Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e prof.lulzim
    Anėtarėsuar
    19-03-2009
    Postime
    54

    E Verteta Dhe Genjeshtra Si Arme Per Amorale Dhe Morale

    E VERTETA DHE GENJESHTRA SI ARME AMORALE DHE MORALE

    Nga LULZIM Z.HAMIDI

    Se pari ,te vertetoj tezen se ‘’gj.maqedone me loje’’ nuk do te kaloje tek prinderit shqiptare.
    Vete fakti se prinderit vendosin pro ose jo gj.maqedone me loje ,kurse e njohim shume mire situaten me kete problematike sepse prinderit cdohere kane qene kunder,definitivisht, teza se ska gj.maqedone me loje vertetohet.
    Pra gj. maqedone do te mesohet ashtu sic eshte e regulluar me ligjin per arsim fillor.Cdo tentim per ndryshim eventual te ligjit qe do te ishte ne kundershtim me vullnetin e prinderve te nxenesve shqiptare do te shkaktonte nje pakenaqesi te pergjithshme te percjelle me protesta,blokim te procesit edukativo=-arsimor dhe ftohje te metutjeshme te maredhenieve ndernacionale dhe ndernjerezore.Kjo menyre e marveshjes ,ku vendimin definitiv do ta sjellin prinderit eshte solucioni me I mire I mundur I shuarjes se ketij problemi .
    Se dyti,dimenzioni politik dhe nderetnik po i kesaj problematike eshte ne mosgadishmerine e nje pjese te struktures politike,intelektuale,pozite-opozite,qe te pranojne realitetin egzistues ne kete krahine.Kjo vlen edhe per maqedonasit qe jane te udhehequr nga paragjykimet antishqiptare qysh nga e kaluara dhe per shqiptaret qe nuk jane te gatshem te flasin per realitetin,por meren me genjeshtra.Askush nuk duhet te leshoje nje te pavertete,sepse nese e paverteta thuhet ne nje medium qe leshon lajm ne ozon qe kushtimisht themi eshte genjeshter kurse publiku e pranon si te vertete,kemi te bejme me nje dem te madh.!Nuk duhet te meremi me genjeshtra si e mire e pergjithshme,por duhet te pranojme vetem te verteten si e mire , morale.
    Cdo tentim ,te njerezve hipokrite te cilet edhe nga ana fetare jane te venduar ne grupin e njerezve me sjellje amorale,sepse vet genjeshtra eshte nje e keqe,duhet te stopohet,vecanerisht kur e ka ka esencen mu ne ate dimenzionin politik dhe qellimin qe nepermjet te pavertetes te fus popullin ne huti sa qe nuk do te mund te dalloje se ceshte ne te vertete e vertete e ceshte genjeshter.Keshtu shpesh ushtaret partiake dalin me do margaritare vetem per te terhequr vemendjen e publikut ,te shkaktojne huti ne opinion,dhe ne te njejten kohe te marin poena politike per subjektin te cilit I takojne,pa mos bere analize se kjo eshte afatshkurte.Por qellimi eshte aritur.Genjeshtra apo lajmi ,,rene’’,vepron,ben dem dhe pastaj le te meret dikush qe te vertetoje te kunderten.Shpesh paraqiten lajme te rejshme apo opinione te pavertetuara sic jane ,gj,maqedone nga klasa e pare dhe ligji per natalitet ,te cilet jane hedhur poshte nga Gjyqi kushtetues qemoti dhe nuk kane asnje menyre te veprimit te tyre ,pervec ligjit per natalitet I cili tani vlen per tere teritotin e R.M.Kur kjo nuk demantohet,pra leshohet ne eter nje e pavertete atehere paramendoni nje individ qe ndegjon emisionin apo lexon gazette,apo e mer ne ndonje menyre tjeter , kete e pranon si te vertete behet pjese e joreales,te keqes,te papranueshmes.
    Prandaj ne raste te ketilla si ne mjetet e informacionit elektronik dhe ato te shkruara duhet nga ana e atyre qe udheheqin emisione apo redaktojne gazeta te jene me te pregatitur dhe te reagojne ne menyre racionale duke e hedhur poshte aty per aty genjeshtren ,cdo orvatje te shtremberimit te vertetes. Ne fund do te them nje fjale te urte kineze qe ka te beje me genjeshtren dhe te verteten ,ajo thote,,’’ me e keqja qe mund te ndodhe ,eshte kur genjeshtra pranohet si e vertete,kurse e verteta si genjeshter,,!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga prof.lulzim : 11-10-2010 mė 09:49 Arsyeja: GABIM TEKNIK

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •