
Amerikanët mësojnë Islamin nga vendlindja e tij
Një dëshirë e sinqertë për ti thelluar njohuritë e tyre për fenë e tyre i ka dërguar një grup Amerikanësh në Arabinë Saudite, vendlindjen e Islamit, ku ata kanë gjetur burime të shumta për mësimin e Islamit.
E martë, 04 Gusht 2009 14:35
"Jemi këtu të kërkojmë diturinë dhe për ta rritur besimin tonë," thotë për Saudi Gazzete Zahir Rashid, president i Shoqërisë Kur'an dhe Sunnet nga Nju Jorku.
Kjo Shoqëri organizoi një udhëtim për në Arabinë Saudite në mes 16 Korrikut dhe 3 Gushtit për kërkimin e dijes për më së 75 Amerikan, shumica të tyre që kanë pranuar Islamin.
Pjesëmarrësit ishin prej mjediseve të ndryshme, dhe disa edhe morrin familjet e tyre me ta.
Në udhëtim u përfshinë seminare nga shkenca të ndryshme Islame, si nga Hadithi, Fiku dhe feja në përgjithësi.
Po ashtu kishte seanca për femrat si dhe mësim të Texhvidit.
Pjesëmarrësit patën rastin të takojnë dhe të dëgjojnë 50 dijetarë të njohur mysliman.
Të gjithë seminaret pastaj u përkthyen për vizitorët.
"Dijetarët e këtij vendi jua kanë kushtuar jetën e tyre për mësimin dhe edukimin e njerëzve për Islam," thotë Rashid.
"Ata kanë brengosen shumë për Ummetin dhe tërë njerëzimin në përgjithësi."
Myftiu i Arabisë Saudite u shpjegoi pjesëmarrësve qëndrimin e Islamit ndaj terrorizmit dhe sulmeve vetëvrasëse.
"Islami është fe e paqes dhe mëshirë," tha ai.
"E dënon terrorizmin në çdo formë dhe ata që bëjnë këtë nuk e kuptojnë Islamin. Islami është larg prej tyre- terrorizmit e edhe terroristëve."
Sheiku Ali Abdulrrahman El Hudheifi, qe është imam në xhaminë e Pejgamberit, qëndroi me studentët me orë të tëra dhe u dha mësime nga Texhvidi.
Hamza Jajinz McKind, nga Kolombus, Ohajo, tha se kishte marrë shumë nga dijetarët.
"I tërë udhëtimi ishte i mrekullueshëm, dhe ishte një ripërtëritje për mua."
SHBA-të janë shtëpi e një minoriteti të muslimanëve prej 6 deri në 7 milion në numër.
Imani, e cila kishte hyrë në Islam në moshën 19 vjeçare, thotë se ky udhëtim i kishte ndihmuar shumë asaj pasi ajo i mëson gratë në xhaminë ku ajo banon.
"Gjëja më e mire që më ka ndodhur ndonjëherë në jetën time është vizita ime në qytetet e shenjta për të nxënë dituri," thotë Imani 37 vjeçare. /islamonline.net/
Krijoni Kontakt