Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4

Tema: Aziz Nesin

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Aziz Nesin

    Ja ku u martuam!


    AZIZ NESIN

    Aq u ngazėlleva qė ma pranove propozimin sa... Ke pėr tė parė, duart e mia do tė bėjnė tė pamundurėn qė tė tė kėnaqin. As mos e vėr nė dyshim! Nė udhėtime kemi pėr ta kaluar muajin e mjaltit! Jo njė, po tre muaj. Nga viset qė do tė vizitojmė, miqve do t’u dėrgojmė kartoline. Ēdo gjė do tė rrjedhė ashtu siē dėshiron ti. Vetėm hap gojėn. Nė fillim do t’i biem kryq e tėrthor Evropės: Romė, Venecie, Milano, Nisė, Paris, Berlin...

    Por dėgjo, e dashur, diē dua tė tė them. A nuk tė duket se tre muaj endjesh

    janė ca si shumė? Ti e di se, me ato tė holla, mund tė zinim njė shtėpi me qira. Hė, si thua?

    -...

    - Domethėnė qenke nė njė mendje me mua... Ē’na duhet tė dalim jashtė vendit?... Muajin e mjaltit mund ta kalojmė kėtu... Se ku ta gjejmė valutėn? Mė parė do tė lundrojmė nė Detin e Zi, pastaj nė Mesdhe... Apo s’ėshtė bukur tė bredhėsh me vapor?

    -...

    - Ti je engjėll, e shtrenjta ime. Madje, e dija qė do tė ma pranoje kėtė propozim. Tani a tė tė them edhe nja dy fjalė? Nė atė periudhė nuk udhėtohet lehtė. Le anijet qė do tė jenė dėng me njerėz, por edhe deti do tė tėrbohet nga dallgėt. E mira e tė mirave: hajde kėtu nė Bursė tė rrimė ndonjė javė. S’e kam drejt? Kėtej edhe bukur ėshtė, edhe lirė na del...Ah, ti e ke zemrėn flori e shkuar floririt!

    - ...

    - E dashur, ē’thua sikur tė rehatohemi ca net nėpėr hotele?... Atje do tė tė blej edhe njė varėse tė shtrenjtė. Nuk t’u dukka me vend mendimi im? Vėrtet? Epo, ti e ke nė dorė. Zaten, ti je vajza mė e menēur nė botė...

    - ...

    - Prit, se m’u kujtua edhe diēka tjetėr. Meqė hoqe dorė nga varėsja, me ato tė holla do ta bėjmė dasmėn tonė. Ah sa mirė do t’ia kalojmė!

    - ...

    - Pra, tė pėlqeu mendimi im... Ti je femra mė e zgjuar qė njeh globi. A tė tė ēuēuris nė veshin e bukur edhe dyzė fjalė? Me tė hollat qė kam, do tė tė blej fustanin mė tė hijshėm tė nusėrisė. Njė herė martohet njeriu. Apo, mė mirė, nė vend tė fustanit tė blejmė dy-tri gjėra pėr shtėpinė e ardhshme?

    - ...

    - Plot me tru e paske kokėn. Mirė thua: tė heqim dorė fare nga shpenzimet e dasmės... Marrim njė apartament me qira dhe njė fustan tė thjeshtė pėr ty.

    - ...

    - Dėgjomė edhe njė minutė... Tani apartamentet janė tejet tė shtrenjtė... Kėshtu pra, le ta ngremė folenė nė ndonjė banesė pėrdhese nė periferi. Po, po, edhe vetėm njė dhomė sikur tė jetė... Se, tani pėr tani, s’jemi kallaballėk. Si?... Dashke tė bėjmė celebrimin? Natyrisht, shpirt i vogėl. Atė ditė do tė ftojmė edhe miq e shokė. Pa dale, dale pak... Ē’na hyn nė qese celebrimi? E ē’ėshtė ai, nė fund tė fundit: njė copė letėr. As qė duhet tė ēajmė kokė pėr tė. Me ato tė holla qė kėrkon avokati, unė ta sjell fustanin nė dorė. E ē’fustan se! Pa le qė do tė ta qep tek njė mjeshtėr i klasit tė parė! Sa mė shpejt!...

    - ...

    - E dashur, siē e sheh, vera po afron. Tani s’mbahen dot veshjet e trasha. Pa hidh njė sy nė kėto beze... Sa tė bukura! Ngjyra-ngjyra... Lule-lule... Ja, nga kjo do tė marrim plot katėr metra... Behar ėshtė... Dielli tė pėrvėlon si saē... Fustani duhet pa mėngė, pa jakė... Sa mė i shkurtėr... Njė metėr beze del e tepron...

    - ...

    - Ah, ti qenke vajza mė e virtytshme qė ka bota... Njė mendje paskemi. E kur dy zemra rrahin njėsh, edhe rruga shesh me lule t’u shtruaka! Shtėpi nuk marrim, se s’kemi me se. Apo s’e kam mirė? Edhe bezja nuk ėshtė e domosdoshme. Barku sikur po tė ankohet. Prit se do tė tė ble njė sanduiē. Edhe njė ēamēakėz qė tė eglendisesh. Tani eja tė tė puth.

    Pllaq, plluq, fap, fup. Oooh!

    ... Ja, edhe kjo mbaroi, e dashur: u martuam! S’qenka ndonjė punė kushedi se sa e rėndė. Ah, thashė unė: ti qenke vajza mė e mirė nė botė... Ndryshe, si do tė martoheshe me mua? Nuk mė beson? Pėr kokėn tėnde, u martuam!

    Pėrktheu: Ardian Kyēyku

    STANDART.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2

    Azis Nesin

    BLLOKU I SHENIMEVE

    Pėrktheu Iliaz Bobaj



    Nė shtėpinė time, nėn tryezė, gjeta njė bllok shėnimesh. Pyeta njerėzit e shtėpisė, se mos ishte i tyre.
    Nuk ishte i askujt. Ishte njė bllok i bukur dhe fin, me ballinė blu dhe shkronja tė arta. Fillova ta shfletoja, pėr tė marrė vesh se i kujt ishte. Por u befasova qė nė faqen e parė. Ishte shkruar emri i njė personaliteti tė lartė, adresa e shtėpisė sė tij dhe numri i telefonit. Hapa faqen e dytė dhe aty, njeri nėn tjetrin, ishin emrat e tre personaliteteve, me adresėn e shtėpisė dhe numrat e telefonave tė tyre.
    Sa mė tej shfletoja faqet, aq mė tepėr befasohesha. Blloku i shėnimeve ishte mbushur me adresat e nėpunėsve tė njohur tė lartė shtetėrorė, ekonomistė, etj. Detyra me e ulėt e hierarkisė shtetėrore, aty midis tyre, ishte ajo e Sekretarit tė Pėrgjithshėm...
    Vura re edhe diēka tjetėr: nė bllok ishin tė ndarė emrat e politikanėve mė tė fuqishėm tė vendit tonė. Kushdo qė tė ishte nė vendin tim, do tė ndjente tė njėjtin shpėrqendrim. Ky bllok shėnimesh, me adresat e personaliteteve tė rėndėsishėm, i ngjante njė bombe, e cila ėshtė gati tė pėlcasė. Padyshim, do ta ketė lėnė fshehur nė shtėpinė time ndonjė nga miqtė e mi. Mė pushtoi njė frikė e pashpjegueshme. Mund tė trokasin befas nė derė, tė turren brenda hafijet dhe tė mė thonė:
    - Nxirr bllokun e shėnimeve!
    Unė,duke u dridhur, do tė pyesja:
    - Cilin bllok kėrkoni?
    Do kėrkojnė nė dhomėn time. Do gjejnė bllokun nėn tryezė, sikur ta kenė vėnė aty me dorėn e tyre.
    E di shumė mirė se ēfarė do tė ndodhė. Njeriu i lig, i cili e la enkas bllokun e shėnimeve nė shtėpinė time, do tė njoftonte ndėrkohė edhe policinė. Ėshtė e qartė si drita e diellit, qė rashė nė njė grackė tė rrezikshme... Kur ta gjejnė bllokun e shėnimeve, policėt do thonė:
    - Pa na i shpjego! Mbake regjistėr dhe ke shkruar nė bllok emrat e kaq personaliteteve tė lartė. Pėr t'u bėrė presion, ė? Apo edhe pėr ndonjė vrasje?
    - Aman, jarabi!... Ēfarė t'u them? Mos vallė do mė besojnė? Duhet ta djeg menjėherė bllokun dhe hirin e tij ta shpėrndaj nė tė katėr anėt. Cili ishte ai i pacipė, qė ma bėri kėtė punė? Nė mbrėmje kishin ardhur tre miq nė shtėpinė time. Ėshtė e pamundur ta kenė bėrė ata kėtė gjė. Njeri ėshtė docent nė Universitet, tjetri ėshtė bibliotekar, kurse i treti filolog...
    Nė ēastin qė isha gati ta digjja bllokun nė banjė, trokiti dera. Ishte miku im, Haliti, bibliotekari i Universitetit, i cili kishte ardhur edhe mbrėmė nė darkė. Edhe ai ishte i shqetėsuar, ashtu si unė.
    - Ēfarė ke? - mė pyeti, - tė shoh shumė tė zbehtė.
    E pyes:
    - Ē'ėshtė kjo pamje, pėrse je nė kėtė gjendje?
    - Aman, mos mė ra gjė mbrėmė ndonjė bllok shėnimesh?
    Ia tregova.
    Ma rrėmbeu nga dora.
    - Aman, ky ėshtė... Nuk mund tė ta them me gojė se sa u shqetėsova, mendova se e humba...
    E mora pėr krahu dhe e shpura nė dhomėn ku kam zyrėn time.
    - Pėr pak vdiqa nga frika, - i thashė. - Dhe tani mė thuaj tė vėrtetėn, pėrse tė duhen adresat e kaq personaliteteve?
    Kėtė herė ishte ai qė u habit.
    - Ti nuk ke bllok tė tillė me adresa?
    - Jooo!...
    - Tė lutem, bėj ēmos ta kesh njė tė tillė dhe mbaje nė xhep! Ulu tė tė sqaroj, se pėrse i kam shkruar nė bllok ato adresa.
    Mė hipi mania tė mblidhja stilografė. Disa i bleva,disa m'i dhuruan. Arrita tė kem dhjetė tė tillė nė xhep, pastaj pesėmbėdhjetė. Kisha shkuar nė hotel pėr tė takuar njė mikun tim gjerman, qė ėshtė poet, i cili kishte ardhur nga Gjermania. Kur mori vesh se bėja koleksion me stilografė, mė dhuroi edhe ai njė tė tillė. Sapo dola nga hoteli, nuk i bėra dot ballė kureshtjes dhe, kur mora njė kthesė, thashė t'i hidhja njė sy stilografit. Duhet tė dish se pėrherė mbaj me vete lente. Pashė me lente majėn e stilografit. M'u duk se maja ishte ca e trashė. Shkrova dy fjalė dosido nė bllok. Dy fjalė, tė cilat mė erdhėn ndėrmend atė ēast: “e hollė dhe fine”. Pėr tė fėrkuar majat e stilografėve pėrherė mbaj me vete njė letėr smerili shumė tė hollė, si ajo qė kanė argjendarėt. Mora lenten nė dorė dhe, ndėrsa po kėqyrja edhe njė herė majėn e stilografit, dy duar mė mbėrthyen nga pas shpatullave:
    - Ēfarė bėn aty?
    - Unė? Asgjė... Po shikoj stilografin.
    - Hi, hi, hi... Stilografin, ė? Ēfarė punė bėn?
    - Unė, nė Universitet...
    Nuk arrita ta mbaroja fjalėn:
    - Domethėnė profesor, ė? I shkreti profesor!...
    Njeri prej tyre mė shtyu me bėrryl nė krahun tim tė majtė, duke mė thėnė:
    - Pa ec tė shohim!
    - Aman, bej!... Me siguri gaboni!...
    - Ec,ore!...
    Sapo fillova tė ecja, mė dhanė njė tė shtyrė nga ana e djathtė. Nė ta mban, mos ec... Shkuam tek roja. Mė pėrplasėn nė njė birucė. Prita, as zė e as kėmbė njeriu... Pas disa orėsh ia behu njeri:
    - Bjer nė gjunjė! - mė tha.
    - Nuk bie nė gjunjė!...
    - A, kėshtu, ė? I shkreti profesor!... Hajde, nxirr ē'ke me vete!...
    I nxora tė gjitha ē'kisha dhe i vura mbi tryezė. Katėrmbėdhjetė stilografė, dy libra, njė bllok shėnimesh, njė lente dhe dy fletė letėr smerili...
    Mė tregoi stilografėt:
    - Ē'janė kėta?
    - Stilografė.
    - Hi, hi, hi... Stilografė, ė? I shkreti profesor!...
    Nuk isha nė gjendje t'u thosha se nuk jam profesor, por bibliotekar nė Universitet. Mori nė dorė lenten:
    - Ēfarė ėshtė kjo?
    - Lente...
    - Lente, ė? I shkreti profesor!...
    Erdhėn edhe tre tė tjerė. Filluan tė mė hetonin tė tre sė bashku.
    - Ēfarė ėshtė kjo?
    - Letėr smerili.
    - Bre, ēfarė letėr smerili ėshtė kjo! Nuk ka asnjė shenjė smerili. Kujt ia shet kėto?
    - Ėshtė letėr smerili e hollė, nga ato qė pėrdorin argjendarėt...
    - Hi, hi, hi... Letėr smerili e hollė, ė? I shkreti profesor!...
    Mė dha edhe njė tė shtyrė me sup. E pashė qė isha ngatėrruar keq.
    - Bej, - iu thashė, - me siguri ėshtė bėrė ndonjė gabim... Nuk e di se pėr ēfarė arsye mė sollėt kėtu, por mua mė njohin tė gjithė gazetarėt dhe universitarėt. Unė nuk jam nga ata tipa, pėr tė mė bėrė njė hetim tė tillė.
    Ai qė kėqyrte bllokun e shėnimeve, mė qortoi, duke ia bėrė ''shshsht!''.
    Mandej nė ēast i shkėlqyen sytė. Mė tregoi fjalėt qė kisha shėnuar para pak ēastesh, pėr tė provuar stilografin.
    - Ēfarė shkruan kėtu?
    - E hollė dhe fine...
    - E hollė dhe fine, ė?
    - Po, e hollė dhe fine...
    - Dhe ē'domethėnė kjo?
    - Asgjė...
    - Atėherė pėrse e shkrove?
    - Pėr tė provuar majėn e stilografit dhe...
    - A, meqė ėshtė kėshtu... Po mirė,nuk gjete ndonjė gjė tjetėr pėr tė shkruar dhe shkrove kėtė?
    E vėrteta ėshtė se nuk e kisha menduar aspak...
    - Nuk e di, ajo mė erdhi ndėr mend, atė shkrova...
    - Hi, hi, hi... E hollė dhe fine, ė? Tani do tė ta tregojmė ne... Atė kujtove, ė ? Pėrse nuk tė erdhi ndėrmend diēka tjetėr?
    Njeri prej tyre shkoi pranė makinės sė shkrimit. Filloi tė lexonte procesverbalet. Mė zuri frika... Mos vallė ajo qė kisha shkruar rastėsisht “e hollė dhe fine”, ishte kodi i ndonjė rrjeti spiunazhi? Katėrmbėdhjetė stilografėt, blloku i shėnimeve, lentja, dy librat, letra e smerilit tė argjendarit, “e hollė dhe fine”. Kushdoqoftė, do tė dyshojė. Nuk dija ē'tė bėja. Tė gjitha kėto i shėnoi njeri prej tyre, kurse njė tjetėr kėqyrte pėrherė e mė me vėmendje bllokun e shėnimeve. Pėr tė gjitha kėto sende, qė mė ishin gjetur, mund tė gjeja njė justifikim. Por atė “e hollė dhe fine”, si mund ta justifikoja?
    Ku nė dreq erdhėn ato dy fjalė nė majėn e penės sime? Nuk qe e thėnė tė shkruaja diēka tjetėr?
    Ai qė kėqyrte bllokun, papritur ndaloi nė njė faqe. Pastaj jua tregoi atė faqe tė tjerėve. Diēka pėshpėritėn midis tyre.
    Befas ndėrruan qėndrim ndaj meje. Ai qė kėqyrte bllokun, mė tregoi adresėn qė ishte shėnuar aty.
    - Mė falni, bej efendi, - mė tha, - ēfarė e kini kėtė kėtu?
    - Shok tė vjetėr shkolle. U takuam pardje. Mė ftoi edhe tė hanim. Mė dha adresėn e tij dhe e shkrova nė bllok.
    Ato qė thashė ishin krejt tė vėrteta. Takova njė shok, tė cilin kisha vite pa e parė. As qė e dija qė ishte Drejtor i Pėrgjithshėm. Ai qė mbante bllokun nė dorė, mė foli me njė buzėqeshje tė ndrojtur.
    - A, meqė qenka kėshtu... Zoti Drejtor i Pėrgjithshėm qenka mik i ngushtė i madhėrisė suaj...
    - Natyrisht. Bile nė shkollė e thėrrisnim Tirtik Riza...
    - U gėzova shumė, bej efendi... Pėrse nuk uleni... Urdhėroni,ju lutem! Pastaj u kthye nga kolegu i tij.
    - Xhanėm, pėrse e sollėt kėtu bej efendinė?
    Duke u kthyer nga unė:
    - Bujrum, bej efendi...
    Unė pėrpara dhe ata pas, hymė nė njė dhomė tė mobiluar. Mė vunė tė rrija nė njė kolltuk. Thotė njeri prej tyre:
    - Bėka nxehtė sot. Do urdhėroni tė na sjellin ndonjė gazozė tė ftohtė?
    - Ooo, ju lutem!...
    Erdhėn gazozat. Mbetėm ne tė dy, tė tjerėt u larguan. Mė pyeti:
    - Bej efendi, cila ėshtė arsyeja e vizitės suaj? Mos dėshironi gjėsend?
    - Allah, Allah!... Ē'tė dėshiroj? Nuk mė prutė ju forcėrisht?
    T'i thosha qė mė sollėn me tė shtyra dhe me grushte, mė vinte turp, meqė tani po mė shfaqnin njė sjellje plot delikatesė. I them:
    - Bej efendi, erdha ashtu kot, pėr t'ju bėrė njė vizitė, pėr tė pyetur si e kini qejfin.
    - Aman, efendi, faleminderit shumė! Qofshi mirė!... Mė falėt njė gėzim tė madh. Aman, ēfarė nderi qė na bėtė!...
    Mendova tė ngrihesha pa u vrejtur prapė koha, e cila u kthjellua pak mė parė, duke thėnė:
    - Do mė falni, ju lutem, bej efendi...
    U ngrit nė kėmbė dhe mė shoqėroi deri tek hyrja. Pėr tė shpėtuar nga thonjtė e tyre, shpejtova hapin. Do ishte turp t'ju kėrkoja stilolapsat, bllokun, lenten. Do tė ishte njėlloj sikur t'u rikujtoja gabimin e tyre... Dikush vrapoi pas meje.
    - Bej efendi... Bej efendi... Zoti profesor!... Efendi, harruat sendet tuaja.
    Mė kishte sjellė sendet e mi.
    - Vėrtet jini mik i Drejtorit tė Pėrgjithshėm?
    - Po. Pėrse pyesni?
    - Ja ashtu, tani ėshtė bėrė e modės... Secili shkruan nė bllokun e shėnimeve emrat dhe adresat e personaliteteve tė lartė. Mė kuptoni? Nė kėtė mėnyrė shpėtojnė, duke thėnė se janė miqtė e tyre. Ku ta dimė ne nėse janė apo nuk janė miqtė e tyre. Pėrderisa ju jini vėrtet miku i tij...
    - Po.
    - Bej efendi, nė kėtė letėr kam shėnuar tė dhėnat e mia. Nuk dihet ē'ndodh e ē'nuk ndodh ndonjėherė... Nėse e takoni pėrsėri zotin Drejtor...

    ***
    Pasi Haliti m'i shpjegoi tė gjitha ato qė hoqi, shtoi:
    - E pra,qė nga ajo ditė e nė vazhdim, kudo qė gjej adresa tė personaliteteve tė lartė, tė njohur e tė panjohur, i shėnoj menjėherė nė bllok. Mik vėllai, mė plasi tėmbli, duke kujtuar se e humba. Kėto adresa janė diēka si sigurimi i jetės... Aman, bėje edhe ti! Veē bėj kujdes nė diēka. Nėse rastis tė japė dorėheqjen ndonjėri prej tyre, tė lerė shėrbimin pėr shkak tė shėndetit ose tė dalė nė pension pėr shkak tė moshės, shuaje menjėherė prej bllokut. Nė tė kundėrt do futėsh veten nė telashe... Pasi ty nuk ta pret mendja pėr gjėra tė tilla...
    - Nuk kam patur tė tillė bllok.
    - Ėshtė pėr tė mirėn tėnde... Vėllaēko, tani secili mban nė xhepin e vet nga njė bllok tė tillė, pėr t'u mbrojtur nga fatkeqėsitė dhe telashet. E di se ē'tė pret kur tė dalėsh nga kjo derė? Tė kujtohet, dikur njerėzit mbanin duva me tė yshtura tė ndryshme, pėr t'u mbrojtur nga sėmundjet dhe nga ora e ligė... Tani, nė vend tė yshtjeve, janė adresat e shkruara. Dhe janė qind pėr qind tė suksesshme.

  3. #3

    Azis Nesin

    Pėrktheu Arbėr Zaimi

    UNE U VETEVRAVA



    Ca kohė mė parė mė ishte ngjitur njė sėmundje shumė e rrezikshme. Sėmundja ishte verem, ishte aq e shpifur sa ma mėrziti jetėn. Shi nė ato momente kryqėzoi pėr herė tė parė mendtė e mia plani pėr tė vrarė veten.
    Dhe ja se si filloi aventura ime e parė drejt vetėvrasjes: Pyeta veten “O shpirtvrerosur romantik! Nė ē’mėnyrė do tė tė pėlqente tė vdisje? Me njė kobure, siē i shkon temperamentit tėnd, apo me njė thikė? Nė thellėsitė e detit, apo nė rrotat e trenit? Helm apo...?”
    Njė zė i brendshėm foli e mu pėrgjigj: “Zotni! Fundi i fundit vetėm njė herė nė jetė vdes njeriu. Pra pse tė mos pėrdorim metodat e verifikuara nga aristokratėt pėr tė thirrur nė takim vdekjen?”
    Bash ashtu, vendosa t’i jap fund jetės me farmak, duke ndjekur rrugė tė njėjtė me ca personazhe tė famshėm historikė, qė e pritėn vdekjen tė shtrirė nė krevatet luksozė e tė rehatshėm, nė pallatet e tyre mbretėrore. Pak rėndėsi kish qė unė nuk zotėroj as krevat luksoz dhe as pallat mbretėror; shtėpia ime e thjeshtė dhe dyshemeja e shtruar me tulla mund ta kryenin po aq mirė detyrėn.
    Pasi e ndava mendjen u nisa drejt e pėr te dyqani i barnave, bleva njė dozė nga helmi mė vdekjeprurės dhe u ktheva nė shtėpi. U futa nė dhomė, e kyēa derėn nga brenda dhe u ula pėr tė shkruar njė letėr tė gjatė e romantike, qė pak a shumė konsistonte nė fjalėt: “Adieu o botė vdekatare!”
    Mė pas rrėkėlleva njė gllėnjkė helm e u shtriva pėrtokė, nė dysheme. Prisja qė tė gjithė damarėt tė mė ngushtoheshin nga ēasti nė ēast, qė ta ndalonin qarkullimin e gjakut nė trup, qė tė paralizonin funksionin e gjėndrave dhe organeve, por asgjė s’ndodhi. Pasi prita goxha gjatė u ēova, piva dhe njė gllėnjkė farmak dhe u shtriva pėrdhe pėrsėri. Koha kaloi shpejt, po ne trup s’mu shfaqėn as shenjat mė tė vogla tė helmimit. Vetėm mė vonė arrita tė marr vesh qė nė vendin tonė shumė tė dashur, ku qumėshtin e pėrziejnė me ujė, ku gjalpin e shtojnė me pluhur patatesh dhe me dhjamė kafshėsh, piperin e kuq e shtojnė me pluhur tulle, kėtu s’e kanė pėr gjė qė dhe helmin tė ta shesin tė holluar! Do tė thotė qė njė xhentėlmen si unė, njė shėrbenjės i qeverisė, njė jakėbardhė si unė, s’ka as edhe njė dreq shprese qė tė vetėvritet me sukses duke gėlltitur helm.
    Shėrbenjės juaj i pėrvuajtur ka qėlluar kokėmushkė si natyrė. Nėse mė mbushet mendja pėr diēka, dhe ndonjė ide mė hedh rrėnjė nė kokė, herėt a vonė unė arrij ta vė nė jetė. Vendosa qė t’i hedh trutė nė erė me njė plumb tė vetėm pisqolle, qė do tė garantonte njė vetėvrasje tė sigurt. E mbusha revolen, e mbėshteta tytėn nė ballė, mbylla sytė dhe me dhėmbėt shtrėnguar shkela kėmbėzėn. Mirėdita! Ē’dreqin ka? Fisheku s’doli. E shkela dhe njė herė kėmbėzėn, po nuk pati asnjė ndryshim nga hera e parė. Mė vonė ekspertėt mė shpjeguan se pistoleta ime qe importuar nga Shtetet e Bashkuara, nėpėrmjet programit tė ndihmės dhe asistencės ushtarake.
    Pas takimit zhgėnjyes me pisqollėn menjėherė mė shkoi mendja tek gazi. Ky po, mund tė ishte vrasės i sigurt. Dhe vdekjes nga gazi nuk i mungon lavdia. Me tė thėnė e me tė bėrė mbylla ēdo derė e dritare, u sigurova qė kisha vulosur ēdo vrimė e ēdo vėrė, dhe i ēela deri nė fund rubinetat e gazit. U rrasa nė karrike dhe fillova tė provoj poza tė ndryshme. Nė fund zgjodha njė qėndrim gjithė dinjitet, qė njerėzit ta kuptonin qė kishin patur tė bėnin me njė person serioz, anipse pas vdekjes. Mėngjesi u shndėrrua nė mesditė, pasdite e mė pas muzg. Asnjė gjurmė e Asrailit vėrdallė!
    Aty nga mbrėmja mė vizitoi njė mik.
    I bėrtita: “Mos hyr brenda! Dil menjėherė.”
    “Si ėshtė puna mor zotni?” mė pyeti.
    “Unė jam duke vdekur” i thashė
    “Nuk je duke vdekur, maksimumi mund tė jesh duke u ēmendur”
    Pasi i rrėfeva planin tim ai u shkri duke qeshur dhe mė tha: “Mė lejo tė tė them qė je budalla i klasit tė parė. Si ore nuk e ditke qė tubat e gazit sot shpėrndajnė vetėm ajėr tė pastėr? Nėse e ke seriozisht kėtė punėn e vetėvrasjes, dėgjo kėshillėn time e bėj ē’tė tė them. Sepse kėshtu ndoshta do tė ta shlyej gjithė miqėsinė qė mė ke dhuruar.”
    Ai mė kėshilloi tė blej njė thikė cilėsore e ta rrasja nė stomak, siē bėjnė trimat japonezė, e mė pas, me zorrėt nė dorė tė largohesha nga kjo botė e vdekshme prej gjaku e mishi.
    E falėnderova pėr kėshillėn e vyer, u nisa drejt e pėr nė pazar ku bleva njė thikė. Teksa ecja me thikėn nė dorė u drodha. Paj, t’ju rrėfej tė vėrtetėn, ideja e kėllitjes sė zorrėve tė dikujt jashtė barkut, me thikė, sidomos kur zorrėt janė tė tuat, nuk ėshtė shumė e kėndshme. Njė tjetėr mendim qė mė shqetėsonte ishte turpi fatkeq qė do tė mbetej pas me siguri, se kur tė mė bėnin ekzaminimin post-mortem doktorėt nuk do tė gjenin dot nė zorrėt a nė stomakun tim sendin e pėrkufizuar si ushqim, dhe as ndonjė gjė tė ngjashme. Gjithsesi e futa thikėn nė mėngė dhe u nisa pėr nė shtėpi, kur dy polica mė ndalėn.
    Me seriozitet u pėrpoqa tė shpjegohem: “Zotėrinj, ju lutem bėni durim e mė dėgjoni. Unė ia paguaj tė gjitha taksat qeverisė, me pėrkujdesjen mė tė pėrpiktė. Nuk kam pėshpėritur as edhe njė fjalė kundėr qeverisjes sonė tė dashur. Ėshtė zor tė tė dalė pėrballė ndonjė qytetar mė i ndershėm se...”
    Ma ndėrprenė fjalimin e gjatė sapo vunė re dorezėn e thikės qė dilte nga mėnga, dhe mė bėrtitėn: “O zoti qytetar i respektuar! Ē’kėrkon kjo lodėr nė mėngėn tėnde?”. Vetėm nė atė moment e kuptova qė sapo kisha hasur atė skuadrėn speciale tė policisė qė kontrollon herė pas here qytetarėt e respektuar, duke u pėrpjekur qė tė zvogėlojė numrin e incidenteve si zhvatjet, hajnitė apo krime tė tjera kėsisoj nė qytet.
    I thashė vetes: “O zot, kurrė nuk ka qenė e lehtė tė jetosh nė kėtė atdheun tim, por sot po mė duket po aq e vėshtirė edhe vdekja kėtu. Edhe pėr sa kohė e paskemi tė shkruar qė ta durojmė kėtė arrogancė?”
    Kush dėshiron t’i ēojė gjėrat deri nė fund, duhet tė mėsojė nga unė. Pasi e vendosa qė t’i jap fund jetės, kush vallė mbi kėt’dhe do tė mė ndalonte? Policia mė konfiskoi thikėn, e ēfarė pastaj? Qė ditėn tjetėr shkova te bakalli dhe bleva njė litar tė trashė e tė bėshėm, tė cilin e fėrkova mirė e mirė me sapun. Njėrin skaj e lidha tek njė ēengel i hekurt qė varet prej tavani, tjetrin e lakova dhe duke qėndruar nė kėmbė mbi njė karrike, futa qafėn time tė dobėt tejetej lakut. Mė pas i futa njė shkelm karrikes mbi tė cilėn rrija. Por sa largova karriken u pėrplasa nė dysheme. Litari qe tepėr i dobėt pėr peshėn time. Shkova tė ankohesha te bakalli.
    Pėrgjigjja e tij qe e pafajshme: “Zotni, neve nuk na vjen mė ai furnizimi i parė, ai cilėsori. Po s’na erdhi mall i mirė nga jashtė me ēfarė do t’i kėnaqim klientėt tanė?”
    Mė nė fund u binda tėrėsisht qė pėr mua vdekja qe e pamundur. Meqenėse pėrpjekja pėr vetėvrasje rezultoi kaq e kotė mendova, e pėrse mos tė rregulloj ca gjėra qė i duhen jetės? Meqenėse jeta ka nevojė pėr stomak tė mbushur u drejtova tek restoranti i parė. Aty porosita qebap viēi tė fėrguar me vezė dhe i hėngra, disi mė i lehtėsuar shpirtėrisht. Pjata tjetėr konsistonte nė pėrmbajtjen e njė kutie metalike me perime konservė, tė skuqura nė gjalpė. E mbylla tė gjithėn me njė pilaf me kos. Ndihesha plotėsisht i ngopur. Siē dola nga restoranti, mu joshėn sytė nga njė ėmbėltore matanė rrugės. Shkova dhe aty, dhe gėlltita njė nga njė pesė pasta me krem.
    Njė gazetashitės qė po ecte nė trotuar thėrriste: “Gjashtėmbėdhjetė faqe pėr 20 qindarka! Bash gjashtėmbėdhjetė faqe! Nėse nuk keni qejf tė lexoni mund ta pėrdorni pėr tė bėrė kaushė letre. Shisni kaushėt, dhe keni pėr tė dalė tė fituar. Blini gazetėn ditore...”
    Nė pėrgjithėsi unė i evitoj gazetat. Por meqė u bėnė kaq ditė pa shfletuar njė, nuk i rezistova kureshtjes dhe ia mora njė gazetashitėsit. Kur mbėrrita nė shtėpi fillova ta shfletoj gjersa gjumi mė mposhti. Ndėrsa flija ndjeva njė si thikė qė mė ngulej nė stomak. Ishte njė dhimbje e tmerrshme, therėse, qė s’ka fjalė ta pėrshkruajė. Kur dhimbja u bė e padurueshme nisa tė ulėrija. Njė rob zoti se ku kullandrisi njė ambulancė dhe mė ēuan nė spital. Kur mbėrrita nė spital mė kishte rėnė tė fikėt nga dhimbjet. Me tė ardhur nė vete, sapo hapa sytė, pashė njė doktor ndanė shtratit ku isha shtrirė.
    Ai mė tha: “Do kesh ngrėnė ndonjė gjė tė keqe. Diagnoza ishte helmim nga ushqimi. A mė thua ē’ke ngrėnė kėtė mėngjes?”
    “Hėngra ca pasta me krem dhe...”
    “Ēfarė...?” Thirri doktori. “Pasta me krem the? Je ēmendur? Me sa duket nuk i paske lexuar gazetat kėto ditė. Po t’i kishe lexuar s’do tė kishe guxuar t’i aviteshe ėmbėltoreve. S’e paske marrė vesh ti qė ka disa ditė qė faqet e gazetave janė mbushur me lajmėrime vdekjesh nga kolera qė po pėrhapet nga pastat! Nejse, po tjetėr ē’ke ngrėnė sot?”
    “Hėngra drekė nė njė restorant.”
    “Drekė? Nė njė restorant? E ēfarė hėngre?”
    “Qebap viēi, perime konservė, pilaf, kos,...”
    “Po ēuditem qė qenke ende gjallė pas gjithė kėtyre! Po tjetėr?”
    “Pėr zotin asgjė tjetėr s’kam ngrėnė doktor. Por lexova editorialin e njė gazete pro-qeverisė. Aty mė filluan dhimbjet...”
    “Ia paske hedhur paq. Falėndero yjet qė merr ende frymė.”
    Tek kthehesha pėr nė shtėpi mendja ime mė pyeste vazhdimisht: “Nėse nuk qenka e shkruar pėr njerėzit e varfėr si unė qė tė jetojnė njė jetė tė rehatshme, atėherė pse na e mohojnė njė vdekje tė lehtė?”
    Tani, sa herė qė kam dėshirė tė vetėvritem preferoj drekėn nė restorant ndaj ēdo mjeti tjetėr: helm, thikė, litar, gaz, etj.

  4. #4

    Aziz Nesin

    Pėrktheu Arbėr Zaimi


    ĒFARĖ NDRYSHIMI!


    Njė mėngjes nė njė qytet anglez policėt gjetėn njė burrė tė lidhur me litarė pas njė shtylle elektrike, nė njėrin prej parqeve. Do t'jua rrėfej mė vonė se kush qe ky burrė. Pėr momentin dua qė tė supozojmė se ky incident ka ndodhur nė atdheun tonė. Ja se cilat do tė ishin fjalėt qė do tė dėgjoheshin nė vendngjarje:
    - Roja: "Kush je?"
    (Nuk merr pėrgjigje edhe pse e pėrsėrit disa herė pyetjen. Fillon t'i fryjė bilbilit dhe sa hap e mbyll sytė vjen policia.)
    - Polici: "Si ėshtė puna?"
    - Roja: "Zoti polic, njė burrė ėshtė lidhur te ajo shtylla elektrike atje"
    - Polici: "Kush e ka lidhur?"
    - Roja: "Nuk e di zotėri, a mund ta zgjidh?"
    - Polici: "Jo, jo! Mbase duhet tė vijė inspektori qė ta hetojė personalisht ēėshtjen: Shko e shih njėherė a ėshtė gjallė a vdekur."
    - Roja: "Sapo e pashė qė lėvizi sytė o zoti polic"
    - Polici: (i bėrtet viktimės): "Kush je ti o zotni?"
    (Pėrgjigje s'ka, kėshtu qė njoftohet menjėherė Shefi i Zonės [S.Z])
    - S.Z.: "Silleni menjėherė nė komisariat. Dhe merrni vesh me doemos se si quhet. Ruajeni me kujdes, e mos ia ndani sytė. Mos e lini t'ia mbathė."
    Le ta lėmė vendin tonė e tė kthehemi dhe njė herė nė Angli e tė shohim se ē'i ngjan burrit tė lidhur pas shtylle. Dy policė e zgjidhin menjėherė dhe e pyesin gjithė mirėsjellje:
    - "A mund tė na thoni si quheni zotėri?"
    - "Jam Arnold Braun"
    Tė dy policėt pėrkulen me nderim. Emri iu tingėllon i dėgjuar. Njėri prej tyre pyet:
    - "Zotėri, mos jeni vallė Zoti Arnold Braun, skulptori i famshėm?"
    - "Ai jam."
    - Polici i dytė pyet: "Mos jeni po ai Zoti Arnold Braun qė ėshtė anėtar i Shoqėrisė Mbretėrore tė Skulptorėve?"
    - Z. Braun: "Pikėrisht ashtu."
    - Polici i parė: "Zotėri, a do ta merrnit mundimin tė vini me ne deri nė stacion tė policisė, apo do tė dėshironit t'ju ēonim nė rezidencėn tuaj?"
    - Z. Braun: "Po ju shoqėroj."
    Le tė shkojmė dhe njė herė tek ngjarja qė supozuam, nė atdheun tonė. Dy policat me ndihmėn e rojes e lirojnė burrin nga litarėt.
    - Njėri prej policave gjėmon: "Ec tani, duhet tė vish nė komisariat me ne."
    I udhėhequr prej dy policave dhe rojes viktima mbėrrin nė komisariat. Ne s'kemi ndonjė Akademi Mbretėrore kėtu, as skulptorė tė famshėm s'kemi. Po le tė supozojmė qė burri i ngjarjes quhet Zoti Hiqmet, dhe ėshtė skulptor i famshėm i vendit tonė. Pa mbėrritur mirė Zoti Hiqmet nė komisariat, S.Z. i drejtohet me kėto fjalė:
    - "Si quhesh zotni?"
    Hiqmeti i shkretė, i trembur, pėrpiqet tė marrė veten e tė gjejė kurajo tė pėrgjigjet, por S.Z. ulėrin:
    - "Pse s'flet more, pse s'tregon? Ore zotni me ty po flas. Si e ke emrin?"
    - "Hiqmet mė quajnė zotėri."
    - "Me ēfarė merresh?"
    - "Jam skulptor."
    - "E kam llafin si punė, ēfarė pune bėn?"
    - "Bėj statuja."
    - "Statuja? E ēfarė na qenkan kėto statuja?"
    - "Statuja njerėzish, statuja kafshėsh. Mund tė bėj ēdo lloj statuje."
    Lexues, tashmė ti ndoshta je lodhur pakėz, po unė do tė tė kėrkoja edhe njė herė tė vije pas meje, ndėrkohė qė kthehemi nė Angli, sepse atje ka ndodhur incidenti i vėrtetė, mos harro. Se ēėshtjen nė vendin tonė ti tashmė e di qė unė e krijova thjesht pėr tė bėrė njė krahasim imagjinar. Kemi ardhur pikėrisht nė momentin kur S.Z. britanik po merr nė pyetje Zotin Braun:
    - "Zotėri, kush ju lidhi nė shtyllė? Mos qe vallė ndonjė hajdut a ndonjė kriminel?"
    - "Jo."
    - "Mos guxoi vallė ndonjė hasėm cipėplasur tė tregohej kaq i paedukatė me ju?"
    - "Jo zotėri. Faktikisht ishte gruaja ime qė mė lidhi atje nė shtyllė."
    - "Mė falni zotėri, seriozisht e keni, kėtė e ka bėrė zonja Braun?"
    - "Po pra."
    - "E habitshme. Fundi fundit, pėrse njė zonjė kaq e nderuar duhet tė..."
    - "S'ka asgjė tė ēuditshme kėtu. Ia kėrkova vetė time shoqeje qė tė mė lidhte nė shtyllė e mė pas tė shkonte nė shtėpi."
    - "Dakord, Zoti Braun, po pse vallė?"
    Pėrpara se tė dėgjojmė dhe pėrgjigjen e Zotit Braun, kthehemi nė mėmėdhe, qė tė kėqyrim se si po e zhbiron zotin Hiqmet Shefi i Zonės sonė.
    - "Po mirė, ti u marrke me statuja, si ka mundėsi qė ne tė gjetėm tė lidhur nė park? Mos re pre e ndonjė cubnie?"
    - "Jo zotėri."
    - "Epo atėherė ndonjė hajn ka qenė, qė ka dashur tė tė zbrazė xhepat."
    - "S'jam ndonjė pasanik. Askush s'do tė mė binte nė qafė pėr lekė."
    - "Ka gjasė qė ndonjė armik i juaji tė jetė hakmarrė pėr ndonjė hesap tė vjetėr?"
    - "Zotėri, jam qytetar tepėr i thjeshtė e i pėrulur. Nuk kam armiq."
    - "Epo na trego pra kush tė lidhi me litar tek shtylla e korrentit dhe pse?"
    - "Mė lidhi ime shoqe, zotėri."
    - "Qysh ore? Pa pėrsėrite! Gruaja jote? Po ajo paska qenė bushtėr grua. Po ky qenka kulmi. Eh sa gra mizore paska kjo dynja. Po mirė, nėqoftėse tė paska lidhur gruaja nė shtyllė, patjetėr qė do e ketė ndihmuar edhe ndonjė dashnor, se do e kenė patur si plan tė dy qė tė tė shmangin pėrgjithmonė nga jeta e tyre."
    - "Aspak, ime shoqe ishte krejt e vetme."
    - "Hajde hajde! Ēfarė burri i thėnke vetes more zotėri. Si ore tė lidhka njė grua e vetme e tė bėka zap pas shtylle? Po mirė, bėrtite, kėrkove ndihmė?"
    - "Jo zotėri, ndenja i heshtur."
    - "Ptu more, zemėrpulė!"
    - "Zotėri, ia kėrkova vetė sime shoqeje tė mė lidhte atje nė shtyllė."
    Kaq mjaftoi qė ta shndėrronte njė seancė serioze hetimi nė gallatė tė harbuar nga ana e policėve. Mėngjesin e sė nesėrmes nė shtypin lokal, sipas njė relacioni tė policisė u botua historia qė vijon:
    "Fajet e njė gruaje mizore.
    Dje mbrėma njė ndodhi e ēuditshme ngjau nė qytetin tonė. Njė bashkėshorte terroriste lidhi pas shtyllės elektrike tė shoqin, duke pėrdorur ēarēafėt. Burri zemėrpulė qe aq i trembur sa nuk arriti as tė kėrkonte ndihmė. (Pėr mė tepėr shihni historinė e detajuar nė fq.3). Nė fotografinė mė sipėr paraqitet burri zemėrpulė dhe e shoqja terroriste, nė kohėt kur sapo ishin martuar dhe ishin ende tė lumtur sėbashku."
    Le tė shkojmė sėrish nė Angli, ku e lamė qėparė Zotin Braun teksa i shpjegonte Shefit tė Zonės se pėrse i kish kėrkuar tė shoqes tė lidhte pas shtyllės.
    - "Siē e dini, zotėri, unė jam artist. Jam tepėr i ndjeshėm si natyrė. Sytė e mi nuk pajtohen dot me asgjė tė ndotur, joartistike apo tė pėshtirė. Dhe pėr mė tepėr, ndihem kokė e kėmbė i acaruar kur gjėra tė shpifura dhe aspak artistike ndodhin nė qytetin ku jetoj. Si artist njė nga detyrat e mia kryesore ėshtė tė bėj tė kuptojnė bashkėqytetarėt dhe patriotėt e mi se njė ambient i bukur e i kėndshėm ėshtė tepėr i domosdoshėm pėr ne. Po fatkeqėsisht bashkia e qytetit tonė, me kryetar e me administratė, nuk ka asnjė pikė sensi estetik. Kėshtu qė i gjithė qyteti ynė na ėshtė mbushur me kėto shtyllat elektrike me formė gėrricėse dhe me njė pamje tė tmerrshme. Kėto shtylla nuk shkojnė as me ndėrtesat e vjetra as me monumentet historikė, dhe nuk pėrshtaten mirė me bulevardet e rrugėt. Por, mbi tė gjitha, kėto nuk e pėrmbushin shijen e banorėve tė kahershėm tė kėtij qyteti, si puna ime. Shumė ndryshe nga kėto, shtyllat e vjetra, ato tė drunjtat po qė i vinin pėr shtat panoramės kaq tė veēantė tė kėtij qyteti tė moēėm. U pėrpoqa ta bind bashkinė qė tė heqė dorė nga kėto plane tė zymta, nėpėrmjet disa letrave qė botova nėpėr gazeta, mirėpo askush s'ma vari. Kėshtu, nė shenjė proteste ndaj vandalizmit qė ka ushtruar ky institucion, unė i kėrkova gruas tė mė lidhė tek njė prej kėtyre monstruoziteteve."
    Nga ana tjetėr e botės, Shefi i Zonės kėtu tek ne i nxjerr inatin Zotit Hiqmet:
    - "Ka ca probleme kjo historia qė sapo mė tregove. Gjallė nė botė nuk bėn vaki qė njeriu i shėndetshėm tė shkojė e tė lidhet me dėshirė e me vullnet pas shtyllės elektrike, pėr mė tepėr nga e shoqja. Kėshtu qė pa mė thuaj, nėqoftėse nuk je ēmendur, ēfarė problemi tjetėr ke?"
    - "Gaboheni zotėri, nuk jam ēmendur assesi. Me lejen tuaj do tė desha tė sqaroj pozicionin tim"
    - "Lėre mor lejen e dreqit! Pse nuk na i thua gjithė ē'ke pėr tė thėnė?"
    - "Zotėri, shėrbenjėsi juaj i pėrunjur ėshtė lodhur nga ky qyteti ynė..."
    - "Oh ēfarė gallate! S'ka njeri nė botė qė tė mos ketė qejf tė rrojė nė njė qytet tė bukur si ky yni, e ti na ardhke e na tregoke qė qenke lodhur me tė. Kur qenka kėshtu puna pse s'thyen qafėn diku tjetėr e tė vazhdosh me punėt e tua tė ēuditshme? Po para se tė zhdukesh, pa na rrėfe me saktėsi se ēfarė ta paska shpifur ty kėtė qytetin tonė?"
    - "Ndėrtesat e ēuditshme, rrugicat e ngushta, rrugėt me gropa, pallatet nėntėkatėshe qė mbulojnė qiejt e lagjeve pėrdhese, veshtullima e kėtyre ngjyrave tė pėshtira, smogu, zhurmat... Doni t'ju numėroj tė tjera?"
    - "Paske qenė njeri shumė i ēuditshėm. Pse ore nuk shkon tė shohėsh punėt e tua e tė merresh me statujat, por na u pėrzieke si i padobishėm me punė tė tjera? Ē'e di veten ti, kryetar bashkie?"
    - "Zotėri, sendet qė sapo ju numėrova janė bezdi e madhe pėr sytė e mi, vazhdimisht."
    - "Ah tani e kuptova! Mendoj se nė vend qė tė tė lidhnin pas shtylle duhet tė tė kishin lidhur diku tjetėr! Sulejman! Nxito! Bėj gati letrat e dokumentet pėr kėtė burrin, dhe dėrgoje menjėherė pėr vizitė tek spitali i burgut pėr njė kontroll mjekėsor. Ky miku duhet tė kish lindur nė Evropė."
    Kthehemi pėr herė tė fundit nė Angli. Gazetat kanė filluar njė fushatė tė fuqishme nė mbėshtetje tė Zotit Braun. Protesta e tij tashmė pasohet nga qindra qytetarė. Tė gjitha shtyllat elektrike janė hequr, dhe nė vend tė tyre janė vėnė tė tjera, sipas kėrkesave.
    Ndoshta vret mendjen se ē'ndodhi vallė me atė burrin, Zotin Hiqmet, qė i kish rėnė nė dorė policave tanė. Epo ndoshta tė ka shpėtuar nga sytė ai artikulli i vogėl dhe i parėndėsishėm qė doli nė shtyp dy ditė pas incidentit:
    "Njė i pėrhėnur merret nėn kujdes
    Njė njeri i sėmurė i kėrkoi sė shoqes ta lidhte pas shtyllės elektrike nė njė park tė qytetit, nė mesnatėn e pardjeshme. Sipas tij arsyeja qėndronte tek veprimet jo-estetike tė bashkisė, tė cilat i bezdisnin pamjen. Personi nė fjalė u arrestua nga policia dhe u dėrgua pėr kontroll mjekėsor. Raporti i mjekut e diagnostikon tė sėmurin si me probleme mendore. Sipas rastit ai u dėrgua nė ēmendinė. I marri pretendonte se ishte skulptor, dhe deklaronte se quhej Hiqmet."

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •