Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë ka arrestuar sot njëzet policë, të punësuar në stacionin për kontroll kufitar "Tabanovcë", që ndodhet në kufirin ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë. Policët janë arrestuar për shkak të marrjes së ryshfetit dhe moskryerjes së detyrës zyrtare.
Gjatë ditës së sotme të dyshuarit do të dalin para Gjykatës Themelore në Shkup. Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë pritet ndërkohë të jap më tepër hollësi rreth këtij aksioni. /B. Iseni/