Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Kërkesa serbe e pabazuar në prova




    Kërkesa serbe e pabazuar në prova



    Tirana zyrtare i ka komunikuar të dërguarit të KE-së, Dick Marty se nuk mund të hetohet në Shqipëri mbi akuzat e Carla Del Pontes dhe autoriteteve të Beogradit rreth pretendimeve se UÇK-ja ka trafikuar organet e serbëve gjatë luftës në Kosovë.
    E enjte, 06 Gusht 2009 17:02
    "Të drejtën për të hetuar në territorin e Shqipërisë e ka vetëm Prokuroria shqiptare", mësohet ti ketë thënë ministri i Drejtësisë Enekeljed Alibeaj, senatorit zviceran që kryeson grupin e hetimit në emër të Këshillit të Evropës, në takimin e zhvilluar në Tiranë.

    "Unë refezoj të besoj se këto janë të vërteta, por do të na pëlqente që kjo çështje të hetohej", i ka thënë Marty, ministrit shqiptar të Drejtësisë. Por përgjigja e Alibejt ka qenë se "unë refuzoj ti përgjigjem letër porosisë së Ministrisë serbe të Drejtësisë, pasi pretendimet janë pa bazë dhe nuk ka prova mbi këto akuza".

    Argumenti ka vijuar më tej kur ministri ka shpjeguar se "në asnjë rast shtetasit e huaj nuk kanë të drejtë të kryejnë veprime procedurale hetimore në territorin shqiptar. Hetimet mund të kryhen nga prokuroria shqiptare vetëm me kërkesë, letër porosi që vjen nga shtetet e huaja. Në këto raste prokuroria kryen të gjitha veprimet për zbardhjen e çështjes".

    E njëjta bisede është zhvilluar pak a shume edhe me ministrin e Brendshëm Bujar Nishani dhe me drejtues te Prokurorisë së Përgjithshme. Qëndrimi zyrtar i institucioneve shqiptare rreth hetimit për akuzat e Carla del Pontes është ai i shprehur në një përgjigje qe i është kthyer Prokurorisë serbe në tetor të vitit 2008. Kjo kërkesë është paraqitur në formën e një akti të quajtur "Letër porosi" ku autoritetet e Beogradit kërkonin vënien në dispozicion të provave dhe dokumenteve. /Alsat/

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Enkeled te lumte per pergjigjen qe i ke dhene.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •