.
Ju faleminderit,
Myftiu, Mr. Naim Tėrnava
Prishtinė, 16 prill 2008
http://www.islamgjakova.net/kultur/f...if_ahmetin.htm
-
-
Shike shike edhe myftit paskan menu per shqiptaret!!!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt