Une jam duke pare teper prokupim ne shkrimet e te gjitheve ketu. Eshte e vertet qe ligji qe sapo ka nxjerre qeveria italiane dhe qe ka hyre ne fuqi pikerisht dje me daten 8 gusht, eshte nje ligj racist dhe ksenofob. Por nuk duhet te harrojme se ligje pak a shume raciste apo pak a shume te ngjashme i kane te gjitha vendet europiane. Franca Anglia dhe Gjermania kane pothuajse te njetat ligje. Ne te gjitha keto vende po te kapesh pa dokumenta perfundon ne nje nga qendra per emigrantet, ku pastaj mund te presesh aty brenda 1 muaj apo 6 muaj, ku ne fund te kesaje kavalishence destinacioni me i mundeshem eshte nje kthim ne vendin e origjines.
Nuk duhet harruar edhe nje gje tjeter, te gjitha keto ligje qe qeverit prendimore jane duke miratur jane edhe pasoja e zgjedhjeve per ne parlametin europian, ku forcat e djathta dhe ekstreme dolen teper te forcuara. Nuk duhet harruar se popujt europian votuan djathtas pak kohe me pare. Dhe keto forca ekstreme fituan duke bere nje fushate elektorale pikerisht mbi temen e emigracionit.
Dhe pot'a shikojme gjendjen e emigracionit sot ne Europe, te vetmit emigrant qe vazhdojne te vine apo gjenden klandestin jane ata arab dhe aziatik. Shqiptaret nuk vine me dhe se shpejti do te jene te lire te livizin pa viza, rumunet jane komunitar, atehere ku qendron problemi?
Problemi qendron tek ata emigrante qe per Europen perbejne nje rrezik konkret. Tek ata emigrant qe kerkojne t'i imponojne Europes ligje dhe kultura te ndryshme nga ato te saja. E quajne veten invazor dhe jo emigrant. Dhe si rrjedhoje Europa ka filluar te mbrohet, te mbrohet nga nje invazion i mundeshem paqesor. Dhe ne te ardhmen ne Europe do te kemi gjithmone dhe me shume ne pushtet politikan si Heider, si Bossi apo edhe si Geert Wilders, qe partia e tije ne Hollande eshte partia e dyte ne vend. Mendoj se para se te diskutojme pasojat duhet me pare te analizojme shkaqet e ketyre ligjeve kaq te rrepta.
Krijoni Kontakt