
Postuar mė parė nga
Mexhid Yvejsi
Mexhid YVEJSI, Gjakovė
BABA JUSUF MYZYRI
(1881-1956)
Kur e humb rrugėn nji njeri,
Tė gjithė brengat i mendon,
Shok i bahet nji bari,
Hajde sonte nkasollen tonė
-Jusuf Myzyri
Jusuf Myzyri ishte vjershėtar, muzikant, besimtar e kėngėtar popullor nga Elbasani, por qė nė gjithė Shqipninė i doli zani
Lindi nė Elbasan nė vitin 1881. Rrjedh prej njė familje tė varfėr. Qė nė vegjėli e nė rini ka punue si zanatli. Nuk ka ditė me shkrue as me lexue, sepse asnjėherė nė shkollė ska pas mundėsi me shkue
!
Jusuf Myzyri, ndonėse ishte i pashkolluem, rrethanat e jetės ashtu qėlluen, ishte njeri i ditur, i ngritur, i ndritur
Ata qė e kanė pas rastin ta shoqėrojnė, ta dėgjojnė, kėshtu tregojnė. Ibrahim Hasnaj, e kishte takuar pėr herė tė parė nė vitin 1936, e mė vonė e zuri mik, dėshmon se nė muhabete, biseda, Jusuf Myzyri, ishte nė nivel akademik
Jusuf Myzyri ishte njeri i urtė me plotė kuptimin e fjalės e mbi tė gjitha e pasunonte njė edukatė me tė vėrtetė pėr tu admirue. Ai kishte njohuni rreth mjaft problemeve filozofike tė jetės, qė i kishte fitue veēse me vemendjen, heshtjen e urtėsinė qė e karakterizonte.
Qė nė vegjėli u shqua pėr zėrin e ėmbėl tė tij. Qė nė rini tė gjithė befasoheshin me talentin e tij. Krijonte vjersha, krijonte kėngė, tė cilat i shoqėronte me violinė, qė u pėrhapėn nė Elbasan, Tiranė e nė tė gjithė Shqipninė
Pa ditur as shkrim, as lexim, pa njohur asnjė notė muzikore, shumė shpejt, Jusuf Myzyri u ba vjershėtor, kėngėtar popullor, artist e kompozitor
Ėshtė folur e shkruar se Jusuf Myzyri ėshtė autori i rreth 100 krijimeve, ilahi, vjersha e kėngė popullore, por pėr kėtė krijimtari, mjerisht, askush deri mė sot, nuk ka paraqitur ndonjė dėshmi
!
Sipas poetit Ibrahim Hasnaj (1912-1995), i cili e kishte mik qė nė vitin 1936, nė librin me titull JUSUF MYZYRI - NJI LULE E BUKUR, mbledhur, redaktuar e shpjeguar prej tij, 1970, janė gjithsejt 17-tė kangė.
Kangėt janė kėto:
1. Dritės tate xhevahir
2. Nji lulishte me trandofila
3. Spaske pasė ndoi pike mėshire
4. Kur hyna nė portė tkalasė
5. Harab u bana un i mjeri
6. Ma mire npyll se nqytet
7. Si mėsova unė garibi
8. Errėsinė e pyllit
9. Iku Nata, aguan Malet
10. Dashunia si rrufe
11. Kur pata njė Lule tbukur
12. Paskam pas fatin e zi
13. Dėshira
14. Kumuria
15. Asht i lumtun Elbasani
16. Esencės sė Bukurisė Dielli
17. HAXHILLIKU
Ky libėr ėshtė botuar nėn kujdesin e Kryegjyshit Botėror tė Bektashinjve Haxhi Dede Reshat Bardhi, Tiranė, 2003
Jusuf Myzyri, pėrveē qė ishte vjershėtor, kompozitor, kangėtar, ka qenė edhe besimtar. Besimtar e pjestar i rrugės shpirtėrore islame, me pėrkushtim, devotshmėri, nė tarikatin Bektashi.
Kryegjyshit Botėror tė Bektashinjve Ahmet Myftar Dede i pėrkushton njė vjershė-kangė me titull:
Esencės sė Bukurisė Dielli.,
Ku, ndėr tė tjera, thotė:
Si dielli kur lind nmėngjes,
Bukuria ashtu tė njifet,
Mė vrave me syte zez,
Me nji armė qė nuk shifet.
Vetė mė vret, vetė mė shėron,
Se Ti je mėshirė plotė,
Hem mpėrzen, hem mė afron,
Ske ba kurr ndoj punė tkotė
Kryegjyshi Botėror i Bektashinjve, me qendėr nė Tiranė, Ahmet Myftar DEDE, pėr shėrbimin qė i ka ba
kėtij tarikati, e ka gradue me titullin:
Honoris Causo Jusuf Myzyri - Baba i Bektashizmit.
Jusuf Myzyri, pėr kėtė titull, pėr kėtė nderim, udhėrrėfyesit tė tij, Ahmet Myftar Dede, kėtė kangė ia kėndon me pėrkushtim:
HAXHILLIKU
Pėr Haxhillik jam tushkue,
Besimin tem ta baj ispatė,
Vall, a do tjetė thonė pėr mue,
Pėr me sos nė Kryegjyshatė
?
Mė erdh nji burr i pa prit,
Mė tha: Pse ecėn tu mendue,
Ata vetė tkanė thėrrit,
Edhe ti duhet shkue.
Mos kėrko prej tė Mirit,
Gjithė motin me ato tė jeshė,
Shtjerė kryet nė Port tė Pirit,
Shpėtimtarė atė do keshė.
Mos kėrko andej kėndej,
Rri aty ku vune kryet,
Asht Ahmet Myftar Dedej,
Ju vė re me tė dy sytė.
Natė e ditė i baj shyqyr,
Mė shtiu nė rradhėn e burrnisė,
Pije kupėn or Myzyr,
Pėr ashikun e pleqnisė.
Baba Jusuf Myzyri ndrroi jetė nė vitin 1956, nė moshėn 75 vjeēare, por kangėt e tij vazhdojnė tė jehojnė nė tė gjitha trojet shqiptare
Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Krijoni Kontakt