-
Ndihem si ne xhep
Sa dhembje kam ne brendi
se peshon dot,
s'merzitesh per kete fakt ti
gezim ke plote.
Perhere dikush ne rrethin tend
dashuri te jep,
une cdo dite e kam me rend
ndihem si ne xhep.
Cdo kund shpirt, shihemi ne
ti dikend ke ne krah,
une vetem njesoj si dje
s'te vjen gjynah.
-
-
Per nje loke
Te premteve ne mesdite
edhe mbremjeve ne ballkon,
vijne te ne kojshite
biseden me kush se ndalon.
Mes grave eshte lokja
nje e moshuar shume e re,
e mban fort dokja
edhe pse i ka shtatedhjete e tre.
Lokja eshte vete
ne shtepi te re,
ne ndihme askend se therret
te pa rregulluar se le.
Ishte ndryshe dikur
lokja kishte tre djem,
kishte edhe burr
dhe varferine qe them.
Shtepi e varfer por e gezuar
se femijet jane gjalleri,
por koha ka ndryshuar
plaku me si bene shoqeri.
I vdiq plaku
djemte shkuan ne kurbet,
lokes i dolen haku
deshen ta marrin ku jane vete.
Por lokja ka bere be
,,sa kom komt e men
venin ku kom le
s'kom me lon pes asken.''
Ja bene shtepine
dhomat ja rregulluan,
ne oborr nje ngrehine
ku macet ju rreshtuan.
Lokja ka tash
me kend te bisedoj,
me the, e te thash
por edhe per ke te punoj.
Pershesh me qumesht
shpesh i qeras,
pastaj e zene ngusht
me ndjenja fillon te flas;
,,Eh! -bijat t' mia
ymri ashte gazep,
s'kishna tamel per djem t'mi
tash lokja juve po jav jep.''
Gatuan lokja per tre dite
ja do zemra pogaqe,
gjelle nuk bene perdite
s'ka shume pune ne magje.
Por nje dite te ne qelloi
kur mami beri torte,
brumin e pjekur kur e provoi,
tha - poma kona fort.
Mami tha - ta bej une ,nese do
s'ke nevoj asgje me pru,
lokja ja ketheu - ,,valla po
veq me hargjin tem e du.''
,,Du me ardhe serbez
s'do lokja mu korite
per pese kokrra ''veze''
qysh po thojne sot fmit.''
Tash shpesh torte te thate
ja ben mami lokes sone,
thote qendron me gjate
se pogaqen koha e forcon.
Niper e mbesa
nga kurbeti kur i vijne,
e kap shpresa
se gjithmone do rrijne.
Por e deshpruar
shpejt e kupton,
jeta rrenje ka leshuar
ne kurbet pergjithmone.
Por kur nipi Roni qapken
macet ja ngacmon,
lokja s'le pa i thene;
,,fmit po mi tranon''.
,,Se kur s'je ti
une me to kuvenoj
njonin e qes brenda ne shpi
n'ven teje e lemoj.''
Per macet kujdeset
per lulet gjithashtu,
me celular flet
serialet si kane shpetu.
Thote lokja jone
,,gjersa fryma e mban
venin e kom ne Kosoven tone
se leshoj kete vatan.''
-
-
Sensual
bukur ....... , po afron Janari perseri me duket
-
-
Kaloresi endacak
Me vone, kuptova shpirt
ritual te njejt beje cdo dite,
ndaheshe nga une duke lene takim
shkoje tek ajo,me te njejtin qellim.
Mbushje dy zemra me iluzion
taktika e njejt, nuansa ndryshon,
per genjeshtra pa fund flisje
shpresat ne qiell na i ngrisje.
Por ra perdja ,iluzioni u tret
kalores endacak vetem ke mbet,
nami i keq ne ball tu vulos
ne dy fronte beteja tu fundos.
Ndoshta njeren vertete e doje
mund te jem une se kete ma thoje,
por tradhetia s'fshihet me nje fjale
keshtu qe une me nuk te dua djal.
-
-
U ndal korenti
Korenti u ndal
nxemsja u ftohe,
pa thene fjale
pa me dhene kohe.
Doren ma ke kap
jorganin e ke hap.
Ne kete nate acar
cdo gje le te ngrij,
une kam parapare
per ty nje fantazi.
Me finese pak nga pak
e ndezem nje flake.
Me shume se veten time
te dua shpirt , drite,
e perhumbur zemra trime
te verteten ne drite e ka qite.
Te ma merrje jeten ne ate moment
do vdisja e gezuar e qete.
Me te forte se,, KEK'' jemi
zemrat plote dashuri,
ndoshta ne mot do kemi
edhe nje femi.
Ne terr e netet e gjata
njeriut i punon imagjinata.
E nisa seriozisht ,por doli shaka, se edhe une e shkrova ne terr mbreme.
-
-
Tatuazh ne zemer
Ne zemer nje tatuazh
e shkrova me dashuri,
zemres i thash; - ta ruash
ti falesh ,ngrohtesi.
E madhe dashuria
ne syte e mi dukej,
sa qe gjithesia
zvogelohej ,zhdukej.
Por kete ndjenje
e kisha mjerisht veq une,
u beme dy lumenj
qe s'takohen kurr.
Tani zemra e merzitur
nga kujdesi i teperuar,
shume here me ka therritur
duke me urdheruar;
Ma largo tatuazhin
me ngulfate ,se dua,
se ai mban mesazhin
qe i pa vertete u tregua.
-
-
Rrethi vicioz
Nje dite vjeshte me shi
era na bente shoqeri,
ishte e disponuar per loj
floket pa ndare mi trazoi.
Ti floket nga syri mi hoqe
shikimin tim e ndoqe,
perse fund s'kuptoj se di?
une betohesh ne kete dashuri.
U zhyta ne mendime
ta them te verteten pa lendime,
por s'ka fjale magjike
qe ndarjen ta bene mike.
Ne kete rreth vicioz
ku era akoma po loz,
shi po bie pa hesap
une s'munda gojen ta hap.
Por s'pa ku te shkoj guxova
pergjegjen e duhur tregova,
besoj e di se te dua
por dashuria treti u shua.
-
-
Me mua e ke kot
Ti sillesh si despot
por me mua e ke kot,
zemren time ta fitosh
s'duhet para te numerosh.
Por me gjentilese ,direkt
te krijosh nje ambient perfekt,
ndjenjat qe dashuri zgjojne
lirshem tek zemra te depertojne.
E di se njerezite ne bote
nga dashuria nuk jetojne dot,
por as paraja vete
nuk zgjidhe cdo gje ne bote.
Ti per para duke luftuar
te jesh njeri e ke haruar,
kur me the; - e di kush jam une?
mendove jam partnere per pune.
Ti sillu si despot
por mua s'ma prek dot,
se nje femer e vertete
i ka te prera rregullat ne jete.
-
-
Nuk thash fjale
S'te preka me dore
vetem syte u gershetuan,
telat gjembore
trupin ma pushtuan.
Nuk thash asnje fjale
edhe pse kisha nevoje,
te them - per marezi me fal
por shume te deshiroj.
Gjithe jeten ty te pres
s'eshte loje ,a me beson?,
mos te bej ngaterrese
e lash, per me vone.
Ne jete ndodh c'dashuria
per detaje s'ka nevoj,
t'mt rrembej si stuhia
vetem casti i mjaftoj.
-
-
Gabimin ta fal
E mban mend athua?
kengen ,,Gabimin ta fal se te dua'',
me endje e kendonim ne duet
mendonim eshte mesim per kete jete.
Betoheshim ne perendi
ne zemrat perplote zjarrmi,
nese ne jete do gabojme nje here
do te falim njemije here.
E kujton kengen athua?
,,Gabimin ta fal se te dua'',
kenges i besove ,por jo mua
edhe pse kam gabuar ,njejt te dua.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt