ju pershendes ju te gjithve nga Elbasani..
ju pershendes ju te gjithve nga Elbasani..
Dihet qe pasi vdiq Skenderbeu, pothuajse te gjitha qytetet shqipetare rane ne sundimin osman (sikurse edhe gjithe Ballkani).
Elbasani, fatkeqesisht ishte nder qytetet e para qe iu nenshtrua sundimit e prandaj emrin ia vendosen Turqit si fillim: "Ilbasan", pikerisht qe do te thote "popull i nenshtruar" e kur u mor panvaresia, u vendos qe mos mbahej me emri Ilbasan qe kishte nje histori ne nje fare menyre te dhimbshme e pa lavdi e te nderrohej ne Elbasan.
La vita è bella...
Keni per te ngren noj gjo?![]()
tempus fugit, amor manet in aeternum corde
Ka kan hum elbasanllit mer bab?!
Mos harro ti lutesh Zotit çdo mbrëmje.
Në krahun e djathtë të derdhjes së lumit Shkumbin atje ku ai kryqëzohet me rrugën e famshme Egnatia shtrihet qyteti i Elbasanit me emrin e lashtë Skampis. Gjatë historisë së lashtë Elbasani e ndërroi shpesh emrin e tij, por për herë të parë e gjejmë të shkruar në dokumentat historike të shekullit të II-të si vicus me emrin Scampis në varësi të Dyrrahut.
Scampisi ishte një kastium (kështjellë) tipike romake e ndërtuar në kapërcjellin e shek.III- IV e.s.
Fortesa rrethohej me mure të fuqishëm. Nga të katër anët një hendek i thellë me ujë dhe 26 kulla të formave të ndryshme (në formë U-je dhe patkoi) përforconin fuqinë mbrojtëse të saj. Kalaja kishte katër hyrje një për secilën anë.
Në shek. VI qyteti zhvillohet jashtë kështjellës duke qenë qendër peshkopale me një katedrale dhe një bazilikë në kodrën e Tepes pranë Kalasë. Në vitin 1466 Kalaja e Elbasanit bie në duart e osmanëve, të cilët e rindërtuan thuajse tërësisht dhe prej tyre ai mori emrin Ilj-basan (Elbasan). Me këtë emër u bë qendër sanxhaku në shek.XVII-XVIII-të duke patur një zejtari tejet të zhvilluar dhe një tregëti brenda dhe jashtë vendit. Në mes të shek.XVII-të ai numëronte 900 dyqane, 2.000 shtëpi banimi. Zejet më të dëgjuara ishin regjia e lëkurave (tabakët), punimi i mëndafshit dhe i argjëndit (zbukurime dhe armë).
Brenda qytetit përveç banesave dhe dyqaneve Elbasani përmbante tashmë një numër të madh ndërtesash kulti si: kisha, manastire, xhami, dhe hamame (banja publike).
1. Kështjella e Skampis-it
Kështjella e Scampis-it është ndërtuar në kohën e sundimit të perandorit Dioklecian (284-305). Ajo është ndërtuar tërësisht sipas teknikës romake opus mixtum. Muri i kësaj periudhe ndërtimi me trashësi 3 m gjendet kudo në nivelin e poshtëm të kështjellës.
2. Via Egnatia
Kjo rrugë është vazhdimi i Via Appia-s që fillon nga Roma antike deri në Brindisi. Në vendin tonë Via Egnatia fillon nga Apollonia dhe Dyrrahu, dy degëzime që bashkohen pranë Scampis-it në bregun e majtë të përroit të Zaranikës për të vazhduar drejt Lindjes në veri të liqenit të Ohrit deri në Selanik. Kjo rrugë mendohet se është ndërtuar midis viteve 146-120 p.e.s.
3. Xhamia Mbretërore
Xhamia Mbretërore është një nga faltoret më të hershme të Shqipërisë, daton në vitin 1492. Kjo faltore përputhet me të gjitha xhamitë e tjera të emërtuara mbretërore që u ndërtuan nga Sulltan Bajazitit i II-të në fund të shekullit të XV. Xhamia u mbyll në 1967 gjatë diktaturës komuniste dhe u rihap mbas 1990.
4. Kisha e Shën Mërisë Elbasan
Kisha e Shën Mërisë ndodhet brenda kështjellës së Elbasanit dhe është rindërtuar në vitin 1833.
5. Hamami i Kalasë
Hamami brenda Kalasë, njihet edhe si Hamami i grave, i takon fundit të shekullit të XVI. Skema e hamamit fillimisht përbëhet nga tre dhoma kryesore: dhoma e zhveshjes, e izolimit dhe e larjes. Gjatë shekullit XX, Hamami i Kalasë u perdor si magazinë ushqimore. Sot, në këtë ndërtesë ka një lokal.
6. Kulla e Sahatit
Kulla e parë e Sahatit u ngrit këtu në shekullin e XVII dhe u rrënua para vitit 1854. Kulla e dytë prej druri, e ngritur gjatë viteve 1865-1869. Pas rrëzimit kjo kullë u zëvëndësua me kullën vazhduese në 1899.
Mbishkrimi në portën hyrëse të kullës thotë: “Mbreti i Botës mirësinë/dhe ngjallën këtë kohëtregues të bukur dhe zemërledhatues/shumë u përpoq, u kujdesua dhe u interesua Aqif Beu/zoti i dhashtë si shpërblim gjithë të mirat e kësaj bote/kur tingëllon, me zërin e tij njofton për bukuri kohën e saktë/në mënyrë të përsosur nga të katër anët tregon minutat/meqë zotëron intuitën e vjershëtorit tuaj/O Refit vitin e ndërtimit të tij/E ndërtuan në fillim të vitit 1315 (që i takon vitit 1899).”
Emblema
Emblema e qytetit u miratua më 8 tetor 1996, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të qytetit. Ajo është skicuar nga piktori-skenograf Sadik Kasa dhe emblema përcakton lashtësinë e qytetit, traditën në lëmin e dijes dhe të arsimit dhe gjelbërimin elbasanas. Lashtësia përfaqësohet me kalanë e Elbasanit. Kalaja tipizohet me portën, që nga populli thirret “Porta e Kalasë” dhe bedenat e saj. Porta e kalasë është funksionale dhe njihet si pikë referimi arkeologjike, letrare, muzikore. Tradita në lëmin e dijes dhe të arsimit në Emblemë, përfaqësohet me librin e hapur në themelet e kalasë, duke paraqitur dhe shkallët e dijes. Ngjyra jeshile në Emblemë përfaqëson gjelbërim, që s’mbaron dimër e verë, pasi kultivohen pemët, lulet, ullirin që krijojnë “Gjerdanin e gjelbër” rreth e qark qytetit. Për miratimin e Emblemës “ ELBASANI ” u organizuan dy ekspozita me 45 emblema, u dhanë mendime në gazetat lokale dhe ato kombëtare, u shkëmbyen mendime dhe u dhanë alternativa të ndryshme. Në fund u vendos të përzgjidhej kjo Emblemë
Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë.
Ca bahet ketej ! Elbasan I bukur elbasan
Pershendetje Sofra e Elbasanit.
♥ Nëse kerkon besimin tim, Më jep sinqeritetin tënd... ♥
Mesa shof qenkeni shume nga Elbasani qe ju bashkon forumi .Kam njohur elbasanllinj dhe ne femijeri dhe ne pleqeri .
Krijoni Kontakt