-
Pranvera
Ne mengjes dielli
nga qielli,
ne shtrat me erdhi
drite derdhi.
Me preku me skofi
me tha - ne shtrat mos ri,
te kam mikeshe
behu trimreshe.
Mos u frikeso fare
dil prej dritare,
une shkela mbi frike
se me pervetsoi zeri magjik.
Ne oborr pash peme
me lule dhe me gem,
prine qershia e para
si me e mbara.
Ne dege zogu bene sefa
kendon panda,
me kenaqesi u mbusha
shtegtova kah fusha.
Tani vertete
pa mend kam mbet,
ara e levruar
pret per tu mbeltuar.
Pemet pertace
ende jane tullace,
ato me te zonja
jane mbush me ojna.
Vello te bardhe
ka vene nje dardhe,
tjetra ngjyre roz
sikur bene poze.
- Te dashurat e mia
me pelqen bashkesia,
ku dominon
bukuria qe te rinon.
Dallendyshet
mbesat, dhe gjyshet,
krahet leviznin
dhe me gezim bertisnin.
- Erdhem me vrap
tek ju prape!
buzeqeshja u gershetua
ardhja me gezoi dhe mua.
Keshtu qe i pershendeta
- ju zgjat jeta,
vazhdova mbi fera
ku ka manafera.
Edhe mbi lendina
ku ka malina,
me emocione te zjarrta
kalova male te larta.
Drunje me metra katror
qe dukej madhshtor,
gjelberimi vertete
me mbushi jete.
Isha kureshtare
nuk u lodha fare,
syri me shikoi
shpirtin ma frymezoi.
Ky portret
eshte realitet,
ishte clodhje ,kenaqsi
per mua kjo sheti.
Nese ta shohesh ke merak
vetem shetite pak,
nese naturen e don
bukuria s'te shpeton
-
-
Arina
Me kohe rregullohem
ne shkolle nisem pa pertes,
me Arinen te takohem
ti them mire mengjes.
Arina kur me pershendet
zemra vallen e fillon,
goja mendjen se pret
marezira nis e trillon.
Arina vetem buzeqesh
mua me skuqet fytyra,
ndihem si i zene me presh
keshtu qe e pyes per detyra.
Kur ndodh rastesia
detyrat ti bej s'ka ditur,
me rremben lumturia
per situaten e shume pritur.
Deshiroj te ndodh shpesh
te kemi detyra te renda,
pamja qe del ne shesh
e dua ma ka enda.
Se ju lutem gjykoni vet
a nuk eshte fantazi?
nje fluture krahleht
te te bej shoqeri.
-
-
Nje prilli
Me sy kam pare
njeriun duke ngare,
makine me tre rrota
e katerta ishte shota.
Se q'ju zgjate dora
vogelushes sa ora,
nga dielli i mbare
mori nje grusht are.
Qudi pa mbarim
qe s'jane per tregim,
por s'do te nguroj
te gjitha do ju tregoj.
Nje cast vertete
pa mend kam mbet,
ne skaj te nje mehalle
kafshet hidhnin valle.
Dikush tha - s'te besoj!
kjo eshte vetem loje,
ja ketheva vertete eshte trill
e sajova per nje prill.
-
-
Djali i mire
Behu djal i mire
me thote mami cdo here,
por une se kuptoj
cdo te thote kjo pernder.
Mos kerce ne dhome
asgje mos prek,
cdo hap qe bej
si agjent e ndjek.
Nje dite i thash
shume i hitheruar,
- une s'kam nevoj
per kembe e duar!
Kur te ritesh
per to do kesh nevoj,
se kembet e duart
mendja do t'ti drejtoj.
-
-
Ora
Ndoshta te duket pa shije
por dikur koha matej me hije,
kur pema ka hijen nen dege
atehere eshte mesdite,dreke.
Por ka ndodhur neper shekull
njerzet kane bere sahatkulle,
qendronte ne nes sheshit krenare
mund ta shihje prej dritare.
Per ta ditur kohen me saktesi
se ore s'kishte cdo njeri,
por veq ndonje zoteri me jelek
kishte ore me qostek.
Por sot si per shaka
ore cdo njeri ka,
ne dore,celular, e mur
ne tere boten me shume se kurr.
Ore katrore ,a rrumbullake
te shtrenjt ,e qe kushtojne pak,
te gjithat me nje qellim
te na tregojne kohen pa gabim.
Se ti qun, je gjumash
do te zgjoheshe avash - avash,
mund te ndodhte per cudi
ti ne shkolle ,shoket ne shtepi.
Prandaj te duhet ora
mund te ta mbaj dora,
ora eshte domosdoshmeri
pa te do behej kaos, tollovi.
-
-
Lodra Kujtim
Larg shtete kodra
shto edhe nje mal,
se i eshte thyer lodra
Dini qon fjale.
Qarja qe na dritheroi
nga goja i doli,
nga syri si nga krroi
edhe loti foli.
- Qetesohu ,o gjan!
ta blejme nje loder tjeter,
mes qarjeve fjalim mban
- dua lodren e vjeter.
Dini u qetesua
por dhembja i mbeti,
shpesh me thote mua
kujtimi i gjyshes treti.
-
-
Ze Mace
Ze mace degjova
miau - miau buqiste,
ne cast mendova
dikush po e ngiste.
Ne oborr kur dola
vrapova si ne perralle,
maces i fola;
- perse po qan valle?
Pergjigje s'me dha
mendimet mu kane ndesh,
me duket me tha
- s'po qaj ,po qesh?
-
-
Eja ne valle
Eja shoqe ne valle
jemi shoqeri pa halle,
eja edhe ti shok
eja te luajme tok.
Eja ti edukatore
na kap ne, per dore,
ti je gjan, je nene,
cdo gje per ne ,bene.
U zgjerua rrethi jone
vallja mire po na shkon,
te numerojme 1,2,3,...
sa te lumtur jemi ne.
E fillova vallen vete
tani u beme tridhjete,
fuqia e zerit tone
gjithe botes i tregon.
Se ne qerdhen tone
gezim ka gjithmone,
te ketille dore per dore
do te jemi prore.
-
-
Xixellonja
Mbremjes ne ballkon
pash nje aeroplan ,
nga prapa ndricon
shetite ne cdo ane.
I thash babit kur doli
- ka pilot ky aeroplan ?
ai duke qeshur foli
- eshte xixellonje o gjan.
Xixellonja eshte insekt
tani me kuptova,
eshte per respekt
gezohem qe e njoftova.
-
-
Zogez , zemra ime
Moj zogez ,dua
me ty te bisedoj,
me intereson mua
si jeton te kuptoj.
A vishesh vete
ne kopesht a shkon,
babi a te bertete
nese ndonjehere gabon.
Kur kendon pa kufi
ne dege ,qe e ke skene ,
spektatore te kesh ti
athua te pelqen?
Koken kur mbeshtet
ne jastek te but,
vjen gjyshja shpejt
te tregon perralle te urte.
Pyetje ende kam
por s'merremi vesh dot,
e deshperuar jam
e shoh se flas kot.
Fjala ciu -ciu ,kuptoj
ka mijera kuptime,
s'mund ti deshifroj
zogez , zemra ime.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt