Mosha e leshit!![]()
Po kur iken qe i vogel, shume gjera nuk i di, edhe pse mendon se i di te gjitha.
Po ca pendimi amon, kshu duhet te shkonin gjerat...e duhen pranuar.
Askush nuk largohet nga vëndi vet me vetdashje. Eshtë logjikisht e pamundur tek njëriu. Largimi i një pjese shumë të madhe njerëzish vjen si pasojë e një kushtëzimi i imponuar nga situata socioekonomike në Shqipëri për tu larguar. Mos kishte ndodhur ky largim, me këtë trend destruktiv sot Shqipëria nuk do kishte këtë stabilitet të vrazhdë që ka. Nga ana tjetër po të kishte një vizion të qartë socio-ekonomik, sot Shqipëria do ishte disa dekada më përpara, ndoshta me të njëjtat standarte që ka Kroacia, me një popullsi më të madhe, por më solide nga pikpamja e edukimit dhe vizionit për të ardhmen.
Ajo që ndodh periodikisht tek ne është as më shumë e as më pak se një katastrofë njerëzore dhe intelektuale e studiuar me art tash e mijëra vjet që të vetrregullohet nga monstrat politikë që vendosen në krye.
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
Kombformimi, apo shtetformimi janë fjalë të reja për koncepte të stërmocme që i përkasin zhvillimeve evolucionare pra natyrore të njëriut në sensin darvinian singular evolutiv apo një grupi njerëzish. Sic ke evolucion të llojit në njëjës pra, ke dhe evolucion si strategji grupi. Ajo që ti ke shprehur është thjeshtë një teori kozmopolitësh që është e bazuar thellësisht në një dystopi.
Analizohe mirë atë që thashë. Nëse kërrcet tërmeti edhe mund të largohesh(edhe pse Japonezët si popull, ose ata në Indi që rrihen nga moonsonet nuk do binin dakort me konceptin tënd) sepse është një kushtëzim që të është vënë. Në rastin shqiptar, kushtëzimi është jonatyror, por ka dhe raste ku mund të jetë i tillë, psh, ndryshim klimaterik, epokë akulli etj.
Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 29-07-2011 më 08:13
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
Krijoni Kontakt