Apard-hejd ndaj shqiptarėve
Laura PAPRANIKU
Shkup, 10 gusht - Sjelljet fashizoide tė rojeve nėpėr pishina dhe qendra tė ngjashme rekreative-sportive, qė gravitojnė nė pjesėn maqedonase tė kryeqytetit, janė bėrė thuajse tė padurueshme. Vetėm sepse dėgjojnė tė flitet shqip, rojet dhe ata qė duhet tė mbajnė rendin, shkaktojnė tollovi dhe incidente me klientėt shqiptarė, tė cilėt i pėrzėnė me forcė dhe arrogancė, pasi te kenė kuptuar se janė shqiptarė. "Apard-hejd i vėrtetė", kėshtu e cilėson dukurinė e sjelljeve fashizoide tė pishinave maqedonase, Mevlan Tahiri, politikan shqiptar, qė ditė mė parė ishte protagonist i radhės nė skenarėt e pėrzėnies sė shqiptarėve nga pishina "Biseri". Kjo qendėr rekreative, nė lagjen Aerodrom tė Shkupit, e cila ėshtė nė pronėsi tė Ministrisė sė Mbrojtjes, vazhdon tė mban famėn e keqtrajtimit tė shqiptarėve, tė cilėt nė mungesė tė qendrave tė kėtilla, nė pjesėn shqiptare tė Shkupit, detyrohet tė frekuentojnė pishinat tė cilat gjenden nė pjesėn e populluar me maqedonas.
Identifikimi vetėm pėr shqiptarėt
Tahiri tregon pėr "Koha", se njė javė mė parė nė "Biseri" ishte ndaluar tė futet i biri me disa shokė. "Eh, punė tė rinjsh - mendova me vete. Dyshova se kanė bėrė ndonjė problem, prandaj mora shoqen dhe djalin dhe vendosa tė shkojmė bashkėrisht atje", rrėfen ai, pa e ditur se te dera e pishinės do ta prisnin "badigardėt" pėr t'i kėrkuar dokument identifikimi. Ish-kėshilltar nė Qytetin e Shkupit, aktualisht kėshilltar nė Ndėrmarrjen publike pėr qarkullim rrugor, Tahiri, kishte refuzuar tė tregojė letėrnjoftimin, pasi para tij, maqedonasit lėshoheshin tė hyjnė pa u identifikuar dhe pa treguar fletė hyrjen e akredituar. "Atje mund tė kuptohet fare qartė se leje tė akredituar dhe dokumente identifikimi u kėrkohet vetėm shqiptarėve, prandaj i bėj thirrje Ministrisė sė Mbrojtjes qė tė ndėrpresin kontratėn me firmėn, tė cilės i ėshtė dhėnė nė shfrytėzim pishina, dhe me kėtė tė ndėrpresin njė politikė jashtėzakonisht tė dėmshme edhe pėr vetė shtetin", thotė Tahiri. Ai ėshtė i vendosur qė rastin "Biseri" tė mos e pėrfundon me kaq. "Do tė parashtroj ankesė tė Ministria e Mbrojtjes, kurse do tė ankohem edhe tė Avokati i Popullit dhe Komiteti i Helsinkit", deklaron Tahiri, kurse u apelon bashkėkombėsve tė tij shqiptarė, qė edhe ata ta shfrytėzojnė tė drejtėn qytetare pėr tė denoncuar diskriminimin e paskrupullt qė u bėhet nė kėtė pishinė dhe nė tė gjitha objektet e tjera rekreative-sportive nė qytetin e Shkupit.
Pas asaj qė i ndodhi, tė hėnėn e javės sė kaluar, ai thotė se ka humbur vullnetin pėr tė vizituar ndonjėherė tjetėr atė pishinė. "Nė fund, kur dikush si duket mė kishte njohur, mu afruan pėr tė mė kėrkuar falje dhe pėr tė mė bindur tė futem brenda, me arsyetimin se ėshtė bėrė gabim. Mirėpo, unė nuk kam nevojė tė hy aty dhe askund tjetėr si figurė publike nėse kėtė ma ndalojnė si shqiptarė dhe si qytetar", shprehet Tahiri. Skena tė kėtilla, kur shqiptarėt refuzohen vetėm pėr shkak tė pėrkatėsisė sė tyre kombėtare, i gjen gati se ēdo ditė nėpėr qendrat rekreative-sportive tė Qytetit tė Shkupit.
Inspektorėt financiarė tė bėjnė punėn
Arroganca nė "Biseri" nuk njeh as "bonton" dhe as respekt, tė paktėn pėr njerėzit e politikės. Njė javė mė parė, nga kjo pishinė u nxor jashtė edhe njė ish-kėshilltar tjetėr shqiptarė i Qytetit tė Shkupit, Islam Ibrahimi, i vėllai i deputetes Zymrete Jakupit.
I njohur me emri Islam Muēa, ai pohon se shkak i largimin kishte qenė gjuha shqipe, ndėrsa tregon se bashkė me tė kishte qene edhe djali i deputetes Jakupi.
"Mua me kishin lėshuar tė kaloj bashke me fėmijėt, kur dėgjoj nga pas rojėn, i cili u kėrcėnohet nipėrve dhe mbesave tė mia dhe i urdhėron tė dalin jashtė. Gjithēka ndodhi kur ata filluan tė komunikojnė shqip njėri me tjetrin", pohon Muēa, i cili nė dėshmi tė deklaratave posedon edhe xhirime me kamerėn e telefonit tė tij celular. Nė pishinėn "Biseri" refuzojnė tė komentojnė rastet nė fjalė, me arsyetimin se "hyrja ėshtė e lejuar vetėm me leje tė akredituara". As nė Ministrinė e Mbrojtjes nuk kanė dashur tė komentojnė albanofobinė e koncesionerėve tė pishinės. Muēa, krahas fenomenit tė albanofobisė, nxjerrėn nė dukje edhe parregullsi tė tjera. "Ku janė inspektorėt tė cilėt lejojė qė nė pishinėn "Biseri" tė jepen bileta pa kasė fiskale", thotė ai, ndėrsa u apelon ministrive tė Ekonomisė dhe Financave qė tė shkojnė nė vend ngjarje dhe tė vėrtetohen pėr mosrespektimin dhe shkeljen e Ligjit tė fiskalizimit.
Mevlan Tahiri, nga ana tjetėr, vėren mungesėn e pishinave dhe qendrave rekreative-sportive nė pjesėn e majtė tė lumit Vardar, ku janė tė koncentruar shqiptarėt. "Jo se ėshtė ndonjė pishinė kushedi se ēfarė "Biseri", por ėshtė njė prej tė pakta qė funksionon", thotė ai, ndėrsa kujton Ministrinė e Mbrojtjes dhe firmėn qė ka marrė nė shfrytėzim atė pishinė se diskriminimi ėshtė i ndaluar dhe i dėnueshėm me Ligjet dhe Kushtetutėn. Prandaj, kėrkon nga organet pėrgjegjėse tė shtetit qė tė ndėrpresin apard-heidin pėr shqiptarėt dhe tė vendosin ligjin nė veprim, nėse dėshirojnė tė tregojnė se Maqedonia ėshtė shtet ligjor dhe demokratik pėr tė gjithė qytetarėt e saj.
Krijoni Kontakt