-
Java E Ligjëratave Fetare “të Përmalluarit Për Ramazan”
Në prag të muajit të begatë të Ramazanit, nga data 10-16 gusht 2009 në XHAMINË XHURA NË TIRANË, organizohet JAVA E LIGJËRATAVE FETARE me tematikë rreth këtij muaji.
Të ftuar për të ligjëruar do të jenë imamë dhe thirrës të njohur. Jeni të ftuar të merrni pjesë sipas orarit të poshtëshënuar:
1. E hënë - Ahmed Kalaja - Ramazani po vjen – vlerat e agjërimit
2. E martë Elvis Naçi Ramazani – muaj i kënaqësisë shpirtërore
3. E mërkurë Altin Plumbi Adhurimi në Ramazan
4. E enjte Bilal Teqja Pendimi në Ramazan
5. E premte Ferid Piku Ramazani skalit durimin
6. E shtunë Murat Basha Si ta presim Ramazanin
7. E diel Ismail Bardhoshi Ramazani – muaj falje dhe vëllazërimi
Për të gjithë ata që nuk kanë mundësi të prezantojnë në ambientet ku mbahet ky aktivitet, me lejen e Allahut, do t’u mundësohet t’i ndjekin ato në kohë reale drejtpërdrejt online në RADIO BURIMI I JETES në webfaqen www.burimijetes.com.
Të gjitha ligjëratat do të mbahen pas namazit të akshamit sipas orës së Shqipërisë. Çdo ligjëratë do të ritransmetohet paraditen e ditës vijuese.
Nëse dëshiron sukses për vepra të mira dhe falje, përgatitu për Ramazan para se ai të vijë!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt