Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16

Tema: Pluhur

  1. #1
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035

    Pluhur

    Prolog-less


    “When love and death embrace” - dėgjoj kėtė kėngė, por nuk di nga mė vijnė tingujt.
    -E dėgjon ti!?
    -Jo!?
    Duhet tė jetė brenda nė mua. Kėtu nuk ka muzikė, nuk ka as zėra, as akorde, madje nuk ka as frymė, as erė. Asgjė nuk lėviz.
    -A tė duket sikur koha ka ngrirė!?
    Eh, kėshtu ėshtė vdekja. Andaj unė do tė tė pėshpėris, pėr tė vrarė kėtė heshtje. Tė lutem dėgjom dhe mos me shiko mua. Shiko ato fytyra tė ngrysura, shiko ato qė qajnė, e sidomos ato qė nėnqajnė.
    -E di pse qajnė ata?
    Nė kėto ēaste ata kanė prekur vdekjen e tyre. Ndjejnė praninė e saj. Tashmė janė tė sigurtė, qė nesėr, apo nė njė ditė, cila do qoftė, vdekja do ti puthė tė gjithė, kėto tė pranishmit, mua edhe ty.
    Varrimet janė mbledhitė qė askush nuk i dėshiron. Por domozdoshmėria i detyron tė vijnė kėtu. Pse duhet qeshur kur lind, e qarė kur vdes. A nuk ėshtė lindja ajo qė sjell vdekjen.
    -Oh, mė fal, tani duhet tė hesht. Do tė lexohet lutja…
    Hej, e shikon atė djalosh, ai qė qėndron pas priftit? Ai qė ka mbuluar fytyrėn me duart e tij, ai i pėrhumburi? Ai ishte Prometu i ēmendur i pėrjetėsisė saj, ai bėri qė ajo tė prekte zenitin. Prandaj nuk kishte mė pėrse tė jetonte. Jeta do ti vdiste forcėn e ndjenjės, pėrhitjen.
    -Tani eja me mua ta ngushėllojmė, pastaj shkojmė e pijmė nga njė gotė, ēfarėdoqofte ajo.







    Fillim i njė fundi.
    • The rest is silence.


  2. #2
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Keq me vjen moj Zomb po nje verejtje te vogel do te ta bej edhe ty.
    Mundesisht hiqe fare ate pjesen e fillimit "When love and death embrace" sepse le shije te hidhur qe ne fillim.
    Prej Himerave dhe shokeve te tij vetem adoleshent autoviktimizues dhe fillestare muzikeshijues frymezohen.

  3. #3
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Citim Postuar mė parė nga Pratolini Lexo Postimin
    Keq me vjen moj Zomb po nje verejtje te vogel do te ta bej edhe ty.
    Mundesisht hiqe fare ate pjesen e fillimit "When love and death embrace" sepse le shije te hidhur qe ne fillim.
    Prej Himerave dhe shokeve te tij vetem adoleshent autoviktimizues dhe fillestare muzikeshijues frymezohen.
    Eh, Prato, kjo ceshtja e shijeve eshte shume subjektive. Shija per veshje, muzike, biles edhe per ushiqme. Mua psh, nuk me pelqejne qepet dhe hudhrat, edhe pse jane shume te shendetshme. Madje nga shume larg nuhas kudermimin e atyre qe sapo kane ngrene

    Falemnderit per nderhyrjen, je i mirepritur!
    • The rest is silence.


  4. #4
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Ajo

    Kishte shumė emra. Nė ēdo stinė thirrej ndryshe. I pėlqente shumėllojshmėria. Ajo lindi si njė Osiris, ėndėrronte tė ndryshojė botėn dhe nė vend tė botės ndryshoi ajo. Eh, jeta e saj ishte njė rrugė e drejtė. Pa udhėkryqe, pa dredha a shtrembėrime, pa lakime e kthesa. Gjithnjė e sigurtė nėn lėkurėn e saj. Madje kishte edhe njė fuqi, ēdo gjė qė dėshironte, hėna e argjendtė ja dhuronte lehtėsisht. Tė paktėn kėshtu e emėroi ajo fuqinė e saj, madje i dha edhe njė shkėlqim, argjendor. Ajo mendonte qė qetėsinė dhe sigurinė duhet ta kėrkojmė brenda, nė degėzimet e shpirtit dhe ndjenjės. Andaj ka shumė njerėz tė pėrvuajtur, sepse ata e kėrkojnė tek bota, tek njerėzit, tek njėllojshmėria e imponuar. Mirėpo, botės i mungojnė ngjyrat, dhe pikėrisht ato ngjyrat hyjnore me tė cilat pikturojmė nėnvetėdijen tonė. Prandaj, ajo ēdo ditė zgjidhte njė ngjyrė tė veēantė dhe ajo ngjyrė varej nga pėrzierja e gdhirjes dhe perėndimit.
    Megjithatė, rrugėtimi i saj u ndal nė mes. Pėr ta dėrguar nė njė botė tjetėr, tė ēmendur. Botė pėrplot ndjenja pėrvėluese, botė pa llojllojshmėri ngjyrash. Botė bardhėdhezi. Por, aspak e panjohur. Ajo aty gjeti ėndrrėn e saj, qė e kishte kėrkuar e pritur dhe pa asnjė dyshim ju dha e tėra. Pra, pėrsėri hėna e argjendtė e bekoi, sikur ta kishte udhėzuar personalisht Domiani. Por kėsaj rradhe pėr tė gjetur tė pėrkryerėn.


    Besėtytni


    Ajo tek shikonte rrugėt e fateve nė pėllembėt tona mė tha:
    -Unė kam mė tė shkurtėr rrugėn e jetės, sepse kam dorėn mė tė vogėl.
    Qeshėm tė dyja.
    • The rest is silence.


  5. #5
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Seriozisht Zomb, per dike qe vazhdon gjithe jeten e tij te shkruaj vetem devijime nga tekste kengesh, qepa dhe kundermimi i eres se saj mund ti beje shume mire.

    E them kete vetem sepse jam i mirepritur jo per gje

  6. #6
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Nirvanė

    Ajo ishte veshur me kėmishėn e tij dhe kishte mbėshtetur kokėn tek barku tij. Ndėrsa ai i lėmonte lehtė me gishta eshtrat e brinjėve tė saj dhe nganjėherė i shtypte fort pėr tė parė formėn e tyre, sa do abstrakte pėr atė qė sheh syri. Ishte njė formė pragmatike e tė ndjerit njėri-tjetrin. Mė shumė njė meditim se sa tėrheqje seksuale. Pėrballje me organet dhe funksionin e tyre. Ethe e frymėmarje tė ngecura. Ajo natė nuk kishte hėnė, por shiu ishte i argjendtė. Ata ishin ngjyrosur me nuancat e tij, pėrderisa kishin bredhur rrugėve tė qytetit, tek ishin rėzuar e ngritur sėrish, tek ishin pėrqafuar e puthur tė shtrirė nėpėr trotuare, tek kishin tėrhequr vėmendjen e kalimtarėve e policėve. Ashtu tė lagur e tė mėrdhirė dukeshin si dy tė marrė, tė dehur nė ėndrrėn e tyre. Aty ku nuk kishte as zhumra, as drita, as rrugė, as zebra, as makina, as njerėz. Vetėm paqė dhe qetėsi.
    Tash mė jeta e saj ishte jashtė korrnizave. Tash mė ajo nuk kishte as emėr, as ngjyra, as formė. Ndjenja ishte busolla e saj. Madje edhe ligjet e fizikės nuk vlenin mė. As e djeshmja, as e sotmja, as e nesėrmja nuk egiztonte. Ajo ishte pranė tij dhe i kjo mjaftonte.
    • The rest is silence.


  7. #7
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Tash mė jeta e saj ishte jashtė korrnizave. Tash mė ajo nuk kishte as emėr, as ngjyra, as formė. Ndjenja ishte busolla e saj. Madje edhe ligjet e fizikės nuk vlenin mė. As e djeshmja, as e sotmja, as e nesėrmja nuk egiztonte. Ajo ishte pranė tij dhe i kjo mjaftonte
    .

    Sikur ..... Pergezime Zombi !
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Mirmengjes Zombi! Kesaj i thone marje dore e nje gjeje, qe mua me ben te mos e anashkaloj. Se s'jane pak anashkalimet ketu, apo jo? Urime!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    I nderuar Zombi, tė the lirisht se jeni i mirė nė tregime tė shkurtėra (skica) - pėr enigma ju kam pėrcjellur gjatė...

    Mė vjenė mirė, pėrshėndetje!

  10. #10
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    3x1
    Ndjenjat e fuqishme siē janė dashuria, lumturia dhe dhimbja shijohen, si njė gotė verė, si njė ėmbėlsirė, si njė hidhėsirė. Tė gjitha vijnė bashkė, nė njė paketė.



    Perla, Mondi e z.Agimi ju falenderoj per viziten dhe urimet. Megjithate une jam shume larg...
    • The rest is silence.


Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kėshilla pėr foshnjat 0-12 muajsh
    Nga Mina nė forumin Tė jesh prind
    Pėrgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 10-09-2011, 07:38
  2. Dritare pėr Dashurinė & Besėn...
    Nga drini_nė_TR nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 04-02-2008, 12:51
  3. Polikseni Ninka
    Nga dikeafajtore nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-07-2005, 19:16
  4. Pluhur
    Nga pluhur nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 05-07-2003, 12:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •