Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    Dy miqtë e Rugovës akuzohen për trafik droge

    Tre kosovarët sëbashku me producentin italian Luka Makiaveli kanë futur ne telashe mjaft personazhe Vip të artit italian
    Dy miqtë e Rugovës akuzohen për trafik droge

    Bashkim Neziri dhe Izet Beqiri kanë përballuar shpenzimet e vizitës së Rugovës në Itali

    Ened Janina
    Hetues italianë kanë deklaruar për numrin e djeshëm të gazetës “La Republica” të dhëna mbi një një rrjet të trafikut të kokainës, ku sipas kësaj gazete rezultojnë të implikuar njerëz të njohur në Kosovë dhe Itali.

    Në emrat e përmendur nga gazeta është një nga politikanët kryesorë të Prishtinës dhe emrat e disa aktoreve e modeleve italiane.

    Sipas kësaj gazete, në krye të trafikut ndodheshin tre shtetas kosovarë, vëllezërit Muhamet dhe Izet Beqiri si dhe një person mjaft i njohur në Kosovë, Bashkim Neziri, i cili është një nga njerëzit më të afërt të një politikani të lartë.

    Për këto fakte të botuara dje në të përditshmen italiane “La Republica”, gazetari i referohej prokurorisë vendase.


    VIP- at
    Trafikantë ditën dhe njerëz mondanë natën, kjo ishte jeta që bënin tre krerët kosovarë të mafias.

    Ata donin të dukeshin si sipërmarrës miljarderë në festat e ajkës Romane të përbërë nga persona VIP dhe yje të ekranit të vogël. Kjo maskë u është hequr atyre nga hetuesi Andrea De Gasperis dhe skuadra e antidrogës.

    Pas saj doli në dritë aktiviteti i vërtetë i tre kosovarëve, trafiku dhe shpërndarja e kokainës në bashkëpunim me një producent kinematografik italian, Luka Makiaveli.

    Kështu, mes qindra faqeve të dosjes penale, në ngarkim të tyre ndodhen edhe emrat e shumë njerëzve të spektaklit. Adriana Volpe, ish- mis Italia Nadia Bengala dhe Demetra Hampton, interpretuesja e “Valentina di Crepax”.

    Ndërkohë, në muajt e kaluar, hetuesit kanë marrë në pyetje aktore të njohura si Sabrina Ferili dhe Alesia Merz, sepse emrat e tyre figuronin në blloqet e producentit kinematografik të arrestuar.
    Sipas hetuesve, mbeten ende për tu sqaruar roli i këtyre grave VIP në trafikun e drogës që organizonte Makiaveli dhe miqtë e tij kosovarë me njerëzit e modës në kryeqytet.


    Hetimet
    Hetimet e kryera nga ana e hetuesit Andrea De Gasperis tashmë janë përpara prokurorit Giovanni De Donato. Krimi për të cilin akuzohen kosovarët dhe italiani është trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike.

    Droga vinte nga Turqia dhe nëpërmjet Gjermanisë përfundonte në Romë. Si mjet transporti për kokainën përdoreshin makinat luksoze që duhet të shiteshin në Itali.

    Tashmë për të gjitha këto fakte të akuzuarit duhet të përgjigjen përpara Gjykatës së Romës. Dy ditë më parë, ka filluar procesi gjyqësor por në bankën e të akuzuarve nuk janë prezantuar as Izet Beqiri dhe as Bashkim Neziri, të cilët janë persona të shpallur në kërkim.

    Në veçanti Neziri ka mundur që të humbë gjurmët e tij duke u arratisur nga spitali “Gemelli” ku ndodhej i shtruar. Për shtrimin në spital Neziri kishte paguar 150 milionë lireta (rreth 100 milionë lekë shqiptare) në para të thata.

    Hetuesit italianë mendojnë se ai ka mundur që të rikthehet në Kosovë “me mbështetjen dhe bashkëpunimin e miqësive me influencë”. I gjithë trafiku i drogës është zbardhur dhe rindërtuar nga hetuesit falë përgjimeve dhe ndjekjes që i është bërë krerëve të tij.

    Kjo ka nxjerrë në skenë lidhjet e bandës së trafikantëve të drogës me krerë të administratës kosovare. “Neziri e kishte shfaqur disa herë simpatinë e tij për pavarësinë e Kosovës, madje në një letër kishte shprehur edhe gatishmërinë e tij për të marrë pjesë në formacionet ushtarake gjatë luftës në Kosovë.

    Ai ishte i bindur se një ditë mund të kthehej në atdhe duke marrë një post qeveritar”, deklarojnë hetuesit italianë.


    Rugova
    Në letrat e hetimeve përmendet edhe emri i presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

    Ai njihet thjesht si mik i ngushtë i Beqirit dhe Nezirit. Gjatë vizitës së tij në Itali, në vitin 1998, Rugova është pritur nga tre kosovarët e sipërpërmendur.

    Madje ka qënë personalisht Izet Beqiri ai që ka paguar shpenzimet e Rugovës dhe njerëzve të stafit të tij, Adnan Merovci dhe Skender Hyseni.

    Ata kanë qëndruar në hotelin “Excelsior” në rrugën Veneto të kryeqytetit italian. Gjatë atyre ditëve, agjentët e policisë italiane po mbanin në kontroll tre krerët e mafias kosovare.

    Në atë kohë ata po hetonin mbi një rrjet trafiku armësh dhe lënde narkotike ndërmjet vëndeve të Lindjes dhe Italisë. Raportet e miqësisë ndërmjet tre krerëve të mafias dhe autoriteteve kosovare janë dokumentuar edhe pas konfliktit në Ballkan.

    Lidhjet vërtetohen nga shumë dëshmi si ajo e fotografit të personave “VIP”, Roberto Granata, i cili tregon shumë detaje të jetës së kosovarëve në Romën “by night”. “Mbaj mend që Neziri ishte shpesh herë në shoqërinë e një napolitani që bënte pjesë tek “Nocs”.

    Edhe kur Rugova kreu vizitën e tij zyrtare në Itali, Bashkimi, më çoi për darkë me të. Shoqëroheshim nga dy makina policie dhe ai më tha se bëhej fjalë për një mikun e tij të ngushtë. Në përgjithësi Neziri ka dhënë shumë para për çështjen kosovare”,- thuhet në procesverbalin e marrjes në pyetje të fotografit Granata më datë 12 prill të vitit të kaluar.

    >>>Huazuar nga Shekulli
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Presidenti Rugova nuk ka pse te dije se nga dalin Parate kur nje bashkatdhetare ne Perendim e fton per nji kafe ose dreke.

    Ne kushtet si ishte Kosova eshte e natyrshme qe te priteshin ndihma nga cdo bashk atdhetare dhe Fondi i mbledhjes se ketyre ndihmave nuk kish obligim te pyesi njerzit se ku i gjejne parate. Kjo eshte detyre e Policive ne Shtetet perkatese.

    Ky kelishi i Shekullit mezi cka pritur te gjeje lajme kunder Rugoves.

    Pse harron ai se dy FRESH-istat e IlIr Metes u kapen me Droge ne Rrugen KUKES-PRIZREN.
    Ku shkonin dy sejmenet e AD SHAMKUT , mikut te METES?
    Natyrisht te Hashimi.

  3. #3
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Seshte ndonje gje e re ajo qe ju ka ndodhe shqiptareve te Kosoves tashme jemi mesuar me keto gjera. Ne fund te fundit te gjithe e njohim realitetin dhe realiteti ky eshte.
    Z Rugova e mban veten per nje njeri te paster me vjen keq qe u katandis deri ne ate pike sa te pranonte lemoshen e dhene nga nje vrases(pasi nuk ka burre nene te me thote qe ai se dinte me ca merreshin keto miq te vet).

    ps. brari ketu flasim per Rugoven e jo per Ilirin
    PAUCA SED MATURA

Tema të Ngjashme

  1. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  2. Ata që vdekjen e Rugovës e kanë konsideruar fitore personale.
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 22-03-2006, 18:05
  3. Ndëron jetë presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova
    Nga Veshtrusja në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 21:32
  4. Zgjedhjet parlamentare në Kosovë
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 275
    Postimi i Fundit: 15-05-2005, 14:50
  5. Pse Rugova (s')bën të kritikohet?
    Nga shigjeta në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 92
    Postimi i Fundit: 02-07-2004, 08:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •