Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690

    Apard-hejd ndaj shqiptarėve

    Apard-hejd ndaj shqiptarėve


    Laura PAPRANIKU

    Shkup, 10 gusht - Sjelljet fashizoide tė rojeve nėpėr pishina dhe qendra tė ngjashme rekreative-sportive, qė gravitojnė nė pjesėn maqedonase tė kryeqytetit, janė bėrė thuajse tė padurueshme. Vetėm sepse dėgjojnė tė flitet shqip, rojet dhe ata qė duhet tė mbajnė rendin, shkaktojnė tollovi dhe incidente me klientėt shqiptarė, tė cilėt i pėrzėnė me forcė dhe arrogancė, pasi te kenė kuptuar se janė shqiptarė. "Apard-hejd i vėrtetė", kėshtu e cilėson dukurinė e sjelljeve fashizoide tė pishinave maqedonase, Mevlan Tahiri, politikan shqiptar, qė ditė mė parė ishte protagonist i radhės nė skenarėt e pėrzėnies sė shqiptarėve nga pishina "Biseri". Kjo qendėr rekreative, nė lagjen Aerodrom tė Shkupit, e cila ėshtė nė pronėsi tė Ministrisė sė Mbrojtjes, vazhdon tė mban famėn e keqtrajtimit tė shqiptarėve, tė cilėt nė mungesė tė qendrave tė kėtilla, nė pjesėn shqiptare tė Shkupit, detyrohet tė frekuentojnė pishinat tė cilat gjenden nė pjesėn e populluar me maqedonas.

    Identifikimi vetėm pėr shqiptarėt

    Tahiri tregon pėr "Koha", se njė javė mė parė nė "Biseri" ishte ndaluar tė futet i biri me disa shokė. "Eh, punė tė rinjsh - mendova me vete. Dyshova se kanė bėrė ndonjė problem, prandaj mora shoqen dhe djalin dhe vendosa tė shkojmė bashkėrisht atje", rrėfen ai, pa e ditur se te dera e pishinės do ta prisnin "badigardėt" pėr t'i kėrkuar dokument identifikimi. Ish-kėshilltar nė Qytetin e Shkupit, aktualisht kėshilltar nė Ndėrmarrjen publike pėr qarkullim rrugor, Tahiri, kishte refuzuar tė tregojė letėrnjoftimin, pasi para tij, maqedonasit lėshoheshin tė hyjnė pa u identifikuar dhe pa treguar fletė hyrjen e akredituar. "Atje mund tė kuptohet fare qartė se leje tė akredituar dhe dokumente identifikimi u kėrkohet vetėm shqiptarėve, prandaj i bėj thirrje Ministrisė sė Mbrojtjes qė tė ndėrpresin kontratėn me firmėn, tė cilės i ėshtė dhėnė nė shfrytėzim pishina, dhe me kėtė tė ndėrpresin njė politikė jashtėzakonisht tė dėmshme edhe pėr vetė shtetin", thotė Tahiri. Ai ėshtė i vendosur qė rastin "Biseri" tė mos e pėrfundon me kaq. "Do tė parashtroj ankesė tė Ministria e Mbrojtjes, kurse do tė ankohem edhe tė Avokati i Popullit dhe Komiteti i Helsinkit", deklaron Tahiri, kurse u apelon bashkėkombėsve tė tij shqiptarė, qė edhe ata ta shfrytėzojnė tė drejtėn qytetare pėr tė denoncuar diskriminimin e paskrupullt qė u bėhet nė kėtė pishinė dhe nė tė gjitha objektet e tjera rekreative-sportive nė qytetin e Shkupit.

    Pas asaj qė i ndodhi, tė hėnėn e javės sė kaluar, ai thotė se ka humbur vullnetin pėr tė vizituar ndonjėherė tjetėr atė pishinė. "Nė fund, kur dikush si duket mė kishte njohur, mu afruan pėr tė mė kėrkuar falje dhe pėr tė mė bindur tė futem brenda, me arsyetimin se ėshtė bėrė gabim. Mirėpo, unė nuk kam nevojė tė hy aty dhe askund tjetėr si figurė publike nėse kėtė ma ndalojnė si shqiptarė dhe si qytetar", shprehet Tahiri. Skena tė kėtilla, kur shqiptarėt refuzohen vetėm pėr shkak tė pėrkatėsisė sė tyre kombėtare, i gjen gati se ēdo ditė nėpėr qendrat rekreative-sportive tė Qytetit tė Shkupit.

    Inspektorėt financiarė tė bėjnė punėn

    Arroganca nė "Biseri" nuk njeh as "bonton" dhe as respekt, tė paktėn pėr njerėzit e politikės. Njė javė mė parė, nga kjo pishinė u nxor jashtė edhe njė ish-kėshilltar tjetėr shqiptarė i Qytetit tė Shkupit, Islam Ibrahimi, i vėllai i deputetes Zymrete Jakupit.
    I njohur me emri Islam Muēa, ai pohon se shkak i largimin kishte qenė gjuha shqipe, ndėrsa tregon se bashkė me tė kishte qene edhe djali i deputetes Jakupi.

    "Mua me kishin lėshuar tė kaloj bashke me fėmijėt, kur dėgjoj nga pas rojėn, i cili u kėrcėnohet nipėrve dhe mbesave tė mia dhe i urdhėron tė dalin jashtė. Gjithēka ndodhi kur ata filluan tė komunikojnė shqip njėri me tjetrin", pohon Muēa, i cili nė dėshmi tė deklaratave posedon edhe xhirime me kamerėn e telefonit tė tij celular. Nė pishinėn "Biseri" refuzojnė tė komentojnė rastet nė fjalė, me arsyetimin se "hyrja ėshtė e lejuar vetėm me leje tė akredituara". As nė Ministrinė e Mbrojtjes nuk kanė dashur tė komentojnė albanofobinė e koncesionerėve tė pishinės. Muēa, krahas fenomenit tė albanofobisė, nxjerrėn nė dukje edhe parregullsi tė tjera. "Ku janė inspektorėt tė cilėt lejojė qė nė pishinėn "Biseri" tė jepen bileta pa kasė fiskale", thotė ai, ndėrsa u apelon ministrive tė Ekonomisė dhe Financave qė tė shkojnė nė vend ngjarje dhe tė vėrtetohen pėr mosrespektimin dhe shkeljen e Ligjit tė fiskalizimit.

    Mevlan Tahiri, nga ana tjetėr, vėren mungesėn e pishinave dhe qendrave rekreative-sportive nė pjesėn e majtė tė lumit Vardar, ku janė tė koncentruar shqiptarėt. "Jo se ėshtė ndonjė pishinė kushedi se ēfarė "Biseri", por ėshtė njė prej tė pakta qė funksionon", thotė ai, ndėrsa kujton Ministrinė e Mbrojtjes dhe firmėn qė ka marrė nė shfrytėzim atė pishinė se diskriminimi ėshtė i ndaluar dhe i dėnueshėm me Ligjet dhe Kushtetutėn. Prandaj, kėrkon nga organet pėrgjegjėse tė shtetit qė tė ndėrpresin apard-heidin pėr shqiptarėt dhe tė vendosin ligjin nė veprim, nėse dėshirojnė tė tregojnė se Maqedonia ėshtė shtet ligjor dhe demokratik pėr tė gjithė qytetarėt e saj.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #2
    Ne pjesen e majte te Vardarit bashkepatriotet tane jane te preokupuar vetem si e si te ngrejne xhamija,,,,kjo gja u konverton ma se miri sllavo-maqedonasve.
    sikur t kisha gja ne dor
    e t u bajsha akullor
    buzt e tuja me shiju
    ne gjoks tandin me piku-Orosh

  3. #3
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anėtarėsuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar mė parė nga OROSHI Lexo Postimin
    Ne pjesen e majte te Vardarit bashkepatriotet tane jane te preokupuar vetem si e si te ngrejne xhamija,,,,kjo gja u konverton ma se miri sllavo-maqedonasve.



    Pajtohem me ju Oroshi plotesishte.

    Te shqipetaret e maqedonise nga xhelozia ndaj njeri tjetrit per fate te keqe nuk ju ka mbetur"" nje grame "" edukate nacionaliste. Apard hejd nuk ekziston ne maqedoni ,pore apard hejdin shqipetaret e kane krijuar ndermjet vete.

    Aktualishte shqipetaret e Maqedonise ,udheheqen nga dy ryma : Ryma politike e dilinxhijve dhe ryma fetare e terllikave (kapucave prej tentenje)

    Ryma politike e"" dilinxhijve"" ,popullates ju tregon vetem se si te pasurohet pa djerse, pa moral , pa edukate ekonomike etj.etj. Ne anen tjeter ryma fetare e"" terllikave"" ju tregon vetem xhehnem dhe azab ne kete bote dhe boten tjeter .

    Parregullsite , gjestet negative qe i kane krijuare shqipetaret ndermjet vehte nuk duhet te merren si fajtore vetem maqedonet sllave , pore fajin duhet kerkuare ne oborrin tone.

    Tetova si qytet ,eshte qytet etnik shqipetyare , pore per fate te keqe ne Tetove cdo gje fillimin dhe mbarimin e ka ne krim.

    Trafiku i komunikacionit ne Tetove, dhe rrethine eshte krim. Nuk jane fajtore maqedonet sllave .

    Spitali ne Tetove eshte krim.

    Argetimet per rinine ne Tetove jane krime .

    Komuna ne Tetove eshte krim.

    Institucionet shteterore ne Tetove jane krim.

    Ndertimtaria, infrastruktura ne Tetove eshte krim.

    Edukata shkollore ,profesionale ne Tetove eshte krim.


    Ne shqipetaret nuk duhet te presim qe sllavo-maqedonet t'i pastrojne oborret tona ,pore rinia shqipetare ne maqedoni duhet t'i perveshet punes me sinqeritet


    TURP , TURP , i madhe do te ishte sikur te ankohemi para institucioneve evropiane se sllavo-maqedonet ushtrojne apard hejd ndaj shqipetareve.

    Bashkesia Evropiane (BE) nuk ja merr te drejtat nje etniteti dhe t'a gezoj etnitetin tjeter , pore BE, formon konkurrence ndermjet dy etniteteve. Pra shqipetaret e maqedonise ne konkurrencen evropiane duhet t'a gjejne vehten e jo te organizohen vetem si e si ta genjejne nje ri tjetrin dhe te fute ne krim si ne politik , ekonomi etj.etj.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Kur Antigona bėhet Droga

    http://www.ina-online.net/default.as...d643a76bd&ln=3

    **************************************

    Pėr shqiptarėt s`ka shkencė

    Nė Ministrinė e Shkencės e cila ėshtė nė kuadėr tė Ministrisė sė Arsimit ėshtė i pranishėm njė diskriminim i madh i kuadrove shqiptare, por edhe anashkalimi i plotė i shkenctarėve shqiptarė. Tė punėsuar tė kėsaj ministrie kanė theksuar pėr agjencinė e lajmeve INA se kėrkojnė trajtim mė tė mirė nė kėtė dikaster dhe pėrfaqėsim mė dinjitoz tė shqiptarėve, dhe jo siē ka ndodhur, siē thonė ata “degradimi i rėndė”.

    Nė kėtė institucion shqiptarėt nuk ėprfaqėsohen nė piramidėn udhėheqėse. Nga gjithsejt 40 tė punėsuar, vetėm tre veta janė nėpunės shqiptarė.

    “Nė kėtė dikaster shqiptarėt nuk janė askund. Nuk dėgjohet zėri i tyre. Edhe ata qė ishim avancuar tashmė jemi degraduar nga partnerėt VMRO-DPME dhe BDI. Jemi tė degraduar dy apo tre shkallė mė poshtė me sistematizimin e fundit tė qeverisė”, kanė theksuar tė punėsuar nė kėtė dikaster. Pėrveē kėsaj, nė kėtė ministri, shkenctarėt shqiptarė vazhdojnė tė jenė tė anashkaluar, pėr shkak se deri tani nuk janė bėrė thirrje publike dhe fushata pėr tė nxitur shkenctarėt e rinj shqiptarė qė tė jenė pjesė e projekteve tė kėsaj ministrie. “Edhe nėse i sjellin shqiptarėt projektet e tyre, jemi tė vetėdijshėm se ato do tė hudhen nė shportė, sepse kemi njė komisioni 100 pėr qind tė pėrbėrė nga maqedonasit”, kanė theksuar tė punėsuarit. Tė radhė janė ata shkencėtarė shqiptarė qė kanė shijuar ndihmėn e kėtij institucioni pėr tė realizuar dhe implementuar edhe praktikisht projektet e tyre shkencore. (INA

    *********************************************
    Xhepat e shkoqur multietnik tė Maqedonisė -Kim Mehmeti

    http://lajmpress.com/opinion/800.html
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •