Kur Hitleri merrte ultimatumin

05/08/2009

Rrėfimi i pėrkthyesit tė Fyhrerit

Ora 09:00

Hitleri qėndronte pa lėvizur, me sytė tė ngulur diku pėrpara. Ai nuk e humbi, siē ėshtė thėnė mė vonė, as nuk shpėrtheu nė zemėrim, siē kanė supozuar tė tjerė. Qėndroi ulur, nė heshtje dhe krejt i palėvizur. Pas njė intervali qė u duk sa njė jetė, ai u kthye nga Ribentrop, i cili kish mbetur nė kėmbė pranė dritares. “Po tani?” pyeti Hitleri me njė vėshtrim tė egėr, sikur tė donte tė thoshte se Ministri i Jashtėm e kish udhėzuar gabim pėr reagimin e mundshėm tė Anglisė.

Pushtimi agresiv i territoreve prej Hitlerit nisi nė 1936, kur ai urdhėroi ushtrinė qė ripushtojė distriktin e Rhinelandit. Nė kufi me Francėn, Rhineland kish qenė projektuar si njė zonė e demilitarizuar nga Traktati i Versajės, qė i dha fund Luftės sė Parė. Ishte njė sipėrmarrje me risk tė lartė pėr Hitlerin. Trupat gjermane ishin tė papėrgatitura, tė pa pajisura si duhet dhe kishin urdhra tė tėrhiqeshin nėse francezėt do tė bėnin rezistencė. Nė fund, manovra shkoi vaj, pa asnjė pengesė. I inkurajuar nga ky rezultat, Hitleri vazhdoi duke absorbuar Austrinė dhe zonėn Sudeteland tė dominuar nga gjermanė por pjesė e Ēekosllovakisė. Nė marsin e vitit tė ardhshėm ai pushtoi pjesėn e mbetur tė Ēekosllovakisė.

Tashmė, Hitleri ia vuri syrin Polonisė. Megjithatė, kryeministri britanik Chamberlain kish kuptuar mė sė fundi se ambiciet territoriale tė Hitlerit nuk mund tė zbuteshin duke iu nėnshtruar kėrkesave tė tij. Nė mars 1939 ai deklaroi se Britania garantonte pavarėsinė e Polonisė dhe u betua tė ndihmonte nėse Polonia sulmohej. Shumė shpejt, Franca iu bashkua Gjermanisė nė mbėshtetjen pėr Poloninė.

Hitleri qe i papėrmbajtshėm. Nė 23 gusht 1939 ai tronditi krejt botėn kur shpalli se kish firmosur njė marrėveshje mossulmimi me Bashkkimin Sovjetik. Fyhreri gjerman ish tani i sigurt se mund tė pushtonte Poloninė pa pasur frikė nga ndėrhyrja e rusėve. Sulmi ish menduar fillimisht tė niste nė orėt e mėngjesit tė 26 gushtit. Megjithatė, nė 25 gusht Britania deklaroi se garancia e saj pėr pavarėsinė e Polonisė ish formalizuar nga njė aleancė mes dy vendeve. Hitleri u lėkund dhe e shtyu sulmin pėr nė 1 shtator.

Nė orėn 09:00 tė mėngjesit tė datės 3 shtator 1939, Sėr Nevil Henderson, ambasador i Britanisė nė Gjermani dorėzoi njė ultimatum ku thuhej se nėse veprimet luftarake nuk ndalnin deri nė orėn 11:00, do tė ekzistonte mė pas njė gjendje lufte mes Britanisė sė Madhe dhe Gjermanisė. Gjermania nuk u pėrgjigj dhe nė orėn 11:15 tė mėngjesit tė 3 shtatorit 1939, Kryeministri Chamberlain shpalli nė radio se populli britanik ishte nė luftė me Gjermaninė.

“...heshtje totale”

Paul Schmidt ishte pėrkthyes nė Ministrinė e Jashtme tė Gjermanisė si dhe i pranishėm nė ngjarjet historike tė atyre ditėve tė fundit tė paqes nė Evropė. Skena ėshtė zyra e Ministrisė sė Jashtme gjermane nė Berlin. Ka kaluar shumė pak pas mesnatės sė 3 shtatorit 1939 dhe makineria ushtarake gjermane vazhdon tė pėrparojė nė drejtim tė Polonisė. Gjermanėt nuk i janė pėrgjigjur kėrkesave tė mėhershme tė Anglisė dhe Francės pėr tė tėrhequr trupat dhe ndėrkohė ka mbėrritur njė mesazh qė thotė se Sėr Nevil Henderson, ambasador britanik nė Gjermani, dėshiron tė takohet me Ministrin e jashtėm gjerman, Ribontrop. Eshtė e qartė se mesazhi i ambasadorit do tė nėnkuptojė luftė. Ja rrėfimi i Schmidt, teksa Ribentrop vendos qė pėrkthyesi duhet ta takojė i vetėm ambasadorin:

“Kish kaluar mesnata kur ambasada britanike telefonoi pėr tė thėnė se Henderson kish marrė udhėzime nga Londra pėr tė pėrcjellė njė mesazh nga qeveria e tij nė orėn 9 tė mėngjesit, dhe se ai kėrkonte tė pritej nga Ribentrop nė Ministrinė e Jashtme nė atė orė. Ishte e qartė se ky komunikim nuk do tė pėrmbante asgjė pėr tė cilėn do tė bihej dakord, dhe se ndoshta do tė qe njė ultimatum real. Si pasojė, Ribentrop nuk tregoi as gatishmėrinė mė tė vogėl pėr tė pritur ambasadorin britanik mėngjesin tjetėr. Unė ndodhesha pranė tij.

‘Vėrtetė, ti mund ta presėsh ambasadorin nė vendin tim’, mė tha. ‘Vetėm pyet anglezėt nėse kjo u shkon pėr shtat dhe thuaju se Ministri i Jashtėm nuk ėshtė i disponueshėm nė orėn 9’. Anglezėt ranė dakord, dhe kėshtu qė unė u udhėzova tė prisja Hendersonin mėngjesin tjetėr, domethėnė pas pesė orėsh, pasi tani qe ora 4 e mėngjesit.

Tė dielėn, nė 3 shtator 1939, pėr shkak tė trysnisė sė punėve ditėt e fundit, fjeta pak mė shumė dhe mu desh tė marr taksi pėr nė zyrė. Pashė Hendersonin tė hynte nė ndėrtesė teksa afrohesha me makinė nė sheshin Vilhelm. Hyra nga njė derė anėsore dhe qėndrova nė zyrėn e Ribentrop, i gatshėm pėr tė pritur Hendersonin fiks nė orėn nėntė. Ai u lajmėrua nė kohė. Hyri brenda me njė pamje shumė serioze, shtrėngoi duart, por refuzoi ftesėn time pėr t’u ulur, duke qėndruar solemnisht nė kėmbė nė mes tė zyrės.

‘Mė vjen keq qė me udhėzim tė qeverisė time mė duhet t’ju dorėzoj njė ultimatum pėr qeverinė gjermane’, tha me emocion tė thellė dhe mė pas, ndėrkohė qė tė dy qėndronim nė kėmbė, lexoi ultimatumin britanik. ‘Kanė kaluar mė shumė se 24 orė qė kur u kėrkua njė pėrgjigje e menjėhershme pėr paralajmėrimin e 1 shtatorit, dhe qė atėherė sulmet ndaj Polonisė janė intensifikuar. Nėse Qeveria e Madhėrisė sė Tij nuk merr garanci tė mjaftueshme pėr ndalim tė gjithė veprimeve agresive kundėr Polonisė, si dhe tėrheqjen e trupave gjermane nga vendi deri nė orėn 11:00, qė nga ai moment do tė ekzistojė njė gjendje lufte mes Britanisė sė Madhe dhe Gjermanisė”.

Kur ai mbaroi sė lexuari, Henderson mė dorėzoi ultimatumin dhe mė pėrshėndeti duke thėnė: “Mė vjen sinqerisht shumė keq qė mė duhet tė tė dorėzoj veēanėrisht ty njė dokument tė tillė, pasi ke qenė pėrherė i gatshėm pėr tė ndihmuar”. Edhe unė shpreha keqardhjen dhe shtova disa fjalė tė ndiera. Gjithnjė kisha pasur vlerėsim tė madh pėr ambasadorin britanik. Mė pas shkova bashkė me ultimatumin nė Kancelari, aty ku mezi po mė prisnin tė gjithė. Shumica e pjesėtarėve tė kabinetit dhe udhėheqėsit e partisė ishin mbledhur nė njė sallė pranė zyrės sė Hitlerit. Kish njė mbipopullim tė pazakontė dhe kisha vėshtirėsi pėr tė mbėrritur tek Hitleri.

Kur hyra nė zyrėn tjetėr, Hitleri qėndronte ulur nė tryezėn e tij dhe Ribentropi qėndronte pranė dritares, nė kėmbė. Tė dy ngritėn sytė sapo hyra. Qėndrova nė njė farė distance nga tryeza e Hitlerit dhe mė pas, me ngadalė pėrktheva tekstin e ultimatumit britanik. Kur mbarova, kishte heshtje totale.

Hitleri qėndronte pa lėvizur, me sytė tė ngulur diku pėrpara. Ai nuk e humbi, siē ėshtė thėnė mė vonė, as nuk shpėrtheu nė zemėrim, siē kanė supozuar tė tjerė. Qėndroi ulur, nė heshtje dhe krejt i palėvizur. Pas njė intervali qė u duk sa njė jetė, ai u kthye nga Ribentrop, i cili kish mbetur nė kėmbė pranė dritares. “Po tani?” pyeti Hitleri me njė vėshtrim tė egėr, sikur tė donte tė thoshte se Ministri i Jashtėm e kish udhėzuar gabim pėr reagimin e mundshėm tė Anglisė. Ribentrop u pėrgjigj qetėsisht: “Supozoj qė francezėt do tė dorėzojnė njė ultimatum tė ngjashėm brenda njė ore”.

Teksa mbarova detyrėn time, unė u largova. Atyre qė ndodheshin nė sallėn ngjitur u thashė: “Anglezėt sapo kanė dorėzuar njė ultimatum. Pas dy orėsh do tė ketė njė gjendje lufte mes Anglisė dhe Gjermanisė”. Edhe nė paradhomė, lajmi u shoqėrua nga njė heshtje totale.

Gėring u kthye nga unė dhe mė tha: “Nėse e humbasim kėtė luftė, atėherė Zoti na mėshiroftė!”

metropol.