-
Nje ninulle
Nina nana flij o gjan
lumi djepi qe te mban,
dora e zemres kap per djep
dashuri pa fund te jep.
Nina nana kendoj lehte
e therrase gjumin te vij i qete
edhe djepin perkund me butesi
tash gjan i mamit flij.
Nina nana gjume i mire
eja tek quni me zemer dlire,
zbukuroja endrrat si di ti
te zgjohet plote kthjellesi.
Nina nana jam plote shprese
se gjumi do te kete kujdes,
ka me ardhe tek ti perdite
djalin e mamit me e rrite.
Nina nana qun te them
kur te zgjohesh pran do jem,
kam me te marre ne krah
zemra afer zemres te rrah.
-
-
Himni
Eshte kenge himni
i bere me krijimin e nje shteti,
me te identifikohemi
na njeh i tere planeti.
Zakonisht ne tekst
tregohet dashuria per atdhe,
kur e degjojme ne shenje respekti
ngritemi ne kembe ne.
Ne raste te vecanta
evente sportive nderkombetare,
kendohet himni gjithmone
ne na rreh fort zemra krenare.
-
-
DINI SI PITER PANI
Gjyshe ina pula ka
na i mban per sefa,
jo shume gjashte cope
i bene te majme pastaj i rrop.
Ne kotec gjithmone
harmonia mbretron,
kur shkon Dini mysafire
s'kane me dite te mire.
Njehere deshiren realizoj
i hipi njeres te fluturoj,
nen kembe e ka vene
per dy krah e ka zene.
Bertiste Dini gja - gja,
fluturo shpejt ne hava,
pula sikur u fut ne flake
kakariste kra - kra - krak.
Doli gjyshja ine
pyeti - cka ka pula o Din?
kur e kuptoi se cka po bene
shpejt per dore e ka zene.
Gjithe familja eshte afruar
pulen per ta shpetuar,
dhe prisnin se c'do te thote
cka e gjeti Dinin sot.
Fluturon kush ka krah
une nuk kam, pula ka,
desha ne krahet e saj te fluturoj
si Piter Pani njesoj.
-
-
LEKTYRA E PARE E LEXUAR
Sot bleva nje lektyre
qe me dha mesuesja detyre,
kishte poezi plote
thash kete se kuptoj dot.
Por gabova pa mas
se cdo poezi qe vinte pas,
me mbushte me gezim
vete beja komentim.
Babit mamit i thash;
- edhe nje lektyre e pash,
me poezi plote
do ta marre qe sot.
E para poetja Adelina Mamaqi
zemren ma kenaqi,
e dyta,, Keci bardhosh''
qe kaloi kurthin shendosh.
Ne vazhdim e di
do shkoj shpesh ne librari,
do te marre lektyre
edhe pa pasur detyre.
-
-
Pushimi veror
Zonja matemaike
je plote me enigmatike
punen shpesh me bene vaj
me kenaqesi te them baj - baj.
E nderuara dituri
kam mesuar shume nda ti,
per trupin tone ,kafshe, e peme
edhe ty cao - cao te them.
Por do lexoj ndoshta roman
te vogel per mua taman,
gjuhe e dashur me deshire
te them u pafshim me te mire.
Edhe lendet e tjera
qe me japin dituri perhere,
s'do te me lene te mbetem cung
per moment u them tung - tung.
Se librezen me te gjitha pesa
me pakez mungesa,
prinderve do ja dorezoj
une ne pushim do shkoj.
Sepse vera e nxehte
ne sfida me therrete,
obligime do kem me pak
do ja kaloj per merak.
-
-
JAVA
Nje jave ka
shtate dite gjithmone,
asnje nuk merre hua
kur nje ore se shton.
Dita me diten jane
shoqe te mira shume,
dhe respekt kane
rregullat si bejne lum.
E hene,e marte,merkure
nis java me qel,
e enjte, e premte, e shtune,
mbyllet me diten e diel.
-
-
Dielli
Nje rreze ne qytet
nje rreze ne fshat,
e nxejne nje atdhe
e nxejne nje shpat.
Nje rreze ne mal
nje rreze ne det,
ngrohtesi na fal
na mbush me jete.
Behen rreze shume
bashke diellin formojne,
kete toke, kete bote
cdo cep e driterojne.
-
-
Eklipsi
Eshte mrekulli
qe ndodh ne qiell,
ndoshta se ke pare ti
se fati s'te ka sjell.
Se ndodh rradhe
dhe pakes zgjate,
por eshte si perralle
se dita behet nate.
Hena ne kete cast
para diellit ri,
levizja ne cdo rast
sjelle mrekulli.
Ne fillim duket
dielli ne pjese te madhe,
ne mes fare zhduket
behet eresire totale.
Kurse ne fund
dielli per cudi,
mbasi se ke pare beso
ka forme draperi.
Syzet speciale
te shikosh kete fenomen,
ne te kundert eshte fatale
per syrin e lire qe e shikon.
-
-
Detyrat e shtepise
Detyrat e shtepise
i bej me kenaqesi,
pastaj mi kontrollojne
familjaret ne teresi.
Detyrat i bej vete
por te mos dij ka gjas,
ne keso veshtersi
ndonjerine therrase.
Here babi ,here mami
gjyshi, gjyshja ndonjehere,
edhe motra e madhe
nje armat me vlere.
Te gjithe te ditur
une ndihem si mbretereshe,
s'ka problem te pa zgjidhur
kete konstatoj shpesh.
-
-
Shkolla
Je zonje e madhe
ball larte qendron,
ne krahet e tua
cdo femi perqafon.
Te gjithe pa perjashtim
vendin ja mundeson,
je plake e menqur
pa pushim ligjeron.
Ti i di te gjitha
cdo gje ke pare,
nxenesite per njeshe
si treten duke qare.
Por me me deshire
pesa ke numeruar,
pa fjale me qetesi
i ke pergezuar.
Ndodhite femijerore
te bera pa faj e djallzi,
neper koridore
i di vetem ti.
Te gjitha keto kujtime
ti i mban per vete ,
se je e menqur
andaj je diskrete.
Ke percjellur ne jete
gjenaratat pa lot,
se sa hap e mbylle syte
oborri te mbushet plote.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt