Close
Faqja 6 prej 21 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 207
  1. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009

    Fjolla ne balte

    Po bie fjolla
    direkt ne asfalt,
    e vogela belholla
    direkt e ne balte.

    Ndotet e mjera
    ndihet ne siklet,
    shpejt shoqet tjera
    ne ndihme i therrete.

    Me vrull tani
    fjollat verrshojne,
    me miliona , pa kufi,
    balten e mbulojne.

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009

    Larja e dhembeve

    Brusha ngjyre roz
    pasta gjelbert -bardhe,
    ne goje nis loze
    lojera me rradhe.

    Punoj ne sektore te ndara
    anash ja nisi ne fillim,
    bej rreth perpara
    posht -lart ne perfundim.

    Dhembet i shpelaj
    edhe brushen gjithashtu,
    kete rregulle mbaj
    dhembet me i pastru.

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009

    Mesueses Deshira

    Ke vite pas veti
    te ofrohet pleqeria,
    por kur nuk te treti
    per nxenes dashuria.

    E dashura mesuese
    ne fillim te desha te re,
    por cdo dite pasuese
    tregonte sa e mire je.

    Te dua shume, tani e di
    te kam si gjyshen qe me shkoi,
    me ofron dituri butesi
    mesuese te adhuroj.

  4. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009

    Fjala e piste

    Nje fjale e piste
    me shpetoi sot,
    mami u trondite
    tha-c'flet keshtu per ate zot?.

    -Me fal mami!
    -i thash shpejt,
    nuk u be nami
    kete fjale cdo kush e flet.

    Rruges e degjoj
    shpesh edhe ne shoqeri,
    e thone si per loje
    dhe nuk kane merzi.

    Te tregohesh me edukate
    cdo sekonde, a ore,
    qofte dite ,a nate ,
    miresjedhjen perdore.

    - Edukata kultivohet
    - tha mami ne vazhdim,
    mendja programohet
    t'mos bej kete veprim.

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009

    Piloti i Ferrarit

    Kaska ne koke
    veshur rroba speciale,
    fluturim ne toke
    eshte ndjenje fenomenale.

    Ky eshte piloti
    i Ferrarit te famshem,
    edhe une qe moti
    per kete jam i gatshem.

    Nje piste te botes
    dhe une ne te t'jem,
    do t'ja shkel rrotes
    vendin e te parit ta kem.

  6. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009

    Nje pyetje

    Me pyeti Dini nje dite
    shitesi ku merr miell,
    pyetja me ka qudite
    u pergjegja - ne fushe ka mbjelle.

    Pyetje, e pergjegje, plote
    por Dini nuk bindet lehte,
    po bene shaka - thote
    ne fushe bardhesia ish trete.

    Faren - oj zemer e vogel
    bujku e mbjelle ne vjeshte,
    ne korrik cdo kokerr
    ne thes hyne pa rresht.

    Miliona kokrra bashkohen
    bluhen ne mulli,
    pastaj njerezite mundohen
    bejne buke , pite ...per mua , ty......

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009

    I kujt eshte dielli

    Babin e pyeta
    i kujt eshte dielli,
    me duhet e verteta
    bastin do't ma sjelli.

    Eshte i joni - tha
    shoqja ime Arzane,
    ne kopesht pandare
    e shoh ne cdo ane.

    Teprica te ju vjen
    - Arzana e sigurt flet
    dhe sipas saj i bien
    diellin e kane prone te vete.

    Babi tha - cdo njeri ne mesdite
    diellin mbi koke ''mban'',
    por toka levize shpirt
    - dielli eshte i pa ane.

  8. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009

    Poni

    Ngjyre pjeshke kish
    ndonje pike te bardhe tek-tuk,
    e bukur ajo krife
    me e mire se nje paruke.

    I gjate sa nje femi
    perafersisht dhjete vjet,
    dukej fantazi
    do doja ta kisha shok ne jete.

    Eshte kali Poni
    u mrekullova kur e pash,
    - s'do ta donit me thoni?
    ta keni ne oborr tash.

    Une do ta doja per veten time
    Ponin ta shoh prej sverteti,
    do ta kenaqte zemren time
    se keshtu pike me mbeti.

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009

    Parfumi

    Ne fushe te gjelberuar
    ka arome shume,
    kam per te mesuar
    te bej nje parfum.

    Nje lule eremire
    shpesh e shoh ne fushe,
    kam shume deshire
    eren e saj ta ndiej cdo kush.

    Te bej dizajn unikat
    qe tani te ushtroj, fillova,
    do vij ajo dite me fat
    t'ket prodhim MADE IN KOSOVA.

  10. #60
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009

    Orari

    Oret e dites une
    ne orar i ndaj,
    dhe per cdo pune
    kete rregulle mbaj.

    Nga shkolla kur vij
    eshte ora pese,
    ne kete kohe cdohere
    dreken me deshire pres.

    Pasdrekes filloj
    te bej me qejf detyra,
    detyre matematike zhvilloj
    apo merrem me lektyra.

    Detyra kur kryej
    behet mbermje ,ora tete,
    atehere shpirtin ushqej
    me BENG-BENG lezet.

    Naten ne ora dhjete
    vesh bizhama, dhe pastaj,
    endrres i ipem vet
    te me qoj, ne mbreterine e saj.

    Para dite vetem luaj
    ndodh vjershen riperseris,
    ne mesdite, cdo aktivitet shuaj
    se per,shkolle tash me jam nise.

Faqja 6 prej 21 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •