-
Faleminderit per ftese.
Ta them sinqerisht, sa here bie debora e pare ,une ja kushtoj nje shkrim.
Me mrekullon renia e bores.
Tani ende ska rene ,por une ja bera nje ftese.
Pershendetje nga zemra e nderuar.
-
-
Zonja meme
Une dhe Ju zonja meme
beme nje betim te shenjt,
t'dyja vetes i thame
ta bejme te lumtur per jete.
Ti si nene je deshmuar
mos ji aq krenare te lutem,
lesho pe per te me qetesuar
se nga fjalet e tua tutem.
Kur e puthe djalin tend
e ndiej se e kam ne dore,
sinqerisht me vie rend
situaten ta keq perdore.
Dashuria eshte ligj
kjo gjithekund eshte vertetuar,
ata qe lidhen per prestigj
gati cdo here kane falimentuar.
Zemra ime shume e do
zemra jote njejt, e di,
andaj eja mu bashko
ti falim pa rezerve dashuri.
-
-
Ditelindja e trishtuar
Ditelindjen e kisha sot
shume shoke, shoqe ftova ,
por zemra mbeti e ftohte
se syte e tu, nuk i takova.
Kishe ftese por e grise
kete me tha shoqeria,
rruges tjeter u nise
drejt kah kafeteria.
Ditelindjet kam festuar
here te thjeshte,here super,
por ditelindje te trishtuar
vetem pa ty kete here.
Kisha falc disponim
meritonin miqte e mi,
mezi prita mbarimin
nga kjo farse ,me erdhi merzi.
Mbylla deren me trishtim
e keputur u shtriva ne shtrat,
i thash zemres s'ka kethim
sa keq te jesh pa fat.
-
-
Bastore
Te jem e sinqert
ne dore pata nje tikete,
me logjike kombinova
dhe kuptohet deshtova.
Por mendova jane ne hall
ata qe nga ky djall,
duan para te fitojne
se djallin lehte se mashtrojne.
Ekscitohet cdo shpirt
se te jep mundesi ne infinit,
fitore, humbje, barazim
vetem me gola ,nese s'jam gabim.
Ndoshta edhe nje mundesi
qe une pasi nuk luaj se di,
por sidoqoft 99 perqind
jane humbes per kete jam bind.
Sa here kisha ne dore
qe grisej me shume zor,
nje tikete me nje te pa qelluar
njemije euro te deshtuar.
Por pyeta per kureshtje
ne bastore kur ka ndeshje,
t'me pershkruajne atmosferen
sepse une s'ja kam hap deren.
Te rinje, e te vjeter
me plote pasion patjeter,
shikojne rezultate per veti e shoke
me adrenaline ne koke.
Dikush rri ne nje vend
dikush do te fluturoj si shpend,
e kur humd po pati kohe
do te shkruaj edhe nje, pa te shoh.
Dhe ne fund bejne koment
sikur te zene me korent,
me inat e te merzitur
thone ndeshja eshte shitur.
Por tjeter jave prape
tiketen ne dore kane me kap,
ta stolisin me mall
qe ta mashtrojne kete djall.
-
-
Vetmi mes njerezve
Dikur vetmine e adhurova
por dimensionin e saj,
ne kohe lufte e kuptova
me shtyri te mendoj pastaj.
Ishte i zbrazet qyteti
pak njerez, asgje per te blere,
ushqimi na treti
por per fat ishte vere.
Ne stacion autobusi
halla ka shtepine,
me frike, pa nevoja nea shtyri
shkuam te marrim pasurine.
Ishin vertete pasuri
perimet qe morrem atehere,
por ishte per cudi
ndjenja qe kam ndier.
Ato dite luftime s'kish
por rruges nuk pam njeri,
frymemarrja degjohej dyfish
te kafshonte kjo vetmi.
Ishte i zbrazet stacioni
njeri, makine, mace, syri s'te kap
disa kepuca tek, qe mund te mendoni
se dikush ka ikur me vrap.
Vetem dielli nxente mbi koke
por mua shpirtin s'ma ka prek,
se pamja qe shihja ne toke
me bente nga tmerri me vdek.
Morrem perime si hajdut
prape pa pare njeri,
por ky perjetim ma ka zbut
mendimin per vetmi.
Pas lufte mendova
vetmi totale eshte shkaterrim,
vetmi mes njerezve, zbulova
dhe me pelqen ky konstatim.
-
-
Loja me fjale
Gjithmone m'ishe prane djal
dhe luanim me fjale,
thoshe ; - dua buza jote qershize
mbi buzen time te levize.
Buzeqeshnim si femi
por lojen se ndalnim kursesi,
te thosha; - ti je diell
ne shpirtin tim nxehtesi mbjell.
Kisha dashur te me jesh
e dashur, grua, e mikeshe,
por s'kish perpjekje vetem fjale
nje dite kjo loje u ndale.
Si ndodh ,jeta na ka ndare
lojen e bukur e kemi vrare,
loja vertete u shua
por une kuptova se te dua.
Besoj njesoj ndihesh dhe ti
por e humbem kete mundesi,
na ipte shenje zemra jone
por e zberthyem shume vone.
-
-
LEGJENDE E GJALLE
Ti nderron kurs si valuta
here je poshte si ish dinari,
here je larte si funta
s'ka si ti kendej pari.
Kaq e re, je bere mit
per s'gjalli je legjende,
ndjanjat tua i ke shite
se vetem po ngarend.
Zemres ju ke bere gjelat
se truri te vuan nga varferia,
nje dite jeta ka me te dhene mat
se s'eshte biznes dashuria.
-
-
Dashuri me celular
Nje jehone dashurie
cdo here ne mesnate,
permes celularit
me futet ne shtrat.
Si llava nga vullkani
ndjenjat i vershojne,
nga zemra e zjarrte
drejt buzeve i shkojne.
Futem ne kete zjarr
me deshire digjem,
me ore te tera
nga celulari nuk hiqem.
Dashuri deri ne dhembje
sinqerisht me ofron,
te lutem kush je?
perse nuk me tregon?
Heshtjen e nderpren
thirrja e re ne mesnate,
por e ndiej nje dite
doren ka me ma zgjate.
-
-
Genjeshtari tipik
Goja jote ka hesht
si natyra ne kete vjeshte,
por vetem dite me pare
ta ndala hovin genjeshtar.
I thash vetes, me se fal
genjeshtren se duroj me djal
me pyete; - vertete keshtu kam thene?
dhe me kaq e kemi lene.
Per cudi nuk u mundove
veten fare se mbulove,
ndoshta je lehtesuar
se cdo gje ka perfunduar.
Takimi i fundit ishte dje
por si njerez u pam ne,
koke kethyer pa zemerdridhje
se kjo ish lidhje pa lidhje.
S'mund ta shihni kete pejsazh
qe ka shpirti im tash,
por cdo detaj vjeshte qe shikoni
ka shpirti im me besoni.
Dhe dua ta dini ju njerez
une shoh mire pa thjerrez,
por nga dashuria e verbuar
realitetin e kam pranuar.
-
-
Momentin jeto
Ishte motoja jote
momentin jeto,
zemra e dashuruar besonte
eshte e vertete kjo.
Rreth nesh fatkeqesia
njerzite i fut ne rrjet,
kurse mua dashuria
me mbushte me jete.
Cdo gje nga vetja dhash
ky cast fund te mos kete,
te ardhmen e pash
me nje dashuri te vertete.
Une tani e kuptoj
kete sllogan te mjere,
por ti nga fillimi e dije besoj
se fundi do te vij nje here.
Tani kur shpirti kerkon
te perjetoj kete cast,
te lutem eja thuaja ti
se per ne s'do kete tjeter rast.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt