NAMAZI I XHUMASE
All-llahu xh.sh. ēdo populli i ka pėrcaktuar nga njė ditė madhėshtore brenda javės pėr tu tubuar, pėr ta pėrkujtuar njėri-tjetrin, pėr tė qajtur hallet e njėri-tjetrit, pėr ta pėrkujtuar Ditėn kur All-llahu xh.sh. gjithė njerėzimin do ta mbledhė nė njė vend pėr tu gjykuar sipas drejtėsisė sė Tij absolute. Mbasi ne si ummet i Muhammedit a.s. jemi ummeti mė i mirė qė e ka krijuar Zoti nė tokė, ėshtė e kuptueshme se neve na takon edhe dita mė madhėshtore e javės e qė ėshtė dita e xhuma. Pėr kėtė ditė Pejgamberi a.s. thotė: Dita mė e mirė nė tė cilėn lind dielli ėshtė dita e xhuma. Nė kėtė ditė ėshtė krijuar Ademi, nė kėtė ditė ėshtė nxjerrė prej Xhennetit dhe nė kėtė ditė ka vdekur. Ditėn e xhuma do ti fryhet surit dhe do tė ndodhė Kijameti. C,do gjallesė i frikohet ditės sė Kijametit ditėn e premte prej mėngjesi e deri nė mbrėmje, pėrveē njeriut dhe xhinnėve ,(Ebu Davudi, Ahmedi).
Njė sure e tėrė nė Kuran quhet el-Xhumuah (dita e xhuma), e cila e ka kuptimin dita e tubimit, ngase nė tė tubohen e mblidhen besimtarėt nė xhami pėr tiu lutur Zotit tė tyre. Nė ajetin 9 tė kėsaj sureje All-llahu xh.sh. thotė: O ju qė keni besuar! Kur tė bėhet thirrja pėr namaz (ezani) ditėn e Xhuma, nxitoni te pėrmendja e All-llahut (dėgjojeni hutben dhe faleni namazin e xhumasė), e lėreni shitblerjen, kjo ėshtė shumė mė e dobishme pėr ju nėse doni ta dini! E"shtė pra, ditė aq madhėshtore sa Zoti na urdhėron ta braktisim shitblerjen dhe ēdo punė tjetėr tė kėsaj bote e tė nxitojmė pėr nė xhami ku do ta dėgjojmė hutben e do ta falim namazin e xhumasė, i cili namaz dyrekatėsh ėshtė mė i vlefshėm edhe se namazi katėrrekatėsh i drekės sė asaj dite.
Pejgamberi a.s. thotė: Kush merr abdest ashtu si lypet dhe shkon nė xhuma, atje hesht dhe me kujdes dėgjon (hutben), atij do ti falen gjynahet qė do ti bėjė deri nė xhumanė e ardhshme, (Muslimi, Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibni Maxhe). Nė njė hadith tjetėr thuhet: Kush e lan kokėn dhe tėrė trupin ditėn e xhuma, e pastaj herėt niset nė kėmbė pėr nė namazin e xhumasė duke mos pėrdorė mjete udhėtimi, pastaj i afrohet imamit dhe e dėgjon me kujdes, pėr ēdo hap qė do ta ndėrrojė do ti shėnohen sevape sikur tė kishte falur namaz (nafile) dhe agjėruar (nafile) njė vit tė plotė, (Nesaiu, Tirmidhiu, Ebu Davudi, Ibni Maxhe).
Dita e xhuma ėshtė e bekuar edhe me njė ēast tė rėndėsishėm, nė tė cilin nėse muslimani i drejtohet All-llahut xh.sh. me ndonjė dua e dėshirė, All-llahu vetėm se ia pranon atė e nuk ia kthen prapė. Momentin e saktė se kur ėshtė ky ēast nuk e tregon Pejgamberi a.s. me qėllim qė besimtari gjithė ditėn, kudo qė tė jetė ai, ta kalojė duke iu lutur Zotit. Ai thotė: Ditėn e xhuma ka njė moment nė tė cilin muslimani nėse i lutet Zotit tė Madhėruar pėr diēka, ajo do ti pranohet, (Buhariu dhe Muslimi).
Shkuarja nė xhami pėr ta falė namazin e xhumasė shpėrblehet me Xhennet, sepse Pejgamberi a.s. thotė: Kush i bėn (kėto) pesė gjėra brenda njė dite, All-llahu do ta regjistrojė nė mesin e xhennetlinjve: kush e viziton njė tė sėmurė, e fal njė namaz tė xhenazes, shkon nė xhuma dhe e liron njė rob, (Ibni Hibbani, Ebu Jala).
Pėr muslimanėt qė vdesin tė xhumanė ose natėn e xhuma nuk do tė ketė sprovim varri, atė melekėt e varrit munkeri dhe nekiri nuk do ta marrin nė pyetje siē i marrin njerėzit e tjerė jashtė kėsaj kohe. Dėshmi pėr kėtė ėshtė hadithi i Pejgamberit a.s. kur thotė: Secili musliman qė vdes tė xhumanė ose natėn e xhuma, do tė jetė i ruajtur prej sprovimit e dėnimit nė varr, (Tirmidhiu, Ahmedi).
Namazi mė i zgjedhur (jashtė xhumasė) te All-llahu ėshtė namazi i sabahut tė xhumasė i falur me xhemat nė xhami thotė Pejgamberi a.s. (Ebu Nuajmi, Taberaniu).
Para dhe pas faljes sė namazit tė xhumasė muslimani e ka tė lejuar tė punojė e ta fitojė rizkun dhe nafakėn e vet e tė familjes, kurse gjatė kohės sė faljes sė namazit tė xhumasė ėshtė haram tė punojė ēfarėdo pune tė kėsaj bote. Detyrė e tij farz ėshtė falja e namazit tė xhumasė. Pejgamberi a.s. thotė: Secili musliman e ka pėr detyrė tė domosdoshme ta falė namazin e xhumasė me xhemat, pėrveē kėtyre katėr personave: robi, gruaja, i mituri (qė ska hyrė nė bylyg) dhe i sėmuri, (Ebu Davudi, Bejhekiu, Darekutniu dhe Hakimi).
O burra! Po ēfarė mund tė themi pėr ata muslimanė qė nuk janė as robėr, as gra, as fėmijė e as tė sėmurė dhe qė pėrsėri nuk vijnė ta falin namazin e xhumasė, porse enden rrugėve tė qytetit, i varrin kėmbėt nėpėr karriget e restoraneve tė qendrave tregtare e gjetiu? A kanė ndonjė lidhje me fenė, me imanin e me Islamin kėta njerėz? Tek e fundit a meritojnė tė quhen muslimanė ata qė pa kurrfarė arsye e lėnė dhe nuk e falin namazin e xhumasė? A meritojnė ta quajnė veten pjesė e kėtij populli dhe ummeti? More, nė ēfarė shpėtimi ata mund tė shpresojnė? Nė ēfarė tė mirash i varrin shpresat? Ku e shohin shpėtimin kėta njerėz, nėse jo nė namaz? Me ēka do ta arsyetojnė nė Ditėn e Gjykimit mosfaljen e namazit nė pėrgjithėsi dhe tė xhumasė nė veēanti, ata qė pa kurrfarė arsyeje i kanė lėnė kėto pa i falur? Njeri, ndalu e mendohu pakėz, sa ke kohė pėr tė menduar e pėr tu penduar! Sa nuk tė ka ardhur momenti i fundit i jetės sate, kur nuk do tė mund ta nxjerrėsh prapė frymėn qė e ke thithur njėherė!
Pejgamberi a.s. duke folur pėr pasojat e mosfaljes sė namazit tė xhumasė, ka thėnė:
Nėse njerėzit nuk e ndėrpresin mosfaljen e namazit tė xhumasė, All-llahu do tua vulosė atyre zemrat e do ti lėrė nė gjumė tė pėrjetshėm, (Muslimi, Nesaiu, Ibni Maxhe, Ahmedi).
Kush i lė, pa asnjė arsye, tri namaze tė xhumasė pa i falur, All-llahu atij do tia vulosė zemrėn, (Nesaiu, Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibni Maxhe, Hakimi).
E dini ēdo tė thotė vulosje e zemrės? Nėse All-llahu ta vulos zemrėn, do tė thotė qė Ai kurrė nuk do tė tė shikojė me mėshirėn e Vet dhe kurrė nuk do ti falė mėkatet. Ata qė i kanė zemrat e vulosura Kurani i quan me emrin kafir / mosbesimtar. Shikoni e lexoni ajetet 6-7 tė sures el-Bekara nė fillim tė Kuranit!
Shikoni se ēthotė Pejgamberi a.s. pėr ata qė nuk e falin namazin e xhumasė:
Do tė kisha dashur ta lė njė zėvendės nė xhami pėr tua falur namazin xhematit, e unė vetė tė shkoja e tua ndizja shtėpitė atyre qė nuk kanė dalė nė xhami ta falin namazin e xhumasė!, (Muslimi, Hakimi, Tajalisiu).
Nuk e di a mund edhe pas tė gjitha kėtyre kėrcėnimeve e vėrejtjeve tė Pejgamberit a.s. njeriu i quajtur musliman ta lėrė pa arsye faljen e namazit tė xhumasė dhe tė ēdo namazi tjetėr? Le tė mendojė ēdokush pėr vete, pėr familjen e vet dhe pėr shoqėrinė e vet me tė cilėt ka vendosur tė jetojė, por duke mos marrė mbi vete kurrfarė pėrgjegjėsie.
All-llahu na faltė gjynahet pėr hir tė kėsaj dite tė madhe dhe na shtoftė dashurinė ndaj imanit, Islamit dhe sė mirės e na largoftė nga kufri, harami dhe e liga! AMIN!
Krijoni Kontakt