-
Gjilpera
Ti qupez ,ne dore me merr
por te lutem! - mos bene sherr,
perin neper vrime kalo
te qepesh nese do.
Ne cep fustani i shqyer
me mua eshte pune e kryer,
artizanja ne dore kur me merr
gjevahire ne pah nxjerr.
-
-
Mesimi Ne Rrokje
Nje fjale mesova sot
mamin kur e zateta,
mesimi te mos me shkoj kot
i thash; TUN-XHAKE-TA.
Si rrezja e diellit qeshi
mami zemra ime,
ma afrua te veshi
por puthi faqen time.
Me tha; - mesohet lehte
kur fjalen e ndan ne pjese,
- TUN-GJAT-JE-TA vertete
e pervetsova lehte.
Tash cdo fjale te veshtire
qe ka shkronja shume,
per ta shqiptuar mire
te ndarre ne rrokje, e bej lum.
-
-
Akulli
Shume ftohte kur bene
fjolla ,fjollen e ka zene,
fortesohen behen granit
une akull dal ne drite.
I ftohti minus dhjete
me forcon shpejt,
pastaj vogelushe ju e dini
eshte akull, cdo gje qe shihni.
Dhe ta dini, sot eshte trend
akullin skulptori ta gedhend,
dhe bene figura fantastike
si di dora magjike.
Eshte art dimri ky
une e shoh ne TV ,gjithenje,
eshe pse ne kemi debore
por ndoshta mungon kjo dore?
-
-
Krokodili
Bej pjese ne grupin reptil
si gjarperi rreshqas,
levize me stil
por jam i rrepte, dhe godas.
Goje te madhe kam
dhe dhembet e mprehte,
i frikshem shume ,jam
kur me sheh je ne siklet.
Nga largesia me shikon
kur ne breg dal te ri,
jam i hatashem mendon
per kete jam i bindur e di.
-
-
Fati i keq
Edhe sot si dje
Albani bleu dicka,
ti mami me the;
babi te jep ,por s'me dha.
Per neser ka bere plan
cdo te blej shoku im,
por une me se pyeta babane
se nuk ishte ne disponim.
Babi im nuk punon
ne jetojme me social,
cdo cent e kontrollon
per buke me na dal.
Shoku im Albani
cdo deshire ploteson,
mua babi me thote ani
por plani i deshton.
Eshte kjo padrejtesi
apo fat i keq,
per dikend eshte kenaqesi
per dikend femijeri per dreq.
-
-
NJE FJOLLE
Po bie fjolla
ne asfalte,
e vogela, belholla
direkt, e ne balte.
Ndotet e mjera
eshte ne siklet,
shoqet tjera
ne ndihme therret.
Me vrull tani
fjollat vershojne,
shume, pakufi
bardhesi ofrojne.
-
-
Pellumbi
O njeri i mjer
shpirt paske humb,
kur te shkoi dora
te gjakosesh nje pellumb.
Simbolin e paqes shikoja
ne oborr si perplitej,
se kish deshire te zjarrte
ne qiell prape te ngjitej.
Krahu e tradhtonte
s'kish aspak fuqi,
por bardhoshi nuk ndalej
provonte perseri.
Cdo perpjekje e re
ne zemer me ka therr,
e mora ne dore
e lemova panderprere.
Ledhatimi i sinqert
dashuri reflektoi,
keshtu qe bardhoshin
qetesia e kaploi.
E qova ne shtepi
plagen ja pastrova vrik.
u kujdesa si ta kisha
pellumbin vella, a mik.
Cdo dite nga pak
nje dite tersisht u sherua
nga kujdesi e dashuria
pellumbi u rinua.
Doja ta kem prane
ta mberrthej me dasuri,
por me dhimbsej dashuria
te me shendrohet ne roberi.
E putha ne ball
e urdherova; -tash fluturo
hapsiren qiellore
te teren e pushto.
-
-
Ligji i natyres
Nje mace mendjemadhe
ne dege zogun ka diktuar,
ju versul trungut
shpejt, si e llastuar.
Doren ne zemer per tu ngjitur
vetem sekonda numeroi,
por zogut ju desht casti
kah qielli te fluturoj.
Macja e deshperuar
ndejti edhe pak ne dege,
zbriti koke ulur
se i deshtoi nje dreke.
C'me shture te qeshem
moj mace hutaqe,
me marrezine e bere
me te vertete me kenaqe.
- Ku ke par ti?
nje banor qiellor,
me aq lehtesi
ta kapesh, ta vesh ne dore.
Me me qef do te shijoje
mish zogu e di,
por ligji natyror
vetem miun ta fali.
-
-
Mjalta
E cuditshme kjo jete
gjene me te embel ne bote,
e bene picirrukja blete
dhe me kete sikur thote;
- Kur beni torte, e recel,
ju duhen dhjetra gjera,
e une shkoj tek lulja qe ka qel
dhe me kete cdo gje bera.
Pune te palodhsme bene
me shoqe ne fushe, e zgjua,
une pa shijur kur s'kam lene
se mjalten shume e dua.
Ne kavanoz kur e shikoj
ngjyra shpirtin ma kenaq,
veq tjerash sa kuptoj
mjalta eshte edhe ilaq.
-
-
FRIKA
Eshte ndjenje shpirti
qe te ndihesh keq te bene,
asnje njeri sa e di
pa futur ne rrjete sa ka lene.
Trimi ndoshta nje sekonde
nje cast pastaj veten e merre,
kurse jeta i shendrrohet ne onde
njerzeve te tjere.
Por ne sy po e shikove
frika zvogelohet me beso ti,
hapin e pare po e perballove
ne vazhdim do kete lehtesi.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt