-
Zemren nuk mund ta nderroj
U ngrrite dhe xhupin morre
me le vetem si jetime,
ne ate cast rane rrebeshe
te forta mbi zemren time.
Ishte ishull kjo banese
e izoluar nga bota mbare,
ne cdo kend a kethese
kish sende qe bashk i kemi ndare.
Ne mengjes kam vendos
baneses ti jap pamje tjeter,
muret me ngjyre tjeter i ka ngjyros
asgje te mos gjasoj me ate te vjeter.
Shtratin dyshe e hoqa
nje model tjeter bleva,
ne cdo aspekt u perpoqa
por per mund te bere s'u shperbleva.
Se zemren nuk e nderrova
andaj asgje nuk me ngrohe
mbi imazhin qe krijova
imazhin e vjeter shoh.
-
-
Le te bjere shi
Shi i forte po bie
mbi zemren time te mjere,
kur me iku ajo force magjie
zemra me thote le te bjere.
Ftohte le ta kem
kur mos t'me vij vera,
pasi me nuk dallohem
mes qindra te tjera.
Nje e vetme ne bote
isha per ty dikur,
le te bjere shi mbi mua sot
se me nuk jam e lumtur.
-
-
14 Shkurti
Si ushtar i plagosur rende
rrezohem ngritem vend pa vend,
ne jeten time pafundesisht ky ritual
jeta ime keso dite me fal.
Me do shpirti nje pike uje
etjen per dashurine tende ta shuaj,
ndoshta tani per 14 shkurt
nje fjale te embel nje prekje te bute.
Mos shpreso kot rri urt
me thote koshienca se me 14 shkurt,
merre dhurate kush duhet fort
e per dashurine tone u be nje mort.
Me sakt varrose ti dhe ke ike
une shikova edhe kur morra thike,
qe ishte fjale por rende peshoj
mua si ushtarine per toke me rrezoi.
Bota mbare do merre dhurate
e une do te jem duar thate,
zemer pa prekur buze pa shijuar
14 Shkurti per mua s'ekziston eshte shuar.
-
-
Retrovizore
Jeta ime nuk eshte akullore
e embel qe sjelle kenaqesi,
por te shikoj ne retrovizore
kuptoj se nuk me duhesh ti.
Tjetren e puthe e ledhaton
bote e ashper mashkullore,
por mua kjo nuk me trishton
se je prapa te shoh ne retrovizore.
Dhe nuk me dridhet qerpiku
qe te desha me zjarr femre,
por die se deshira me iku
s'meriton respekt femre.
Vetem sot vozite ngadal
te pash prapa prore,
do marre gas une mbaj fjale
s'do te te shoh as ne retrovizore.
-
-
Mengjesi ka faj
Gjithe fajin e ka mengjesi
nuk eshte dashur te vij,
embelsine e zavendesoi stresi
me ardhjen e drites u shua nje magji.
Rrugetimin e perfundoi nata
eshte rregulle kush se levize,
kur te pash diten ndjesia qe pata
ish e frikeshme kjo surprize.
Femer me e lumtur ne planet
prane teje isha ate nate,
shikimi yt ne shpirtin tim u tret
doja kjo pergjithmone te zgjate.
Mes nesh s'ka vibracion
jemi dy te huaj tash,
por mengjesi te mos kish stacion
ne te dy do te ishim bashke.
-
-
Ishe diell
Duke ecur kur te shikoja
trupi yt diell me dukej,
mijera rreze ne hapsire dalloja
nje pjese e tyre brenda meje strukej.
Merrja ngrohtesi, drite, dashuri,
vazhdoja rrugen pa thene fjale,
fluturoja nga gezimi per cudi
kete gje se dije ti djal.
Gjithe boten mund ta doje
te ndaje ndjenja me cdo kend,
por shpirtin tim nuk e lendoje
aty dielli kishte zene vend.
Ish e bukur, fenomenale
pa strese, xhelozi, paranoje,
ndoshta per dikend jo reale
por ndodhi keshtu, dhe nuk ish loje.
-
-
C'te bene ajo?
Te ka lidhur me zinxhir
je bere rob i saj,
para botes e mbulon mire
por mua s'me mashtron e di.
E dashur ,zemer, gjithsesi ,po,
jane fjale qe bota i degjon,
cdo enderr qe sheh patjeter e do
ti si sherbetor ja ploteson.
Me mua nuk ishte keshtu
kishe fjalor te pasur ishe mbret,
c'te bene ajo te di du'
pasi qe shoh se tani pa tru ke mbet.
-
-
Mendoj.........
Lojen e nise ti
u ndeshkova une,
sinqerisht dua te di
eshte e ndersme kjo pune.
S'dua diplomaci
keshtu si jam me pelqen,
nuk dua as dinakeri
kete ne cdo hap e gjen.
Inatin menjane e hoqa
njerez te lumture dua,
poe pergjegje te gjej u perpoqa
dikush a u diskriminua?
-
-
Do doja....
Egoizmin ta flake
zemra ime te ndiej,
jo uje, por te kete gjak
por kete ilaq se gjej.
Si zbutet zemra s'di
nje cast te tille do e doja,
te me perfshinte kjo mrekulli
me te perjetesisht do jetoja.
-
-
shume te bukur,te gjitha.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt