Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    Special kind Maska e *Lorisa*
    Anëtarësuar
    08-07-2008
    Vendndodhja
    Buzë liqenit
    Postime
    346

    8 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit - sa është e implementuar në praktikë MO-ja?

    13.08.2001
    1. Parimet themelore
    1.1. Tërësisht dhe pa kusht hudhet poshtë përdorimi i dhunës për realizimin e qëllimeve politike. Vetëm zgjidhjet paqësore politike mund ta garantojnë stabilitetin dhe ardhmërinë demokratike të Maqedonisë.
    1.2. Sovraniteti dhe integriteti territorial i Maqedonisë dhe karakteri unitar i shtetit janë të pashkelshëm dhe duhet të rruhen. Nuk ekzistojnë zgjidhje territoriale për çështjet etnike.
    1.3. Karakteri shumetnik i shoqërisë maqedonase duhet të rruhet dhe të gjejë shprehjen e vet në jetën publike.
    1.4. Një shtet bashkëkohor demokratik, në rrjedhën natyrore të zhvillimit dhe krijimit të vet, duhet vazhdimisht të sigurojë Kushtetutën e tij që tërësisht t'i plotësojë nevojat e të gjithë qytetarëve të saj, në pajtim me standardet më të larta ndërkombëtare si dhe vet të zhvillohen vazhdimisht.
    1.5. Zhvillimi i pushtetit vendor është me rëndësi thelbësore për nxitjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në jetën demokratike dhe për përparimin e respektimit të identitetit të bashkësive.
    2. Ndërprerja e armiqësive
    2.1. Palët e theksojnë rëndësinë e angazhimeve të 5 korrikut 2001. Do të ketë ndërprerje të tërësishme të armiqësive, çarmatimin e tërësishëm vullnetar të grupeve të armatosura etnike shqiptare, dhe shpërndarjen e tyre të tërësishme vullnetare. Ata e pranojnë faktin se për marrjen e Vendimit nga ana e NATO-s që të ndihmojë në këtë kontekst do të nevojitet vendosja e ndërprerjes së përgjithshme, pa kushte dhe të pakufizuar të zjarrit, pëlqimin për zgjidhjen politike të problemeve të këtij vendi, angazhimin e qartë të grupeve të armatosura që vullnetarisht të çarmatosen, dhe pranimin e të gjitha palëve kontraktuese për kushtet dhe kufizimet, në kuadër të të cilëve do të veprojnë forcat e NATO-s.
    3. Zhvillimi i pushtetit të decentralizuar
    3.1. Do të miratohet Ligji i reviduar i pushtetit lokal, me të cilin do të forcohen autorizimet e përfaqësuesve të zgjedhur vendor dhe dukshëm do të rriten kompetencat e tyre në pajtim me Kushtetutën (sikurse janë ndryshimet në
    pajtim me Aneksin A) dhe Kartën evropiane të pushtetit lokal, me ç'rast do të shprehet parimi i organizimit vertikal, i cili momentalisht është në fuqi në Bashkimin Evropian. Kompetencat e shtuara, para së gjithash kanë të bëjnë me sferat e shërbimeve publike, urbanistike dhe planifikimin rural, me mbrojtjen e ambientit të jetesës, zhvillimin ekonomik lokal, kulturën, financat lokale, arsimimin, mbrojtjen sociale dhe shëndetësore. Do të miratohet Ligji për financimin e pushtetit vendor me qëllim që të sigurohet sistemi përkatës i financimit, për t'iu mundësuar autoriteteve vendore t'i plotësojnë të gjitha kompetencat e tyre.
    3.2. Brenda një viti pas përfundimit të regjistrimit të ri, i cili nën mbikqyrjen ndërkombëtare do të zbatohet deri në mbarim të vitit 2001, do të revidohen kufijtë komunal. Revidimi i kufijve komunal do të zbatohet nga autoritetet lokale dhe nacionale, me pjesëmarrjen ndërkombëtare.
    3.3. Me qëllim që të sigurohet se policia është e vetëdijshme dhe përgjegjëse për nevojat dhe interesat e popullatës lokale, kryeshefat lokal të policisë do t'i zgjedhin këshilltarët e komunave nga lista e kandidatëve, të propozuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe të njëjtit rregullisht do të komunikojnë me këshillat. Ministria e Punëve të Brendshme do ta mbajë autorizimin për shkarkimin e kryeshefave lokal të policisë në pajtim me ligjin
    4. Mosdiskriminimi dhe përfaqësimi i drejtë
    4.1. Tërësisht do të respektohet parimi i mosdiskriminimit dhe trajtimit të barabartë të të gjithë personave para ligjit. Ky parim do të aplikohet sidomos në raport me punësimet në administratën publike dhe në ndërmarrje publike, si dhe te qasja deri te financimi publik për zhvillimin e aktiviteteve afariste.
    4.2. Në ligjet me të cilët rregullohen punësimet në administratën publike do të përmbahen masat me të cilat do të sigurohet përfaqësimi i drejtë i bashkësive në të gjitha organet qendrore dhe lokale publike dhe në të gjitha nivelet e punësimit në këto organe, duke respektuar njëkohësisht rregullat e kompetencës dhe integritetit, me të cilët udhëhiqet administrata publike. Autoritetet do të ndërmarrin aktivitet për ta korrigjuar mosekuilibrin ekzistues në përbërjen e administratës publike, sidomos përmes punësimit të pjesëtarëve të bashkësive me përfaqësim të pamjaftueshëm. Një vëmendje e posaçme do t'i kushtohet faktit që të sigurohet sa është e mundshme më shpejtë që shërbimet policore në përgjithësi ta shprehin përbërjen dhe shpërndarjen e popullatës së Maqedonisë, sikurse është theksuar në Aneksin C.
    4.3. Për Gjykatën Kushtetuese 1/3 e gjykatësve do të zgjidhet nga kuvendi me shumicën e numrit të përgjithshëm të deputetëve që do të përmbajë shumicën e numrit të përgjithshëm të deputetëve të cilët pohojnë se i takojnë bashkësive që nuk janë popullatë shumicë në Maqedoni. Kjo procedurë do të aplikohet edhe gjatë zgjedhjes së Avokatit Popullor dhe tre anëtarëve të këshillit gjyqësor
    5.0 Procedurat e posaçme kuvendore 5.1. Në nivelin qendror, amendamentet kushtetuese dhe Ligji i Pushtetit Lokal, nuk do të mund të miratohen pa shumicën kualifikuese të 2/3 të votave, në kuadër të asaj që duhet të ketë shumicën e votave të deputetëve të cilët pohojnë se iu takojnë bashkësive të cilët nuk janë popullatë shumicë në Maqedoni. 5.2. Për nxjerrjen e ligjeve që drejtpërsëdrejti kanë të bëjnë me kulturën, përdorimin e gjuhës, arsimit, dokumenteve personale dhe përdorimit të simboleve, si dhe të ligjeve për financim lokal, zgjedhjet vendore, për qytetin e Shkupit dhe për kufijtë komunal do të duhet të ekzistojë shumica e votave në kuadër të saj që duhet të ketë shumicën e votave të deputetëve të cilët pohojnë se iu takojnë bashkësive që nuk janë popullatë shumicë në Maqedoni.
    6. Arsimimi dhe përdorimi i gjuhëve 6.1. Lidhur me shkollimin fillor dhe të mesëm, mësimi do të zhvillohet në gjuhën amtare të nxënësve, e njëkohësisht në mbarë Maqedoninë do të aplikohen standardet e unifikuara për programet akademike. 6.2. Financimi nga shteti do të sigurohet për arsimimin sipëror në gjuhët të cilën e flasin të paktën 20 për qind e popullatës në Maqedoni, e në bazë të marrëveshjeve të posaçme. 6.3. Gjatë regjistrimit në universitetet shtetërore të studentëve të rinjë të cilët iu takojnë bashkësive që nuk janë popullatë shumicë në Maqedoni do të aplikohet parimi i diskriminimit pozitiv, gjithnjë derisa regjistrimi nuk e shpreh si duhet përbërjen e popullatës në Maqedoni. 6.4. Në tërë Republikën e Maqedonisë dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase. 6.5. Cilado gjuhë tjetër të cilën e flasin të paktën 20 për qind e popullatës, poashtu është gjuhë zyrtare, sikurse është arsyetuar këtu. Në organet e Republikës së Maqedonisë, cilado gjuhë zyrtare tjetër nga maqedonishtja mund të përdoret në pajtim me ligjin, sikurse është elaboruar më tej në aneksin B. Cilido person që jeton në njësinë e pushtetit vendor në të cilin të paktën 20 për qind e popullatës flasin gjuhë zyrtare ndryshe nga maqedonishtja mund të përdorë cilëndo gjuhë zyrtare për të komunikuar me zyren rajonale të pushtetit qendror, kompetent për këtë komunë; zyra e tillë do të përgjigjet në atë gjuhë në mënyrë plotësuese në maqedonishte. Cilido person mund ta përdor cilëndo gjuhë zyrtare për të komunikuar me zyren kryesore të pushtetit qendror, e cila do t'i përgjigjet në atë gjuhë, në mënyrë plotësuese në maqedonisht.
    6.6. Lidhur me pushtetin vendor në komunat ku bashkësia e caktuar përbën të paktën 20 për qind e popullatës së komunës, gjuha e asaj bashkësie do të përdoret si gjuhë zyrtare, në mënyrë plotësuese maqedonishtja. Në raport me gjuhët, të cilët flasin të paktën 20 për qind të popullës së komunës autoritetit lokale në mënyrë demokratike do të vendosin për përdorimin e saj në organet publike. 6.7. Në procedurat penale dhe qytetare gjyqësore të cilitdo nivel, personi i akuzuar ose cilado palë do të ketë të drejtë të përkthimit në shpenzim të shtetit të të gjitha procedurave, si dhe të dokumenteve në pajtim me dokumentet përkatëse të Këshillit të Evropës. 6.8. Cilat do dokumente personale të qytetarëve që flasin gjuhën zyrtare ndryshe nga maqedonishtja poashtu do të lëshohen në atë gjuhë, në mënyrë plotësuese në gjuhën maqedonase në pajtim me ligjin.
    7. Shprehja e identitetit
    7.1. Lidhur me simbolet, pranë simbolit të Republikës së Maqedonisë, autoritetet vendore do ta kenë lirinë që në anën e parë të objekteve publike vendore të vendosin simbolet me të cilët shënohet identiteti i bashkësisë e cila është në shumicë në komunë, me respektimin e rregullave dhe zbatimeve ndërkombëtare.
    8. Implementimi
    8.1. Amendamentet kushtetuese të propozuara në Aneksin A, menjëherë do të prezentohen para kuvendit. Palët do t'i ndërmarrin të gjitha masat për ta siguruar miratimin e këtyre amendamenteve në periudhën prej 45 ditë pas nënshkrimit të kësaj Marrëveshje Kornizë.
    8.2. Miratimi i ndryshimeve në legjislacion, të përcaktuara në Aneksin B, do të jenë në pajtim me dinamikën e theksuar atje.
    8.3. Palët i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar, që sa më shpejt ta thirrin konferencën e donatorëve në të cilën sidomos do të bisedohet për ndihmën makrofinanciare; përkrahjen e financimit të masave që do të ndërmerren për nevojat e implementimit të kësaj marrëveshje kornizë, duke përfshirë edhe masat e forcimit të pushtetit vendor; dhe revitalizimin dhe ndërtimin e rajoneve të goditura nga luftimet.
    9. Anekset Anekset vijuese janë pjesë përbërëse e kësaj Marrëveshje Kornizë.
    A. Amendamentet kushtetuese B. Ndryshimet në legjislacion C. Implementimi dhe masat e ndërtimit të besimit.
    10. Dispozitat përfundimtare
    10.1. Kjo marrëveshje hyn në fuqi me nënshkrimin e saj.
    10.2. Verzioni në gjuhën angleze i kësaj marrëveshje është verzioni i vetëm autentik.
    10.3. Kjo marrëveshje u zhvillua nën patronatin e kryetarit Boris Trajkovski.
    Nënshkruar në Shkup - Maqedoni, më 13 gusht 2001 në gjuhën angleze.
    Pasojnë nënshkrimet e: • Boris Trajkovski - kryetar i Republikës së Maqedonisë • Lubço Georgievski - kryetar i qeverisë së RM dhe kryetar i VMRO-DPMNE • Arbën Xhaferi - kryetar i PDSH-së • Branko Cërvenkovski - kryetar i LSDM-së • Imer Imeri - kryetar i PPD-së Dëshmitarë: • Fransoa Leotar - përfaqësues i posaçëm i BE • Xhejms Perdju - përfaqësues i posaçëm i SHBA

    Jepni komentet e juaja rreth implementimit të Marreveshjes së Ohrit
    Lumturia nuk vjen vetë, atë duhet ta krijojmë ne.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Pas 2001, asnjë investim në zonat shqiptare




    Në Maqedoni, tetë vite pas përfundimit të konfliktit të vitit 2001 asnjë projekt qeveritar konkret zhvillimor apo investim mesatar nuk është dedikuar për zonat shqiptare, që ishin përfshirë dhe dëmtuar më së shumti gjatë asaj krize

    Injorim total, mungesë trajtimi për investime dhe anashkalimi i plotë është pasqyra e rajoneve shqiptare në Maqedoninë Veriperëndimore, të cilat ndjehen të lëna pas dore, edhe pse ato ishin përfshirë drejtpërdrejt në konfliktin e vitit 2001.

    Janë disa fshatra dhe vendbanime që nuk janë të përfillura për tetë vite nga qeveritë e këtij vendi, dhe kjo situatë është tejet alarmuese, duke shfaqur doza se si zyrtarët më të lartë të shtetit nuk përkujdesen për qytetarët e tyre njëlloj.

    Në vizitë të fshatrave të Tetovës në Malësi, nuk ka asgjë konkrete, që nga periudha kur përfundoi edhe konflikti i vitit 2001. Ekipi i agjencisë së lajmeve INA që vizitoi ato ka nxjerrur fakte për anashkalimin total të këtyre rajoneve, duke qenë si botëra të tjera.

    “Ndoshta edhe shteti nuk ka dashur të investojë atje duke u kthyer tek mospërfillja që kalon në heshtje që kushedi ndoshta në shenjë hakmarrjeje, nuk përfilli asgjë më për këta njerëz dhe vendbanime”, thekson një banor i Malësisë së Tetovës.

    Shifra të larta të papunësisë, mungesë uji, kanalizimi, infrastruktura rrugore në margjina dhe e lënë pas dore janë disa nga pamjet që rezultojnë në çdo vendbanim rural shqiptar, sidomos ato që u përfshinë në konfiktin e 2001.

    Në vijë të kësaj edhe analistët i japin një kuptim të ngjashëm kësaj situate pesimiste ku shteti nuk i trajton qytetarët njëjtë.


    U shkel aneksi i fundit i Marrëveshjes së Ohrit


    Analisti dhe profesori në UEJL Jeton Shasivari thotë se me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, në aneksin e fundit të saj ku përcaktohen masat për rikthimin e mirëbesimit, përmendet edhe çështja e investimeve në zonat e kapluara në vitin 2001 dhe fatkeqësisht kjo pjesë e Marrëveshjes Kornizë ka mbetur aty ku është pra në letër, për shkak se në praktikë ka fare pak investime kapitale dhe infrastrukturore në këto zona të kapluara në konfliktin e kaluar.

    “Aspekti tjetër i pushtetit dhe konkretisht VMRO-DPMNE-së që përbën pushtetin shquhet për nga qasja tejet negative ndaj këtyre zonave dhe ndaj ish ushtarëve të UÇK-së dhe kjo argumentohet me faktin se me marrëveshjen e majit me të cilën BDI-ja hyri në Qeveri në vitin 2008 njëra prej pikave kryesore të kësaj marrëveshjeje ishte edhe miratimi i ligjit për statusin juridik dhe ligjorë të ish ushtarëve dhe sipas Shasivarit gjithë opinioni shqiptarë në Maqedoni e din se asgjë nuk u bë gjatë kësaj periudhe të qeverisjes mes VMRO-së dhe BDI-së për sa i përketë këtij ligji”, ka theksuar Shasivari, duke shtuar se pajtohet me konstatimin se bëhet fjalë për një hakmarrje të fshehtë.

    Eksperti për çështje ekonomike, prof.dr. Hamit Aliu thotë se jo vetëm 8 vite, por 19 vite nuk është bërë asnjë investim konkret në zonat shqiptare dhe se ato janë harruar tërësisht.

    “Qeveria aktuale po arrin qëllimin e vet duke investuar në Maqedoninë Lindore. Asaj fare nuk i intereson për investimet në zonat shqiptare duke përfshirë edhe ato të konfliktit”, thekson eksperti shqiptar për çështje ekonomike, Hamit Aliu.

    Sipas tij, kryeministri Gruevski po krijon “Luginën e Silikonëve” që dikur ishte në SHBA, ku siç shpejgon ai njëra pjesë të jetë shumë e zhvilluar, ndërsa tjetra askund.

    “Ne nuk jemi të vetëdijshëm se në çfarë vobegësie apo varfërie jetojmë, ndërsa i vetmi burim i punësimi për qytetarët janë të gërvishten rreth partive që janë në pushtet duke shpresuar se do t’i punësojnë”, thekson Aliu, duke tërhequr vëmendjen për fondet IPA, që Bashkimi Evropian me kujdes duhet t`i ndajë për Maqedoninë.



    Ish-pjestarët e UÇK-së ndjehen të zhgënjyer


    Besim Hoda nga Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së gjithashtu ka tërhequr verrëjtjen duke kërkuar njëkohësisht që në këto vende të ketë zhvillime dhe investime dhe jo të jenë të harruara.

    “Këtu gjërat nuk duhet të ndodhin vetëm në mënyrë ekskluzive për maqedonasit dhe të ketë përkujdesje vetëm për ata, ndërsa shqiptarët në këtë shtet të dëgjohen vetëm nëse janë bartës të ndonjë funksioni me lejen e ndonjë padroni kuptohet maqedonas”, ka theksuar udhëheqësi i OVL-së së UÇK-së.

    Sipas tij, politika shqiptare duhet të këndellet dhe mos të bien pre e interesave të ngushta personale dhe mos ulet dinjiteti i luftës ose i asaj kryengritjeje gjithëpopullore të 2001-shit. Edhe Shoqata e Veteranëve të Luftës “Kalaja” apelon që të ngritet zëri i shqiptarëve në një formë unike për të nxjerrurë në sipërfaqe anashkalimin total të çështjes shqiptare si në përmbushjen e detyrimeve që dalin nga Marrëveshja e Ohrit, por edhe detyrimet e tjera pas luftës për investime dhe projekte konkrete zhvillimore. Tetë vite pas përfundimit të konfliktit, zonat shqiptare, kryesisht ato rurale mbeten me shenjat e gërmadhave dhe dëmeve që u shkaktuan nga granatimet e ndryshme. Një pjesë e fshatrave kanë ndërmarrë iniciativa të tyre për të bërë diçka në dobi të vendbanimeve të tyre.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    06-06-2008
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    84
    Ksaj pune i thoj:

    RRoft:
    KARPALLAKU

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    shqiptaret jan para nje katastrofe mendoj per shqiptaret e maqedonis nese maqedonia hyn ne BE- ATHER per shqiptaret dote jet shum von

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Shqip vetëm në shtëpi
    Evis HALILI

    Shkup, 12 gusht - Në Krushevë, flamuri shqiptar mund të "valëvitet" vetëm në xhep, gjuha shqipe të përdoret vetëm nëpër shtëpi dhe po të dakordohesh të mbash uniformën blu, mund të të gjendet një vend pune. Në komunën ku numërohen mbi 20 për qind shqiptarë, Marrëveshja e Ohrit prej vitesh ka mbetur në letër. Në qytet dhe rrethinë, jo vetëm që është e paimagjinueshme të flitet për punësime, shkolla shqipe, investime, por edhe është e pamundur për të përdorur simbolet kombëtare, gjuhën amtare, flamurin e të tjera. Liritë dhe të drejtat elementare të shqiptarëve vazhdojnë të mbeten të kufizuara prej vitesh. Ekzistojnë marrëveshje morale, zyrtare e ndërpartiake, numërohen dy deputetë shqiptarë të zonës, Tahir Hani dhe Fazli Veliu, dy këshilltarë shqiptarë komune nga BDI-ja dhe DR-ja, por mbi të gjitha mungon vullneti politik dhe qytetar për të realizuar çfarëdolloj të drejte. Një prej këshilltarëve shqiptarë, Demirshah Dava, thotë se edhe përskaj marrëveshjes së nënshkruar në komunë, ku kreu i saj angazhohet të përmbushë shumë detyrime, situata në komunë vazhdon të mbetet e pandryshuar. Përdorimi i gjuhës shqipe është një prej problemeve kryesore, çelja e shkollës në gjuhën shqipe, punësimet dhe ndarja proporcionale e buxhetit.

    "Vetëm në ëndërr mund t'i shohësh përdorimin e gjuhës, flamurin mund ta mbash vetëm në xhep. Shqiptarët janë të diskriminuar, të lënë anash, pa asnjë lloj të drejte. Me gjendjen i kam njoftuar edhe deputetët shqiptarë, kam folur edhe me kryetarin e Komunës, i cili sërish më ka drejtuar në parti, por gjithçka mbetet ashtu si ka qenë", thotë Dava. Çdo përpjekje për të aktivizuar simbolet kombëtare ka hasur në rezistencë te ish drejtuesit dhe ato aktualë të komunës. Sipas këshilltarit, numri i të punësuarve shqiptarë arrin deri në 3 për qind, shifër kjo që është rritur me punësimet në polici. "Çështja në Krushevë mund të lëvizë pas një aktualizimi në media", përgjigjet deputeti i zonës Tahir Hani. Kjo mesa duket është "fisheku i fundit" që duhet të përdoret për të arritur implementimin jo vetëm të Marrëveshjes së Ohrit, por edhe për përmbushjen e një tjetër marrëveshje në nivel ndërpartiak VMRO- BDI, nënshkruar në prag të zgjedhjeve mes degëve të dy partive, me kusht përkrahjen nga pjesa shqiptare e kandidaturës për kryetar komune.

    "Kjo është një marrëveshje parimore, mbështetja që i dhamë kryetarit aktual, kushtëzohej me përmbushjen e disa detyrimeve, siç janë përdorimi i gjuhës, flamurit, punësimet, ndarja proporcionale e buxhetit e të tjera", thotë Hani. Në komunën ku numërohen 21, 22 për qind shqiptarë, Hani thotë se, realizimi i të drejtave rrjedh nga kjo marrëveshje që në sensin e saj është obligative dhe program politik e prioritar i zonës. Politika antishqiptare e ndjekur për Krushevën, u aplikua edhe me aneksimin e Zhitoshës dhe bashkimin e saj komunës Dollnenit, me qëllim uljen e numrit të shqiptarëve në këtë zonë.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Marrëveshja e Ohrit, e gjallë apo e vdekur !?

    13/08/2009

    Shqiptarët sot me rastin e 13 gushtit, tetë vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, janë përballë një dileme të madhe se a është realizuar apo jo tërësisht Marrëveshja e Ohrit dhe fryma e saj. Deklaratat dhe imponimet optimiste duken shumë cinike përballë fakteve dhe realitetit të zymtë të shqiptarëve, pa gjuhë shqipe, pa simbole kombëtare, me injorimin institucional të kësaj marrëveshje nga maqedonasit...


    Tetë vite pas 13 gushtit të vitit 2001, analizat, raportet dhe vlerësimet e ndryshme flasin se dokumenti që parandaloi konfliktin e asaj kohe nuk ka arritur që të mbyll çështjen shqiptare në Maqedoni.

    Shqiptarët vazhdojnë të kenë të pazgjidhur në mënyrë të qartë shumë probleme të tyre, që megjithatë ngelën si vazhdimësi e injorimit dhe nëpërkëmbjes së këtij dokumenti të paqes të miratuar tetë vite më parë me një garancë ndërkombëtare. Realiteti lidhur me mospërmbushjen e detyrimeve të Marrëveshjes së Ohrit është alarmuar edhe nga partitë opozitare, kryesisht më e zëshme PDSH-ja, e cila e ka vlerësuar këtë dokument të parealizuar dhe të shkatërruar, mirëpo nga ana tjetër, është ofruar edhe marrëveshja e re e kësaj partie. Janë shumë probleme që janë trashëguar dhe nuk kanë gjetur zgjidhje, ndërsa argumentet rreth mosimplementimit të plotë të këtij dokumenti i japin edhe analistët politik. Nga ana tjetër, BDI ka deklaruar se deri më tani është bërë punë e madhe për zbatimin e saj, por duhet të punohet edhe në të ardhmen me qëllim që ajo t'i japë rezultatet e pritura, njofton agjencia e lajmeve INA.

    Arben Xhaferi, nënshkruesi i Marrëveshjes së Ohrit sqaron se nuk është realizuar kjo marrëveshje, edhe përkundër pretendimeve të ndryshme.

    "Marrëveshja e Ohrit në mënyrë brutale nuk është realizuar sidomos në ato pika kryesore që e bënë këtë marrëveshje të jetë zgjidhje e konfliktit të vitit 2001. Në rend të parë e kam fjalën për përdorimin zyrtarë të gjuhës shqipe pastaj për decentralizimin dhe përfaqësimin adekuat, sidomos në aneksin C, ku flet për rregullimin e statusit të pjesëmarrësve të konfliktit të vitit 2001. Të gjitha këto në mënyrë të egër politikisht u shkelën, kështu që PDSH-ja del me një propozim për një kontratë të re, që do të ketë fuqi obliguese për të gjithë ata që ndikojnë në këtë proces", deklaroi Xhaferi, i cili firmosi këtë marrëveshje së bashku me Imer Imerin, kryetarin e PPD-së.

    Një nga protagonistët e periudhës së arritjes së Marrëveshjes së Ohrit, Naser Zyberi thekson se kjo marrëveshje si e tillë në distancën prej tetë vitesh e ka humbur peshën dhe rëndësinë e saj që ka patur dhe kjo shpjegohet me dy shkaqe kryesore.

    “Implementimi i saj u stërzhagit tejmase dhe arsyeja tjetër është se u deformua fryma e kësaj mërrëveshjeje Kornizë gjatë implementimi si në Kushtetutë edhe në fakte relative. Për kohën kuptohet se ka qenë një akt shumë i rëndësishëm sepse solli ndërprerjen e konfliktit dhe evitimin e një lufte gjithëpërfshirëse qytetare dhe e dyta për herë të parë detyroi faktorët politik maqedonas të pranojnë faktin se shqiptarët janë të diskriminuar në Maqedoni” nënvizoi analisti Zyber. Sipas tij, kjo marrëveshje tani duket e zbehtë, e deformuar, me shumë vonesa në zbatimin e saj dhe së shpejti do të vijë koha kur kjo Marrëveshje si e tillë do të jetë e pamjaftueshme dhe si kornizë e ngushtë për t’i zgjidhur problemet e shqiptarëve në Maqedoni dhe do të shtrohet nevoja për një Marrëveshje të re më të nevojshme se Marrëveshja e Ohrit.

    Analisti Nijazi Muhamedi vlerëson se Marrëveshja e Ohrit përveç që nuk është realizuar, ajo teoritikisht dhe politikisht e konsolidon shtetin kombëtar maqedonas edhe ate mbi baza të ideologjisë nacionaliste maqedonase, të cilat kanë për qëllim mohimin dhe shkatërrimin e identitetit shqiptar.

    “Marrëveshja e Ohrit, e cila edhe në kornizën e saj nuk mbështetet në parimet e një marrëveshjeje, por vetëm në parimin e diktuar ,sipas të cilit, karakteri unitar, gjegjësisht karakteri kombëtar maqedonas i shtetit është i pashkelshëm,është një legjitimim i vendimeve të ASNOM-it për krijimin e shtetit kombëtar maqedonas dhe legjitimim i ri i Kushtetutës së 1991 që e konsolidoi njëanshëm shtetin kombëtar maqedonas, të cilin lëvizja politike e shqiptarëve në Maqedoni një dekadë e kontestoi, gjersa maqedonasit e shpifën këtë përrallë dredhie e quajtur ‘Marrëveshje’e arritur më 13 gusht të vitit 2001 për të kontestuar vullnetin e plotë të popullit shqiptar”, ka theksuar analisti Muhamedi. Sipas tij, është turp historik të thuhet se kjo marrëveshje i bën të barabartë shqiptarët me maqedonasit apo është një kompromis mes dy popujve.






    Cilat janë problemet e pazgjidhura dhe të zvarritura


    Mos zgjidhja e përdorimit të gjuhës shqipe
    Mospërdorimi i simboleve kombëtare
    Ndarja e dëmshme territoriale dhe decentralizimi i parealizuar
    Mosarritja e shkallës së përfaqësimit deri në 25 për qind
    Diskriminimi rreth dhënies së shtetësive për afërsisht 50 mijë shqiptarë
    Përfaqësimi zero në shumë institucione dhe hierarkinë e lartë vendimmarrëse shtetërore
    Anashkalimi i zonave shqiptare për investime
    Anashkalimi dhe mos përfaqësimi në organet e larta të sigurisë, shërbimet sekrete dhe njësitet speciale ushtarake, ku nuk ka gati asnjë shqiptarë
    Moszgjidhja e statusit të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së
    Kaosi i shkaktuar në arsimin shqip
    Diskriminimi total i shqiptarëve rreth ndarjes së banesave sociale
    Determinimi i Komitetit parlamentar për marrëdhënie ndëretnike



    Marrëveshjet dhe zgjidhjet pas luftërave në rajon


    Kosovë - serbët me rreth 7 për qind. Gjuha serbe është zyrtare në tërë territorin e Kosovës. Ndarja territoriale favorizon komunitetin serb me territore të gjëra.

    Bosnjë-Hercegovina – Pas marrëveshjes së Dejtonit krijohet federata e BH-së. Kroatët me 14 për qind, por edhe serbët me 35 për qind. Gjuhët e tyre janë zyrtare. Funksionon Këshilli presidencial me presidentë të zgjedhur me rotacion, boshnjak, serb dhe kroat, me mandate të caktuara

    Mali i Zi – Serbët me 32 për qind janë popullsi shtetformuese relevante, duke shfrytëzuar trashëgiminë në këtë shtet dhe duke qenë gjuha e tyre zyrtare, që e flasin edhe malazezët

    Lugina e Preshevës – Marrëveshja e Konçulit që ndërpreu luftën e UÇPMB-së me autoritetet serbe në vitin 2000, për më shumë të drejta të shqiptarëve. Nëntë vite pas saj, nuk është realizuar as 20 përqindëshi i saj.


    Riker dhe Fuere pranojë se s`është realizuar


    Dy protagonistët ndërkombëtarë në Shkup, ambasadori amerikan Filip Riker dhe evroambasadori Ervan Fuere kanë pranuar realitetin për mosrealizimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit. Në mesazhet e tyre këtyre ditëve ata kanë bërë thirrje që të mbështetet kjo marrëveshje dhe të realizohen pjesët e saj të mbetura, sidomos me zbatimin e gjuhës shqipe. SHBA-të dhe BE ishin garantues të kësaj marrëveshje që parandaloi konfliktin e vitit 2001. (INA-24 ORE)
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  7. #7
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Tradhetia e udheheqesve shqipefoles nuk ka kufi .

    Hasmi kryesore i shqiptarizmit ne Maqedoni, mbeten vete shqipetaret.

  8. #8
    Hasmi kryesor i shqiptareve ne Maqedoni mbetet arabizimi.
    sikur t kisha gja ne dor
    e t u bajsha akullor
    buzt e tuja me shiju
    ne gjoks tandin me piku-Orosh

  9. #9
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga OROSHI Lexo Postimin
    Hasmi kryesor i shqiptareve ne Maqedoni mbetet arabizimi.



    Ne periudhen e komunizmit shqipetaret ne pergjithesi ,ankoheshin se komunizmi ishte fajtore qe shqipetaret ne maqedoni mbeten pa te drejta . Ne te kunderten komunizmi kishte shitur vetem politikishte , kurse nje pjese e madhe e shqipetareve fituane edukate njerezore ,politike , ekonomike, shkollore etj.etj.

    Aktualishte nje pjese e madhe e shqipetareve per pa mundesite e veta kane filluare qe fajin t'a hudhin te arabizmi aziatik. Arabizmi aziatik eshte nje profesion qe nuk kerkon pergjegjesi dhe eshte rruga me e lehte qe disa shqipetare e kane pelqyere per interesa ndoshta ekonomike ,duke u manipuluare nga mjekrosha te pa pastruara me fustana .

    Demokracia evropiane eshte nje shoqeri konkurrence e pergjitheshme dhe kerkon pergjegjesi . Ne kete pergjegjesi demokraci ,kerkohet profesionalizem dhe intelegjence te shendoshe . Pra demokracia nuk kerkon njeres(shqipetare me terllika samoles) .Dekokracia nuk kerkon qe tane diten te numerojshe tehspijte . Demokracia nuk kerkon qe t'i lindish femijte dhe t'i nxjerish ne rruge . Demokracia nuk kerkon qe nje ahengj (darsem e shqipetarit ) te kushton me 50-deri ne 100 mije euro. Demokracia nuk kerkon qe njeriu i thjeshte per nje nate te behet milioner kurse te tjeret te vdesin nga uria .

  10. #10
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Marreveshja e Ohrit ka kohe qe ka vdekur. Eshte vrare dy here.
    Heren e pare eshte vrare nga Ali Ahmeti, me te ashtuquajturen "Marreveshje e Majit" e cila sikur ishte hartuar te zgjidhte problemet e shqiptareve te Maqedonise me nje marreveshje dypaleshe midis dy partive ne pushtet (BDI dhe VMRO), duke u anashkaluar teresisht Marreveshja e Ohrit, e cila ishte me garanca nderkombetare.
    Heren e dyte eshte vrare nga Menduh Thaci, me te a.q. "Kushtet e PDSH-se per te vazhduar koalicionin qeveritar", ku kerkesat buronin nga Marreveshja e Ohrit, por qe ishte tendence per t'u arritur (perseri) nje marreveshje dypaleshe, kesaj rradhe midis PDSH-se dhe VMRO-se.

    As PDSH-se e as BDI-se s'i eshte bere vone kurre ta implementoje Marreveshjen e Ohrit, sepse pertej interesave te qytetareve te tyre te cilet i votojne, kane interesat personale. Marreveshja e Ohrit u eshte nevojitur si teme per fushatat e tyre parazgjedhore, dhe sikur te permbushej, do duhej te gjenin dicka tjeter per t'na genjyer.

    Nuk di pse shenohen me pervjetoret e Marreveshjes se Ohrit, kur ajo u shkel me te dyja kembet e Ali Ahmetit dhe me te dyja kembet e Menduh Thacit.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •