Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    SHQIPĖRIA ėshtė GJAKU im Maska e fano
    Anėtarėsuar
    11-05-2009
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    193

    Post Te varri i dėshmorit!

    FATMIR HASANI

    Sot, ditė e diel gushti, i ulur pranė varrit tė dėshmorit po flisja me vete: Ėshtė krenari tė jesh nė vend tė tij, ngase i tillė je njeriu mė i dashur i Atdheut, je krenaria e kombit, ngase pėr to ke dhėnė mė tė ēmuarėn, mė sublimen - jetėn... Ndėrsa qėndron edhe mė tutje dhe fillon tė shpėrndahesh gjithandej, duke kujtuar tė djeshmen e afėrt dhe gjithė atė sakrificė, tė ikėn mendja si mos mė keq... A thua u plotėsua amaneti i dėshmorėve, i Afrim Kalanicės, i Tigrit, i Beqirit tė tri luftėrave bashkė me shokė qė u flijuan pėr tė nesėrmen e bardhė e tė ndritur tė kombit...!? Por, pse ende nuk po gdhin kjo ditė... Afrimi nuk e kishte mė atė vrull qė e kishte pasur nė luftė, ndonėse ashtu krejt i heshtur po lėshonte njė klithje: "Ende s'u bė! Pse s'u bė, ē’po prisni, pse janė ndalur akrepat e orės shqiptare. E djeshmja nuk guxon tė pėrsėritet mė kurrė. Kur mė lėshuat nė kėtė vend, mbaj mend mirė tė mė keni thėnė-Afrim ti dhe shokėt e tu prehuni tė qetė se amanetin do t'ua ēojmė nė vend", po mė thoshte habitshėm Afrimi pėr tė vazhduar pėrsėri qetė, por me njė trazim qė i dilte nga thellėsia e shpirtit: "Nuk kam besuar se s'do tė ndodhė ajo pėr ēka ne luftuam... Pritja s'ka tė sosur e koha nuk pret, gjithēka qė humbet nė kohė nuk kthehet mė, prandaj amaneti duhet plotėsuar. Ky ėshtė bekim, nė tė kundėrt, sorollatjet tuaja do tė kthehen nė mallkim tė trishtueshėm!", mė thoshte Afrimi. - Ku janė shokėt e tjerė tė luftės qė kanė mbetur gjallė, ata qė i shpėtuan kataklizmės? Unė, nuk dija se ēfarė t'i thosha. U mendova me vete, tė mos ia them tė vėrtetėn, ngase e vėrteta ėshtė shumė e hidhur, por thashė me vete, nuk bėn ta gėnjej, ngase gėnjeshtra do ta shtonte edhe mė dhimbjen e tij dhe do t'ia zgjaste vuajtjen. Pasi u mendova pak, ia ktheva: - Shokėt, ata tė gjithė sa janė, njė mijė, njėqindmijė, i gjithė populli, shpėtuan nga njė vuajtje pėr tė filluar njė vuajtje tjetėr! Ata, tė pafajshmit e luftės sė krenarisė, tė veshur me njė petk tjetėr, por me skenarė tė njėjtė etiketimi vazhdojnė tė dergjen burgjeve. - E, me sopotasit si qėndron puna?, ma priti pa njė pa dy Afrimi. Ata, tani, janė ndėshkuar me njė burg kolektiv me mbi 100 vjet errėsirė pas grilave tė Idrzovės sė famshme! Dhe, tani, ata pėr dallim nga e kaluara nuk e paguajnė "mėkatin" si nacionalistė, separatistė e kundėrrevolucionarė, por si terroristė!? I dashur Afrim, sot janė ngritur nė kėmbė e gjithė bota pėr tė dėshmuar pafajėsinė e sopotasve. Ndėrkombėtarėt mohojnė ēdo lloj lidhjeje tė tyre me ndonjė akt terrorizmi. Bile, me shumė zė e tha edhe z. Bigman, se shqiptarėt gjithnjė kanė qenė nė anėn e forcave tė Aleancės, nė tė gjitha luftėrat e Ballkanit. Por "drejtėsia" dhe politikėbėrja e shurdhėr maqedonase, e ndihmuar edhe nga politikė pėrfituesit shqiptarė nuk e ndajnė tė njėjtin mendim. Pėr hesapet e tyre tė ngushta, e gėlltitėn fare lehtė tė vėrtetėn, tė cilėn e kthyen nė fitim tė tyrin personal e klanor. - Kjo, qė thua po mė zhgėnjen. Si ėshtė e mundur qė shokėt tanė qė po na udhėheqin nga kolltuku i pushtet bėrėsit, kaq lehtė dhe kaq shpejtė tė kenė harruar amanetin e premtuar-pyeti me neveri Afrimi. Tani, edhe mua kishin filluar tė mė dridheshin buzėt, tek po e vėreja shqetėsimin e Afrimit. Edhe Afrimi e kuptoi kėtė dhe mė tha: Ē’ke o burrė qė po frikėsohesh, mė shumė tė mundon kjo qė po ndodh me "lojėn" e turpshme tė pushtetit, apo me krismat e kurbetēarėve tanė nė Sllupēanin legjendar? Kėtu, sikur me ngjitės tė fortė mu ngjitėn buzėt dhe s'mė dilte asnjė fjalė e vetme nga goja. U stepa i tėri. Nuk e kisha idenė se si do tė vazhdoja tutje dhe tashmė sikur ndjehesha i pafuqishėm pėr tė qėndruar pėrballė Tij. - Fol, mos hesht. Ne nuk dimė tė heshtim. Nuk kemi heshtur kurrė. Prandaj, edhe pėr pak ēaste do ta vazhdojmė bashkėbisedimin tonė. Dua ta di, ē'u bė me Lapidarin e Lavdisė sė Dėshmorėve, nė Sllupēan? Unė, pėrsėri s'kisha fjalė. I tėri i nemitur, po shikoja rrafshlartėn e Sllupēanit, ngase vetėm ky shikim mė kthente nė kohėn e lavdisė sė Afrimit dhe tė shokėve sypatrembur, qė heroikisht ranė nė altarin e lirisė. Jo, vendosa qė pėrfundimisht tė mos flas mė. Por, ai nuk ngurronte me rrebeshin e pyetjeve, tamam si fishekėt qė i dilnin nga tyta e pushkės sė tij marrė nė shėnjestėr, nė kohėn e luftės. - Po, me gjuhėn ē'u bė? Unė prapė heshtė. - E, Flamuri i kuq me shkabėn dykrenore, pse s’valėvitet nė tokat e shtrenjta tė iliro - shqiptarėve tė hapėsirave tona?- Edhe sa burgje tė reja, do tė hapen pas kėtyre 170 shtretėrve tė sapo lėshuara nė njė krah tė sapondėrtuar tė burgut tė Idrizovės? - Edhe sa komandantė tė 'krahut politik' tė luftės sonė do tė vazhdojnė t'u shmangen kėrkesave tė popullit? - Edhe sa kohė do tė zgjasė mashtrimi dhe gėnjeshtrat pėr barazi tė plotė tė shqiptarėve? - Edhe sa kohė shqiptarėt do tė vazhdojnė tė nėpėrkėmben? - Ndoshta, u bėra i tepėrt, por do tė pyes edhe njė gjė: A ka ndonjė udhėheqės tė denjė qė do tė mund t'ua kthente shpresėn shqiptarėve? Po se shpejti nga GOSTIVARI. - Shiko, mik i nderuar, ndoshta e zgjata me gjithė kėto pyetje dhe ndoshta tė gjitha janė shumė pėr t'u dhėnė pėrgjigje pėrnjėherė, por tė paktėn atė qė kėrkoj nga ti ėshtė tė mė premtosh se herėn tjetėr kur tė vish kėtu nė vend tė luleve tė freskėta, mė sill pėrgjigjet, tė tilla siē janė, qofshin edhe tė hidhura, ashtu siē janė tani! Mos harro, mbaje mend, unė do tė pres, por jo edhe aq gjatė sa edhe pritja s'duron dot! U ndava i mėrzitur, i pafuqishėm pėr pėrgjigjet qė duhet dhėnė, ngase mendja ma thotė se kjo punė me kėtė politikė bėrje tė shqiptarėve ka pėr t'u zgjatur e vėshtirė se ka pėr t'u bėrė. Dhe, tani nuk mė mbetet tjetėr veē lutjes: Ruana Zot nga kohėt e liga!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-07-2009
    Postime
    40
    turp per partit politike shqiptare ne maqedoni, e shesin veten e neperkembin gjakun e deshmoreve veq per nja karige 2 celular nje shofer dhe nje sekretaresh.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •