Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593

    Pse jemi kundra "martesave gay"?

    Pse jemi kundra "martesave gay"?



    Tė gjithė ne, shqiptarė besimtarė dhe jobesimtarė, muslimanė e tė krishterė, pritėm me habi, sesi nė kėto ditė tė nxehta vere, Kryeministri i vendit provokoi njė debat, sa tabu aq edhe tė ēuditshėm pėr mendėsinė tonė si njerėz. Martesat brenda tė njėjtit seks! A i ishte ky hap, thjesht njė provokim pėr tė matur pulsin e njerėzve, sesa tė ndjeshėm moralisht janė ndaj temave tė tilla, apo vėrtet ka njė vullnet pėr njė debat publik rreth kėtij problemi? A po mos vallė ishte thjesht njė shashkė politike, pėr tė tėrhequr vėmendjen e njerėzve nga probleme tė tjera? Apo...? Hamendje tė ndryshme dhe natyrisht, pėrgjigje tė ndryshme ka pasur rreth kėtyre pyetjeve se ēfarė qėllimi fshihej pas kėtij deklarimi. Sidoqoftė, cilado qoftė arsyeja, ajo ēka na intereson ne si besimtarė tė Zotit, ėshtė tė shpalosim para njerėzve pikėpamjen tonė rreth kėsaj ēėshtjeje.

    Feja e ka shoqėruar njeriun gjatė gjithė ekzistencės sė tij; njeriu ėshtė njė qenie religjioze dhe kjo pranohet tashmė nga shumė studiues, qė besojnė ose jo nė Zot. Nė kėtė bashkėjetesė tė gjatė ndėrmjet njeriut dhe religjionit, ky i fundit i ėshtė imponuar njeriut nė ēdo aspekt tė jetės. Askush nuk mund ta mohojė se feja ka luajtur njė rol parėsor ndikues nė zhvillimin e ēdo qytetėrimi, nė ēdo dimension tė tij: material, kulturor, shpirtėror dhe social. Shpesh ky ndikim nuk i njihet haptazi fesė, por shumėkush e di se disa norma kulturore, ligjore apo sociale edhe sot nė kėtė botė post-moderne, janė trashėgimi e fesė, qė pėr mijėra vjet e ka shoqėruar njeriun dhe qė ka lėnė gjurmė tė skalitura thellė nė jetėn e shoqėrisė humane. Martesa padyshim ėshtė njė nga kėto norma. Askush dhe asnjė nuk mund tė pretendojė se martesa ėshtė njė shpikje laike dhe historia e dokumentuar e njerėzimit e vėrteton kėtė. Martesa ėshtė vendosur nė rangun e njė institucioni, nė evoluim, pikėrisht nga feja.

    Njeriu ėshtė njė qenie fiziko-materiale, qė ka nevoja fiziologjike dhe jetike. Pra, nėpėrmjet kontaktit seksual njeriu plotėson njė nga kėnaqėsitė e nevojshme tė tij trupore, fiziologjike dhe psikologjike dhe nė anėn tjetėr, ai bėn tė mundur vazhdimėsinė e racės njerėzore, duke lėnė pas pasardhės dhe ky ėshtė dimensioni jetik i kėsaj marrėdhėnieje.

    Njeriu gjithashtu ėshtė njė qenie sociale, ai jeton nė shoqėri me njerėz tė tjerė, qė i pėrkasin llojit tė tij dhe ndan me ta pjesėn mė tė madhe tė jetės sė tij biologjike, sociale dhe shpirtėrore. Njė njėsi sociale e pėrbėrė nga burri, gruaja dhe fėmijėt, nuk mund tė quhej familje, nėse ata nuk do t'i lidhnin nė mes tyre, ndėr tė tjera edhe tė drejtat, detyrimet apo pėrgjegjėsitė reciproke. Kėto pėrgjegjėsi kanė tė bėjnė me shumė aspekte, si vendbanimin, ushqimin, veshmbathjen, mbrojtjen, edukimin etj. Ky ėshtė dimensioni social i martesės.

    Por njeriu gjithashtu ėshtė edhe njė qenie tepėr emocionale, ku ndjenjat luajnė shpesh rolin vendimtar nė ēdo aspekt tė jetės sė tij. Si i tillė, njeriu ėshtė njė qenie shpirtėrore qė nuk mund tė krahasohet me asnjė qenie tjetėr biologjike. Lidhja nė njė familje, veē anės sė prekshme fizike, materiale dhe asaj sociale, nuk mund tė kuptohet edhe pa dimensionin e saj emocional dhe shpirtėror. Burri dhe gruaja janė dy qenie njerėzore qė ndjejnė se nuk mund ta kuptojnė jetėn pa prezencėn e njėri-tjetrit. Ndjenjat dhe emocionet e pėrbashkėta tė tyre, ndonėse nuk i bėjnė dot ata njė qenie tė vetme, krijojnė lidhje aq tė forta, aq sa pėr tė formuar njėsinė bazė tė shoqėrisė: familjen. Prirja fiziologjike qė mashkulli ka drejt femrės dhe femra drejt mashkullit, i bėn ata tė dy qė veē anės fizike, tė pėrjetojnė mes tyre edhe ndjenjėn mė tė fuqishme njerėzore, burimin e njė sėrė ndjenjash tė tjera dhe qė padyshim ėshtė dashuria. Ata gjejnė tek njėri-tjetri kėnaqėsi, prehje, qetėsi, ngazėllim dhe pa dyshim, lumturi. Nėse lumturia njerėzore nuk do tė kishte nevojė dhe do tė pėrcaktohej edhe nga gjėra tė tjera, padyshim qė kjo lidhje ndoshta do tė kishte qenė vetė lumturia njerėzore. Dhe pikėrisht nė kėtė tokė pjellore, ku gjendet edhe dheu edhe uji, lindin dhe rriten pasardhėsit dhe trashėgimtarėt e qenies njerėzore.

    Duke u nisur nga tė gjitha kėto qė u pėrmendėn dhe nga ato qė pėr shkak tė shumėsisė sė tyre nuk janė pėrmendur, lidhjes nė mes burrit dhe gruas i ėshtė dhėnė shenjtėri nga feja. Kjo lidhje ėshtė kurorėzuar me atė qė quhet martesė. Martesa ėshtė e shenjtė, sepse familja ėshtė shenjtė, sepse nderi ėshtė i shenjtė, sepse vetė jeta ėshtė e shenjtė, ndaj dhe kjo lidhje e tillė ėshtė.

    Martesa kalon edhe nėpėrmjet njė akti ligjor, pikėrisht pėr shkak tė tė gjitha kėtyre dimensioneve qė u pėrmendėn. Akti ligjor i martesės, i hapit fillestar qė krijon familjen, ėshtė verdikt i Zotit, feja ia dha atė njerėzimit pėr tė mbrojtur pikėrisht kėtė shenjtėri shumėdimensionale. Vetė Zoti ėshtė Ai qė e ka bekuar shenjtėrinė e martesės, vetė Ai ėshtė qė e ka shndėrruar atė nė njė akt ligjor, sepse ligji mbron atė qė ėshtė e shenjtė pėr njerėzit.

    Ėshtė e vėrtetė se ligji nuk mund tė imponojė dot dashurinė, por ai mbron pėrgjegjėsitė sociale dhe ekonomike qė lindin nga njė lidhje e tillė si martesa, ashtu si ēdo marrėveshje apo kontratė tjetėr mes njerėzve. Ky dimension ėshtė i pranishėm nė kėtė lidhje dhe zė njė pjesė tė rėndėsishme tė tij, ndaj dhe ėshtė i domosdoshėm pėr njė lidhje tė tillė. Kėtė normė ligjore, siē u pėrmend, shoqėria e sotme njerėzore, shteti dhe legjislacioni laik e kanė trashėguar nga tradita fetare. Pikėrisht pėr kėtė, edhe nė shumė vende tė botės laike, vazhdon tė njihet martesa sipas kanoneve tė fesė dhe nė kėtė drejtim, mos njohja e njė martese tė celebruar nga institucionet fetare nė Shqipėri, nuk mund tė jetė tjetėr, vetėm se trashėgimi e kohės sė shtetit ateist.

    Tė gjitha fetė qiellore, qė kanė nė thelb tė besimit tė tyre monoteizmin, ashtu si dhe kulturat e tjera tė mėdha tė botės, e shohin lidhjen seksuale brenda tė njėjtit seks si perverse dhe tė papranueshme, ndaj dhe kėtė lidhje nuk kanė pranuar ta njohin si tė shenjtė nė tė gjithė trashėgiminė e tyre historike. Si rrjedhojė e kėsaj, ata kurrė nuk i kanė dhėnė kėsaj lidhjeje njė njohje morale dhe aq mė tepėr, njė njohje ligjore. Duke u nisur nga kjo pikėpamje, qė e ka burimin tek e shenjta dhe tradita, burime mbi tė cilat edhe ėshtė ngritur dhe ligjėruar fillimisht institucioni i martesės, ėshtė absurde qė kėta njerėz me deviacione tė tilla kulturore, etike dhe aspak religjioze, tė kėrkojnė tė ligjėrojnė lidhjen e tyre nė njė martesė. As feja dhe as tradita nuk e njohin pėr tė shenjtė njė akt tė tillė, ndaj dhe njė ligj i tillė, qė lejon kėto lloj "martese", ėshtė tėrėsisht i papranueshėm.

    Ėshtė e vėrtetė se shteti i sotėm civil, nė shumicėn e vendeve tė botės ėshtė laik apo shekullar, por filozofia e legjislacionit tė tij, pėrveē mbėshtetjes tek tė drejtat dhe liritė njerėzore, mbėshtetet edhe tek tradita dhe pėr rrjedhojė, edhe te trashėgimia fetare. Kėshtu pėr shembull, nė asnjė vend tė botės nuk njihet dhe as nuk ligjėrohet njė martesė nė mes prindit dhe fėmijės, ndonėse mund tė vijė dita qė organizatat e tė drejtave tė njeriut ta quajnė edhe kėtė si shkelje e tė drejtave dhe lirive tė njeriut, apo edhe diskriminim! Pėr kėtė, ne si besimtarė, por edhe si popull, nuk mund tė pranojmė qė t'i jepet shenjtėri dhe legjitimitet njė "martese" shterpe, qė nuk ėshtė aspak e shenjtė dhe nuk gėzon as mbėshtetje religjioze, as tradicionale dhe as popullore. Nė fund tė fundit, shteti dhe shoqėria qė kemi sot, ėshtė ngritur mbi kėto vlera dhe trashėgimi dhe ato nuk mund tė injorohen pėr hir tė njė pakice, qė ndjehet "e diskriminuar" , pse kėrkon qė me forcėn e ligjit, tė bėhet mish i huaj nė mes tė njė tradite qė nuk e pranon. Kjo nuk ėshtė demokraci, por dhunė ligjore ndaj religjionit, traditave dhe trashėgimisė kulturore e etike tė shumicės sė njerėzve.

    J.T
    "Shoku Mjekesise"

  2. #2
    Tifoz i flaktė Maska e Juventini
    Anėtarėsuar
    07-09-2005
    Vendndodhja
    Delle Alpi
    Postime
    353
    ekziston nje grup ne Facebook Me mire burra jashte Europe, se sa Gay me pasaporte. Futuni ne kete grup per te luftuar per nje kauze te drejte

  3. #3
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anėtarėsuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Kush tha qe jemi kunder???

    Shif Sali Berishen cfare do te miratoj.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Pse jemi kundra "martesave gay"?

    ...


    Ēdo Fe Ėshtė nė Kundėrshtim me Homoseksulaizmin ...

    Ēdo Grua Do ėshtė nė Kundėrshtim me Homoseksualizmin ...

    Ēdo Fėmijė do tė Urrej Homoseksualizmin ...

    Ēdo Njėri do tė Ketė njė Anė Prej nga tė Devijohet ...


    Etj. Etj.


    " Nuk kemi asgjė nė dobi nga Homoseksulaizmi "
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  5. #5
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Ligji pėr diskriminimin e homoseksualėve ka hasur nė kundėrshtime tė ashpra tė komunitetit tė besimtarėve myslimanė dhe tė drejtuesve tė xhamive tė vendit. Thuajse nė tė gjitha xhamitė e Shqipėrisė gjatė ligjėratės sė tė premtes sė kaluar ėshtė kėrkuar mbrojtja e moralit tė familjes dhe ėshtė bėrė qė njė ligj i tillė qė i hap rrugėn martesave mes njerėzve tė tė njėjtit seks tė mos miratohet. Imamėt nė xhamitė e mėdha tė kryeqytetit thanė se feja myslimane e dėnon me forcė homoseksualizmin, e quan atė njė bjerrje tė njeriut dhe poshtėrim pėr tė. Imami i xhamisė Dine Hoxha Ahmet Kalaja tha se Zoti e ka krijuar njeriun me tjetėr organikė dhe natyrshmėri dhe se homoseksualiteti ėshtė dėnuar ashpėr. Imami Kalaja tha se nėse njė draft i tillė do tė bėhet ligj, atėherė pasojat, pas disa dhjetėvjeēarėsh do tė jenė tė pariparueshme nė popullsinė shqiptare. “Pėr mė tepėr, atėherė do tė ketė humbur koncepti i familjes, pasi do tė rriten fėmijė qė nuk njohin nėnėn ose babanė, pasi prindėrit e tyre do tė jenė tė tė njėjtit seks”, tha hoxha Kalaja, duke shtuar se njė nga fazat e para tė ndėshkimit hyjnor do tė jenė sėmundjet vdekjeprurėse seksualisht tė transmetueshme, si SIDA etj. Pėr tė ilustruar kėtė mendim, Kalaja solli si shembull vende tė ndryshme nė Europė dhe nė kontinente tė tjera, tė cilėt kanė miratuar ligje tė tilla. Duke pėrfunduar Kalaja pohoi se ėshtė larg mentalitetit tė shqiptarėve pėr tė pranuar ligje tė tilla, aq mė tepėr kur njihemi si njė popull fanatik dhe qė familja ėshtė bazė e shoqėrisė. Ndėrsa nė lidhje me votimin e pritshėm tė kėtij drafti nė Kuvend, Kalaja pohoi se, “deputetėt qė ne votuam nuk do ta konfirmonin kėtė ligj qė qėndron jashtė natyrės sė pastėr njerėzore”. Nė xhamitė e tjera qėndrimi ka qenė po kaq i prerė dhe i qartė. Xhamia e tabakėve e ka cilėsuar shėmti pėr njeriun dhe fyerje tė madhe pėr familjen dhe vlerat e saj homoseksualitetin. Ky ėshtė njė ligj qė kėrkon tė ligjėrojė njė prej mbrapshtive mė tė mėdha tė lindura nė tokė dhe tė dėnuara nga Zoti si shembull i ndėshkimit tė ashpėr. Zoti ka shkatėrruar Sodomėn dhe Gomorrėn pikėrisht pėr kėtė perversitet. Kundėrshtive tė ashpra tė xhamive tė kryeqytetit i janė bashkuar edhe imamėt e xhamive tė qyteteve tė tjera si Durrėsi, Elbasani, Shkodra etj. Imamėt shprehėn gjatė ligjėratave tė tyre besimin se deputetėt tė cilėt janė votuar nga shqiptarėt dhe besimtarėt myslimanė nuk do ta miratojnė njė ligj qė ėshtė kundėr natyrės njerėzore.

    http://d.yimg.com/kq/groups/24970942...emtes%2520nr11
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga _Mersin_ : 10-08-2009 mė 06:26
    "Shoku Mjekesise"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •