Aplikimi pėr pasaportėn biometrike nxjerr pasaportėn e vjetėr nga pėrdorimi
Erjon Ajazi
Vizat nė pasaportat e vjetra pas datės 1 janar 2011 nuk do tė jenė mė tė vlefshme. Lajmi ėshtė konfirmuar nga drejtori i pėrgjithshėm i Gjendjes Civile, Armand Teliti, i cili e shikon si mėnyrėn e vetme pėr ti dhėnė zgjidhje kėsaj situate kalimin e vizės sė vjetėr nė pasaportėn e re. Por qeveria shqiptare nuk ka njė pėrgjigje sesa tė disponueshme do tė jenė ambasadat pėr tė bėrė kalimin e vizės nga pasaporta e vjetėr nė pasaportėn e re. Teliti ka sqaruar se "nė momentin e aplikimit tė pasaportės sė re biometrike, pasaporta e vjetėr del nga sistemi dhe ato nuk konsiderohen mė tė vlefshme". Pra, nėse njė qytetar disponon njė vizė nė pasaportėn e vjetėr, dhe nėse aplikon pėr dokumentin e ri biometrik, pasaporta e tij e vjetėr konsiderohet e pavlefshme dhe si pasojė tė njėjtin fat do tė ketė edhe viza qė ky qytetar disponon nė kėtė pasaportė. Janė vetėm ambasadat ato qė kanė tė drejtėn pėr tė dhėnė ose jo tė njėjtėn vizė nga e para. Deri tani, e vetmja zgjidhje nga qeveria shqiptare ėshtė qė viza e vjetėr tė fotokopjohet dhe ti bashkėngjitet pasaportės sė re dhe si rrjedhim tė dyja tė dėrgohen nė ambasadė nga vetė personat e interesuar pėr tė rimarrė vizėn nė pasaportėn e re. Pra, zgjidhja ngelet vetėm nė dorėn e ambasadave sesa tė gatshme do tė tregohen ato pėr tė pėrmbushur kėtė mision tė palės shqiptare. Pasaportat e vjetra dalin nga pėrdorimi mė 1 janar 2011. Drejtori i pėrgjithshėm i Gjendjes Civile, Armand Teliti, bėn me dije se "nėse Bashkimi Europian do tė liberalizojė vizat, atėherė nga kjo gjė do tė pėrfitojnė vetėm personat qė janė tė pajisur me pasaportat biometrike pėr tė lėvizur tė lirshėm nė vendet e Bashkimit Europian". Qeveria vendosi tė nxjerrė jashtė pėrdorimit funksionin e certifikatave, duke i zėvendėsuar ato me kartat e identitetit, ndėrsa pasaportat e kuqe e humbasin funksionin e tyre nė janar tė vitit 2011. "Qytetarėt shqiptarė me skadimin e vizave tė rinovojnė pasaportat dhe tė marrin pasaportat e reja biometrike", thotė Teliti. Vlen tė theksohet fakti qė pasaportat biometrike janė kushti themelor pėr liberalizimin e vizave, ndėrkohė qė afati i fundit i vlefshmėrisė sė pasaportave tė vjetra ėshtė deri nė janar tė vitit 2011. Pasaportat do tė tėrhiqen pranė komisariateve tė policisė, pėr shkak tė sigurisė qė paraqet pasaporta. Gjithashtu, nė momentin qė do tė tėrheqin dokumentet, do tė bėhet njė verifikim i shenjės sė gishtit tė personit qė tėrheq dokumentin nė rast se korrespondon me atė qė ka aplikuar nė fillim. Nė rast se kjo nuk ndodh do tė thotė se kemi njė mospėrputhje me shenjėn e gishtit, ky dokument ėshtė i pavlefshėm megjithėse ėshtė i prodhuar, por i pavlefshėm pėr tu pėrdorur. Kjo bėhet pėr tė garantuar nė mėnyrė definitive sigurinė. Pasaporta biometrike kushton gjashtėmijė lekė tė reja.
Pasaporta shqiptare do tė ketė ngjyrėn e 27 vendeve tė BE-sė. Ishte parashikuar tė kishte njė ngjyrė tjetėr, por sipas direktivės sė BE qė tė gjitha pasaportat e vendeve anėtare tė BE-sė tė kenė ngjyrėn bordo, atėherė u vendos qė pasaporta e shqiptarėve tė mos ketė asnjė ndryshim nga pasaporta e vendeve europiane.
Shifrat
Teliti: 80 mijė aplikime pėr pasaportat e reja
Brenda 24 orėve, 2200 kėrkesa pėr biometriket
Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Pėrgjithshme e Gjendjes Civile bėjnė me dije se deri tani numri i qytetarėve tė cilėt kanė aplikuar pėr pasaportat biometrike ka shkuar nė 80 mijė. Drejtori i DPGJC-sė, Armand Teliti, konfirmon se nė muajin korrik numri i aplikimeve pėr pasaportat e reja shkon nė 2200 nė njė ditė. Ndėrkohė, institucionet shqiptare kanė filluar tė mos njohin pasaportat e vjetra. Njė dėshmi penaliteti merret me kopjen e kartės sė identitetit ose tė pasaportės sė re biometrike dhe jo me pasaportėn e vjetėr. Te pasaportat biometrike nė brendėsi tė saj ka njė fotografi dixhitale qė ėshtė e gdhendur nė lazerin ingrey. Faqet e vizave kanė elemente tė tjera sigurie, kanė shėnime qė lexohen nėpėrmjet rrezeve ultravioletė, kanė gjithashtu uotermarkun qė ėshtė njė portret i Skėnderbeut qė ėshtė i vizatuar nė brendėsi tė shqiponjės. Ka njė shirit sigurie nė ēdo fletė qė ėshtė shėnuar nė mikrotekst Republika e Shqipėrisė me dy ngjyra. Njė ndėr elementet e tjera ėshtė kinograma, e cila ėshtė stilizuar njė shqiponjė qė po ta shikosh nė kėnde tė ndryshme ka njė valėzim tė krahėve nė krahun e majtė dhe nė sfondin e kėtij fluturimi tė shqiponjės ne kemi siluetat reale tė tre maleve tė Shqipėrisė tė Korabit, Tomorit dhe Dajtit qė janė tė inkuadruar nė kėtė element tjetėr sigurie tė rėndėsishėm.
© Gazeta Shqip -
Krijoni Kontakt