I zaptuar nga ndërtimet pa leje,
bregdeti Durrsak qëndron në
pritje të fatit të tij. Pronarët e
ndërtimeve, ndonëse kanë
hedhur miliona lekë në
ndërtimin dhe mobilimin e ndërtimeve
të ndryshme, nuk e dinë
se cili do të jetë fundi i objekteve
të tyre, legalizimi apo prishja për
t'ia kthyer tokën pronarëve legalë.
Para pak kohësh, kreu i
ekzekutivit shqiptar, Sali Berisha,
deklaroi se nuk do të ketë legalizime
në bregdet pa pronësi të truallit.
Janë rreth 2500 ndërtime të
paligjshme në zonën e plazhit të
Durrësit, ndërtime këto të shprehura
në forma të ndryshme. Shifra
deklarohet për "Shqip" nga
kreu i ALUIZNI-t në Durrës,
agjencia që e njeh më së miri realitetin
e objekteve pa leje në
bregdet. Moria e ndërtimeve është
deklaruar nga pronarët për të
përfituar nga procesi i legalizimit,
por gjithçka mori një tjetër kthesë,
që ende nuk dihet prej tyre nëse
do të jetë ndëshkuese për ta. Mes
2500 ndërtimeve pa leje ka edhe
nga ato që janë ndërtuar nga pronarët
në tokën e tyre, por që procesi
do t'i përballë me tarifat e larta
të tregut për tokat e kategorisë
së parë. Ndërkohë, në plazhin
nga Përroi i Agait deri te Shkëmbi
i Kavajës të ofrohet një tjetër realitet.
Nga pronarët e objekteve
nuk janë respektuar lejet e
ndërtimit për katet. Këtu, pjesa
më e madhe e ndërtimeve janë të
legalizuara, por abuzimet janë
bërë në shtesa katesh. Kjo formë
abuzimi kap një sipërfaqe prej më
shumë se 10 mijë metra katrorë,
të cilat janë në proces legalizimi.
Deklarata e Kryeministrit Berisha
në mbledhjen e fundit të KRRTRSH-
së i ka çelur rrugën procesit për
rishikimin e ligjit për legalizimet e
ndërtimeve në bregdet, por dhe
disiplinimin e situatës në fshatrat
turistike. Kështu, zona turistike
do të legalizohet sipas një ligji të
veçantë, i cili pritet të mbërrijë në
Parlament gjatë muajit dhjetor.
Pritet që nga ky ligj t'u jepen më
shumë kompetenca agjencive të
legalizimit dhe t'i minimizohen
pushtetit vendor. Ndër vite strukturat
vendore dhe policitë ndërtimore
kanë dështuar në kontrollimin
e situatës dhe disiplinimin
e saj. Ligji do të marrë parasysh
një sërë standardesh që duhen
vlerësuar për t'i rikthyer dinjitetin
bregdetit dhe pronarëve legjitimë
të cenuar nga abuziviteti
masiv. Bregdeti i Durrësit,
veçanërisht plazhi më i madh i
vendit, është dhe zona ku abuzimi
me sipërfaqet shfaqet në përmasat
më të frikshme. Ndërtimet
janë bërë në babëzinë e të
gjithëve, të ardhur, vendas e
pushtetarë, për të pasur një shtëpi
apo aktivitet në bregdet, pa
menduar se pasojat një ditë do ta
kthejnë investimin e tyre në të
pavlerë. Abuzimet janë pranuar
dhe nga Kryeministri Berisha,
drejtues i vendit në fillim të viteve
'90, atëherë kur nisën fort abuzimet
me trojet në bregdet për të
vijuar më pas me tetë vitet e
qeverisjes socialiste dhe për t'iu
rikthyer kohës së demokratëve
në tre vitet e fundit. Ndërkaq, në
Gjirin e Lalëzit, një nga pjesët më
të bukura të bregdetit shqiptar,
ende i virgjër, situata paraqitet
ndryshe. Pronarët e tokës kanë
ndërtuar pa leje dhe pa iu nënshtruar
një rregulli urbanistik, të
munguar në fakt, që prish të ardhmen
e kësaj zone të piketuar për
zhvillimin e turizmit elitar në
vend. Një tjetër situatë është krijuar
me fshatrat turistike të ndërtuara
në këtë pjesë të bregdetit në
fillim të viteve 2000. Ato kanë një
leje për ndërtimet e kryera, por
zotëruesit e fshatrave turistike që
e kanë marrë tokën në përdorim
për një periudhë 99-vjeçare kanë
ndryshuar natyrën e kontratës,
duke bërë shitje vilash. Problemi i
fshatrave turistikë, për vetë kompleksitetin
e natyrës që paraqet,
do të trajtohet më vete dhe nuk
Vlerësimi
Krijoni Kontakt