Nga Express më 17.07.2009 në ora 11:02
Sabit Kuçi, 38-vjeçar, nga Deçani ka pësuar lëndime pasi është goditur nga një motor uji teksa lahej në det, në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur ne sektorin “Hekurudha” të plazhit të Durrësit, pranë pistës “Breshka”. Pas incidentit, të afërmit që kanë nxituar menjëherë në ndihmë të tij, e kanë dërguar 38-vjeçarin e dëmtuar në kokë për në spitalin rajonal të Durrësit.
Burime spitalore konfirmojnë se i plagosuri vazhdon të jetë në spital në një gjendje jo të mirë shëndetësore, për shkak të goditjes që ka marrë në kokë.
Frekuentimi i së njëjtës hapësirë detare për plazhistët dhe ata që admirojnë lojërat e ujit, ndonëse te pakualifikuar për drejtimin e mjeteve motorike, ka nisur te shkaktoje probleme dhe te gjymtuar mes pushuesve, ndërkohë që asnjë masë nuk është marrë për ndëshkimin e tyre, raporton Top Channel.
Policia e Durrësit ka njoftuar se po punon për identifikimin dhe kapjen e personit që shkaktoi aksidentin.
Krijoni Kontakt