-
Tavolina e dashurise
Shume u deshprova
kur hyra ne kafeteri,
se shoqerine se takova
edhe pse ram ne ujdi.
Por me sy duke kerkuar
te pash ty djal,
me shishe birre rrethuar
tymoje perreth pa u ndal.
Hiq trishtimin qe s'me pelqeu
te tjerat ne toke me kane rrezuar,
shpirti me refeu
ky djal po vuan.
A bene te ulem? - thash
po papritur leje e kisha perball,
ne syte e tij reagim nuk pash
ishte i humbur, si ne perralle.
''Desha te me ngroh
nisen nga goja fjalet ti dalin,
- por neperke ishte ajo
e ato vetem helm falin''.
Permes syve te tij
i thash zemres se vrare,
e di duket marrezi
te dua qe nga sekonda e pare.
Doren e shtrire ne tavoline
me force ja shtrengova,
ja percova energjine
reagimi ish ai qe kerkova.
Me shpejtesi doren terhoqi
dicka i ndodhi ndjeva pastaj,
por neperken nga goja se hoqi
kjo ishte nate e fundit e saj.
Ja lemova shpirtin cdo dite
te sherohej pakez prita,
ne syte e tij kur pash drite
qellimin e arrita.
Ne tavolinen e dashurise
rezervimin kemi gjithmone,
aty pandare i peshperise
ketu u lidhe fati jone.
-
-
Dhoma muze
Netet e gjata sa amshimi
cdo sekonde dhembje dhuron,
me duket s'do vij zgjimi
qe njeriut rrugen ja tregon.
Dhoma ime shendrrohet ne muze
muri i pare ka dashuri plote,
une e ti jemi mbi re
goja jote; - te dua me thote.
Muri i dyte dhembje ka
zemra ime vetem, dhe bosh,
me te miren ty ta dha
keshtu e zbrazet ,asgje se josh.
Muri i trete s'ka pikture
as drite, as rruge, eshte terr
te ardhmen s'do te shoh kurr
dhash dashuri ,gjeta sherr.
Dhoma ime rreth vicioz
nga muri tek muri ,jo rruge e gjate
kjo nuk futet nen rogoze
ne njerin e lumtur ,ne tjetrin e ngrate.
Muri i katert ka dritare
e cel dhe zotit i them;
me shpirt te humbur fare
pakez qetesi dua te kem.
Dhoma muze
Ne netet e gjata vetmie
bej koleksion dashurie,
muze me behen muret ne dhome
plote pasion dhe arome.
Por kur arrij tek portreti yt
me ndalet fruma ne fyt,
para dhe pas teje kam dashuruar
me mend, fjale, dhe duar.
Por celesine tek zemra ne krahror
vetem ti e kishe ne dore,
u fute brenda me siguri
the; - ketu dua te rri.
Por une vendosa ndryshe
zemren e kisha te ndare ne dyshe,
ne mendje kisha plane tjera
se ne fakt erdhi vera.
Muze me portrete shume
s'me len te bej nje qik gjume,
te gjitha keto femra o gjan
po te dua mund ti kem pran.
Por veten ti mbetesh perjete
ne murin tim portret,
te me kujtosh gjithmone
se dashuria e vertete egziston.
Por eshte si treni ne binar
po iku s'kthehet me te marr,
une kam humbur cdo shprese
por ne stacion ty te prese.
-
-
Viti i ri 2010
Viti i ri ishte shkas
mengjesi bashke na gjeti,
nga nje janari e pas
bashkejetesa na mbeti.
Bashkejetesa eshte trend
ne tham ; - pse jo,
cdo gje eshte ne vend
te dua, dhe me do.
Nje buke ndanim
dhe flenim ne nje shtrat,
ne nje vend mbanim
rrobat dhe te gjitha gjerat.
Nje dite doli nje pacartesi
e kaluam shume lehte,
por dilnin tjerat ne vazhdimsi
u gjetem ne hall te vertete.
Kishim te njejtat deshira
per te ardhmen tone,
por dallonte menyra
drejt realizimit qe na qone.
Te ri dhe plote jete
nuk leshonim pe,
ne shtepi ndodhi nje termet
me nuk bashkejetojme ne.
Dashuria si qelqi i thyer
ne hapesire u tret,
ne origjinal per ta kethyer
s'ka shans ,ne kete jete.
Mendja dhe shpirti im
jane ne lufte qe kur ke shkuar,
bashkejetesa ishte gabim
vetem na ka ngaterruar.
Sot eshte 28 dhjetori
nje mesazh dua te te dergoj,
se po afrohet nje vjetori
por emailin tend se posedoj.
Por ne ora fiks 12
nje deshire do ta kem,
futurimthi te vish, shpejt
deshiren e shpirtit te ta them.
Se shpirti i minuar
nga deshira qe vershon,
pa ngurim te kish treguar
sa shume te deshiron.
Dhe ne fakt po vuaj
qe ne vitin e ri 2010,
vallen e dhembjes do luaj
se humba dashurine e vertete.
-
-
bubbly
E bukur kjo e fundit,
po vjen janari perseri, po vjen. Aq e dua , po aq dhe e "urrej". LoL
-
-
-
-
pas vitit te ri
Depresion e merzi dallova
pas festes se vitit te ri,
tek nje e moshuar kur bisedova
se tha; - kjo esht vetem per te ri.
Se femi e te ri
behen te medhenj rriten,
kurse per ne faqezi
per ne vitet nderpriten.
Se cdo vit i ri tregon
vdekja eshte duke u afruar,
me erdhi keq se keshtu mendon
u perpoqa per ta lehtesuar.
Pergjegjen e kisha qe me pare
i thash duke shpejtuar;
- veq i vdekuri kohen e ka te vrare
koha si ece eshte ndaluar.
Eshte mire te eci koha
per cdo kend keshtu eshte jeta,
kete shpirt sikur e ngroha
pak gezim ne syte e saj gjeta.
I thash ne vazhdim
nese jeten e kalon mire,
s'duhet te jete trishtim
te jesh gjyshe, eshte deshire.
Mendoj nese ne jete bene
cdo gje ne kohe ,e te duhurin vend,
asgje peng s'ke lene
edhe pleqeria vie ne rend.
Ju uroj pleqeri te gjate
edhe shendet te mire,
mendoj se jeni me fat
dikush s'ka mundur, ka pasur deshire.
-
-
Unaza vizatim mbet
Modelin e unazave vet
e bere me perkushtim,
the; -do ta mbajme per jete
dua te kete nje kuptim.
Zemer plote e shikoja
vizatimin me gravure,
sy hapur e enderroja
ne gisht si me rri bukur.
Dy zemra qe bashkove
vetem ne leter kane mbet,
te arepunuesi nuk i qove
se fejese nuk do te kete.
Ti kishe shpirt artisti
parajse me ke ofruar,
por ndjenja prej avanturisti
nga une te kane larguar.
-
-
Si asteroid
Ti je si asteroid i vertete
drejt meje je nisur me shpejtesi,
por nuk eshte data trembedhjete
as e premte sakt e di.
Rrezik te shkruan ne sy
le pas vetem shkretire,
shume vajza pas ndarjes nga ti
jane keq ,nuk ndihen mire.
Por une zemren se kam makine
ta perplasesh mal e koder,
as nuk eshte bere me plasteline
ti ta shendrosh ne loder.
E di ti je si asteroid
por je nise ne rruge te gabuar,
te do shpirti risi, e sfide
por te nuk ske per te zbatuar.
-
-
Ajlla
I bukur emri Ajlla
se kisha degjuar ne jete,
trupine sikur zana
floke te zeza me gershete.
Kur e shikova humba
fluturova ne parajse,
u afrova por nuk munda
asnje fjale te flas.
Kam bukuri shpirti
si pamja ne bregdet,
por zoti trupine nuk ma rriti
as hijeshi syri ne te mu tret.
Ku te marr guxim
ti them fjale dashurie,
si ta luaj trimine
prane asaj bukurie?.
Por sikur mos ti them
do t'me mbete pike,
perjete peng do te kem
ta mallkoj veten se pata frike.
Ajlla gershete zeze
kam dileme te vertete,
dashurine qe kam ndeze
te ta them a ta shuaj vete?.
-
-
Nuk di perse shkrova?
Shpirt femie
qe llastimin preferon,
zemer femre
qe di,por nuk dashuron.
Me shume se
gjysem jete jetuar,
si drenushe ne mal
nga shushurima frikesuar.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt