Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Leksionet e pamësuara të Putinit

    Leksionet e pamësuara të Putinit

    • Datë: Aug 10, 2009

    "Financial Times”

    Ka një ndjesi të frikshme të përsëritjes të një “déjà vu”-je në momentin kur sheh Vladimir Putinin në një
    “paradë” para gazetarëve gjatë pushimeve të tij në Siberi, duke nxjerrë në pah muskujt. Fotografia vjetore e kryeministrit rus “sugjeron” një lloj krenarie të dukshme, shfaqur në kraharorin e tij të fuqishëm dhe imazhin prej një atleti.
    Në mënyrë të frikshme kjo përkon me fotografitë e publikuara pak para përvjetorit të luftës së vogël të Rusisë me Gjeorgjinë, të shtunën.
    Konflikti dhe lufta ndaj një ish-republike sovjetike është parë në Moskë si një trimf i superfuqisë ruse dhe Putin është konsideruar si njeriu i fortë që e frymëzoi këtë.
    E megjithatë ajo ishte një luftë nga e cila askush nuk doli me shumë përfitime, apo kredi politike, përfshi këtu edhe Rusinë.
    Gjeorgjia e humbi luftën dhe dy provincat separatiste Abkhazia dhe Osetia e Jugut janë tashmë të pushtuara nga mijëra ushtarë rusë. Mihail Saakashvili, presidenti i Gjeorgjisë, u ka rezistuar thirrjeve që iu bënë për dorëheqje, por reputacioni i tij si një demokrat i ndjeshëm pro-perëndimor ka rënë tashmë.
    Abkhazia ka ndërruar një klasë politike të urryer me një tjetër po kaq të urryer. Pavarësia e saj nuk njihet nga asnjë vend tjetër vec Rusisë dhe Daniel Ortega, presidenti i Nikaraguas. Ajo është nën varësinë ruse për 50 për qind të buxhetit të saj, pagesat e pensioneve dhe 90 për qind të investimeve në përgjithësi.
    Liderët e Osetisë së Jugut nuk e vrasin dhe aq mendjen: ata duan të jenë pjesë e Rusisë. Por, populli i tyre jeton në kushte të mjerueshme dhe pjesa më e madhe e ndihmës ruse është zhdukur në vrimën e zezë të korrupsionit vendas.
    Mijëra prej tyre janë pa shtëpi dhe vendi është spastruar etnikisht nga popullata e tij gjeorgjiane, gjë që e kthen në mashtrim pretendimin e Rusisë se kishte nisur një ndërhyrje humanitare.
    Në Moskë lufta konsiderohet si një demostrim i suksesshëm i pushtetit rus në hapësirën e dikurshme sovjetike. Mund të jenë të vjetër e të dalë mode, por tanket ruse ende punojnë për mrekulli. Ky ishte një sinjal i qartë për çdo fqinj të Rusisë që kërkon të anëtarësohet në aleancën e NATO-s. Ky ishte një demostrim i bindjes ruse se politika ndërkombëtare është një lojë me shumnë zero: humbja jote është fitorja ime.
    Putin është trajnuar nga KGB-ja: ai është një takticien i shkëlqyer në politikat afatshkurtra, por një strateg i dështuar. Ai nuk ka një vizion të qartë për kaukazin dhe as për marrëdhëniet me vendet fqinje të Rusisë. Falë Gjeorgjisë, Rusisë ia kanë frikën në rajon, por nuk e respektojnë. Ajo ka gazin dhe paratë për të korruptuar fqinjët e saj. Por, frika dhe ryshfetet nuk janë elementë të mirë për të ndërtuar marrëdhënie që zgjasin.
    Presidenti Barak Obama do të shtypë butonin e marrëdhënieve të mira me Rusinë. Kjo sugjeron respect të ndërsjellë. Kjo kërkon respekt për të dobëtin, njësoj si për të fortin. Ky është një mësim që Putini muskuloz nuk e ka mësuar ende.

    gsh.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-05-2009
    Vendndodhja
    Dallas Texas
    Postime
    751
    putini tregon muskujt se ka pushtet, se pa pushtet me i dale tek pallati me cifte ne 12 te nates, dhe ta urdherosh per nja 100 metra zvaritje ne kohe me shi e balte, jane teper i sigurt qe ky me muskujt e tij te forte,duke u dridhur do bej 110 metra.
    kisha qef qe te perplasesin njeher usa&rusia, mbase rusis do ti ulej koka pergjithon.

  3. #3
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Artikull v.l.
    Keto lloj "analizash" i ngjajne asaj dhelpres me rrushte. Perendimi do qe lideri rus te jete alla-Jelcin. Plak, i semure dhe i matufepsur. Neve si shqiptare na intereson qe Rusia ta kete nje lider te tille si Jelcini, mundesisht ca me te rrjedhur. Problemi eshte qe Putini nuk eshte i tille.
    Une besoj se klikes ruse i ka interesuar ne fillim Jelcini se kapitalizmi ne fazat e para ka nevoje per anarki, si puna e ujkut qe ka qejf mjegullen. Per kohera te tilla Jelcini qe perfekt. Tamam si ari ne gjume letargjik. Por ne fazen e konsolidimit ka nevoje per dore te hekurt. Putini eshte dora e hekurt.
    -

  4. #4
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Citim Postuar më parë nga Mr Zeid Lexo Postimin
    putini tregon muskujt se ka pushtet, se pa pushtet me i dale tek pallati me cifte ne 12 te nates, dhe ta urdherosh per nja 100 metra zvaritje ne kohe me shi e balte, jane teper i sigurt qe ky me muskujt e tij te forte,duke u dridhur do bej 110 metra.
    kisha qef qe te perplasesin njeher usa&rusia, mbase rusis do ti ulej koka pergjithon.

    Italianet perdorin ate shprehjen mesimet e putan-es ruse.Lerini Putinin te qeroje patate per ushtaret ne kaukaz se ngelen duke ngrene lakra te shkretet.
    "Shoku Mjekesise"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga Mr Zeid Lexo Postimin
    putini tregon muskujt se ka pushtet, se pa pushtet me i dale tek pallati me cifte ne 12 te nates, dhe ta urdherosh per nja 100 metra zvaritje ne kohe me shi e balte, jane teper i sigurt qe ky me muskujt e tij te forte,duke u dridhur do bej 110 metra.
    kisha qef qe te perplasesin njeher usa&rusia, mbase rusis do ti ulej koka pergjithon.
    Nuk perplasen,sepse vjen fundi.G8 eshte zgjidhja.
    lg

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-05-2009
    Vendndodhja
    Dallas Texas
    Postime
    751
    Citim Postuar më parë nga SystemA Lexo Postimin
    Nuk perplasen,sepse vjen fundi.G8 eshte zgjidhja.
    lg
    nuk vjen fundi mos ki frik po qe do perplasen heret a vone do perplasen do te kete lufte te tret boterore
    bk

  7. #7
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Problemi duket i thjeshte, por ne fakt mua nuk me duket. Vendosja e sistemeve antirakete ne Ceki dhe Poloni, me pretendimin se i veme per t`u mbrojtur nga Irani!!!!!!!!! Kjo nuk hahet.

    Rusia bile propozoi te vendoseshin sisteme te tilla ne Azerbajxhan dhe USA nuk pranoi.

    Keto nuk jane rastesi dhe nuk mund te mbulohen me 2 hamburgere ne farm-at e Bush-it.

    Nga ana tjeter nderhyrja e Rusise ne Osetine e Jugut, duke bere paralelizem me Kosoven, i shton dyshimet, se ceshtja nuk eshte kaq e thjeshte.

    Vendosja e sistemit antirakete nuk eshte kaq e thjeshte, edhe pse Bush-i bente be se keto nuk ishin kunder Rusise.

    Edhe Hitleri ne luften e II boterore qeshte kur akuzohej si pushtues dhe bente be se nuk kishte qellime te tilla. Dhe historia e mepasme dihet..
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-04-2009
    Postime
    384
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin

    Sapo degjuat lajmet nga Radio Athina. Kalispera.

  9. #9
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    D.m.th. ne postimin tim desha te them, se gjendja sot ne bote eshte ndryshe nga sa shfaqet ne siperfaqe, me buzeqeshje e shtrengime duarsh te politikaneve, por nuk i dihet se c`mund te ndodhe. Rusia dhe USA kane armiqesi te vjeter. Po keshtu edhe Rusia me Turqine.

    Nga ana tjeter kemi kercenimet e Korese se Veriut per lufte berthamore, si dhe problemet e Iranit, Irakut, Afganistanit dhe sidomos situata ne Lindjen e Mesme.
    Po keshtu USA eshte ne armiqesi me K.Veriut, Iranin, Kuben, etj....

    Pra bota nuk eshte e qete, nje "lufte e ftohte" e re, e pashpallur qendron pezull...., e cila mund te nxehet..
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 19-08-2009 më 13:32
    Duaje te afermin tend si veten

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-04-2009
    Postime
    384
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    D.m.th. ne postimin tim desha te them, se gjendja sot ne bote eshte ndryshe nga sa shfaqet ne siperfaqe, me buzeqeshje e shtrengime duarsh te politikaneve, por nuk i dihet se c`mund te ndodhe. Rusia dhe USA kane armiqesi te vjeter. Po keshtu edhe Rusia me Turqine.

    Nga ana tjeter kemi kercenimet e Korese se Veriut per lufte berthamore, si dhe problemet e Iranit, Irakut, Afganistanit dhe sidomos situata ne Lindjen e Mesme.
    Po keshtu USA eshte ne armiqesi me K.Veriut, Iranin, Kuben, etj....

    Pra bota nuk eshte e qete, nje "lufte e ftohte" e re, e pashpallur qendron pezull...., e cila mund te nxehet..
    Jisu Hristos eshte duke ardhur !

    Sapo degjuat lajmet nga Radio Janulla, 101.3 FM

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •