PRISHTINË,7 GUSHT 2009(VushtrriaPress)-Sipas një raporti të publikuar dje nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNDP) del se është rritur kënaqshmëria e qytetarëve të Republikës së Kosovës ndaj Qeverisë së Kosovës. Statistikat tregojnë se niveli i kënaqshmërisë me institucionet qeverisëse të Kosovës ka shënuar rritje në krahasim me raportin e prillit 2009.Rezultatet e anketës tregojnë se përafërsisht 53% e të anketuarve janë të kënaqur me punën e Qeverisë së Kosovës.VushtrriaPress
Krijoni Kontakt