Mexhid YVEJSI, Gjakovė

Dr. Hasan Adem Kaleshi
(1922- 1976)


Dr. Hasan Kaleshi ėshtė njė nga figurat mė tė shquara nė vargun e dijetarėve shqiptar, shquhet pėr kontributin e tij nė disa lėmi: Gjuhėsi, albanologji, letėrsi, histori, etnografi etj.…

Hasan Kaleshi lindi me 7 Mars 1922, nė katundin Sėrbicė, nė rrethin e Kėrēovės. Rrjedh prej njė familje tė njohur, besimtare, intelektuale.
Gjyshi i tij, Myderriz Ali Efendiu, studimet e larta i kishte krye nė Stamboll dhe ishte shumė i nderuar pėr diturinė e devotshmėrinė e tij. Po ashtu, babai i tij, Myderriz Adem Efendiu, kishte studiuar teologjinė nė “Fatih”, institucioni mė i lartė, mė i njohur i kohės nė Stamboll.
Mėsimet fillestare i kreu nė vendlindje, ku krahas mėsimeve, babai i tij, Myderriz Adem Efendiu, nė shtėpi, qė nga mosha gjashtė vjeēare filloi t’ia mėsoi tė birit, Hasanit, Kur’anin e madhnueshėm pėrmendėsh. Nė moshėn dhjetė vjeēare, pra brenda katėr viteteve, Hasani i vogėl e mori titullin e nderuar Hafiz, meqė e mėsoj pėrmendėsh Kur’anin e shenjtė…
Shkollimin e mesėm e vazhdoi nė Shkup nė Medresenė “Mbreti Aleksandėr” dhe nė Prishtinė, nė Gjimnazin “Sami Frashėri.”
Nė vitin 1946 u regjistrue nė Universitetin e Beogradit, ku diplomoi me 1951, nė Degėn e Orientalistikės, por kishte studiuar edhe Romanistikėn.
Nė vitin 1960, po nė Beograd, nė Fakultetin Filozofik, e mbrojti disertacionin e doktoraturės me titull: “Najstariji vakuvski dokumenti iz Jugoslavije na arapskom jeziku” (Dokumentet mė tė vjetra tė vakėfeve tė Jugosllavisė nė gjuhėn arabe.)
Gjatė vitit 1965 studioi Turkologjinė nė Intstitutin Ural-Altaic tė Universitetit tė Hamburgut nė Gjermani.
Dr. Hasan Kaleshi zotėronte, pothuajse, tė gjitha gjuhėt kryesore lindore dhe perendimore; pėrveē gjuhės shqipe, serbe, kroate, boshnjake, bullgare, zotėronte pėr bukuri turqishten, osmanishten, arabishten, persishten, italishten, frėngjishten, gjermanishten dhe anglishten.
Me kėtė pėrgatitje, ishte ndėr studiuesit mė tė njohur tė orientalistikės, gjuhėsisė, historisė, kulturės, letėrsisė…Ka marrė pjesė me kumtesa, studime, punime, nė mbi 40-tė simpoziueme, konferenca shkencore, nė Evropė, Amerikė, Azi dhe Afrikė….
Ka ligjėruar nė Universitete kryesore tė botės: nė Paris, Hamburg, Berlin, Munih, Vjenė, Stamboll, Romė, Ankara, Kairo, New York, Chicago, Athinė, Sofje, kuptohet edhe nė Prishtinė, Tiranė etj.
Pėr rreth njė ēerek shekulli botoi rreth 400 punime tė ndryshme: kritika, polemika, artikuj, studime, pėrkthime, nė disa gjuhė tė huaja, si edhe nė gjuhėn shqipe…
Veprimtaria studimore e Dr. Hasan Kaleshit pėrfshin tri kategori kryesore:

1. Trashėgimia kulturore shqiptare – Gjuha dhe literatura shqipe.
2. Trashėgimia kulturore arabo-islamike.
3. Trashėgimia kulturore osmano-turke.

Kontributi i tij kryesor pėr ēėshtėn kombėtare e zėnė studimet shkencore qė kanė tė bėjnė me gjuhėsinė dhe historiografinė shqiptare…
Dr. Hasan Kaleshi studimin e tij tė parė nė gjuhėn shqipe e publikoi nė vitin 1949. Ai titullohej “Vėrejtje rreth gjuhės sė pėrdorur nė gazetarinė tonė”.
Nė vitin 1952 publikon studimin me titull: “Letėrsia bashkėkohore shqipe nė Jugosllavi”, me qėllimin pėr t’ua paraqitur letėrsinė shqipe sa mė shumė popujve tė tjerė nė Jugosllavi, tė cilėt me shumicė mendonin se shqiptarėt nuk janė veēse ekmeēi, bozaxhi, sharraxhi....
Vetėm nė "Leksikonin pėr Historinė e Evropės Juglindore", Dr. Hasan Kaleshi botoi 28 studime pėr personalitetet e shquara tė Lėvizjes Kombėtare dhe tė Kulturės Shqiptare si pėr Sami, Naim e Abdyl Frashėrin, Dervish Himėn e Faik Konicėn, pėr Ismail Qemalin e Fan Nolin, pėr Haxhi Zekėn e Hasan Prishtinėn etj .
Tė gjitha studimet e dr. Hasan Kaleshit, kanė pėr themel dokumentet e hulumtuara nėpėr arkivat e ndryshme, si Arkivi i Stambollit, Arkivi i Vjenės, Arkivi i Ankarasė…
Dr. Hasan Haleshi ėshtė autor i disa punimeve mbi jetėn dhe veprimtarinė patriotike, shkencore, kulturore e politike tė shumė figurave nė zė tė historisė sonė kombėtare, si: Sami, Naim e Abdyl Frashėrit, Ismail Qemalit, Faik Konicės, Haxhi Zekės, Fan Nolit, Dr. Ibrahim Temos, Dervish Himės, Jahja Bej Dukagjinit, Suzi Prizrenasit, Koēi Beut e Sinan Pashės, Ali Pashė Gucisė, Nexhip Dragės etj.
Nė studimin:
"Depėrtimi turk nė Ballkan dhe islamizimi si faktorė tė ekzistences etnike dhe
kombėtare tė popullit shqiptarė"
Dr.Hasan Kaleshi me guxim tė paparė paraqitet me njė tezė tė re dhe nė kundėrshtim me historiografinė shqiptare tė kohės e cila me dėpertimin e osmanlinjėve nė Ballkan dhe nė islamizimin e shqiptarėve gjen vetėm elemente negative. Nė kėtė studim Dr. Hasan Kaleshi nė tezėn e vet, ndėr tė tjera, shkruen,:
"Nė kohėn kur shqiptarėt ishin pa shtet, pa kishat e tyre, pa traditė kulturore, pa shkolla, tė rrethuar nga Bizanti nė njė anė, nga shteti Serb nė anėn tjetėr, nga Venediku nė anėn bregdetare, me kėto rrethana nuk ka pasur fare gjasa tė ekzistonte si komb, me depėrtimin turk ne Ballkan, me shkatrrimin e Bizantit, shtetit Serb si dhe dezorientimin e kishave tė tyre, pengohet asimilimi i shqiptarėve nga elementet e lartė pėrmendura".
Se ēfarė rėndėsie kishin punimet e Dr. Hasan Kaleshit shihet mė sė miri edhe nga interesimi qė patėn studijuesit e huaj pėr kėto punime, ndėr tė cilėt edhe orientalisti i njohur me famė botėrore Dr. Franc Babinger. i cili pėrmes njė shkrese dėrguar Dr. Hasan Kaleshit mė 5 gusht tė vitit 1965, e uron pėr punimet dhe kontributin e tij.....
Trashėgimia kulturore arabo-islamike

Dr. Hasan Kaleshi, pėrveē studimeve, ėshtė marrė edhe me pėrkthime. Ka pėrkthye kryeveprat e letėrsisė klasike dhe bashkohore arabe, tė cilat lexoheshin me kėnaqėsi nga shqiptarėt nė ish-Jugosllavi....
Ka pėrkthyer nė gjuhė tė ndryshme tė rajonit njė mori letrarėsh arabė, si: Ibni Rumi, Xhubran Khalil Xhubran, Bulend El-Hajderi, Nizar Kabbani, Sulejman Al-Isa etj.
Ka publikuar studime tė veēanta nė kuadėr tė letėrsisė arabe, si: “Letėrsia bashkėkohore egjiptiane” 1956, “Risitė nė poezinė moderne arabe” 1965. Ka pėrkthyer njė seri tregimesh tė shkrimtarit tė njohur arab Mahmud Tejmur, si dhe ka pėrgatitur njė tekst universitar qė trajton Historinė e Letėrsisė Arabe, tė cilin ia propozoi Rektoratit tė Universitetit tė Kosovės, por qė, pėr ironi tė fatit, ky dorėshkrim nuk u publikua....
Nė vitin vitin 1972 botoi librin me titull “Dokumentacion nė arabisht i vakėfeve nė Republikėn Federative Jugosllave”. Ky libėr njohu njė shpėrndarje tė gjerė nė mjediset e bibliotekave private dhe shkollore, si dhe nėpėr xhami dhe institucione tė ndryshme fetare...
Pas vdekjes doli fjalori me 50 mijė fjalė e idioma: “Fjalori serbokroatisht-arabisht”, botuar nė Sarajevė mė 1988, tė cilin e pėrfundoi me sukses nė bashkėpunim me studiuesin e njohur Dr. Kamil El-Buhi, njė ndėr personalitetet mė tė njohura tė fushės sė Orientalistikės gjatė viteve ‘50.

Trashėgimia kulturore osmano-turke

Dr. Hasan Haleshi, si orientalist i njohur, ka publikue njė seri studimesh nga letėrsia klasike dhe bashkohore tuke...
Dr. Hasan Kaleshi, pėrveē punimeve tė shėnuara, ka lėnė edhe mė shumė dorėshkrime tė pa publikuara. Ato janė mbi 250 dokumente, dorėshkrimet e dokumentėve kryesisht janė tė shkruara me dorė nė gjuhėn frenge, pėrveē dokumenteve nė fjalė i mbeten tė pa botuara edhe mbi 240 dokumente nė gjuhėn gjermane. Si dhe shumė dokumente tjera tė hulumtuara nė arkivin e Vienes, Ankarasė dhe Stambollit ku flitej pėr pėrsonalitetet e ndryshme tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare.
Nė vitin 1976, me rastin e 100-tė vjetorit tė lindjes sė Faik Konicės (1876-1976), Federata Pan Shqiptare “Vatra” e Bostonit, organizoi nė New York njė Simpozium Shkencor rreth Faik Konicės, ku, nė pamundėsi tė vinte pėr shkaqe shėndetėsore, u lexue kumtesa shkencore e dr. Hasan Kaleshit, tė cilėn e lexoi dr. Eduard Licho. Nė kėtė simpozium kam marrė pjesė si dėgjues dhe ende mė jehojnė nė vesh fjalėt e Dr. Eduard Lichos, i cili kur e lexoi kumtesėn, meqė pati duartrokitje tė gjata, u detyrue me thėnė: “Kėto duartrokitje, sigurisht, nuk janė pėr atė qė kumtesėn shkencore e ka lexue, por pėr atė qė e ka shkrue…”
Ai, qė e kishte shkrue, ishte dr. Hasan Kaleshi….

Faik Konica
(1876-1942)

Dr. Hasan Kaleshi, nė atė kohė, kur Faik Konica mallkohej nė Shqipni e nė Kosovė,ai pėr Faik Konicėn, ndėr tė tjera, thoshte:
“Mirėpo le ta themi edhe njė mendim ekstrem: edhe sikur kjo pasqyrė tė na dilte me disa njolla, madje edhe krejt negative, ashtu sikurse duan ta paraqitin dogmatikėt e Shqipėrisė dhe mjerisht, nėn ndikimin e tyre, edhe disa nė Kosovė, prap se prapė nuk do tė ishte e drejtė qė ta hjekim Konicėn nga Lėvizja e jonė kombėtare, nga historia e jonė e kulturės dhe e letėrsisė. Sepse, duke e hjekur Konicėn nga kėto, ne s’bėjmė tjetėr veēse varfėrojmė kulturėn tonė dhe jo aqė tė pasur dhe, si pasojė, varfėrojmė edhe vetvehten!”
Dr. Hasan Kaleshi ndrroi jetė me 19 Korrik 1976, nė moshėn 54 vjeēare, duke na lėnė vepra, tė cilat janė pėrmendore pėr ēėshtjen fetare e kombėtare….

Mexhid YVEJSI, Gjakovė