Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    ALb@SouL NetWo®K Maska e [A-SHKODRANI]
    Anëtarësuar
    12-08-2003
    Vendndodhja
    EUROPE
    Postime
    245

    "Lajmëroni policinë, në Itali na ka humbur ambasadori"

    LETËR E NËNSHKRUAR IRMA HOXHOLLI, ITALI | 15/07/2010

    Ishte ditë e hënë e datës 12 korrik, kur arrita rreth orës 9 të mëngjesit përpara dyerve të Ambasadës Shqiptare në Romë. Të parët që filluan të vinin ishin diplomatët e shërbimit konsullor. Ata hynë brenda hijerëndë, ndoshta të lodhur nga puna për zgjidhjen e "halleve" të emigrantëve shqiptarë. Në fakt, edhe unë për këtë punë kisha marrë rrugët që në pikë të mëngjesit.

    U vura në radhë. Shqiptarët dikush vetëm, dikush me gruan, dikush dhe me ndonjë të afërm apo prind të tyrin shkëmbenin ndonjë fjalë, si zakonisht në këto raste: si je, nga je, ku banon, si po kalon me punën, etj.

    Më erdhi radha dhe mua. Konsulli mbasi më dëgjoi, më tha se nuk është në kompetencën e zyrës konsullore problemi që kisha. "Po a mundet të më ndihmojë ambasadori", - e pyeta unë. "Ai e di - më tha - shko takoje", dhe vijoi me tjetrin që ishte pas meje.

    Dola nga zyra konsullore që ishte në bodrumin e ambasadës duke menduar se kush ishte ai dreq njeriu që e kishte bërë zyrën konsullore në bodrum. I rashë ziles tek porta e jashtme. Përpara derës së ambasadës, sipër tek shkallet, u shfaq një roje, i shkurtër.

    "Kërkoj ambasadorin, dua të takohem me të" - i thashë me një zë, të cilin u përpoqa me gjithë forcën time ta bëja të ëmbël e të kulturuar. "Nuk është - ma ktheu, prite kur të vijë".

    Vendosa të pres në trotuar përpara derës. Kaloi rreth një orë. Një shqiptar që rrinte vazhdimisht tek dera e zyrës konsullore, më tha: "Foli atij që po vjen, është shoferi i ambasadorit". Nxitova t'i dal përpara. "Më falni - e pyeta - dini gjë kur vjen ambasadori?" - "Jo nuk e di" - më tha dhe hyri brenda në godinë. Vendosa të pres me durim.

    Ishte ora rreth 11 kur një vajze (edhe kjo shumë hijerëndë) iu afrua derës së hekurt dhe futi çelësin për ta hapur.

    "Më falni - nxitova ta pyes - a dini gjë kur vjen ambasadori?" Ajo u kthye nga unë, me pa gjithë ironi dhe më tha: "Unë nuk jam shoqëruesja e ambasadorit."

    U largova dhe iu afrova përsëri derës së hekurt të ambasadës. Pashë përtej hekurave tre a katër persona që pinin duhan e bënin muhabet. "Më falni - ngrita zërin - po nuk ka ndonjë që e di ku është ambasadori".

    "Moj goce - më tha njeri - po ta dinim do ta thoshim. As ne nuk dimë gjë se ku është, ndoshta në Tiranë, ndoshta vjen sot, ndoshta nesër, a pasnesër ku dimë gjë. Nuk thotë ai se kur ikën " - e përfundoi ligjëratën burri me cigare. U largova për tek një kushërira ime në Romë. Do ta provoj përsëri nesër.

    Edhe të nesërmen ditën e martë me 13 korrik po e njëjta gjë askush nuk të jepte një përgjigje, të gjithë thoshin ku e di unë ku është... E po lajmëroni policinë - u thashë unë - që iu ka humbur ambasadori.

    Lexova kete leter me vemendie dhe vertete ashtu eshte ne Ambasaden Shqiptare ne ROME.

    Kam qene vete personalisht dhe kam verejt qe ambasada Shqiptare ndodhet nen themele, me e keqja eshte qe personeli mbrenda s'ka pike respekti per emigrantet qe ndodhen ne ITALI jo me te takosh Ambasadorin.(Burrokrazia egziston ne gjitha anet e ITALISE SIDOMOS RACIZMI).

    Shpresoj qe ajo goca te ket zgjidhur problemin dhe letra shkruar ti kete mberritur vertet Ambasadorit Shqipetar Ne ITALI.

  2. #2
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Hahahahaha ne ç'do vend ku ka Ambasade Shqiperia duhet njoftuar policia sepse te gjithe ne te njejten forme "punojne".

  3. #3
    ciao belli !!! Maska e donna76
    Anëtarësuar
    30-08-2005
    Postime
    1,491
    Nuk ke menduar te marresh ne telefon dhe te marreshnje nje takim, se helbete dhe ambasadori do ket hallet e tija, takime zyrtare o ku di une. Zakonisht neper zyra nuk te presin me krahe hapur pa marre nje takim....
    Nejse ti mbase ke hall dhe une po gjykoj kot, po shkruaj ndonje e-mail ambasadorit, Zakonisht pergjigjen .

    Gjithe te mirat, te uroj te zgjidhesh problemin qe ke.
    "Mi dissero che per farla innamorare dovevo farla ridere. Ma ogni volta che ride, m'innamoro io."

  4. #4
    Unica Fede Unica Passione Maska e Boy
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    1,079
    Mos ma ngacmoni LLeshin se e kam mik shtepije!
    Perchè er coro che famo tutti quanti insieme
    dice LAZIO sei grande te volemo bene!

  5. #5
    Djal Mistrec Maska e DebatikasI
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Atje ku nuk flitet per Besim Fetar!
    Postime
    124
    Ka humbur Ambasadori????

    Nuk thoni shyqyr qe eshte Ambasada?
    Djemte E Bashkuar Anetar Te Ideve Komuniste

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar më parë nga DebatikasI Lexo Postimin
    Ka humbur Ambasadori????

    Nuk thoni shyqyr qe eshte Ambasada?
    hahaaaaaaaaaaaa,
    Se paskan shit akoma ambasaden!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Qe shqiptaret ne pergjithsi jane pa edukat e arrogant kete e dim te gjith ,qe administrata publike eshte per toke sepse kemi qene gjithmone shtet l...e kete e dim ,po qe kemi dhe nje popull po l...dhe kete duhet ta dine ...
    Nuk shkohet ne ambasad zdruq zdruq kur mund te shkosh ti, e te te hapen dyert ,merr nje takim perpara moj çupe ,se ambasadoret kane 500 pune nuk dalin me prit popullin ore e pa ore .
    Pastaj, deri sa te ka thene konsulli eshte problem i konsullates ,aty duhet ta kishe zgjidhur ne konsullate ,ç'ne qe doje te takoje ambasadorin ,jane te ndara punet ....
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anëtarësuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276
    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    hahaaaaaaaaaaaa,
    Se paskan shit akoma ambasaden!

    Kujt ja mban

    Varet se kush esht pronari
    Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont.

  9. #9
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Plasen gjykimet ketej , na i dhan ambasadorit ketu rendesin e papes , qe brekgrisur jane te tere e keto pune i kane me mik .
    Normal ti presi ambasadori njerzit se fundja per te ndihmuar emigrantet eshte vene e jo te bej qef . Pastaj asnje nuk shkon tek ato zyra mizerable per qef .
    Imagjino jemi i vetmi shtet qe keqtrajton shtetasin e tij , turp i madhe .

  10. #10
    Djal Mistrec Maska e DebatikasI
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Atje ku nuk flitet per Besim Fetar!
    Postime
    124
    Citim Postuar më parë nga WALCHIRIA Lexo Postimin
    Plasen gjykimet ketej , na i dhan ambasadorit ketu rendesin e papes , qe brekgrisur jane te tere e keto pune i kane me mik .
    Normal ti presi ambasadori njerzit se fundja per te ndihmuar emigrantet eshte vene e jo te bej qej . Pastaj asnje nuk shkon tek ato zyra mizerable per qef .
    Imagjino jemi i vetmi shtet qe keqtrajton shtetasin e tij , turp i madhe .
    Ambasadoret shqiptar te gjithe funksionet i kryejne pervec te impenjohen ne pune.
    Djemte E Bashkuar Anetar Te Ideve Komuniste

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •