Eshte vertet problem shqetesues, arbereshi_niko, fenomeni i manise ne perkthime qe cojne deri ne botime librash te dobet. Jo pak autore, nisur nga njohje personale me te aferm apo miq perkthyesa te rekomanduar, duke deshiruar te botohen jashte jane bere preh e ambicieve egoiste dhe delirit te madheshtise. Rumania psh eshte mbushur me dhjetra autore shqiptare e kosovare te perkthyer nga nje patriot i tyre qe njeh mire rumanishten dhe qe merr persiper botimin e librave te tyre ne Rumani kundrejt pageses. Keshtu fillon me pas reklama mburrese se filan autor shqiptar u perkthye ne Rumani, ne nje kohe qe lexuesi rumun pak ose hic fare e njeh ate. E njejta gje ndodh dhe ne disa shtete te tjera, si ne Meksike, Spanje, Greqi, Itali, etj, ku reklamohen nga vete autoret e perkthyesit botimet e tyre, reale ne inekzistencen e tyre. Ekziston, pra, nje mishmash ne artin e fjales se shkruar dhe kjo sepse mungon kritika e vertete, kurse botuesit e kane kthyer shtepine botuese ne fabrike prodhuese per interes fitimesh. Mjafton te paguhesh dhe te gdhihesh poet dhe shkrimtar i madh, brilant, mbarekombetar, etj, etj. Mes ketij misdhmashi ai qe humb eshte talenti i vertete dhe lexuesi i vertete.
Krijoni Kontakt