Sot kam harruar telefonin. E di qe do nevrikosesh kur ti biesh numrit tim, e kur nga mesazheria vokale te rrjedhe zeri i ftohte e perserites. Sot e harrova telefonin, ashtu si diten tjeter. Para se te dal nga shtepia e vura te ngarkohet duke menduar per telefonaten tende te gjate. Vetem 2 viza kishin ngelur, e ti e di qe 2 viza s'mjaftojne. Pastaj u ula te pres ngarkimin e ngadalte, e per ta shoqeruar ndeza nje cigare.
Telefonata e djeshme nuk me pelqeu. S'di pse u nevrikose ashtu, krejt si diten tjeter kur kisha harruar telefonin, po kesaj radhe e kisha. E di. E di qe zeri im, dje, ishte po aq i ftohte e perserites si ai i mesazherise. E ty s'te pelqen zeri i ftohte i mesazherise, e as zerat qe i ngjajne. Ti pret qe zeri im te jete i ngrohte, i embel, i dashur, mbeshtjelles, i qeshur. E mbreme zeri im ishte i veshur me nje lloj acarimi te vazhdueshem. E ndjeva. E telefonata e pare u mbyll shpejt.
Pastaj more prape, e acarimi i zerit tim s'ish larguar per dreq. U mundove ta qetesosh, ta zbusesh, e prape s'ia dole mbane. Krenaria jote fiton gjithmone mbi deshirat. E ky s'eshte faji yt. Po ai i krenarise tende te pakontrollueshme. Telefonaten e dyte e mbylla une. E menjehere prita te treten.
E treta erdhi me vone, 2 ore me vone ne mbaj mend mire. Nga cepi tjeter i telefonit, nje ze i mendafshte. Nje ze i paqte, nga ato qe nuk duan te ngrejne stuhi mbas urraganeve. Nga ato qe vetem me tingullin e tyre te embel te bejne te kuptosh qe lufta ka mbaruar, e qe tani ka ardhur ora e paqes. E zeri im, i acaruar apo jo, u duk i dridhur. Pak fjale. Vetem fjale te embla, nga ato qe te bejne mire para se te flesh gjume. Nga ato qe te bejne te shohesh endrra te bukura. E telefonata e trete u mbyll, ne paqe.
Mbarova se kujtuari telefonatat e djeshme, e mberita ne shkolle. Cigarja ishte fikur me kohe. E une prape paskam harruar telefonin.
Krijoni Kontakt