Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2009
    Postime
    88

    Persihatje per poezine

    Pėrsihatje mbi poezinė

    Edhe tek ne ndodhin mrekulli, ndonjėherė, por nuk zgjatin shumė.
    Kujtoj me nostalgji timbrin e njė drejtuesi emisioni radiofonik, i cili, nė orėt e mesnatės, i pėrcillte dėgjuesve magjinė e poezisė. Emisioni ishte konceptuar nė mėnyrė tė pėrsosur nė tė gjitha drejtimet: a ka kohė mė tė pėrshtatshme, pėr tė komunikuar me shpirtrat e ndjeshėm? Ēdo mbrėmje zgjidhej njė poet, shqiptar ose i huaj, i cili pėrbėnte boshtin e emisionit. Folėsi deklamonte poezitė e zgjedhura me pasion, duke i ftuar dėgjuesit tė reagonin, duke shfaqur mendimet e tyre ose duke recituar edhe ata ndonjė poezi. Ishte krijuar kėshtu njė klub nate, pa pagesė, ku pjesėtarėt e njihnin njeri-tjetrin vetėm nėpėrmjet timbrit tė zėrit.
    Ėshtė e tepėr tė themi se timbrit tė drejtuesit tė emisionit nuk i afrohej askush, porse sinqeriteti, e veēanta qė sillte ēdokush, nėpėrmjet ndonjė recitimi, ose edhe thjesht falėnderimi, e pasuronte emisionin. Por edhe drejtuesi i emisionit qenie njerėzore ishte; kishte filluar tė magjepsej nga zėri i njė dėgjueseje dhe nuk kishte faj: e quanin Megi.
    E pėrfytyroj dhe sot e kėsaj dite Megin, mbėshtetur nė njė divan, me njė abazhur te koka, duke dėgjuar poezitė. Pastaj, si me pėrtesė, ajo merrte receptorin e telefonit e nėpėrmjet tij hynte nė ambientet tona intime; kishte njė zė tė thellė, tė ngrohtė, por mbi tė gjitha ishte e lirshme nė shprehje e kėtė lirshmėri ia transmetonte edhe poezisė qė kishte zgjedhur e, pėr pasojė, edhe dėgjuesve.
    Mbase ambienti nga i cili fliste Megi ishte krejt i ndryshėm nga ai qė pėrfytyroja unė, por ēfarė rėndėsie kishte? I rėndėsishėm ishte imazhi qė krijohej nė mendjen e dėgjuesve. Duhet tu ketė qėlluar tė dėgjoni ndonjė prej atyre emisioneve, pėr tė kuptuar tė veēantėn e Megit.
    E ēuditshme! Ēfarė sugjestionimi mund tė krijojė njė zė!
    Kėtė tė veēantė filloi ta ndjejė edhe drejtuesi i emisionit dhe i kėrceu njė dell: vendosi tė bėhet poet. Ai ishte mjeshtėr i sė folurės skenike, prandaj arrinte qė edhe shprehjet mė tė zakonshme, t’i “shndėrronte” nė poezi. Atėhere, ai filloi tė deklamojė shpesh e mė shpesh, poezitė e njė poeti “anonim”.
    I kishte paralajmėruar dėgjuesit drejtuesi i atij emisioni, “tė mos ia rritnin veshėt tepėr”, por ata nuk dėgjonin. Dhe ēfarė bėnė? Morrėn veten mė qafė, sepse drejtuesit tė emisionit, pasi iu mbush mendja se ishte poet, ftoi Megin tė pėrballeshin para mikrofonit. Dhe, kur ajo, pas shumė hezitimesh, e pranoi sfidėn, gjithēka degjeneroi. Si ēdo gjė nė vendin tonė tė dashur...
    Nuk dua tė bėj kėtu psiko-analizėn e situatės sė krijuar nė ambientet e radios. Nuk dua tė pėrshkruaj degradimin gradual tė emisionit, deri sa u mbyll dhe, me gjithė respektin pėr moshėn e tretė, as pleqtė matufė, qė kujtuan se kushdo mund tė bėhet poet, duke lexuar bejte e nuk tė linin radhė tek numuri i telefonit tė programit nė fjalė...
    Mua po mė vinte keq, sepse budallallėku po na privonte nga njė dhuratė e rrallė...
    Kanė kaluar vite qė atėhere dhe, tashmė, kemi hyrė nė epokėn e internetit. Edhe ai ka magjinė e vet, por thjesht pozicioni i qėndrimit para kompjuterit, nuk tė krijon atė atmosferė tė ngrohtė e intime, qė tė krijon dėgjimi i radios, ku gjithsecili rehatohet sipas preferencave tė veta; ndėrkohė nė radio kemi bashkėveprimin e fjalės me tingullin. Dhe dihet, se tingulli ėshtė shprehja mė hyjnore, qė e tejkalon edhe fjalėn.
    Megjithatė, nė botė ka vend pėr kėdo e pėr gjithēka...

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet nė Bllog
    1
    Po me duket sikur keni jetuar ne qytetin tim se edhe ketu ishte nje djalosh shume i mire qe ne oren njezet e nje e deri kur te vazhdonte tregonte bukur histori dashurie dhe recitonte bukur poezi dashurie,sa edhe ne elektrizoheshim sigurisht dhe ne bashkebisedimet telefonike mundoheshim te jepnim dicka...Radioja ishte A.B.C....ishte bukur vertet.Nuk di c'me terhoqi ne temat tuaja...mendoj nostalgjia.Suksese dhe sa me shume postime.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2009
    Postime
    88
    Kur nje shkrim lexuesit e identifikojne me veten ose me ambientin ku kane jetuar, mendoj se ka vlera te mirefillta letrare dhe ky eshte nje nga komplimentat me te bukur per mua. Mir'u lexofshim.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214

    Ai ishte kafshe

    Citim Postuar mė parė nga Mciri Lexo Postimin
    Kur nje shkrim lexuesit e identifikojne me veten ose me ambientin ku kane jetuar, mendoj se ka vlera te mirefillta letrare dhe ky eshte nje nga komplimentat me te bukur per mua. Mir'u lexofshim.
    Po me kujtohet ai emision i oreve te vona dhe mua me ka ardhur keq qe degradoi dhe u mbyll per fajin e spiker kafshes qe e drejtonte ,nuk dua t ja permend emerin ,por dhe fytyren si kafshe e kishte..........i cuditeshem eshte njeriu ,kete person e kam njohur qe kur isha femi dhe tani ndihem i gezuar per nje dru paradhenes qe i kam dhene atehere.
    Dija eshte injorance e mesuar.....

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •