Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1

    RTK - tre spiunët serbë


    RTK - tre spiunët serbë




    RTK ka emetuar xhirime ekskluzive të bisedave të tre spiunëve serbë të arrestuar dy muaj më parë
    Radiotelevizioni i Kosovës ka siguruar xhirime ekskluzive ku shihen tre spiunët serbë duke biseduar rreth blerjes së dëshmive të rrejshme. Nga bisedat vërtetohet se të arrestuarit ofronin shuma të mëdha parash në këmbim të dëshmive të rrejshme për transplantim organesh, për të cilat ata thonë se Qeveria e Serbisë do të paguaj deri në 100 mijë euro.
    Në xhirimet ekskluzive të Radio Televizionit të Kosovës, të emetuara në lajmet qendrore të datës 11 gusht (mbrëmë) shumë qartë paraqiten tre spiunët e arrestuar serbë duke iu premtuar shumat e parave personave për të cilët ata kanë shpresuar se do të dëshmojnë rrejshëm për gjoja transplantimin e organeve.

    Në pyetjen e një “dëshmitari” se kush do i paguaj paratë, individi apo shteti, spiunët serbë përgjigjen shumë qartë se këtë do ta bëjë shteti i Serbisë, respektivisht Serbia. Kjo është çështje e kryer, thotë njëri prej tyre dhe se nuk do të ketë kurrfarë problemesh, por se për këtë është e domosdoshme njëfarë procedure.

    Igor Juçinac, serb kosovar, Millutin Radonoviq dhe Predrag Zheljkoviq – shtetas të Serbisë, të arrestuar si spiunë tash më edhe përmes fakteve vizuale, vërtetohet t’iu kenë ofruar personave shuma të majme parash në këmbim të deklaratave të rrejshme për transplantim organesh.
    Ndrysho Firmën

  2. #2
    Flen kush flen, armiku nuk flen.
    Ndrysho Firmën

  3. #3
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Cfare prapaskenash te turpshme. A e shikoni se cfare bejne Serbet?
    Prandaj kujdes..
    Siduket e kane blere edhe Karla del Ponten qe paturpesisht trillon se gjoja ne nje fshat te Matit, ushtare serb te marre peng qenkan masakruar me qellim transplantimin e organeve.

    Sa kriminale eshte kjo bote..
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Postime
    110
    A mundet te gjendet ne internet ky video incizim

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •