Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435

    Selia e Partisë Socialiste kalon në heshtje dështimin e vizitës së Ramës në SHBA

    Selia e Partisë Socialiste kalon në heshtje dështimin e vizitës së Ramës në SHBA


    Zyrtarët amerikanë injorojnë kërkesën e Ramës për takime


    Zyrtarët amerikanë të Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit amerikan të Shtetit kanë injoruar kërkesat e Edi Ramës për takime, ku ai do të prezantonte pretendimet e tij për parregullsi në zgjedhjet e 28 qershorit. Sipas burimeve të zyrës së shtypit të Partisë Socialiste 10 ditë më parë thuhej, se gjatë vizitës në SHBA, Rama do të takohej me zyrtarë të Departamentit amerikan të Shtetit dhe të Shtëpisë së Bardhë, të cilëve do t`u prezantonte qëndrimet e PS-së ndaj procesit zgjedhor. Kur kanë kaluar tre ditë nga rikthimi i Ramës në Shqipëri, nga zyra e selisë rozë nuk ka asnjë reagim për takimet e tij me zyrtarët amerikanë, gjë që dëshmon dështimin e këtyre takimeve të trumbetuara me bujë nga mediat e kontrolluara nga kreu i PS-së. Zyrtarët amerikanë me anë të këtij injorimi i kanë bërë të qartë Ramës, se nuk i mbështesin qëndrimet e tij obskurantiste ndaj një procesi zgjedhor që tashmë ka marrë vlerësimet e të gjithë monitoruesve vendas dhe të huaj. Ky injorim që zyrtarët amerikanë i bëjnë kryetarit në detyrë të PS-së është vazhdimësi e izolimit, që komuniteti ndërkombëtar i ka bërë atij, që nga ardhja në krye të selisë rozë në vitin 2005. Që nga ajo kohë, Rama nuk mbahet mend të jetë takuar me ndonjë zyrtar të lartë amerikan ose të BE-së, apo të ketë marrë pjesë apo mbajtur fjalim në ndonjë forum ndërkombëtar. Izolimi i tij i pakthyeshëm nisi, pasi ai shkeli marrëveshjen politike të nënshkruar me ndërhyrjen e diplomatëve të huaj në Tiranë lidhur me zgjedhjet vendore të vitit 2007. Me anë të këtij qëndrimi, zyrtarët amerikanë kanë përforcuar idenë se vlerësimet për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri do t`i bazojnë në raportin e vëzhguesve ndërkombëtarë dhe jo në konkluzione të motivuara politikisht. Pak kohë më parë, SHBA përgëzoi qeverinë shqiptare dhe qytetarët e saj për zhvillimin e qetë dhe të rregullt të procesit zgjedhor.
    Rilindjademokratike

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    duhet me prite edhe ca dite per me kutpu se c'fare mesimesh i kane dhene atje .... eshte me se normale qe nuk mund te dilte qe diten e pare te kthimit dhe te thonte ndonje gje se pastaj do e kuptonin edhe pulat "muhabetin"....
    "They will not control us, We will be victorious"

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Nuk ka cfare te thote rama tani do beje mire te njohe zgjedhjet dhe te merret me partine e tij. Le ta mbajne apo ta perzene socialistet, por mos te mbaje peng Shqiperine me kryefortesine dhe budallallekun e tij.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •