Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    me nder qofsh
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810

    Shqipëria mungon në arkivat ndërkombëtare

    Alarm i Arkivit të Filmit

    Shqipëria mungon në arkivat ndërkombëtare

    Pagesa e një kuote prej 600 eurosh e ka penguar hyrjen e filmografisë shqiptare
    në fondin e filmografisë ndërkombëtare, duke pezulluar kështu edhe prezantimin e
    filmit shqiptar në arenën ndërkombëtare. Edhe pse Arkivat shqiptarë të filmit
    aderojnë prej kohësh tashmë në Konfederatën Ndërkombëtare të Arkivit, pagesa e
    kësaj kuote të thjeshtë, e cila nuk pengohet për shkak të mungesës së fondeve,
    por thjesht për një neglizhencë nëpër dosjet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë
    dhe Sporteve, prej tre vjetësh, e ka pezulluar pjesëmarrjen e filmit shqiptar në
    fondet botërore të arkivave të kinematografisë. “Ky aderim ne, si arkiva të
    filmit, na intereson shumë për një integrim sa më të plotë dhe mospagesa e kësaj
    kuote, na prish shumë punë. Nuk kemi as dhe si të justifikohemi kur na pyesin se
    pse nuk e kemi paguar ende kuotën”, është shprehur dje me shqetësim, drejtoresha
    e Arkivave të filmit, Natasha Lako. Kështu, vjet nga ky arkiv është nënshkruar
    kodi etik, i cili do të lejojë kështu aksesin e kinematografisë shqiptare në
    arkivat e të gjithë botës. “Ne jemi i vetmi institucion në Shqipëri që jemi
    integruar më së miri brenda ligjeve të Komunitetit Europian, duke e pasur më të
    lehtë se fushat e tjera të artit, prezantimin në arënën ndërkombëtare”, tregon
    Lako.

    Dy filma, pa “patentë” shqiptare
    Ndërkaq, një ndër problemet e këtij institucioni, është dhe mungesa e
    depozitimit të dy filmave të fundit, të realizuar dhe prezantuar me mjaft sukses
    edhe në vende të ndryshme të botës, “Parrullat” e regjisorit Gjergj Xhuvani dhe
    “Tirana viti zero” i regjisorit Fatmir Koçi. “Ata janë dy filma të mrekullueshëm
    me të cilët ne krenohemi, por përderisa nuk janë dorëzuar në arkivat e filmit
    kopjet origjinale të kasetave të tyre, procedurë e detyrueshme me ligj kjo, ata
    nuk kanë marrë ende patetën e filmit shqiptar. Ata kanë mbetur ende pronë e vetë
    regjisorëve dhe nuk janë bërë pasuri e popullit dhe shtetit shqiptar”, shpreher
    Lako e cila thotë se nëse do të fillojë të ndodhë një neglizhencë e tillë,
    atëherë kjo do të bëhet një rrugë, edhe për regjisorët e tjerë, si një precedent
    të cilin nuk do të dimë ta përballojmë më vonë. Me ligj, filmat e realizuar në
    Shqipëri, duhet të dorëzohen një vit mbas premierës në arkivën kinematografike,
    në mënyrë që të ruhet kështu kujtesa e traditës kinematografike. Kjo është hera
    e parë që dy filma shqiptarë, nuk arkivohen dhe kjo është njësoj si mungesa e
    regjistrimit në gjendjen civile të lindjes së një fëmije…
    t.m.
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Te ben te mendosh cfare bejne njerez qe paguhen vetem per keto pune ne Shqiperi Si mund te neglizhosh dicka kaq te rendesishme, aq me teper kur kjo lloj procedure eshte pune/detyre jo bisnes privat apo qejf!

    Prandaj nuk shkojme perpara ne, per aq kohe sa njerzit marrin lekun, ata shkojne dhe flene ne shtepi, nuk kerkohet llogari per lekun qe jepet dhe shperdorohet. Bota vertet mund te te paguaje te ngjitesh pulla ne nje zarf, po ama po arriti puna deri tek pagimi i nje veprimi, ai te do ta ngjitesh pullen (te veprosh) me menyren me profesionale dhe perfekte qe mund te egzistoje.

    Ndersa ne Shqiperi pa pike turpi thone ...pagesa e kësaj kuote të thjeshtë, e cila nuk pengohet për shkak të mungesës së fondeve, por thjesht për një neglizhencë nëpër dosjet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, prej tre vjetësh. Neglizhon njeriu nje dite te shkuaren ne nje mbledhje, nuk neglizhon shteti nje veprim per tre vjet.


    Me vjen keq kur lexoj gjera te tilla dhe ndihem e pa fuqishme ne te njejten kohe...

  3. #3
    Fragile Maska e Alesia
    Anëtarësuar
    17-07-2002
    Vendndodhja
    Nder njerez
    Postime
    79
    Ndersa une kam pasur fatin e mrekullueshem te punoj ne Arkivin Qendror Shteteror te Filmit, dhe me vjen shume keq qe puna e palodhur e atij stafi te mrekullueshem profesionistesh nen e drejtimin e poetes, skenaristes Znj. Natasha Lako te humb per nje shume te pallogaritshme ose me mire per inkopetence te stafit te shquar te Znj Arta DADE qe po drejton me shume zell kulturen tone, artin tone!!!!!
    Eshte per te ardhur vertet keq!!!!
    Te mesosh dicka eshte gje e mrekullueshme, sepse sa here qe meson dicka,SHNDERROHESH NE DICKA TE RE.
    Leo BUSCAGLIA

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Jam me ty ALESIA

    Sot po bisedoja në telefon me POETIN e shquar dhe mikun tim të mirë Xhevair Spahiu. U çmalla. Xhevua qeshte me gjithë shpirt kur i lexova balladën e pleshtit...
    A e dini se Xhevair Spahiu ka 2 muaj PA PUNE!!!!! E ka pushuar ajo Arta Dade - Hirushja e PS-së. O tempora o mores!
    Ej!!!!! Xhevahiri pa punë! Arta ministre(!)
    Ti ALESIA je për ministre e jo ajo tyryfyçkë...
    Dhëmbja e shpërfilljes është e pakufi kur na e bëjnë europianët - po kjo e 6oo Eurove që nuk paguan Tyryfyçka Arta është fatkeqësi!...
    ALESIA ti shkruan saktë.
    Gimi

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  2. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  3. Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 17-10-2007, 23:58
  4. Shqipëria në arkivat e Kinës
    Nga Davius në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-05-2005, 10:15
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •