Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1

    Të gjenden eshtrat e 4000 të vrarëve nga diktatura

    Të gjenden eshtrat e 4000 të vrarëve nga diktatura

    18/08/2009



    SHKODER Qeveria shqiptare duhet të na ndihmojë dhe të bëjë të gjitha përpjekjet për të gjetur eshtrat e 4000 të pushkatuarve në kohën e regjimit komunist, pasi vetëm kështu vendi ynë mund të ecë përpara". Kështu deklaroi dje sekretari i përgjithshëm i Shoqatës për Integrimin e ish-të Burgosurve dhe Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni. Teksa po bëheshin gërmime në fshatin Kuç të Shkodrës për gjetjen e eshtrave të të burgosurve Sokol Sokoli dhe Toma Ndoja, përfaqësues të kësaj shoqate i bënë apel shtetit shqiptar për ndihmë. Sipas Ndregjonit, gjetja e eshtrave të të pushkatuarve nga diktatura është detyrimi moral që shteti ka ndaj familjeve të tyre, por që ende nuk e ka shlyer. Gjatë ditës së hënë u kryen gërmime në fshatin Kuç, por nuk u bë e mundur gjetja e eshtrave të dy viktimave të cilët kaluan vite ferri në burgun e Qafë-Barit të Pukës dhe më pas u pushkatuan nga diktatura. Në deklaratën për mediat, sekretari i përgjithshëm i shoqatës së ish-të përndjekurve dhe burgosurve politikë, Besim Ndregjoni, u shpreh se gjetja e eshtrave të të pushkatuarve nuk duhet të mbetet vetëm një iniciativë personale e kësaj shoqate dhe të afërmve të atyre.

    GËRMIMET

    Familjarë të të dy të pushkatuarve (Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja), me origjinë nga Dukagjini kanë mbërritur në qytetin e Shkodrës me shpresën se do të gjenin eshtrat e të afërmve të tyre. Ata kishin marrë informacion se dy të burgosurit në kohën e diktaturës ishin ekzekutuar dhe varrosur në fshatin Kuç (në periferi të qytetit verior). Familjarët dhe përfaqësues të shoqatës në fjalë kanë mbajtur hapin tek vend i quajtur "Zalli i Kirit". Gërmimet për gjetjen e eshtrave nisën rreth orës 9:00 dhe vazhduan deri në ora 14:00. Por, eshtrat e Sokol Sokolit dhe Tom Ndojës nuk janë të vetmet të pagjetura. Sipas Besim Ndregjonit, akoma nuk dihen varret e 4000 të pushkatuarve të tjerë me gjyq dhe pa gjyq në shkallë vendi.

    HISTORIA

    Ish-i burgosuri politik, Bedri Blloshmi, bashkëvuajtës me dy të pushkatuarit, Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja, nuk ka harruar protestën, e cila edhe u mori jetën dy shkodranëve. Ai tregon momentet e protestës së të burgosurve të vitit 1984 në burgun e Qafë-Barit, në Pukë. "Më 22 maj të vitit 1984, rreth 700 të burgosur në burgun e Qafë-Barit organizuan një demonstratë kundër dhunës që ushtrohej çdo ditë mbi ta nga pushteti i asaj kohe. Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja, të dy nga Dukagjini i Shkodrës, ishin iniciatorët e kësaj proteste. Një muaj më vonë ata u dënuan me pushkatim", - thotë Blloshmi. Ndërsa, pohon se më vonë mësuan se dy shokët e tij të burgut u varrosën në një fushë të fshatit Kuç.

    gazeta shqiptare

  2. #2
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Nuk shkruan njeri per keta,sepse ata nuk japin leje ndertimi, as nuk te nxjerin dot ndonje vize, bile nuk kantidojne as per deputete. Te djathtet e vertete nuk kane as nje gur vari,te djathtet e shtirur humbasin gjurmet ndersa komunistet vegjetojne me frenat e pushtetit ne duar te ndare ne dy kampe BLU dhe ROZE.Te djathtet e vertete as var nuk kane.
    Kaq shume i kushton ketij shteti leckaman q te investoje ne gjetjen e ketyre martireve?
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Bel ami Lexo Postimin
    Nuk shkruan njeri per keta,sepse ata nuk japin leje ndertimi, as nuk te nxjerin dot ndonje vize, bile nuk kantidojne as per deputete. Te djathtet e vertete nuk kane as nje gur vari,te djathtet e shtirur humbasin gjurmet ndersa komunistet vegjetojne me frenat e pushtetit ne duar te ndare ne dy kampe BLU dhe ROZE.Te djathtet e vertete as var nuk kane.
    Kaq shume i kushton ketij shteti leckaman q te investoje ne gjetjen e ketyre martireve?
    Tani po, ketu ke folur me mend.
    Une kete e kam theksuar gjithmone, qe te presekutuarit po presekutohen akoma.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  4. #4
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Pse deri para kesaj kisha folur pa mend !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!


    FLM Aulonaaaaa
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  5. #5
    Eshte me te vertete e padrejte qe, edhe mbas 20 vjetesh te zhdukjes se diktatures se kuqe,te persekutuarve nuk u jane dhane paret,as nuk krijohet nje komision per gjetje eshtrash,as per nje ndihme sado e vogel nga shteti!
    Keshtu eshte kur diktatura shembet nga vete bijte e diktatoreve!
    As nuk u denua ndonje byroist,as ndonje hetues,as nuk u denua, ashtu siç e meritonte ,diktatura!
    sikur t kisha gja ne dor
    e t u bajsha akullor
    buzt e tuja me shiju
    ne gjoks tandin me piku-Orosh

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Bel ami Lexo Postimin
    Pse deri para kesaj kisha folur pa mend !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!


    FLM Aulonaaaaa

    hahaha, po jo pra me mend ke folur, por jo me nje mendje me mua...



    Citim Postuar më parë nga OROSHI Lexo Postimin
    Eshte me te vertete e padrejte qe, edhe mbas 20 vjetesh te zhdukjes se diktatures se kuqe,te persekutuarve nuk u jane dhane paret,as nuk krijohet nje komision per gjetje eshtrash,as per nje ndihme sado e vogel nga shteti!
    Keshtu eshte kur diktatura shembet nga vete bijte e diktatoreve!
    As nuk u denua ndonje byroist,as ndonje hetues,as nuk u denua, ashtu siç e meritonte ,diktatura!
    Pikerisht kjo eshte arsyeja akoma edhe e qeverisjes dhe e ""demokracise"" ne Shqiperi. Eshte absurditet per mua te quash nje qeverisje te tille gjithe keto 18-19 vjet demokratike, kur perseri kane vendosur dhe vulosur po te nejtet njerez me te njejtat etika.

    Po si nuk u denuan, u denuan per kafe...
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  7. #7
    Shikova nje emision tek Klani(koha kur historine e bente zhurmuesi),ishte nje emision per Bardhok Biben.
    Doli nje njeri ne mbrojtje te tij,e himnizoi Bardhokun deri ne qiell,a thua se nuk ishte shoku Bardhok ai qe u sherbeu krimineleve komuniste,shok i ngushte i kriminelit Mehmet Shehu!
    Ta shifshe ate njeri te ngjallte nje urrejtje por edhe nje frike kur njeriu kujton ato kohe te frikeshme te sigurimsave e te hetuesave gjakpires!
    Jane akoma te fresketa kohet e spiuneve,te operativave,e te brigadiereve injorante!

    14 njerez u pushkatuan per nje Bardhok!
    300 familje u internuan nga malet e veriut ne moqalet e jugut!
    Qindra femije u rriten me luften e klasave!
    Dhjetera vdiqen neper balta!

    Sokol Sokolit(i mbiquajtur Sander)policet i thyen shtyllen kurrizore me shkelma,Tomen e pushkatuan!
    Axhes tim i thyen kamen!
    Shum te tjere i ridenuan!
    Pra,ishte viti '84,jo dhe aq i larget!
    Ne Argjentine sapo u kap dhe u denua nje ushtarak i diktatures se '78!
    Ndryshuar për herë të fundit nga OROSHI : 18-08-2009 më 22:08
    sikur t kisha gja ne dor
    e t u bajsha akullor
    buzt e tuja me shiju
    ne gjoks tandin me piku-Orosh

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-04-2008
    Postime
    529
    Keshtu eshte kur diktatura shembet nga vete bijte e diktatoreve!
    Ndoshta ke te drejte. Po cpo bejne te bijte e te persekutuareve? Ku ndodhen sot? Cfare pergatitje kane? Sa te sigurt financiarisht jane? A ju interesojne shoqata sic eshte Shoqata për Integrimin e ish-të Burgosurve dhe Përndjekurve Politikë?

  9. #9
    Te persekutuarit dolen shume te lodhur nga lufta e klasave!
    Te guximshmit dhe te diturit kane kohe qe kane nderru jete!
    Varferia luan nje rol te madh ne mos-organizimin e tyre,plus shkopinjte nen rrota qe behen nga pasaniket e rinj ish-komuniste,plus Berisha i cili nuk ka as ndjenjen me te vogel kundrejt kesaj klase te vuajtur!
    Te persekutuarit jane te gjithe jashte shtetit,apo te rrine nen lemoshen e shtetit shqiptar?
    Shoqatat jane te mbushur me injorante!
    Nuk duhet te harrojme qe i burgosur politik nuk ishte vetem ai qe kishte me te vertete ide perendimore anti-komuniste,por edhe ai ordineri,çobani!

    Te burgosurit e mirefillte politike kane vdekur ose jane duke vdekur!
    sikur t kisha gja ne dor
    e t u bajsha akullor
    buzt e tuja me shiju
    ne gjoks tandin me piku-Orosh

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-04-2008
    Postime
    529
    Exactly. Prandaj, i vetmi ndryshim qe mund te pritet eshte nga ai qe eshte me i moderuar nder te majtet.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •