-
Patkoi
E di ti ,se patkoi
eshte kepuce, e kalit,
pa te, nuk besoj
se mund ti ngjitet malit.
Nga rrezja qe percllon
fjolla e bere acar,
patkoi eshte gjithmone
ilaq i parapare.
Keshtu qe dimer, e vere,
me vete i mban,
por kur i prishen ,atehere
i rregullon mjeshtri nallban.
Kovac, populli e therrete
patkojt kur ja gozhdon,
kalin nuk e vret
dhe nuk e lendon.
Por per hamshorin
patkoi s'eshte ne trend ,
se eshte banor
fushave pafund ,ku ngarend.
-
-
Rregull ne ngrenie
Cdo dite, ne kuzhine,
mamaja ime,
tregon shkathtesine
kur pregatite ushqime.
E kendshme kjo ere
per veti ,me bene,
por duhet cdo here
para se me ngren.
Duart ti laj
te ulem ,ne vendin tim,
nuk pres me pastaj
shijoje ushqim.
-
-
Motra ime
Zana motra ime
eshte me e madhe,
e menqur ,dhe trime
ka zgjidhje per halle.
Ajo ,nuk gabon
une ,keshtu mendoj,
por ,mami kur e qorton
me bene, te dyshoj.
-
-
Lulja e keputur
Nje lule keputa
ne vazo ,e kam vene,
me vone, e luta ,
t'me fal, nese bene.
Ndoshta ,bera gabim
egoiste u tregova,
per qefin tim
lulen nga jeta, e privova.
E bera nga dashuria
se shume e dua,
me mahniti bukuria
besoj ,do t'me fali, mua.
-
-
Duke pritur pranveren
Vesha nje fustane
me ngjyre te kuqe,
te dukem tamam
si nje mollekuqe.
Mire u rregullova
dola te dera,
te pres nuk pritova
sa te vij pranvera.
Prita sa prita
pranveren se takova,
ne shtepi erdha
mamit i tregova.
Ishim ne ballkon
mami nisi me qesh,
-gjelberimi na tregon
pranvera eshte mes nesh!
-
-
Libri
Libri eshte oqean
ka pasuri te papare,
por ne dore e mban
mbledhe margaritar.
Libri eshte kosmos
ka pafund hapsire,
ec mbi te se medoemos
ecja te bene mire.
Kur merre njohuri
truri nise me levize,
behesh tjeter njeri
ide te reja ngjize.
Truri i ngacmuar
nga informata te marra,
do jet i predispozuar
idene ta qoj perpara.
Ngjizja eshte evolucion
qe duhet zhvilluar,
fundi jep revolucion
por gjithenje duke rifilluar.
-
-
Kitara
Shok kitara
nuk do maskara,
por nje punetor
qe do ta mbaj ne dore.
Ti eci cdo gisht
posht - lart deri ne bisht,
me shume elastike
sikur bene gjimnastike.
Shpejt apo ngadal
por pa u ndale,
ne kete rrugetim te mbare
leshon ze gjdo kitare.
Here te duket qan
here gazi se mban,
tingulli -tingullin shoqeron
ne harmoni gjithmone.
Kur mblidhen pike- pike
na japin muzike,
apo thene ndryshe melodi
qe e do cdo njeri.
-
-
Vizatimi ne mur
Bera nje vizatim
zogun ne fluturim,
mami tha - i bukur
- me pelqen kjo pikture.
E vuri ne ram kete vizatim
e beri gati per ekspozim,
pstaj e vari ne mur
te mos humbet kurr.
-
-
Mami im
Mami eshte qershi
mami eshte kajsi,
mami eshte embelsire
prej embelsirave me e mire.
Se te gjitha keto shijoj
me mamin kur bisedoj,
e mbush shpirtin plote
jam me e lumtura ne bote.
Mami kur prek mbi plage
s'mbetet shenje as vrage,
mami largon cdo rrezik
me mamin nga asgje s'kam frike.
-
-
Dua me mua te krenohesh
Hero eshte babi im
eshte dhe deshmor,
flete syri plote shkelqim
zemra e vogel ne krahror.
Ne nje fushe te gjelberuar
me peme, e me ara,
shpirti e ka leshuar
nga plaget e marra.
Babi me ty jam krenar
dua qe me mua te jesh ti,
e kalova klasen e pare
ne varreza shkova me kenaqesi.
Mamin ne krah, librezen ne dore
u ula afer,varrin ja lemova,
jam nxenes shembullor
do jem gjithmone i tille i premtova.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt