
Postuar më parë nga
BARAT
Me pak fjale, ideja eshte se shqiptaret u percane dhe nuk arriten te beheshin bashke. Vetem duke i vene ne lufte kunder njeri-tjetrit, mund te eleminoheshin shqiptaret.
Fete (muhamedanet dhe ortodokisia) e atyre qe kishin interesa te kunderta me ato te shqiptareve (greke e turq) sherbyen si shkak i ndezjes se urrejtjes ndermjet shqiptareve. Si perfundim, Shqiperia u katandis e ndare ne copa, pa mundur te organizohej fuqishem dhe te formohoj ajo e para si shtet dhe jo Greqia, e cila popullsine derrmuese e kishte shqiptare.
--------------------------------
KY MATERIAL ESHTE SHKEPUTUR NGA ENCIKLOPEDIA JUGSHQIPTARE E IBRAHIM D. HOXHES NE TE CILIN TREGOHET QARTE TRADHETIA QE SULIOTET ME NE KRYE MARKO BOÇARIN I BENE ALI PASHES QE LUFTONTE PER SHQIPERINE DUKE E BRAKTISUR DHE DUKE KALUAR NE ANEN E GREKEVE.
BOÇARÉNJ,~TË: Fis i madh e i fuqishëm luftëtarësh të guximshëm shqiptarë nga Suli, pjesa lindore e Çamërisë së Mesme. I.M.Qafëzezi shkruan se i pari i tyre që njihet ka qenë Kiço Boçari, i biri i tij ishte Jorgj Boçari, kurse të nipërit e vet ishin Dhimitër, Kiço(i ati i Markos) e Thanas Boçari.Vëllezër të Markos ishin Kollë e Kostë Boçari, kurse Dhimitri e Tushja ishin përkatësisht i pari djali i Notit e i dyti i Thanasit., domethënë kushërinj të parë të Markos. I biri i vetëm i Markos, Dhimitër Boçari, ndërsa Jani, Kiçua, Markua e Nashua ishin të bijtë e Kostës, vëllait të Markos. Boçarenjtë e fundit ishin: Timo Dhimitër Boçari, nipi i Notit. Kostandin Kiço Boçari, nipi i Kostës dhe i pasmi Dhimitraq Boçari, stërnip i Notit, n/kolonel i armatës kr. a-f, ish-kryepërfaqësues i qeverisë greke në Komisionin Ndërkombëtar të Kufirit shtetëror greko-shqiptar në vitn 1923 e në vitet 1930 ministër i fuqive detare kr. a-f., përherë armik tejet i hidhur i kombit dhe i shtetit shqiptar.Sulotët, duke qenë racë shqiptare, i kanë pasë treguar dukshëm veçoritë e rralla të racës përkatëse: trimërinë dhe krenarinë, paepshmërinë para kurrfarë vështirësie, ndershmërinë, bujarinë etj., veçori këto që ua ka njohur e theksuar gjithëkush, ashtu si tërë shqiptarëve të tjerë. Mjerisht trimëria e rrallë dhe cilësitë e tjera të tyre shkuan për dhjamë qeni, sepse ata luftuan kundër sundimit osman, po jo në dobi të atdheut e të kombit të vet. Disa pjesëtarë nga ata dhe shumë e shumë nga bashkëkrahinarët e vet u vranë gjatë luftimeve përkrah kr. a-f. e si të tillë nuk u takon të quhen as dëshmorë e as heronj.BOÇARI, Marko (1789-1823). Luftëtar i mirënjohur nga Suli. U rrit dhe u stërvit si luftëtar në oborrin e A. p. T. Në vitet 1803-1806, së toku me të atin dhe me sulotë të tjerë, shërbeu në ushtrinë ruse të vendosur në Korfuz; nga 1806 në1809 sërish atje, po në ushtrinë franceze. Ndërmjet 1809-1819 ai -me gradë nënoficeri- dhe të tjerët që ndodheshin me të u rreshtuan në "batalionin shqiptar" me shërbim në të ashtuquajturën republikë të 7 ujdhezave jonike. Ditët e para të janarit 1820, duke qenë nën komandën e Noti Boçarit, së toku me tërë bashkëluftëtarët e deriatëhershëm u hodh në Shqipëri dhe u vu në krah të armatës osmane kundër ushtrisë alipashiane. Pa kaluar shumë, bashkëluftëtarët e vet i ngarkuan M.B. detyrën për t'u marrë vesh me A. p. Tepelenën; me pëlqimin e dypalshëm M.B. me shokë kaluan në vartësi të vezirit të Janinës, A. p. T. I.M.Qafëzezi thotë se të dyja ushtritë do të luftonin së toku për çlirimin e Shqipërisë. Në zbatim të porosive të Vezirit Markua me shokë zuri kalanë e Barnàdhës e pastaj atë të Qafës e të Sulit. Në vijim goditi në Këmshadhë një karvan ushtarak osman që kalonte nga Narta në Janinë dhe i mori tërë armatimin dhe plaçkën tjetër që mbartnin; zuri grykën e Pesë Puseve dhe hodhi në dorë kalanë e Rrígashit. Pastaj fitoi në Dràmës, Kosmírë, Parçíshtë, Pllakë etj. Po, kur Marko Boçari me shokë panë se fuqitë e armatosura osmane po e mposhtnin ushtrinë e Ali p. Tepelenës, e hëngrën fjalën e dhënë dhe shkelën besëlidhjen. Ata ikën prej Çamërie dhe kaluan në Greqi. Atje u lidhën me kryengritësit e Mavrokordhatit dhe kapedanëve të tjerë kryqtarë kryengritës. Qeveria e kryengritësve e emëroi Markon komandant të njësive kryengritëse që vepronin në Greqinë Perëndimore. Gjatë gjysmës së dytë të 1822-së mareshali osman, Mehmet-Reshid pasha Qytahiu kishte qarkuar Mesollònjën dhe po e mbante pa ndërprerje të rrethuar. Marko Boçari me të 600 bashkëluftëtarët e vet kishte zënë vend në Krionêr(Uji i ftohtë), përballë fuqisë ushtarake osmane. Më 4 dhjetor të atij viti -sipas dëshmisë së Pukëvilit që ishte i pranishëm- pasi i urdhëroi të visheshin me teshat më të mira "që vetëtinin nga argjëndet me të cilat ishin zbukuruar", i rreshtoi në një varg madhështor. Duke qenë ashtu të rreshtuar, u lidhën besa-besë dhe u quajtën "Vllàmë". Pukëvili, meqë s'e dinte kuptimin e kësaj fjale -sepse e dëgjoi për të parën herë- e shënoi siç e dëgjoi. Me të mbaruar kjo ceremoni, prifti i bekoi me kryqin në krahëror dhe u uroi mbarësi. Pa zgjatur më tej, Markua me bashkëluftëtarët e vet u vërvitën drejt fushimit të njësisë osmane. Përplasja zgjati tërë ditën, prej mëngjezit e deri në darkë vonë. Luftimi ishte aq i rreptë -shkruan Pukëvili- saqë "një ditë kur të tregohen hollësitë e kësaj përfytjeje, Thermopilet kanë për ta humbur rëndësinë". Afër të gdhirit Marko Boçari mundi të çelte një shteg nëpër rrethuesit dhe në mëngjesin e "së nesërmes vet i dymbëdhjetë hyri në Mesollonjë. Të tjerët kishin fluturuar në qiell". Në korrik 1823 nëpër fushën e Ahelout po zbriste me uturimë Mustafa p. Bushati dhe ndihmësit e tij: Llesh Ziu -kapedan i mirditasve- dhe Xheladin Ohri, të shoqëruar nga 8.000 bashkëluftëtarë. Ata ngritën logun luftarak në rrëzë të malit Belush. Në mbledhjen e bërë më 8.8.1823 Marko Boçari dhe kapedanët e tjerë sulotë vendosën që të mësynin ushtrinë e Bushatasit. Në përshtatje me zotimin e përbashkët, gjatë natës së 8-9 gushtit 1823 Markua me bashkëluftëtarët e vet u derdh drejt kundërshtarit, po përveç Kiço Xhavellës me shokët e tij, askush tjetër s'u duk gjëkundi. Përplasja e parë ndodhi me rojet e paka rreth fushimit e pas pak edhe me një njësit të vogël të Xheladin Ohrit që u shkoi në ndihmë rojeve jashtë gardhit. Gjatë asaj nate u vranë shumë mësyes, ndër ta edhe vet Marko Boçari. Ilo M. Qafëzezi thotë se gojëdhënat dhe burimet mbi vrasjen e tij nuk përkojnë me njëra-tjetrën. Në disa thuhet se ai u rrethua vet i 240 në Mesollonjë; u plagos dhe të nesëmen vdiq. Në disa tregohet se, kur Markua po i ngjitej gardhit rrethues nga jashtë, një luftëtar gegë nga brenda tij e goditi me një plumb shishaneje pak më sipër syrit të djathtë. Në të tjera gojëdhëna thuhet ndryshe. Po më e besueshmja është kjo: Trupvogli Marko Boçari u vra burrërisht gjatë dyluftimit me trupviganin Llesh Ziu –prijësi i mirditasve- njëri prej shpatëpërdoruesve më të zotë të kohës. Ngjarja tregohet kështu: Markua me disa shokë, të veshur si ushtarë osmanë, hynë brenda fushimit të bushtatasit; donin të vrisnin Mustafa p. Bushatin. Çadra e këtij dhe e Llesh Ziut -të njëjta me me njëra-tjetrën- ndodheshin pranë e pranë. Markua, në vend që të hynte tek ajo e Mustafa p. Bushtatit, padashur hyri në atë të Llesh Ziut. Dyluftimi me shpatë përfundoi me vdekjen e Marko Boëarit. Bashkëluftëtarët e vet fare të pakë (5-6) që shpëtuan, kufomëm e Markos mundën ta merrnin dhe e shpunë në Mesollonjë; e varrosën nën psalljet e priftërinjve grekë, të cilët e kishin pasë mbrehur dinakërisht në qerren e tyre dhe e vërtisnin sipas dëshirës. Kurse SH-S. F. në Kamus-ul Salam thotë se Markua i plagosur rëndë ishte ende gjallë kur u shpu në Mesollonjë. Pra, edhe pse gjatë tërë jetës së tij -mjerisht të shkurtër- gjithësaherë kishte shfaqur cilësitë e shquara shqiptare të pararendësve të vet, rruga e gabuar që ndoqi e shpuri të vritej për të tjerët, për armiqtë më të amëshuar të shqitarëve; kështu trimëria dhe gjaku i tij u përdorën për të keqen e njëkombësve të vet. I vetmi shërbim -nëse mund të quhet i tillë- që Marko Boçari i bëri kombit të vet, ishte fjalori greqisht-shqip që me ndihmën e të atit, Kiços, xhaxhait, Notit dhe të vjehërrit të tij, Kristaqit shkroi më 1809 në Korfuz, kur ishte në batalionin sulot në shërbim të francezëve. Fjalori u shkrua me porosi të përfaqësuesit të qeverisë franceze pranë Oborrit të A. p. T. në Janinë, Fransua Pukëvilit, për të mësuar sulotët greqishten, sepse këtë gjuhë të huaj ata nuk e dinin. Fjalori përmbledh 1850 fjalë të parenditura, togfjalsha etj. Fjalorin e gjeti më 1876 prof. Spiridhon Llambrua në Bibliotekën Mbretërore të Parisit, i cili e përshkroi pas 14 vjetësh dhe e botoi më 1895 në të përkoshmen "Estia". Llambrua shënon se atë e shkroi "një burrë trim i shquar shqiptar". Pas 3 vjetësh, në të përmuajshmen "Albania" u njoftua vendndodhja e atij fjalori. Madje Faik Konica po atë vit(1898) iu përvesh punës për botimin e tij, po s'arriti dot, sepse i munguan të hollat e duhura. Më 1926 fjalori u botua në Tiranë, në një ble të veçantë.
Publié par ABEDIN RAKIPI à l'adresse 10:48 0 commentaires
MASAKRAT E KRYERA NGA SHQIPTARET ORTODOKSE, ARVANITO-SULIOTE NDAJ ÇAMEVE. (Pjesa e pare)
MASAKRAT E KRYERA NGA SHQIPTARET ORTODOKSE, ARVANITO-SULIOTE NDAJ ÇAMEVE. (Pjesa e pare)
SHKRUAN : ABEDIN RAKIPI
Pasi per 500 vjet rresht i mbajtem nen sqetullen tone, hengren e pine ne fshatrat e shtepite tona, na gjunjezoheshin sa kohe kishin nevoje per ne, na kerkonin te beheshim vellam me ta, sepse kishin nevoje per perkrahjen tone ne çameri, por ja sesi u sollen ata me ne gjate gjenocidit ku nenat dhe motrat tona u shfarosen. Keto jane vetem disa nga qindra deshmite qe do te vijojne qe do te tregojne qarte sesi ortodokset shqipfoles ishin drejtuesit dhe indikatoret kryesore te grekeve ne çameri. Keto deshmi dhe qidra te tjerat qe do te vijojne jane ne kunderpergjigje akademike, per sharlatanin ISUF HAJREDINI, qe me genjeshtrat e tij do ti bejne çamet sot te puthen me vrasesit e baballareve te tyre ne çameri. Keta pra zoti Isuf jane vellezerit tane ortodokse.(1)Muhamet Hodo Mehmetin me porosi te priftit te Karroqit Vasil Xanit (shqipfoles ortodoks) e vrau Marko Goga(suliot shqipfoles) paksa poshte Karroqit. (Treguar nga Merso Birbil Xhaferri nga Ninati dtl. 1887).Musa Hamit Demi (dtl. 1878) dhe Shuaip Mete Çanua (dtl. 1886) te dy nga Filati tregojne se, shqiptari ortodoks Vasil Kollovoi nga fshati Sotire se bashku me nje çete gjakataresh si vetja pas Luftes Ballkanike qarkullonin neper Çamerine Verilindore pas asnje lloj ndrojtjeje; ne te njejten menyre si qarkullonte çeta e Çil Mastores, Nikolle Qamos, dhe ajo e Rexhenjve(te treja çetat te perbera dhe komanduara nga shqipfoles ortodokse) ne Çamerine e mesme lindore. Keto çeta u bene tmerri i çameve muslimane. Ata vrisnin e prisnin ne mes te dites ne sy te pushtetareve greke te cilet nuk i ngisnin fare, sepse ata ishin pjese perberese e tyre. Ne vitet 1913-1914 therren ne Kangjele (pllaje ne anen lindore te Filatit) Abdul Abazin e Hasan Dojaken, te dy nga Filati. Po ne vitet 1913-1914 vrane dhe therren mulla Sulejman Mushin nga Galbaqi, dhe Ilmaz Bello Sulon, Sami Sulejman Hoxhen, Sulejman Dule Çuçon, Shaban Sadush Taren, Shaban Zerre Banin, Shefqet Sulejman Hoxhen, dhe Xhaferr Isuf Xhaferrin, te gjithe nga Janjari. Po ne ato vite vrane edhe Beqo Kasimin nga Minina. Ne Shtator-Tetor 1917 shqiptari ortodoks Vasil Kollovoi bashke me çeten e vet dhe ate te Rexhenjeve kapen ne Shkalle te Zerjanit Qazim Haxhi Lazen, nga Lagjia Zenelat e Filatit dhe te birin e Shuhan Rushanit nga fshati Picar; i pari prej Gurreze po kthehej per ne vendlindje, kurse i dyti po shkonte ne Filat. I thelezuan prane Pjadhulit, qe tu kallnin daten dhe ti mbyllnin brenda shtepive te tyre banoret e fshatrave muslimane te Shkalles se Zerjanit. Te verteten mbi kete gjakesi e nxorren dy horofillake te rrethkomandes se Filatit, duke u fjalosur ne njeren nga kafenete e qytetit, pyetjes se njerit, tjetri ju pergjigj me gjysem zeri : E çe do qe te diç? Vasil Kollovoi me Rexhenjte i hasposen (zhduken) po rri e mos u ndiej. (Deshmi e M.H.D. dhe e SH.M.C.)Adem Beqir Maksutin nga Paramithia ne vjeshte te 1917 e vrau tek mulliri i Huvjanit( prane Paramithise) Nikolle Kondoi nga Karjoti(shqiptar ortodoks) i cili ishte vene ne sherbim te asfalise greke si ndihmes polic.Feti Ahmet Dodin 20 vjeçar nga Paramithia e po ate muaj e vrau ne Lefterhuar, Lefter Jani(shqiptar ortodoks)Xhelal Musa Isufin 50 vjeçar nga Paramithia e vrane te krishteret e Popoves (fshat shqipfoles ortodoks ne linje te Paramithise. ( Treguar nga Riza Nexhip Kali nga Paramithia dtl. 1906)Ramadan Taho Tahon e picarit 19 vjeçar e therri (1918) Vasil Kollovoi ndermjet vendlindjes dhe fshatit Pjadhul(Shkalle e Zerjanit); tok me te therri edhe djalin e Haxhi Lazes nga Filati. (Treguar nga Islam Omeri dhe Mehmet Hasan Sulejmani nga Picari.)Ne vjeshten e dyte te 1918-s Vasil Kollovoi me shoket e tij, Jan Kaçarrin(shqiptar ortodoks) nga Karroqi, dhe te birin e Jan Koçonit(shqiptar ortodoks) nga Pallambai ne fushe te Mungulit vrane bujkun Duro Sulejman Mero nga Ninati.Çeta e kryesuar nga Gole Manxhari (prej fshatit Kellez) i vetembiquajtur Ligor Farmaqi me 27.07.1912 se bashku me çeten e tij futen dhelperisht ne kllape kryetarin e shoqerise shqiptare Bashkimi ne Janine kur ai doli nga fshat çifligu i vet Çudille dhe po shkonte ne fshat-çifligun tjeter te tijin Radhotop. Ata e thelezuan pa asnje meshire duke ja bere trupin copa copa. (A. Livadheos, “I prodhromi tis Apeleftheroseos ton Joaninon” Athine 1964 fq. 11)Ne Gurrez shqipfolesi Thoma Pituli nga Gumenica dhe çeta qe ai drejtonte lidhen pas nje shtylle Muho Abdi Fetahun nga Grikohori dhe pasi e njomen me vajguri e dogjen per se gjalli. Thoma Pituli dhe pasuesit e tij thelezuan ne Stanel edhe Idriz Jaho Fetahun. Po ashtu Muho Maze Fetahu u masakrua nga Thoma Pituli. Te tre Fetahenjve para vrasjes se pari ju qiten syte, ju prene veshet, hundet, gjuhen, organet gjenitale. (Ibrahim D. Hoxha Enciklopedia e Jugut fq. 722)Njerezit mbeshtetes te Gjirokastritit Dhimiter Fandi i cili ishte ne sherbim te asfalise greke pas vrasjes se tij nga atdhetaret çame te grupit “Vellazeria” i zune prite Sulejman Abullah Memushit nga Galbaqi pasi ja ndane trupin me kama ne kater pjese ja varen neper deget e rrapit aty prane. Nje te mituri qe shtangu nga sa pa aty prane i thane : Te erdhi lik per Mulla Sulejmanin ? Me erdhi belbezoi ai. Eh edhe ne na erdhi per Dhimiter Fandin. (Ibrahim D. Hoxha Enciklopedia e Jugut fq. 718)Cil Banua, Foto Ligori dhe Ligor Kosten(te tre shqipfoles ortodokse) nga Cangari ne gusht 1935 vrane 30 vjeçarin Omer Sako Omerin.Nikolle Kosta e Thoma Fotaqi nga Lugati me 25.06 1928 ne Krua te Gunadhes vrane 23 vjeçarin Abdurrahman Xhafer Bejdon.Vangjel Jani nga Horistjani dhe shqiptaret ortodokse grekomane qe ai drejtonte ne vitin 1923 ne “Dhrom i Madh” (vend ndermjet Dhrohomise dhe Karbunarit) therren 25 vjeçarin Muharrem Lul Hasanin. (Ibrahim D. Hoxha Enciklopedia e Jugut fq. 689)Me 18.12.1924 Aleks Paci nga Bejdeshati, Cil Mastora, e Nikolle Qamua nga Horistjani te vendosur qellimisht ne Dhrohomi-Kristo Duca nga Koroni, Kristo Pula nga Karjoti, Irakli Sulioti, etj ne “Graven e Karaxhait” vrane 29 vjeçarin Haziz Lul Hasanin.Aleks Paci nga Bejdeshati vrau ne majin e 1925 prane stanit te Ligor Kostes nga Cangari Beqo Mulla Qamilin.Ne majin e vitit 1943 Miho Ligori, Stavro Nikolla, te bijte e Irakli e Niko Suliotit (te peste shqipfoles ortodokse nga Bejdeshati) ne varrezen e Fsakes vrane Reshit Hazbi Hasanin.Cil Mastora e Nikolle Qamua ne 1919 vrane Rexho Hasan Baxhanin, tek po leronte aren e vet.Ne tetor 1943 Koço Nikolla nga Vejniku dhe çeta e tij vrau ne anelumin prane fshatit Zelese Rexhep Hamza Zeqirin.(Ibrahim D. Hoxha Enciklopedia e Jugut fq. 690)Ne perleshjen e viteve 1912-1913 Nuredin Dema vrau xhaxhane e kapitenit famekeq shqipfoles Delijanaqit, i cili do te masakronte nje numer te madh çamesh me vone. Edhe xhaxhai i tij ishte gjakatar progrek si i nipi.Sulejman Subhi Dino u vra nga Kollovenjte ne 1918 ne qafe te Plakotise(Markat) se toku me dajen e tij, Met Duçen.Ne 18-19 Mars 1918 Andon e Miço Hajrudhusha, Neço Pilua, dhe Spiro Ganja nga Pleshavica, dhe Sotir Xhinga nga Povlla therren dhe thelezuan Osman Bilalin. Kur e gjeten bashkefshataret e tij koka i mbahej ende tok me trupin nga nje rripth lekure e zverkut; trupi dhe pellembet e duarve, tere te çara. ( Treguar nga Janjaritet Harun Shipe Mehmeti, Malo Xhelil Tena, Ilmaz Selmani dhe Mustafa Abaz Rumanua)Ne 27.06.1944 Taq Shtrungari therri lemeritshem ne “Prroin e Shametes” Fuat Prronjon dhe te birin Muhametin. Taqin per shume vite me rradhe e kishte mbajtur Fuati me buke por Taqi e masakroi. Pasi i theu parakrahet dhe kercinjte e kembeve ia shine mishin e trupit duke e rrahur lakuriq me shkop te veshur me kunja metalike.(Fletorja Perlindja e Shqipnies nr. 12 dt. 8/21. 02.1944)Kosta Lolo Vaso, shqiptar ortodoks nga fshati Mursi kishte ngritur qellimisht nje dyqan ne Konispol, duke u fshehur pas emrit te tregtarit, zhvillonte nje veprimtari te terbuar ne sherbim te Greqise. Ate e vrau Halit Dalani nga familja e shquar atdhetare çame e Daljanejve. Miku familjar i Halitit ortodoksi shqiptar Petro Goga e futi ne kurth duke e ftuar te shikonin fushen, kanalizimet etj te fshatit, dhe e kaloi qellimisht ne vendin ku qe ngritur prita nga shqiptari ortodoks Sotir Lolo Vaso nga Mursia. Duke e qelluar pabesisht e vrane ne pjesen e fushes te quajtur Kandale. ( Treguar nga Ahmet Xhemaliu, Brahim Shaban Mullai, Mehmet Alushi, Nexhip Baçja, dhe Safet Cokalli, te peste Konispolite.)Vangjel Xhirmiu dhe Aleks Paci vrane ne 1925 ne fshatin Cekurat Galip Lilajn, Gjyzel Shaho Shuaipin, dhe Habib Abdurrahman Bibon. .(Ibrahim D. Hoxha Enciklopedia e Jugut fq. 506)Ne plot shtepi Paramithitesh sherbenin prej vitesh vajza te krishtera shqiptare nga Frari dhe Çamofshatrat. Si te tilla ato dinin gjithçka ne maje te gishtrinjve te dores. Pak jave para gjemes se 1944 me shkaqe te ndryshme brenda 2-3 diteve, me lloj-lloj genjshtrash ato u terhoqen te gjitha nga shtepite ku ato sherbenin. Perse ? Hamendjet me te peraferta te çojne ne dy perfundime : ja per tu treguar çdo hollesi qe u duhej gjakatareve, ja per te mos u ndodhur aty diten e gjemes nga frika e ndonje hakmarrjeje. Pra ato ishin ne dijeni te plote te gjemes qe do te ndodhte.Shqiptaret ortodokse te fshatrave çame Foto Kiço, Kristo Foti, Koço Nikolla, Lefter Shtrungari, Nikolle Çeno Nikolle Skapera, dr. Spiro Kurti, nen urdhrat e Major Kranjait pas nje mbjedhjeje ne Mitropolin e Paramithise dolen neper rruge e njoftuan : Urdherohen te gjithe ata qe kane arme ti dorezojne menjehere, se qetesine do ta mbaje ushtria. Askush mos te kete frike. Kedo e quajme vella ; duam te bashkepunojme dhe te ndihmojme njeri tjetrin. Rreth mesdites çetat e perbera nga ekstremistet ortodokse shqipfoles ne sherbim te Greqise te perbera nga Çomenjte, Dokenjte, Pandazenjte(suliote), Dhimo e Sotir Pasko, Kristo Manuri, Petro Bazakua, Thoma Façua, Prift Andoni, teshaqepesje Athina Paço, samareberesi Çil Çoni, Cil Kutupi, Din Jot Barba, vellezerit Dhimo e Gaq Pashko(nga familja e te cileve rrjedh edhe familja e grekomanit te terbuar Gramoz Pashkos qe ska lene gur pa kthyer permbys ne Shqiperi), Dhimo Kasari, Jan Kulla, Jorgaq Boçari, Sotir Boçari(niperit e te sterfolurit Grekoman Marko Boçarit), Jot Keno, Kalope Baburi, Koste e Nikolle Kulla, Nikolle Paço, Nikolle Rafti, Stavro Kasari etj. Keta vrares se bashku me ushtrine greke kryen masakren e tmerrshme te Paramithise. Por ishin ata qe e drejtonin ushtrine greke sepse vetem ata e njifnin qytetit me imtesi sepse kishin vite qe i hanin buken çamit, dhe kur erdhi momenti e therren si dash.Duke kerkuar shpetim si i mbyturi qe kapet nga floket e tij, plot çame dyndeshin neper shtepite e te krishtereve zotimemarres, si ne ate te Jot Barbes etj. Por per habine e tyre ata vete ua hanin koken te paret, duke i therrur dhe masakruar. Keta sadiste motren e Hasan Behlulit, tre djemte e Hasim Dinos, nder ta dhe nje 5 muajsh- te shoqen dhe 2 bijat e Rexhep Malit, Ihin dhe Lihin i gozhduan me gozhde ne murr si Krishti ne kryq, dhe pasi therren Mulla Çenin argetoheshin me te bijen e tij. (Fletorja “Zeri i Çamerise” nr. 7 Tirane dt. 8.10.1946, fq. 2)Andon Doko, Koste Rafti nga fshati Lugat i çamerise mberthyen dhe burgosen Shefqet Sulejman Himin(dtl. 1926)Hare e Nikolle Çoni nga fshati i krishtere Hojke i çamerise, Vangjel Doko, Koste Rafti etj pasi hengren e pine rreth 2-3 ore rresht ne shtepine e myftiut Hasan Abdullahit therren ate, te shoqen, te bijen, dhe te birin.Taq Shtrungari thelezoi 80 vjeçarin Shaban Gaxirin, e plot te tjere; tregon sesi u fsheh setoku me Ilmaz Muhtarin, dhe Tahsin Muhedinin, mes trareve ne tavan, dhe sesi e nxorri pabesisht miku i tij shqiptar ortodoks Thoma Faço.(Deshmia ruhet ne arkivin personal te Ibrahim D. Hoxhes)Fatime Prronjo per te shpetuar te bijen Shuquranen nga perdhunimi i Dhimo e Sotir Paskos u dha atyre gjithe çkishte 30.000 dhrahmi, 2 gjysme lire floriri, nje pale vathe ari, nje unaze floriri, dhe çdo send qe u pelqeu. (Fletorja Bashkimi nr 678 Tirane, dt. 4.3.1947 fq. 2)Rina, gruaja e Foto Raftit u tha zervistev qe Hasan Abdullane ta benin copa-copa.Koço Nikolla nga fshati Vejnik pasi hengri e piu te shtepia e muftiut Hasan Abdullahit bashke me disa oficere greke, qete qete u çua morri nje gershere qe gjeti ne raft dhe duke qeshur ju afrua muftiut, dhe i tha : Me kete gershere njerzve te tu, do tu presim hundet, veshet e do tu qitim syte. Me te vertete do te beni ate qe thua tha muftiu? Me te vertete, pse per genjeshtra kemi ardhur ne ketu? tha Koçua i egersuar. (Viset kombetare shqiptare ne shtetin grek Ibrahim D. Hoxha)
-----------------------
Kete material e postova per punen e skenes se vrasjes, sepse nuk jam plotesisht dakord me interpretimin "mysliman i mire, ortodoks i keq dhe anasjelltas, mysliman i keq, ortodoks i mire". Si turqit si greket perfituan cdo gje ne kurriz te shqiptareve, te cilet derdhen gjakun per interesat e te tjereve.
Krijoni Kontakt